E shtune, 27.04.2024, 06:50 AM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Familja Protoduari, persekutimet dhe denimet nga diktatura

E diele, 31.08.2008, 10:29 AM


Nga Sulo Gozhina

Kryetari i të përndjekurve politikë në qarkun e Beratit

Fisi Protoduari - Tre të pushkatuar, tre të vdekur në burgje, 13 të dënuar me 249 vjet burg, vetëm se ishim të pasur.

Sajesat e komunistëve, nga stallier e punëtor në kanal në kooperativë, në grup armiqësor për të hedhur në erë kombinatin “Mao Ce Dun”

Pas grupit armiqësor të djemve, grup armiqësor me 5 pleq 65 e 70-vjeçar që vdiqën burgjeve

Flet Murat Protoduari

BERAT – “Kemi qenë familje e madhe me 36 anëtarë para vitit 1945, duke iu bashkangjitur edhe familjeve të tjera të mëdha të atyre viteve, ku familjet e pasura dhe të mesme në sarajet e tyre arrinin të organizonin jetën në grup-familje e shoqëri. Babai im kishte tetë djem dhe dy vajza, pra ishim 10 fëmijë, që së bashku me djemtë e xhaxhait dhe kushërinj të tjerë të parë e të dytë ishim rritur së bashkë dhe që punonim në arë dhe kudo që e kërkonte puna. Edhe pse ishim fëmijë, askush nuk rinte pa punë, dikush punonte në arë, dikush me bagëti, dikush në shkollë, edhe pse këto të fundit ishin të pakta. Babai im, Tahiri, ka pasur prona, që e ka vënë me djersën e ballit, por shumicën e kësaj prone e ka pasur të trashëguar nga babai i tij, pra nga gjyshi im. Ka trashëguar një sipërfaqe prej 670 dynymë tokë si dhe mbi 260 rrënjë ullinj, rreth 300 dynymë kullota e qindra pemë frutore, si: shegë, mollë, kumbulla, fiq etj.” Këto kanë qenë fjalët e para të Murat Protoduarit, 75-vjeçarit që për shumë vjet ka kaluar në kurrizin e tij një pjesë të konsiderueshme të vuajtjeve, vuajtje që kanë lënë shenjat e veta tek ai, familja dhe fisi i tij. Murati ka vuajtur 12 vjet burg politik, që i ka shpëtuar në fill një pushkatimi pa gjyq në mesnatën e muajit korrik në fillim të viteve 1980 vetëm pse ishte vëllai i një ballisti, vetëm pse ishte djali i një nacionalisti, vetëm pse ishte nip i një patrioti nga një familje me orgjinë nacionaliste, vetëm pse vinte nga një familje e pasur, asgjë më shumë. Që në fillim të tregimit të tij për gazetën Murat Protoduari thotë haptazi se asnjë njeri nga familja e fisi i tij nuk i kanë lyer duart me gjak, nuk kanë qenë spiun dhe se kanë qenë bukëdhënës, dashamirës dhe njerëz patriot. “Familja jonë e madhe, - vazhdon tregimin e tij Murati, - merrej edhe me blegtori. Ne kishim një kope prej më shumë se 500 krerë bagëti të imëta (dele), 20 krerë lopë e buaca, disa pendë qe, dy apo tri kafshë ngarkese si dhe dy kuaj për revan, ndërsa nuk kishim lënë pas edhe tregtinë, që prindërit tanë e bënin në qytetin e Lushnjës, Kavajës, Fierit dhe në kasabanë e Beratit dhe të Vlorës. Në këto qytete njerëzit e fisit tim tregtonin prodhimet bujqësore dhe blegtorale si dhe prodhimet nga pemët frutore, ulliri, rrushi etj. Ishim një familje e pasur, pasuri të cilën e kishim vënë me punë e djersë, ndër breza , duke akumuluar nga viti në vit, djalë pas djali dhe bir pas biri, pasuri të trashëguar, duke akumuluar djersën e duke punuar deri në 18 orë në ditë së bashku me bujqit tanë (hyzmeqarët), që i trajtonim si familjarët tanë. Për të përballuar gjithë këto punë në bujqësi e blegtori, kishim marrë punëtor krahu, çoban dhensh, bujq are etj, pendarë, tregtar etj. Familja jonë e madhe kishte edhe familje bujqish, por jo me kuptimin e keq, pasi gjyshi dhe babai i trajtonte këta njerëz njëlloj si familjet e tjera të fshatit, madje gjyshi dhe më pas babai i bënë pronarë duke u dhuruar një pronë, shtëpi dhe disa krerë bagëti të imëta. Pasurinë, që babai dinte ta administronte mirë, e kishte trashëgim nga babai e gjyshi i tij, por edhe nga stërgjyshi im, pasi familja jonë ose më mirë të them fisi ynë ka mbi 250 vjet që banon ende në ato truaje që banojmë edhe sot. Stërgjyshi im ishte patriot dhe se ishte njeri i ndierë në krahinën e mesit të urave. Në aspektin politik babai im ka qenë një nacionalist i mirë dhe i shquar, shtëpia jonë ka qenë qendër, ku shpeshherë para vitit 1945 mblidheshin eksponentët e ballit kombëtar të Myzeqesë dhe të Mallakastrës, si Xhemal Dyli, Veli Malasi, Myrto Malasi, Jakup Salçi, Kadri Cakrani si dhe Hysen Hekali etj. Megjithëse shtëpia jonë kishte luajtur një rol të madh në luftën kundër okupatorit, ku vëllai im, Aliu, dhe xhaxhai, Sakoja, kanë marrë pjesë me armë në dorë në luftë kundër okupatorit, madje vëllai ishte i inkuadruar në radhët e çetave të Ballit Kombëtar, ndërsa xhaxhai në radhët e çetës partizane deri në çlirimin e vendit. Askush nuk e mendonte se patjetër duhet të ishe i inkuadruar me çetat partizane për të luftuar kundër okupatorit nazifashist, pasi edhe çetat e Ballit Kombëtar të njëjtën gjë bënin, edhe ata luftoni kundër okupatorit. Unë sot mundet të them se një nga këto luftëra ka qenë ajo e Gjormit e disa të tjera, që historia e 50 vjetve të diktaturës i ka përbuzur apo lënë në harresë, ndërsa në këta 18 vjet ende nuk po bëhen ndryshimet në histori, që ndoshta është edhe e qëllimshme apo e pavëmendshme për të reaguar. Siç duket, politikanët e të dy krahëve nuk e kanë ende mendjen në problemet e mprehta të shoqërisë shqiptare për të vënë të paktën një gur në altarin e historisë, të mohuar në këta 50 vjetët e fundit. Pa dashur të fyej kurrkënd, ndryshimet në histori duhet të marrin një kthesë, më herët se para viti 1945, pra sipas meje ndryshimet duhet të fillojnë pas viti 1912, ku dhjetëra e qindra patriotëve u është mohuar aktiviteti i tyre patriotik, ashtu si dhe të parëve të fisit tim. Me këtë rast mund të përmend një nga miqtë e gjyshit tim, Lef Nocin nga Lushnja. Edhe pse ishim familje që vinim nga një fis i madh, edhe sot e kësaj dite jemi mbi 75 familje që variojmë nga kushëri i parë deri tek i gjashtë dhe gjithmonë kemi parë punën tonë, askush nuk mundi të na jepte atë që na takonte, qoftë në moralin tonë, që kanë dashur ta nëpërkëmbin në vitet komuniste, por edhe në shpronësimin që na kanë bërë dhe që ende nuk kanë mundur të na i kthejnë edhe në mall e tokë, por edhe në shpërblimin moral në rehabilitimin moral si dhe në shpërblimin e viteve që na kanë mbajtur e dënuar dhe shkatërruar me dënimin në burgjet politike. Në këtë karvan të vuajtjeve nuk mundet të lë papërmendur kalvarin e vuajtjeve të mia dhe të familjes dhe fisit tim gjatë gjithë periudhës komuniste.

Por le t’i kthehemi mbarimit të luftës dhe çlirimit të vendit tonë.

Çlirimit të vendit iu gëzuam shumë, pasi fisi ynë jetonte në fshatin Poshnjë dhe fisi ynë ishte i vendosur me shtëpi në krah të djathtë të rrugës, kur shkon për në qytetin e Beratit, pra në buzë të rrugës nacionale Berat-Lushnjë dhe se frika nga sulmet e goditjet e djegiet nga pushtuesit kanë qenë të pranishme dhe se ne si fis ishim gjithmonë në qendër të këtyre goditjeve, ndaj për t’i shpëtuar të gjitha këtyre goditjeve, disa herë jemi detyruar të largohemi nga shtëpitë tona dhe të fshihemi në pyjet tona në krye të fshatit si dhe të largojmë fëmijët në fshatrat më të thella të Shpiragut te miqtë tanë. Në këtë lëvizje kemi pësuar shumë dëme në bagëti e bujqësi në të mbjella dhe në pemët frutore, por ndaj ruajtjes të kokës kjo ishte e keqa më e vogël. Gjithsesi, edhe pse vuajtëm nga okupatori nazifashist, edhe pse këtë të fundit i luftuan së bashku me partizanët e me ballistët, edhe pse u dogjëm nga ushtarët e tij, edhe pse i ndihmuam luftëtarët tanë pa dallim partish, feje e krahine, pas çlirimit të vendit u përbuzëm, u vramë e u persekutuam, sikur të ishin okupatori vetë. Pra, nisën vuajtjet tona pa fund, vuajtje të cilave nuk iu gjend fundi dhe që përfunduan me arrestime, burgosje, vrasje dhe vdekje në vendet e vuajtjes të dënimit.

Mjerim dhe vuajtjet filluan gjatë vitit 1944-1945 në familjen tonë, filloi vërtet shantazhi i vrasjeve, persekutimeve, sekuestrimeve, përndjekjeve e burgosjeve politike dhe së fundi edhe pushkatimet, vrasjet të njerëzve të fisit tonë. Dhe ky tmerr i kushtoi fisit Protoduari 3 të vrarë, 3 të vdekur në vendin e vuajtjeve të dënimeve (burgje), 13 të burgosur të dënuar me 249 vjet burg. Por kalvari i vuajtjeve, do të zgjasnin për 50 vjet rresht pa ndaluar, nga dita në ditë, nga muaj në muaj dhe nga viti në vit, vuajtje që, edhe pse pas viti 1990 fituam lirinë, kurrë nuk kemi për t’i harruar, pasi humbja në njerëz nuk ka për t’u kompensuar kurrë, po ashtu dhe vuajtjet morale kurrë nuk zëvendësohen. Ato vuajtje dhe humbje në njerëz vazhdojmë t’i ndiejmë edhe në ditët e sotme, edhe pse kanë kaluar me shumë se 18 vjet në demokraci, ndërsa nga fillimi i tyre kanë lakuar 64 vjet. Pra, llogaritë që një fis të vuaj për 64 vjet rresht, ai kurrë nuk i harron ato, edhe pse fiton lirinë e vërtet.

