Kerko: a
Kalosh Çeliku: Rrena e «Bukvarit» (Abetares) në Shtetin e »përbashkët»
E shtune, 05.10.2019, 10:43 AM
RRENA E «BUKVARIT» (ABETARES) NË SHTETIN E «PËRBASHKËT»
NGA KALOSH ÇELIKU
(Mos më thuaj Sot o burrë
se i ke harruar varret)
Mos më thuaj Sot,
se:
I ke harruar
varret!
Stërgjyshin.
Gjyshin
Nanën. Dhe,
Babain!
Vëllezërit. Motrën
Dhe, Gruan
besnike.
Mos më thuaj Sot,
se:
I ke harruar
varret!
Çukën. «Përronin e
Thanës»
Mrizin e Zanave të
Fishtës
Lisin e midis
Livadhit. Hije.
Rilindasët nën
degë. Shelgun
Librat e Këndimit
në hatulla:
Veten ta nxirrnin
te Pragu…
(Në gjumë Unë ik mes ëndrrave)
Në gjumë, Unë ende
ik mes ëndrrave
Dhe, arratisem në
Katund. Çukë.
Gur i Zi. Nga ku
fluturoj majë lisave
Çative. Kaçak dal
te «Lugu Ymerit».
Sajën e shaloj
kodrës, në mes Dimëri.
Kodër, ku dikur u
hipa edhe skive
Bythekrye, rash te
«Përroni Xhetit».
Ujë piva te Burimi
«Thanës». Ika
Nga xhindet e
Katundit. Dexhalli…
(Zhytja në shpuzë
deri në brez)
U zhyta në shpuzë
deri në brez
Këmbët në zjarr.
Kokën në Qiell.
Edhe, piqesha në
dru shelgu
Flakë, që ma
lëpinte trupin.
Hiri m’i lau
këmbët me shpuzë. Duart
Dhe, u ringjalla
nën hije Rrapi. Shkup…
(Nana m’i arnonte
brekët e kanapit)
Nana m’i arnonte
brekët e kanapit
Varë përqafe me
një kordhë lini.
Arnë përmbi arnë.
Kohë varfërie
Sot, Unë te
rrobaqepsi i arnoj vetë:
Kohë mode.
Dalldisje artistike. Poeti.
Arnë përmbi arnë,
dikur moti. Katund
Nana m’i arnonte
brekët e kanapit:
Sot, Unë i gris
vetë. Edhe pse të reja
I arnoj te
rrobaqepsi. Dhe, gris në Shkup…
(Rrena e «Bukvarit» (Abetares)
në Shtetin e »përbashkët»)
Rrena e
«Bukvarit». Sot, (Abetares)
Rrezik: Ujku, na
ka ra ndër dele:
Thirrje: Ikën
shqiptarët nga Atdheu
Shkollat shqipe i
lanë pa nxënës?!
Pavetëdije, nxitje
partiake. Panikë:
Këtu, nuk ka bukë!
Shtet hajdutësh.
«Fitoret» duke i
mbuluar me ferexhe:
Zhurma kulturore:
Pizi dhe «tallava»
Festivale
teatrore, në çdo Katund?!
Qëllimi: e
dalldisin popullin shqiptar
Pavetëdije, se:
vetë, cofin si «artistë».
Jo, nuk ikin
shqiptarët. Atdhetarët
Ikin partizanët e
partive Politike.
Që, Sot u shembet
Dheu nën këmbë
Shpëtim vetes, i
kërkojnë në Atbotë.
Ehu, ikën Sot
shqiptarët nga Atdheu
Shkollat Shqipe
mbetën pa nxënës!?
Çka prisni ju? Që,
nuk ikni nga «Liria»
E njëjta metodë,
edhe Sot serbo - turke:
Shpërngulja e
shqiptarëve nëpër botë
Kësaj radhe,
Thirrje e partive politike?!
Sot, shpërngulja e
shqiptarëve pa «viza»
E, me thirrje
patriotike të Partive Politike:
O, burra! Në këtë
shtet nuk ka jetë: IKIM
Nga sytë - këmbët
në shtete demokratike…
(Parashikimi i «analistëve» partiak
me këmbët dhe trutë në legen)
Edhe Sot, zëri u
shkon për Qielli
«Analistëve»,
këmbekrye në legen.
I shajnë në gazeta
partitë politike:
Ende, që u japin
gji. Një torbë taxhi
Nënën parti. Babën
parti. Qeverinë?!
Që, Dje?! Aq shumë
e deshën Xhadinë
E lëvdonin para
Kamerave televizive:
Gazeta të
«pavarura». Portale mike.
Sot, e shajnë:
Gurë e dru hudhin mbi të
I mashtroi Rrospia
në Shtëpinë Publike.
Trusakatët, Dje:
«vizionarë» politik
Sot, u ranë
maskat: dolën rrugaçë patetik.
Name, po lënë
nëpër portale elektronike
Rrospia i mashtroi
me politikë «madhore»
Burri i saj:
«Shpëtimtari» i shqiptarëve…
(Poet zbres majëmali
në Çelëvjollcë)
Pasmesnate, kaçak
dal për oxhaku
Mbi çati. Majë
lisave, atje në Çukë.
Hip te Guri Zi.
Dhe, fluturoj në qiell:
Përmes yjeve xixa.
E përqafoj Hënën
Dhe, Poet zbres
majëmali. Çelvjollcë.
Maleve mes lisave.
Lulekaçeve Nuse
Egërsira. Ujqër,
dhe dhelpra dinake.
Zogjtë, cicërrojnë
në çerdhe. Degë
Kodrave rrezikshme
të Mikes Di.
Që, Sot pushtohen
me luftë. Poezi
Dhe, Poet zbres në
Çelvjollcë. Liri…