Kulturë
Atdhe Geci: Trepça Dardane
E shtune, 09.02.2019, 10:25 AM
TREPÇA DARDANE
Në Trepçë është palca e Kosovës,
qenia që të ardhmen e përcakton,
le të çmenden gjitha perënditë,
Trepça Dardane mua s ?më mohon.
Në të dielat e arit dhe t´argjendit,
në të hënat e shiut dhe, metaleve
u vetëlindën zinku, plumbi, ari
dhe kristalet me flori të Trepçës.
Hapini ballinat e faqeve të tokës
të shihni feldspathet, e manganin,
në të reshurat midis vullkaneve
u vetëlindë toka fisnike dhe Opali
Qahen thëngjillet, florirët e tokës,
qahet humusi, Ibri dhe molibdeni
me gjunj të natës na i bien tokës,
të vrasin Kosovën me hartat blu!
Fol gjuhë e lashtë e kësaj toke,
Trepça e Kosovës prindin e di,
Në Trepçë Kosova ka një emër.
Mëmë e baba ia quajnë Shqipëri!
***
1 .
Jam i ngrënë nga fati vendit tim
I ngrënë nga plagët e mërgimit
Lotët e fshehur po më gërryejnë
tokë e huaj s´na bëka të lumtur!...
2 .
Digjet e piqet kjo botë n ?zjarrmi
Atdheut tonë ngulmon gjak i ri
arti i çlirimit nuk njeh kufij,
në të gjitha kohërat ka emrin, liri...
3.
E dua poezinë, këtë frymë hyjnore
tek hyn me hove në fletoren time,
e dëgjoj ardhjen e saj dhe e ndiejë;
ne jemi njerëzit, krijimi dhe koha!...
Atdhe Geci - Dortmund, 2019