Kulturë
Nezi Plaku Velaj: A ja vlen të jesh i drejtë në një botë të padrejtë?
E hene, 11.02.2019, 08:00 PM
A ja vlen të jesh i drejtë në një botë të padrejtë?
A ja vlen të jesh i drejtë në një botë të padrejtë?
Ku gënjeshtra bërtet sikur të jetë e vërtetë,
Ku intriga dhe ligësia ngrejnë kokën përpjetë,
Ku dashuria nënvlerësohet dhe nëpër këmbë rrëshqet?
A ja vlen të jesh i drejtë në një botë të padrejtë?
Ku këmbana e alarmit ka kohë që troket,
Çmimet e taksat, kuletat e familjarëve i prek,
Populli si dele, ka ngritur duart, nga qielli përpjetë.
A ja vlen të jesh i drejtë në një botë të padrejtë?
Kudo që shkon, në çdo derë që troket,
Korrupioni është ulur këmbë kryq, për qejf të vet,
Ku të bëjnë sfidë të paaftët dhe mëndje mëdhenjtë?
A ja vlen të jesh i drejtë në një botë të padrejtë?
Ku kalemxhinjtë hesapet i bëjnë në interes të vet,
Në parlament të gjitha bërtasin për një të drejtë,
Dhe nenet e ligjet jane bërë për ibret.
A ja vlen të jesh i drejtë në një botë të padrejtë?
Ku ilaçet që vijnë për njerëzit, s`i pinë dot as qentë,
Tendera të felliqur i bëjnë për t`i fituar vetë,
Dhe pensionistët jane lënë si mos më keq?
A ja vlen të jesh i drejtë në një botë të padrejtë?
Ku pronarët kanë më shumë se njëzet e pesë vjet,
Për pronat e tyre sorrollaten poshtë e përpjetë,
Bëjnë pazare për tua zhvatur, për t’i lënë
pa një lek në xhep?
A ja vlen të jesh i drejtë në një botë të padrejtë?
Ku njerëzve nga hallet, tym nga koka po ju del,
Çmime të çmëndura gjejnë kudo që venë,
Ju dridhet dora, kur në xhep e vënë.
Për çdo produkt nëpër dyqane kur blejnë?
A ja vlen të jesh i drejtë në një botë të padrejtë?
Ku rinia jonë kërkon të shkoj në kurbet,
Dhe në Shqipëri të mbeten vetëm pleqtë,
Që s`janë të zot as t`i bëjnë vetes hysmet?
A ja vlen të jesh i drejtë në një botë të padrejtë?
Ku droga shtratin, gjer e gjatë ka hedhë,
Dikush bëhet i pasur me lekë, e vila, milioner,
Dikush me drogën që merr, vdekjen po gjen?
A ja vlen të jesh i drejtë në një botë të padrejtë?
Ku trumbetojnë gënjeshtrat, që s`i besojnë as vetë,
Votën këtij popullit, për pesë lekë po ia blejnë,
Në skamje dhe fukarallëk me qëllim vetë e kanë lënë?
A ja vlen të jesh i drejtë në një botë të pa drejtë?
Ku toka çahet, ulëret dhe bërtet,
Deti egërsohet, dallgët egërsisht i hedh përpjetë,
Nga thellësia e tij, naftë të zezë po qet,
Gulcon nga dhimbja dhe inati
Dridhet tok e det, sikur bie tërmet.
-Pse më levizet shtatin, cfarë ju ka gjetë?
-Pse, cfar ka ndodhur, që s`po më lini të qetë?
- Këtu është ekzistenca ime prej miljonash vjetsh.
-Mos i shqetesoni peshqit e mi të shkretë!
-Ky është skandal s`duhet kurrë të ndodhë në këtë det
Marrëveshjet që bëjnë, i mbajnë për vete tyre,
Qeveritarët e papërgjegjshëm sekret,
Popullit të tyre, llogari askush nuk ju jep,
E paraqesin veten, sikur po bëjnë mrekullinë e tetë.
A ja vlen të jesh i drejtë në një botë të padrejtë?
Ku populli kërkon që petullat nga qielli t’i bien mu
në gojë vetë,
Po rrinë të shushatur si Ariu i Bardhe në një gjumë të thellë,
Nuk zgjohen nga gjumi,
Pse vallë ky gjume s`po ju del?
Deri kur vallë do të flejnë
Nezi Plaku Velaj
Tiranë, 12 Maj 2018