E shtune, 05.10.2024, 12:14 AM (GMT+1)

Kulturë

Kalosh Çeliku: Nëse një Ditë Dimëri do më shohësh të Ri

E enjte, 07.02.2019, 09:14 PM


NËSE NJË DITË DIMËRI

DO MË SHOHËSH TË RI

NGA KALOSH ÇELIKU

(Edhe, Mikja Di nuk e di Sot

se: Unë digjem në Dimër)

Edhe, tremben Gratë e mia besnike

Nuk kanë arsye nga një Poet rebel.

I dalldisur pas Dy shtambave me verë

Tambëlit Nanës. Që, e rriti në Katund.

Dhe, Poezisë erotike që e pëkund, se:

Sot, shtatë sahat e hudhë vargun Larg.

Probleme erotike: Që, sotpërsot i shkakton:

Mikes, Di. Që, rrezitet lakuriq në Pranverë.

E, Unë digjem mes poezive. Dimër i Madh.

Edhe, digjem mes poezive, në Dimër të Madh

Mikja ime, kur rrezitet: lakuriqe, në Pranverë...

(Nëse një Ditë Dimëri

do më shohësh të Ri)

Nëse, një Ditë Dimëri do më shohësh të Ri

Unë, jam. Mos u hamend! Hepe derën!

Eja, sonte tek Unë! Edhe, nëpër çati

Baxhë, që Babai e ndërtoi për shi.

Eja, Ti sonte! Edhe, tinëz për oxhaku

Në vend druve. Unë natën, djeg Poezi!

Eja, sonte për baxhe! Edhe, Oxhaku

Unë, në vend të druve: djeg Poezi...

(Mikja ime iku Dje

mes varreve)

Mikja ime iku Dje, mes varreve

Tinëz. Nuk ma bëri me dije?!

Edhe, pse: Një Verë ishim bashkë

Unë me poezi. E, Ajo me dallgë.

Mikja ime iku Dje, mes varreve

E, u ringjallë: Sot, mes vargjeve.

E përcolli Dje, Nuse Mali Poezia

Asaj Dite: Isha larg mes dallgëve...

(Hape Dritaren e Varrit

kur të vij Unë në breg)

Mike, kur Unë të vij për çdo Verë

Në bregLiqe. Hape dritaren e Varrit!

Nuk jam vetëm. E kam edhe Poezinë

Vargje, që të zgjojnë jerm në breg.

Pash më pash t’i biesh not Liqenit

Edhe, dalësh matanë: në Poradec.

Mike, hape dritaren! Unë jam në breg

Pash më pash, sot t’i biem Liqenit:

Edhe, dalim si Dy poetë në Poradec!...

Imzot, ende nuk e sheh, se:

Unë jam me Ty në Liqe

Imzot, nuk e sheh: Unë jam me Ty në breg

Ti, i shkruan muret e “Biserit” me karmin:

Ne të Dy kemi bërë natë. Përzënë xhindet

Pasmesnate, tinëz na u sulën me dallgë.

Imzot! Kurrë më, nuk kthehet Ajo Ditë

Dallgët, kur i përzumë me dallgë. Larg...



(Vota: 16 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora