Kulturë
Mevlud Buci: Zenel Hoxha i Gjurasit - qëndrestar e burrë kuvendesh
E diele, 10.11.2019, 10:13 AM
ZENEL HOXHA I GJURASIT, QËNDRESTAR E BURRË KUVENDESH…
Për
librin: ”Zenel Hoxha i Gjurasit” të autorit Beqir Mata
NGA
MEVLUD BUCI
Figurat
e ndritura të kombit vijnë përmes dritës së qëndresës dhe përmes provave
atdhedashëse ,sepse ata kaluan rrebeshe të historisë duke lënë testament për
brezat vetëmohimin për atdhe e për
flamur.
Ky
mendim m`u përftua ndërsa mbarova së lexuari librin për Zenel Hoxhën të autorit
luznak Beqir Mata,një libër që shtjellon qëndresën,mençurinë,guximin dhe bujarinë
e një figure të paepur ndër beteja,i cili ishte i lidhur si mishi me kockën me
popullin;dhe, me këtë libër ,autori,por edhe redaktori Xhafer Martini,sjellin
nderimin dhe mirënjohjen që duhet të kemi për figura të tilla.
Autori
sjell një lëndë të pasur me shënime argumentuese të sakta,ai ka gjurmuar me
pasion e përkushtim, veprimtarinë atdhetare të Zenel Hoxhës,duke nxjerrë në pah
këtë figurë historike të mbuluar nga pluhuri i harresës,për t`i shërbyer jo
vetem njohjes së tij,por edhe edukimit të brezave të rinj me frymën
atdhetare,sepse Zenel HOxha ishte një lapidar qëndrese.
Autori
e ndan librin në disa kapituj të rëndësishëm:”Gryka e Vogël”,”Gjurasi”,”Gurra e
Mazhicës”,”Familja Hoxha”,”Koha”,”Jeta”,”Në LIdhjen e Prizrenit”,”Takimi me
Abdyl Frashërin”,”Thirrja e Zenel Hoxhës”,”Në ngjarjet e vitit 1910”etj., etj.
Është
një libër me 99 faqe,por fort i çmuar përsa u përket mesazheve të
atdhetarisë,sepse pasqyron luftën dhe përpjekjet e kryengritjes së armatosur
kundër të huajit,tubime dhe kuvende popullore të asaj kohe me Zenel Hoxhën në
krye,i cili ishte komandant trim ,por edhe ushtar njëherit,që luftonte në ballë
të çetave vullnetare kundër armikut..
Zenel
Hoxha ka qenë gjithashtu edhe plak Kanuni,duke pajtuar gjaqe dhe konflikte,i
cili u udhëhoq nga ideja se vetëm një popull i pajtuar mund t`i bënte ballë
armikut,që ishte, në atë kohë, pushtuesi turk,dhe më vonë ai serb, duke u nisur
nga kjo,ai u përpoq të shuante çdo ngatërresë dhe hasmëri në vizionin e një
atdhetari të spikatur.
Ai
kakarakterizohej nga mendja e mprehtë,nga një qëndrim fjalëpaktë,por fjala e
tij ishte e qëlluar,por edhe nga karakteri i fortë e ndershmëria,për të mos ia
ndryshuar rrugën së drejtës,sado kosto të kishte ajo.Ishte si shumica e
malësorëve të këtij vendi,kryelartë dhe me dinijitet të pacënuar.
Nuk
preferonte të ishte i pari,por populli e thërriste Zenel-a,duke e ngritur në
rrangun që e meritonte.
Zeneli
kishte pak shkollë dhe ishte mendjehollë,burrë i odës dibrane.Kujtimet për të
janë një gjerdan i ndritur kujtese,dhe këtë e kam provuar edhe vetë ,kur para
katër vitesh ndenja në kullën e tij te nipi Bedri Cani me gati 15 burra të
tjerë dhe aty mësova shumë gjëra mbi të ,të cilat i gjej të pasqyruar edhe në
librin e Beqir Matës.
Nga
libri në fjalë, mund të shkëpusim dhe citojmë:”Populli nga gjiri i tij nxjerr
ata që duhen.Burrat e atëhershëm,të
ndershëm dhe të thjeshtë,i kanë qëndruar besnik popullit se nuk kanë dashur të
majmen dhe të pasurohen në kurriz të
tij.Një nga ta ishte zenel Hoxha.Në këto ngjarje të stuhishme ai u formua si
atdhetar.”(fq.20).Ndarjet:”Në lidhjen e Prizrenit”,Thirrja e Zenel Hoxhës(Zenel
Hoxha ka çue fjalë/me i dalë turkut përballë)”Një ngjarje e vitit
1910”,”Malësorët rebelohen””Këngë për Ali Limanin”,”Kundër copëtimit të
Shqipërisë”,Zenel Hoxha dhe flamuri” etj,pasqyrojnë këtë qëndresë herokie të
këtyre malësorëve trima ,të cilët me pushkë në dorë lufton për të mbrojtur trojet amëtare.
