E premte, 04.10.2024, 04:56 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Shkolla e parë në Preshevë

E shtune, 06.01.2018, 06:17 PM


SHKOLLA E PARË SHQIPE NË PRESHEVË

Teksti dhe muzika : Demir Krasniqi

 

Më datën 7 Shkurt , të vitit  Dyzet e pesë –

Lindi Diell  lirie  me rreze plot  shpresë !

N’ Preshevë heroike  , n’ Kosovën  lindore –

U hap n’ gjuhën shqipe , shkolla e parë fillore !

Refreni:

Krenohej Presheva , lugina e Moravicës –

Me fjalët    vepra , të Abdullah Krashnicës :

“Gëzuar, o  motra e vëllezër preshevarë –

Se sot n’ gjuhën shqipe , po hapim shkollë të parë !”

 

Atë vjet në Preshevën stoike legjendare –

Me gëzim u hap shkolla e parë shqiptare !

Solemnisht u hap  në mënyrë zyrtare –

Trasoi  rrugë të reja dhe  përparimtare !...

 

Ishte  shkolla e parë që  u hap n’ këtë trevë –

Me mësim n’ gjuhën shqipe për nxënësit  n’ Preshevë !

Punën e filloi me katër klasë  fillore –

Për shqiptarë u  realizuan ëndrrat  shekullore !

 

Shkolla e re  shqiptare për  nxënësit që  i pret –

U vendos n’ objektin  “Vila Letafet “ !

Këtë pronë e dhuroi   Abdulla Veliu –

Për dituri t’ nxënësve , pasurinë e shkriu !

 

Me rastin e  hapjes së  shkollës së parë ,

Për t’ mësuar shqip nxënësit shqiptarë ;

N’ “ Vila Letafet” për nxënës  fillestarë –

Është vendosë flamuri i ynë kombëtar !

 

N’ inaugurim t’ shkollës, n’ këtë solemnitet –

U mbajt një fjalë rasti që kujtim na mbet !

Atë fjalë rasti  e mbajti Abdullah Krashnica –

U gëzua Presheva , Lugina e Moravica !...

 

Fjalë rasti  n’ gjuhë shqipe i mbajti gjithë trevës –

Qytetarëve , nxënësve ,  mësuesve të  Preshevës !...

Abdullah Krashnica , ai trim  veprimtarë –

N’ hapje t’ shkollave shqipe pat  rol  vendimtar !

 

Ai , duke filluar së pari në Preshevë –

Rreze diturie solli kudo  në këtë trevë !

 

Për të vazhduar punën n’ hapa fitimtare –

Me shkolla të reja në fshatrat  shqiptare  !

 

Abdullah Krashnica , trim dhe  luftëtar –

Ishte i dëshmuar  patriot shqiptar !

N’ vitin Dyzet e pesë , ndihmoi në Preshevë –

Hapjen e shkollës së parë shqipe në këtë trevë !

 

Mësuesit e parë në këtë shkollë që prini –

Ishin Hilmi Qerimi, Abdullah Ukshini ,

Ish Tajar Zylfiu , mësues prej Elbasani ,

Së bashku me ta ishte Demirali Ramadani !...

 

Këta mësues të parët n’ Preshevë sollën dritë –

Dituri e lumturi për fëmijë sollën rritë !

Stinët edhe shekujt n’ këtë botë do të ndërrohen –

Por , mësuesit e popullit , kurrë nuk do t’ harrohen !

 

Gjilan, më 18. 11. 2017 . Demir KRASNIQI 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora