Kulturë
Xheladin Gjonaj: Festë në Curraj Eper
E shtune, 09.02.2019, 10:36 AM
Festë në Curraj Eper
-Poemë folklorike kushtuar Nikaj-Merturit me rastin e takimit në Curraj Eper-
Nga XHELADIN GJONAJ, mesues veteran, Geg-Hysen, Tropojë
K’tij karvani Kush Po i pri
Burra t’vjeter e djem te ri.
Nga qyteti e n’maje guri
Perjetë lidhë Nikaj-Merturi.
Ne Amerike deri ne Itali
Qe nga Franca në Gjermani.
Prej Belgjike e në Angli
Nis te jane me ardh n’Malsi.
Me kam s’kan me udhtue
Rrugë makine kan ndertue.
Per me çue rrugen te shpia
Hiç s’po u dhimet pasunia.
Njani tjetrit ja dhan besen
N’Curraj Eper me ba festen.
Ne mes fshatit mu bashkue
Fest me ba e shume me u gzue.
T’part e vet don me i kujtue
Kol Ademit me i ba za
Per ket ven trimni pat ba .
Mir e mbajti amanetin
Per GJeloshin pat vra Begin.
Po pisket ai Fet Sadiku
Sot kish dal ne Maje Piku
Si shqiponje tu fluturue
Me Zane t’malit ish takue.
Bashk me ju me festue.
Per ket festë qe sot e kini
Bredhi e pisha kendojn prej gzimi.
Uj te ftoft e lule blini
Në Curraj Eper gjithmon kini.
Tunxh Miftari si djal i ri
Me kan gjall aty kish mrri.
Ish ndal n’Mulaj me pushue
Me Ali Zymerin me u bashkue.
Nuk harrohet kurr Teraku
Me ni ka kish ardh per laku.
Neper odat e Malsisë
Shume ja diti rendin burrnisë.
Nikaj Merturi s’paten mahi
Ktu nuk lan armik me hi.
Nuk e diten ca asht friga
Nje nder ta ka qene Pal Nika.
Kur e patem vec ni parti
Nuk na la me pa me sy
Vllaun me vlla e pat ngatrrue
Me u vra tuj spihunue.
Sot nuk di me i numrue.
Shume parti Jan krijue.
Por nuk duhet me harrue
Shok e miq kena qellue .
E partit vin e shkojn
Nuk po dim kujt ti besojme.
-President, – mire se ka ardhe
Te pret populli faqebardhe.
Sot po dona me te premtue
K’tu turizmin me fillue.
As në tokë e as ne det
Vend si Currajt ska me u gjet.
Kalon lumi permes ti
t’shtohet jeta bahesh i ri.
Me makinë sot vjen e shkon
Pa vonue edhe me avjon.
Gjithka sheh njeriu me sy
Me vend tan s’paska mahi.
Çohi t’kendojme e t’vallzojme
Nikaj-Merturit nderin t’ja shtojme.
./.
-Per ZemraShqiptare, nga Tropoja, 8 Shkurt 2019-