Fillimi i tragjedive dhe ndarja një herë e përgjithmonë me komunizmin

Vrasja e parë dhe gjëma, siç i themi ne nga anët tona, filloi në vitin 1944, kur u bë vrasja e parë e vëllait tonë Aliut nga forcat partizane, nga çeta e Zylyftar Veleshnjes në përpjekje me armë në një fshat të ish-komunës së Fierit. Vrasja u bë kur Partia Komuniste nisi kontradiktat dhe mosmarrëveshjet me organizatat dhe çetat e Ballit Kombëtar, kontradikta dhe mosmarrëveshje që sollën edhe luftën mes tyre, mosmarrëveshje që solli vrasjet vëlla me vëlla, ku u vranë shumë ballistë, që në fakt askujt nuk i kishin bërë keq përveçse nuk ishin dakord me mendimet e çetave komuniste, të cilat që në fillim donin të kishin vetë pushtetin dhe të komandonin vetëm ata. Për ta çetat e Ballit Kombëtar vetëm duhej t’u bindeshin atyre dhe asgjë më shumë, pra u prish marrëveshja midis Ballit Kombëtar dhe Partisë Komuniste, marrëveshja e famshmja e Mukjes. Vrasja e Aliu, vëllait tonë në vitin 1944, kur dhe ishte vetëm 40 vjeç dhe kishte 5 fëmijë, ishte e rëndë për fisin tonë, që kishte jo më pak se 50 burra. Vrasje që na ndahu një herë e përgjithmonë me komunizmin dhe me idetë e tij të mbrapshta, pasi na preu në mes vazhdimin e rrugës sonë, që tani pas 50 vjetve po e vazhdojmë sërish. Nejse, le t’i kthehemi asaj ngjarje të rëndë. Unë e mbaj mënd mirë që si fis shkuam në vendin ku u vra vëllai për ta marrë dhe nuk e gjetëm. Më pas mësuam se vëllanë së bashku me disa djem të tjerë të rinj të inkuadruar në radhët e Ballit Kombëtar i kishin vrarë dhe i kishin futur në një gropë ashtu me rroba dhe çka ishte më e keqa, çeta u kishte futur frikën dhe tmerrin banorëve të fshatit që këta të fundit të mbanin sekret gropën ku ishin varrosur disa ballistë të vrarë prej tyre. Pra, në njëfarë mënyre ishin kërcënuar për vrasje e djegie, cili do banorë që do të tregonte varrin e ballistëve. Të gjitha këto që po tregoj i kemi mësuar nga një i moshuar pas viti 1990, kur shkuam sërish në këtë fshat për të kërkuar eshtrat e vëllait tim, që i gjetëm së bashku me të disa ballistëve të tjerë në një gropë, dhjetëra djem të vrarë. Mbaj mend mirë që në atë gropë i gjetëm këta djem të rinj të vrarë dhe hedhur në gropë si kafshë njëri mbi tjetrin të palosur, tamam një vrasje prej katilësh. Ndarja mes Partisë Komuniste dhe Ballit Kombëtar u thellua më shumë edhe si ide. Ndërsa Balli ishte me idenë e lidhjes me Perëndimin, komunizmi e kishte mendjen të largohej për në Lindje, andej nga erdhën ato ide të mallkuara, që do të na ndanin për 50 vjet nga njerëzit tanë. Ndoshta tani duken të pabesueshme apo dhe qesharake, por nuk guxonte të shkonte vëllai te vëllai, vëllai te motra, nipi te daja apo tek tezja, pasi komunistët për të sunduar dhe pasur pushtet të përjetshëm filluan luftën e mallkuar të klasave, duke i cilësuar dhe etiketuar njerëzit “kulak”, “të përndjekur” e ku di sa epitete u vinin për të realizuar qëllimet e tyre. Bazuar në këto epitete, filluan dhe persekutimet, përndjekjet, demaskimet në lagje, fshat e më gjerë në zonë dhe më pas vinin masat ekstreme, si burgosjet e internimet nga qyteti në fshat dhe nga fshati në fshat. Të tilla veprime të pamëshirshme nuk do t’i gjesh në asnjë regjim tjetër.

Gjithsesi, të kthehemi në çlirimin e atdheut, gjë për të cilën edhe Balli kishte luftuar.

E ndërsa ishte çliruar Shqipëria, që po i gëzoheshim të gjithë populli për familjet, në fisin tonë filluan persekutimet, që nuk kishin të sosur. Në vitin 1945 në moshën 73-vjeçare u arrestua babai im, Tahiri, dhe pa asnjë gjyq përfundoi në burg, pa e ditur se çfarë kishte bërë, pa pasur asnjë lloj akuze, vetëm se ishte babai i një ballisti të vrarë dhe se kishte shumë prona dhe duhej cilësuar “kulak”, se duhej të dozonte të gjithë mallin e pasurinë që e kishte vënë për gjithë jetën, po në atë ditë të delte edhe nga shtëpitë, a thua se ia kishin bërë pushtetarët e sapoardhur me idetë e kuqe të Rusisë. Babai u prangos dhe vdiq në qershor të vitit 1948 në burgun e Burrelit. Tre vjet pas arrestimit të tij, pa pasur e takuar njeri nga të shtëpisë. Eshtrat e tij i gjetëm brenda mureve të kampit të burgut të Burrelit, mbrapa kuzhinës së gatimit (diktatorët kishin frikëse edhe eshtrat e të vdekurit u iknin nga burgu). Bashkë me eshtrat e tij gjetëm edhe eshtrat e dhjetëra të burgosurve të tjerë, që kishin vdekur në vite dhe ishin varrosur po në atë varrezë masive. Gjatë kontrollit për të gjetur eshtrat e babait tonë, ne gjetëm Sabri Qamon, Fuat Ushtinën, por ne nuk e morëm dot. Ky i fundit kishte dy vajza dhe ato nuk kishin mundësi financiare për të tërhequr eshtrat e të atit, ndaj edhe sot e kujtojë me dhimbje atë situatë që këto vajza edhe pse fituan gjënë më të shtrenjtë lirin, ato (dy vajzat), nga varfëria e tejskajshme nuk mundën të merrnim eshtrat e të atit të tyre për t’i varrosur në vendin ku dhe jetonin. Kjo ishte një tjetër dhimbje e madhe për to dhe për mua, por të tilla raste nuk kanë munguar në të gjithë Shqipërinë në atë vit. Ka pasur edhe të tjera familje që nuk kanë mundur të marrin të afërmit e tyre për arsye ekonomike dhe ende askush nuk i ndihmon për të gjetur eshtrat e të afërmve të tyre.

Nejse, kjo është histori më vete, ashtu si dhe e vëllait tim Aliut, që ia gjetën eshtrat në Kallmë të Fierit te komuna. Kur nxorën eshtrat e vëllait, pamë se aty kishte edhe të tjera, të varrosura në një varr pas vrasjes nga çetat partizane, që më pas i morën të afërmit e tyre. Babanë dhe Aliun, vëllanë, i kemi varrosur në varrezat e fshatit, së bashku me Luftarin, nipin, vrarë në vitet 1978 dhe që ia gjetëm eshtrat në Vodicë të Beratit në varrezën masive në anë të lumit Osum në mes të shkurreve ( Luftari u vra në vitin 1978 së bashku me Riza Azizin me akuzën “armiq të popullit”, se gjoja do të hidhnin kombinatin në erë), ndërsa Sakon, dënuar për propagandë dhe agjitacion (tha se “im bir nuk e di ku ndodhet kombinati dhe jo më ta hidhte në erë”). Pra, babanë e Luftëtarit, Sakon, dënuar më 20 vjet burg dhe që vdiq po në burg, ia gjetëm eshtrat në varrezat e fshatit Panahor të Aranitas të rrethit të Ballshit, pasi vdiq në burg në moshën 78-vjeçare.

Vuajtje dhe sekuestrime

Vuajtjet të familjes dhe të fisit tim nuk kanë të sosur. Pas arrestimit të babait filloi edhe reforma Agrare ku u sekuestrua toka dhe të gjitha pasurit, na u vunë taksa të pa përballueshme nuk kishin se ç’të shisnim, nuk kishim ku të banonin, pasi na nxorën nga shtëpitë, nuk kishim bukë të mbushnim barkun, ndërsa na kërkonin miliona napolona flori sikur ne të kishim pasuri sikur të kishim pasurinë e dhjetëra zonave dhe jo pronën e fisit tonë në një fshat që kishte edhe familje dhe fise të tjera po kaq të pasura sa dhe fisi ynë. Ashtu si dhe thash pak më parë, sërish dua të them se në muajin maj të vitit 45 morën babanë tim, Tahirin, 78 vjeç, të arrestuar në Berat dhe bashkë me të edhe nënën time, Bajamen, 75 vjeçe. Tri ditë më pas komunistët liruan nënën time, e cila udhëtoi për gjithë ditën më këmbë për të ardhur në shtëpi në Poshnje, 21 apo 22 km më këmbë larg nga qyteti i Beratit. Sapo erdhi, nëna nuk fliste dot, ajo u shtri për të mos u ngritur më. Ndërsa pas torturave çnjerëzore të babait arritën që ta merrnin edhe pasurinë që babai e mbante të fshehur diku në shtëpi. Në shtëpinë tonë atë ditë sollën babanë, që mezi qëndronte në këmbë nga torturat që dukeshin, në fytyrë me hematoma, ku dhe ankohej nga dhimbjet që kishte në trup dhe te gjymtyrët në duar e këmbë të lidhur me zinxhirë. Policia pas një kontrolli të imtë na morën çmendën që gjetën dhe pas atij kontrolli të imët policia na gjetën edhe tapitë e pasurive të paluajtshme, që ishin tokë, truall, banesa etj., dhe që këto letra të gjetura që ishin vetëm dokumente na i dogjën para shtëpisë dhe morën babanë me vete për të mos e kthyer më deri në vitin 1948, ku babai vdiq në burgun e Burrelit dhe për t’u kthyer në vendin ku lindi dhe u rrit pas 50 vjetve i vdekur. Ndërsa nëna nga ajo ditë jetoi vetëm 7 muaj duke lënguar në shtrat, ku shpeshherë thoshte se nuk e ngreh dot kokën kur shikoja që torturonin burrin tim kot duke i kërkuar vetëm lekë dhe flori dhe se në sy të tij më qëllonin edhe mua, ata u ndan në polici mes torturave për të mos u takuar më dhe tani që tregoj nuk e di se kujt ia kishim borxhe që policia e komunistëve të na torturonte babanë dhe nënën tonë të pafajshme, ajo sedër dhe ai moral i madh që kishte nëna ime vdiq brenda 7 muajve nga ndarja e babait, nga ana tjetër as babai nuk e mësoj nëse nëna rronte apo kishte vdekur, askush nuk na linte që të vinim e ta takonim në burgun e Burrelit, ai vdiq duke u ndarë me nënën time në degën e brendshme i torturuar nga forcat e mbrojtjes, ashtu si dhe quheshin në atë kohë forcat e mbrojtjes të sapodala nga lufta. Kras këtyre vuajtjeve të pa rikuperueshme kurrë në jetë nga ana tjetër në familjen tonë vazhdonin pa mëshirë persekutimet dhe përndjekjet politike. Nuk dua të pyes, por vetvetiu të lind pyetja: kujtdo po t’i kishte ndodhur kështu si mua, atë e burë të vdekur në burgjet komuniste njeri në Burrel në vitin 1948 dhe tjetri vdekur në burgun e Ballshit, pa bërë asnjë lloj krimi, vrasje apo ku di unë, ata u burgosën se ishin kundër regjimit komunist në mendime dhe se të dy atë e bir punonin në bujqësi në tokën e tyre në fshat dhe ju pyes: a ka dhimbje më të madh?

