E shtune, 05.10.2024, 01:01 AM (GMT+1)

Kulturë

Bashkim Saliasi: Vendlindja

E enjte, 07.02.2019, 08:54 PM


Bashkim Saliasi

VENDLINDJA

Në vendlindje jam përherë,

Në çdo stinë, dimër e verë.

Aty ku hodha hapat e parë,

Dua edhe fryma ime të dal...

VENDI IM

Shqipëria-fukarallëk,

Fle pa bukë e s’bënë zë.

Kur guxon e del në rrugë,

e ha një koqe plumb.

Europa  këshilla jep sot,

Ne mbetëm  nxënës i keq,

Klasën s’po marrim dot,

As me kopje as me lekë..

Kështu vazhdon avazi vjetër,

Shkuan vite e shkuan shekuj.

Shqipëria kockë e lëkurë,

Do të bëhet një ditë patjetër.

RINIA

Kush dashuron e kush pi,

Vdekjen se njeh asnjëherë.

Qeshu, puthu e dashur rini,

Tërë stinët i ke pranverë.

JETA

E pamëshirshme është jeta,

Kur drejtohet nga sharlatan.

Një pjese i është grisur kuleta,

Të tjerët miliona euro kanë.

Bujku mbjell, ha zengjini,

Që s’ka mëshirë për fukaranë.

Puntori ndërton, ju e dini,

Në vila jetojnë pushtetarët tanë.

HISTORIA

Flet me fakte e dokumenta,

I forti të shtyp me këmbë.

Të dobtit si buzqesh jeta,

Mbeturinat e lëna përtup me dhëmb.

SHPRESA

Dashnorja jonë më e mirë,

Na ndjek pas tërë një jetë.

Ndodh që dhe na tradhëton,

Jetën na e vë në siklet...

SHEJTANI DHE GRUAJA

Po shishja është e vogël shumë,

Provoje një herë, futu brenda!

Mirë tha shejtani: “Po e provoj unë”!

Sa hyri brenda, gruaja i vuri tapën!?

Të dy bën aleancë të fshehtë,

Ta zinin burrin në pritë.

Mik shejtan i tha gruaja një ditë,

Dua të fus burrin një ditë për qejf.

PLEQËRIA

Ah! pleqëria të gjithë kanë thënë,,

vjen ngadalë si qen padhëmbë.

leh e kuis e s’të kafshon dot,

Thërret vdekjen !? “Eja më merr sot!

RINIA

E dashuruar , puthet diku,

Maja ngjit, kap lartësitë.

Bie ngrihet aty-këtu,

Zemra det,  plot dritë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora