Kulturë
Zymer Mehani: U zhvillua ceremonia e varrimit të shkrimtarit Milazim Kadriu
E diele, 14.07.2019, 10:58 AM
Shkruan Zymer Mehani
U ZHVILLUA CEREMONIA E
VARRIMIT TË SHKRIMTARIT MILAZIM KADRIU
Fshati
Revuq-Podujevë
Sot,
më 13 korrik 2019, në Varrezat e fshatit Revuq të Podujevës, në prani të shumë
qyterarëve, të afërmve e miqve, iu dha lamtumira e fundit, mësimdhënësit,
veteranit të UÇK-së, publicistit e shkrimtarit llapjan Milazim Kadriu. Me fjalë
lamturmirëse u paraqitën OVL e UÇK-së e Podujevës, Lidhja e Shkrimtarëve e
Kosovës, Kolektivi i SHF&MU “Hamit Sejdiu” e Kërpimehut, ku punoi z Milazim
Kadriu.
Në
emrin e tij personal dhe të Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës, anëtar i të
cilës ishte i ndjeri Milazim Kadriu, fjalën lamtumirëse e mbajti shkrimtari
Zymer Mehani, i cili ndër të tjerash tha:
“Qenka
vështirë ta përjetojmë dhimbjen tonë për vdekjen tuaj të parakohshme, miku ynë,
publicist, shkrimtar e mësimdhënës i dalluar, Milazim Kadriu!
Mungesën
tuaj s’mund ta përshkruajmë me fjalë, sepse ndarja juaj nga kjo botë është e
rëndë, madje edhe më e rëndë sa vetë globi, por ne: familja, miqtë, dashamirët
jemi të gjithë krenarë që ju patëm, ngase ju ishit dhe mbetët simbol i
burrërisë, i mirësisë, i bujarisë, mësimdhënës i dalluar, atdhetar i flakët dhe
shkrimtar i talentuar, e mbi të gjitha prind, vëlla e mik i denjë. Prandaj
virtytet tuaja neve na bëjnë të fortë dhe të jetojmë me kujtimin për ju, sepse
fjalët dhe veprat tuaja, vërtet ju bëjnë të pavdekshëm.
Koha
ikën duke shkaktuar e shëruar plagë. Kështu ishte, është dhe do të jetë
përherë, por dhimbja, malli dhe plagët tona nuk na janë aspak të lehta, ngase
ju ikët, kur na u deshët më së shumti.
Ashtu
siç ishit prore i fortë në çdo situatë, po ashtu na mësuat edhe neve që të jemi
kurdoherë të fortë, e ky fakt na obligon që dhimbjen që ndiejmë për juve ta
kthejmë në forcë, ngase ju ishit shok ndër shokët e ëmbël në fjalë, qëndrestar
në situata të rënda, punëtor i madh dhe besnik në punë.... Ne do të jemi
gjithmonë krenarë me ju, edhe pse ikja juaj nga kjo botë na shkaktoi plagë e
vrragë, pikëllim të thellë në zemrat tona.
E
nderuara familja Kadriu!
Në
emër të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, anëtar i së cilës ishte edhe
Milazimi ynë, në emër të komunitetit artistik të Podujevës dhe në emrin tim
personal, ju shprehim ngushëllimet tona të thella për vdekjen e z Milazim
Kadriut:
Ju
bëhuni të fortë, sepse dhimben e kemi të përbashkët!
U
prehtë në paqe!
Zoti
ju lashtë shëndoshë!”
Në
emrin e LSHK-së kurorë mbi varrin e mikut Milazim Kadriu vendosën poetët Bajram
Bashota, Shaban Pllana, Rexhep Halimi e Zymer Mehani.