Sekuestrimet e pasurisë

Nuk prisnim gjë tjetër nga fitorja e komunistëve, veç gëzimit të çlirimit të vendit (atdheut ), që nuk e bënë vetëm ata, komunistët, por në radhët e rezistencës të inkuadruar në frontin e madh antifashist nga e gjithë botaishin dhe forcat e ballin kombëtar, legalitetit etje. Që më pas u fshin nga lista e komunistëve, madje dhe u demaskuan luftuan dhe persekutuan. Ndaj sapo vendi u çliruar nga 500 dele na lanë vetëm 60 krerë bagëti të imëta (dele), nga 670 na lanë 80 dynym dhe më pas na i morën edhe këto të gjitha, ullinj na lanë vetëm 12 rrënjë, na sekuestruan kafshët e ngarkesës, buacat, pendën e qeve që punonin arën, lopët, etj. Ajo që ishte vuajtja më e madhe ishte vuajtja morale që na thërrisnin “kulak”, pasi na hoqën triskat e frontit. Nga ana tjetër, detyrimet e planit na i vinin dyfishë, këto deri në vitin 1953. Nuk di si ta shpjegoi se pse na i bënin këto, ne vetëm kishim pasuri dhe asgjë më shumë. Tatimet ishin aq të larta sa nuk kishim mundësi të shlyenim detyrimet. Në atë kohë na sekuestruan shtëpitë dhe na nxorën në rrugë të madhe. Të mbetur jashtë me fëmijë të vegjël u detyruam që pesë kunatave t’u merrnim vëthët e veshit, unazat t’i shisnim te kujnxhinjët dhe pasi lamë detyrimet na futën përsëri në shtëpi duke na lënë disa ditë që të flinin përjashta katër fëmijë të vegjël. Deri në vitin 1953, edhe pse vuajtjet kishin arritur në palcë prapë ishim mirë se ishim në shtëpinë tonë. Po në këtë vit na nxorën nga shtëpia na e sekuestruan ( që më pas i bënë magazina e zyra për kooperativën) dhe na morën gjithë ç’kishim duke na nxjerr jashtë, të detyruar nga këto persekutime u strehuam në miq në bodrumet e Beratit. Por nuk mbaruan vuajtjet këtu e 10 vjet jetë në bodrumet e beratit na kthyen sërish në fshat, por këtë radhë jo në shtëpitë tona, por në stallat e derrave dhe disa familje në xhamin e fshatit që komunistët në atë vit e kishin shkatërruar si dhe fenë, myslimane dhe atë ortodokse dhe katolike.

Ndërsa nuk kishin të sosur persekutimet morale që veç tyre filluan edhe persekutimet çnjerëzore.

Në Berat në vitin 1963 u arrestua Rexhep Tahir Protoduari dhe u dënua 10 vjet burg me akuzën agjitacion e propagandë, punonte në mirëmbajtja rruga, duke biseduar tha mes shokësh se “Enver Hoxha nga Gjirokastra na bëri me trasta. Sa ha një qenë bukë në Amerikë në ditë, një shqiptarë bukë në javë.” (Madje mund të them se e tha apo jo vëllai im Rexhepi këtë fjalë ende nuk dihet, por spiunët për të marrë grada sajuan dhe vëllai u dënua 10 vjet burg.) Mbaj mend mirë që vëllai në atë gjyq që u bë në qendër të fshatit tha se “nuk e kam thënë”, por kush e dëgjonte ata e kishin vendosur se do ta dënonin me këtë akuzë, që të bënte bujë dhe jehonë për banorët e tjerë të fshatit, zonës e më tej për t’i pasur të sunduar. Kushdo sot mundet të thotë se “pse e pranoi akuzën kur nuk e ka thënë”, por unë mundet të them se “mirë e ke ti tani, pasi e mat me hapin e kohës, ndërsa unë që kam qenë në hetuesi dhe e di se çfarë është dhe janë ato tortura në hetuesinë e asaj kohe e di se çfarë ndodhte ndaj dhe ka pasur të drejtë Rexhepi që e ka pranuar”. Pas viteve 1965 u ngrit një komision i dëbimit dhe sërish nga qyteti ne të cilësuarit “kulakë”, armiq pa qênë të tillë, na dëbuan sërish nga Berati dhe na kthyen në fshat. Në fshat punonim si të detyruar dhe ishim në mbikëqyrjen e tyre, këshillit dhe policit ( plotfuqishmit të asaj kohe). |Deri në vitin 1976, ku dhe filloi arrestimi, në prill arrestuan Luftar Sako Protoduarin dhe 3 të tjerë, vëllanë e Lufratit, Muharremin, kushëririn e tij Riza Azizin dhe Ushtrar Çobon.

Sajesat e persekutimeve dhe luftërat kundër familjes dhe fisit tim arritën kulmin me arrestimin e një grupi, të njerëzve të mi me pretendimin se ishin grup armiqësor dhe do të digjnin kombinatin, një sajesë e turpshme. Në prill arrestuan Luftar Sako Protoduari, 24 vjeç, dhe 6 muaj më pas, po në vitin 1976 arrestuan vëllanë e tij Muharremin, 21 vjeç. Më pas rrethi i arrestimit u zgjerua dhe u arrestua Ushtar Çobo 26 vjeç, pesë ditë më pas u arrestua Riza Azizi, të katër të arrestuarit janë njerëzit e mi dhe janë fis me njëri-tjetrin.