“Me
Zenelin në krye,-thotë autori-grupi i luftëtarëve çau me pushkë rrugën për të
hyrë në thellësi të vendit ku ishte zhvilluar beteja.Mbas tri
orëve marshim,Ibrahim Gjokën e gjetën gjallë me flamur në dorë.U kthyen bashkë
me të.Një nga ushtarët serbë, kur pa aktin e Zenel Hoxhës ,thuri një këngë për
të.Mbahen mend vetëm dy vargje ,që ,në gjuhën shqipe ,kanë këtë
përmbajtje:”Hajde hajde o Zenel Hoxha i Gurit/sa besnik I qëndrove flamurit”(fq
56).
Ky
model qëndrese do të përcillej në kujtesën popullore dhe do të gdhendej aty
përjetësisht.
Në
këtë moment nuk mund të rrihet pa përcjellë fakti se Arif Hyqymeti,nënprefekt i
Peshkopisë,si mik i serbëve,ishte i predispozuar t`ia mblidhte armët popullit liridashës.Por
kjo nuk mund të arrihej,sepse Zenel Hoxha,kryetar komune,prijës dhe luftëtar i
zoti e kishte mobilizuar popullin dhe
tashmë qëllimi ishte i qartë;Luftë pa kompromis e deri në sakrificë sublime
kundër armikut që kërkonte të gllabëronte trojet shqiptare.
Si
burrë i besës,i lidhjes së saj me afsh dhe ndjenjë patriotike ai arriti të çojë përpara këtë besë dhe ta forcojë në
popull.
Në
ndarjet e librit:”Loja e Arif Hyqymeti”,’Në kërkim të armëve”,”Kryetar
komune”,”Mikpritja e Zenel Hoxhës”,”Zenel Hoxha fliste në heshtje”,”Përgjigje
lakonike”,”Zenel Hoxha shpëton Gjurasin”,”Plak Kaniuni””Te Murrët”,”Përballë
Hoxhollit”,”Në ndihmë të Hazis Xhekës”, etj,pasqyrohet më së miri simbolika e atdhetarisë dhe qëndresës në ato
mote të vështira kur fati i Shqipërisë vihej në rrezik dhe në kërcënim serioz
nga lakmitë shoviniste fqinje dhe,për këtë vetëdija kombëtare ishte e zgjuar e ndezur.
Po
kështu,në kapitujt:”Burrë kuvendesh”,Ndërmjetësia e Zenel Hoxhës”,”Për
dekorimin e Zenel Hoxhës”,pasqyrohet jeta e një kreshniku i cli u bë prijës i
lëvizjes popullore duke i shumëfishuar në këto çaste vlerat e njohura të
trashëguara nga të parët si:qëndresa,urtësia,strategjia e luftimit,bashkimi e
përcjellja me zë të lartë e mesazheve të lirisë.
Zenel
Hoxha i Gjurasitv është model më vete dhe i ndritshëm i këtyre vlerave
kombëtare..
“Zenel
Hoxha,-shkruan Xhafer Martini,-sipas kujtimeve që kanë lënë njerëzit për të,
del si një personalitet i veçantë,që kishte
mbi vete një hir hyjnor.Njerëzit që e kanë njohur nga afër kanë
vlerësuar disa cilësi që rrallë burra i kanë pasur
si:guximin,trimërinë,besën,sinqeritetin,drejtësinë dhe dëshirën e madhe për të ndihmuar të tjerët me çfarë
kishin mundësi.Nuk ishte fodull e mendjemadh,por i thjeshtë sa s`ka më,;pa
rruza dhe pa tufa,me tirq të arnuar,por që ndrinte nga pastërtia e jashtme dhe
nga pastërtia e shpirtit”
Edhe
muza popullore,përmes epikës,nuk ka ngurruar të derdhet me vargje plot nderim:
Zenel
Hoxha një plak me shkop,
I
shkoi pashës deri në top,
Deri
në top e në xhephane,
A
s`i ke njoft pashë këto Natë Male
Hajde
hajde o Zenel Krosi
Tu
ne Luznia e desh e sosi…
Provat
e urtësisë dhe mençurisë së tij jepen në kuvendet e ndërmjetësimit,po kështu
fotot e Gurrës së Mazhicës,Gropat e Ujkut,Kulla e Zenel Hoxhës,e shtojnë dhe e
rrisin pasqyrimmin për këtë figurë; gjithashtu thëniet filozofike dhe
alegorike.
Libri
i Beqir Matës është shkruar me realizëm,pa harruar frymën e nderimit për figura
të tilla,frymë që përcillet natyrshëm,si një monografi model;të vërtetat
historike jepen qartësisht dhe të argumentuara në rrjedhën e tyre
kohore.Shkurtësia dhe lakonizmi i
thënies nuk mund të përcillen veçse në
qëllimin e qartë dhe të kuptuesshëm për të pasqyruar me vërtetësi një periudhë
historike mjaft tronditëse, ku nuk munguan burrat e shquar,dhe një ndër
ta ishte edhe luftëtari e burri mentar Zenel Hoxha…