Akuzat e tyre ishin qesharake, pra gjoja katër ushtarë të persekutuar që vëzhgoheshin nga policia dhe pushteti me spiunët e tij do të hidhnim në erë një kombinat, ku ruhej nga një gard e madhe policësh. (Pra, akuza që këtu është qesharake) dhe pa dal në gjyq të katër të arrestuarit. Edhe vuajtjet s’kanë të sosur në vitin 1977, pushteti komunist arrestoi një tjetër të quajtur grupi agjitacion propagandës.

Baballarët e tyre, të parin Sako Protoduari, 76 vjeç babai i Luftarit dhe Muharremit. Hamet Azizin, të atin e Rizait, 74-

vjeçar. Halim Çobo 75-vjeçar xhaxhain e Ushtar Çobos dhe babai i ushtarit Muço Muço Çobo 60 vjeç.

Ky grup u quajt “grupi armiqësor”, i akuzuar për agjitacion e propagandë. Në vitin 1978, në muajin shkurt u dënua grupi i parë, djemtë e katër baballarëve të arrestuar.

Grupi armiqësor i të rinjve që sipas komunistëve do të hidhnin në erë Kombinatin e Tekstileve
1. Luftëtar Sako Protoduari, 24 vjeç u dënuan me pushkatim.
2. Riza Ahmet Azizi, 24 vjeç u dënua me pushkatim.
3. Muharrem Sako Protoduari, 20 vjeç u dënua 20 vjet burg,
4. Ushtar Muço Çobo, 25 vjeç u dënua 20 vjet me burg.

Grupi tjetër armiqësor i pleqve i përbërë nga 5 pensionistë

Në muajin shkurt të vitit 78 pas dënimit të 4 djemve u dënuan baballarët e tyre.
1. Sakua Protoduari. 75 vjeç, u dënua 10 vjet burg.
2. Halimi Protoduari, 76 vjeç, u dënua 10 vjet burg.
3. Hamet Azizi, 65 vjeç, u dënua 10 vjet burg.
4. Muço Çobo, 78 vjeç, u dënua 8 vjet burg.
5. Hamet Çobo, 64 vjeç dënuar 10 vjet burg.

Të dënuar të tjerë nga fisi Protoduari
1. Rexhep Tahir Protoduari, 64 vjeç u dënua me 10 vjet burg.
2. Asqeri Ali Protoduari, 56 vjeç u dënuam me 25 vjet burg.
3. Murat Protoduari, 74 vjeç u dënuam me 10 vjet burg.
4. Tofik Protoduari u dënua me 101 vit burg dhe që më pas u pushkatua në vitin 1946 (kishte në shtëpi vetëm nënën 63-vjeçare, që vdiq e vetmuar, pasi kishte vetëm atë djalë dhe burri i kishte vdekur).

Të dënuarit me pushkatim
1. Luftar Sako Protoduari, 24 vjeç dënuar me pushkatim në janar të vitit 1978.
2. Riza Ahmet Azizi, 24 vjeç dënuar me pushkatim në janar të vitit 1978.
3. Tofik Selfo Protoduari, 35 vjeç dënuar me pushkatim në vitin 1948.

Të vdekur në burgje, por që eshtrat e tyre janë gjetur pas vitit 1990
1. Eshtrat e babait, Tahirit, i gjetëm në territorin e burgut të Burrelit.
2. Eshtrat e Sakos i gjetëm në fshatin Panahor të Ballshit.
3. Eshtrat e Aliut i gjetëm në fshatin Kallm të Fiertië, tek ish-komuna. 
 

Realizimi i gjyqit fals, për sabotim të kombinatit
 
Si u gjetën eshtrat e të zhdukurve nga pushkatimi i padrejtë. Reagimi i prokurorëve dhe ushtrisë

Arrestimi, menjëherë pas pune dhe pa na lejuar as të hamë as bukë

Vlen të përmendet se për të dënuar këta njerëz të pa fajshëm janë dashur 74 muaj hetuesi, ndërsa kanë punuar 31 hetues dhe oficer të policisë gjyqësore si dhe janë angazhuar 8 prokuror dhe 48 gjyqtar dhe ndihmës gjyqtar dhe për ruajtjen e tyre janë dashur 187 polici dhe oficer, për dënimin e tyre janë sajuar 56 dëshmitar të sajuar, janë përdorur 11 salla gjyqi 84 seanca gjyqësore, janë demaskuar në fshat dhe në ndërmarrje 5 raste. Këto dhe shumë dokumente të tjera që kanë ndikuar në dënimin e arrestimin e familjarëve të fisit Protoduari tregojnë një persekutim të tej skajshëm të këtij fisi kaq të madh.

Në vitin 1979 u arrestua Asqeri Ali Protoduari.

(Aliu vëllai im i madh që pak më parë tregova se është vrarë vetëm se ishte nacionalist)

-Asqeriu pas një hetuesi një vjeçare doli në gjyq me akuzën “Sabotim ekonomik” gjoja sikur sabotonte tokën duke e punuar cektë. Dhe për këtë akuzë u dënua 21 vjet burg,

-Murat Tahir Protoduari –arrestuar në vitin 1980 dhe dënuar në mars të vitit 1981 me 10 vjet burg. “Agjitacion Propogand” me thënien “Ky pushtet dhe dy vjet do vej”. Kjo ishte pak a shumë historia e vuajtjeve pa harruar se në vitin 1946 u pushkatua me gjyq Tofik Haxhi Protoduari, nacionalist. Ky ka një histori tjetër më të dhimbshme. Sapo pushtetin e morën komunistët 1944, Tofiku u arratis dhe mbërriti në Gjermani. Pas dy vjetësh u kthye për të takuar nënën e tij Farushen, në dhjetor të vitit 1946 dhe kaloi sërish kufirin e mbërriti në Jugosllavi, për të shkuar përsëri në Gjermani. Por në Jugosllavi e kapën e sollën në Shqipëri dhe e dënuan me pushkatim.

Historia e Rizait djali xhaxhait në fillim ishte me çetat e Ballit Kombëtar të Xhemal Dylit dhe gjatë luftës u largua nga radhët e ballit dhe u hodh në çetat nacional-çlirimtare partizane. Pas çlirimit Rizaj u gradua me gradën toger deri në vitin 1947 u arrestua gjoja se kishte vrarë një partizan dhe u dënua 10 vjet burg politik.

-Era e demokracisë na zuri me halle të mëdha–në fillim filluam të kërkonim eshtrat e njerëzve tanë të pushkatuar apo vdekur burgjeve.

Personat e pushkatuar apo të vdekur në burgje por që eshtrat e tyre janë gjetur pas vitit 1990

1 - Eshtrat e babait Tahirit i gjetëm në territorin e burgut të Burrelit.
2 - Eshtrat e Sakos i gjetëm në fshatin Panahor të Ballshit.
3 – Eshtrat e Aliut i gjetëm në fshatin Kallëm të Fierti tek ish-komuna.
4 – Eshtrat e Luftarit i gjetëm në fshatin Vodicë të Beratit
5 – Eshtrat e Rizait i gjetëm në fshatin Vodicë
6 - Ende nuk kemi gjetur dot Eshtrat e Tofikut dhe 4 të pushkatuarve të tjerë.

Era e demokracisë na zuri me halle të mëdha

Në fillim, filluam të kërkonim eshtrat e njerëzve tanë të pushkatuar apo vdekur burgjeve.

Si e gjetëm nipin dhe mikun tonë në Vodicë në varrezat sekret të pushteti komunist (të degës të punëve të brendshme) – në afërsi të fshatit Vodis në anë të djathtë të tij rreth 100 metra larg ujërave të lumit Osum ndodhet një rrapishte që në kohën e diktaturës para vjetëve 90, ishte zona e ndaluar rreptësisht. Rrapishtja që nga 12 muajt e vitit mbushej me ujë ishte kthyer nga pushtetarët e asaj kohe në një varrezë për të varrosur të pushkatuarit nga regjimi komunist me motivacionet apo akuzat më qesharake, se nuk e dua këtë pushtet, nuk ka presh në dyqan, tradhtoj ky apo ai politikanë, nuk kemi bukë etj. Si dhe sajesa të panumërta për grupe sabotazhi, apo armiqësore, agjent të këtij e atij shteti e plot të tilla që në atë pushtet sillnin vetëm viktima të pa fajshme dhe që komunistët dhe pushteti i tyre i vriste me bukë në gojë apo pa ngrënë fare. Dy nga këta të dënuar që ne i gjetëm në atë rrapishte ishin dhe dy të rinj 24 vjeçar nga Poshnja e Beratit. Pak më pas do të tregoj dhe historinë e arrestimit dhe dënimin me vrasje nga prokurorët famëkeq të asaj kohe të kuqe. Dua të kujtoi që Luftëtar Protoduarin e Riza Azizin po nga Poshnja e zbuluan me eskavator në një rrapishte të lumit Osum në fshatin Vodicë që komunistët e mbanin si burgun sekret të varrosjes çnjerëzore pas pushkatimeve e njerëzve të pafajshëm. Tek bregu i Osumit atë ditë qelli kullonte binte shi, në mos vall qante qelli për këta dy djem dhe për shokët e tyre që me akuza qesharake pushkatoheshin. Me ato akt akuza të ferrit duke bërë bujë se u zbulua një grup armiqësor në berat, Fjerë, Kavaj Lushnje e kudi unë sajesa të tilla që komunistët me këtë demagogji mbanin gjithë këtë popull të nënshtruar. Po nën këtë aktë akuzë të Fierit është ngritur neni i tmerrshëm në gjyq. Madje ai degradoi në një gjyq qesharak, janë caktuar edhe dëshmitarët e rremë, madje disa prej tyre kanë mësuar përmendësh fjalët, ndërsa të tjerët i lexonin fjalët e mësuara nga hetuesit famëkeq. Për këta djem më dhëmb këtu (çon dorën tek zëmra), edhe pse ishim tepër të vuajtur të tmerruar të lodhur dhe të shkatërruar, pas gjyqit ku nuk shkuam për të kërkuar mëshirë për këta djem, për tu shpëtuar jetën e këtyre djemve, nënat e këtyre djemve qëndruan për ditë të tëra pranë derës së brendshme, prokurorisë dhe gjykatës për të takuar qoftë dhe një minutë krerët e tyre dhe për tu lutur dhe kërkuar mëshirë për tu falur të paktën jetën. Kujt nuk i shkruam kujt nuk i kërkuam ndihmë për tu shpëtuar jetën këtyre djemve të pa fajshme, por askush nuk na u përgjigj. Edhe sot nuk e di se kush qe ajo dorë katile që u mbylli derën dy familjeve të pa fajshme që vetëm pse gjyshërit e tyre kishin qenë të pasur dhe nacionalist u morën jetën dy të rinjve që baballarët e tyre i kishin rritur me mundime dhe varfëri në shkurt të vitit 1977 u varrosën nga plumbat e duarve të zeza që urdhëruan pushkatimin e tyre, ndërsa të baltosur pranë njëri tjetrit pa bukë në bark, ashtu të lodhur dhe vuajtur nga prehen së bashku për më shumë se 16 vjet. E nëse vuajtjet vazhdojnë ato nuk harrojnë tu kthehen dhe fytyrës katilave, për të mbërritur më pas dita e lirisë që thirri në këtë rast familjarët e dy djemve të pushkatuar vetëm se dinin të punonin në kooperativë që deri 24 orë pas arrestimit nuk kishin qenë asnjëherë në qytetin e Beratit mbërrijnë në Vodicë familjarët për të kërkuar eshtrat e dy djemve Protoduari dhe Azizi dhe shumë të tjerë për të për ti gjetur ashtu mes lagështirës e ujërave të Osumit të pushkatuar nga katili komunist.

Grupi armiqësor dhe kabotazh. njëri nga të dënuarit e grupit armiqësor që i shpëtoj pushkatimit tregon ngjarjen.

Muharrem Protoduari tregon se teksa shikonte vëllanë dhe kushëririn tij skelet që prisnin pushkatimi i këpusnin shpirtin dhe shpresonte: o vdekje ku je, por ajo nuk vjen kur e kërkon.

Nga çoban dhensh dhe punëtor kanali në grup armiqësor, ky është paradoksi i diktaturës.

Ishim duke punuar në kanal së bashku me djalin e xhaxhait tim dhe me Luftarin, vëllanë tim, tregon Muharrem Protoduari një nga katër personat e akuzuar si “grup armiqësor”, që do të hidhnin në erë kombinatin tekstil “Maocedun”, që ndodhet aktualisht në hyrje të qytetit të Beratit dhe që tani është kthyer në gërmadhë dhe i copëtuar nga blerësit privat. Kurrë nuk kam për ti harruar ato vite kur diktatura më rrëmbeu vëllanë dhe djalin e xhaxhait dhe mi pushkatoj sikur të ishin zoq dhe jo njerëzë që i lindnin nënat. Ndoshta është paradoksi më i madh që mundet të kesh dëgjuar.- Unë po e tregoj me pak fjalë dhe duke ju pyetur :- A mundet të hedhin në erë një çoban dhënësh dhe disa djem që punonin gjatë gjithë ditës në kanal me lopat dhe të sugjeruar nga sigurimi i shtetit, njerëz që nuk ngopnin dot barkun me bukë dhe ta kishin mendjen tek hedhja në erë e një kombinati që ruhej nga qindra polic, civil dhe të veshur si dhe me një repart ushtarak....?. Nëse nuk përgjigjeni po jua shpjegoj unë sipas mendimit tim por që është reral dhe kur ta lexoni do të më jepni edhe të drejt se përse i bënte këto krime diktatura- për mua që nuk dua të merrem me të shkuarën them se diktatura për të mbajtur pushtetin dhe për të nënshtruar gjithë popullin sajonte gjith çfarë gjërash, si grupe sabotazhi, grupe armiqësore në ushtri, ekonomi etj. Një nga këto grupe na ra ne fati ta vuanim në zonën tonë. Ndaj nuk kam për të harruar atë ditë të zezë për mua vëllanë tim dhe kushërinjtë e mi. Ishte afër drekës dhe po bëheshim gati të iknim në shtëpi për të ngrënë bukë. Në ato vite ishim shumë fukarenj dhe thuajse vuanim për bukën e gojës, çdo gjë ishte me listë, merrnim vetëm 800 gram bukë misri të verdh për njeri, por ajo nuk na delte për tre vaftet. Ne punonim në kanal me lopatë dhe kishim shumë uri madje ishim të rinj dhe në rritje, disa herë bukën e hanim ose me ujë me pak sheqer ose më lakra, pasi qumësht nuk kishim se na kishin mbledhur lopët dhe merrnim vetëm njëherë në dy ditë nga një litër qumësht që zakonisht ua linim fëmijëve. Por tani që po tregoj do ta pranoja edhe një vuajtje më të madh, ndërsa të mos na ndodhte ajo që na ndodhi në ato vite ku u arrestuam pa asnjë arsye dhe pa na pyetur njeri. Atë ditë punonim në kanal afër kanalit të madh të kullimit binte shi dhe ne bënim kanal po atë ditë nuk ikte as ora, uria për bukë na kishte marrë shumë. Në atë mëngjes unë dhe vëllai hëngrëm pak trahana me bukë misri pa vaj ndaj sapo filloj të bjerë një vesë shi me lopatat në krah u nisëm për në shtëpi, por sapo u afruam shtëpisë një makinë tip “BÇ”, qëndroi në hyrje të rrugicës dhe nga makina zbritën dy persona, njëri trup madh i gjatë dhe me kapele dhe me një çantë të varur deri tek vithet, çantë nga ato ushtaraket, ndërsa tjetri ishte polic. Në fakt u trembëm dhe thamë se çfarë do të kishte ndodhur ose në shtëpinë tonë apo në lagje, pasi për neve as që na shkonte në mëndje se do të arrestoheshim. Trupmadhi pyeti me një zë të prerë dhe të fortë– Kush është Luftari?.

– unë iu përgjegj vëllai dhe u kthye nga ata.
– Hip në makinë ti armik- foli fortë burri me kapele.!,
– pse e pyeti Luftari dhe nuk lëvizi nga vendi.
– E dimë ne thanë njëzëri policët dhe trup madhi dhe e kapën prej krahu duke tërhequr drejt makinës me forcë.
-Pritë se nuk kam bërë gjë tha sërish vëllai im Luftari dhe u tha më lëshoni se vijë vetë, ndërsa sapo iu afrua derës të makinës u tha dy kriminelëve, mundet të them me plot gojën.
Të shkoj pak në shtëpi dhe të ha bukë ..., por ku pyesnin kriminelët .
- jo i tha njëri nga këta të dy hip në makinë dashke dhe bukë.!. nuk dinim se çfarë të bënim, aq sa keq na vinte për Luftarin që e morën pa bërë gjë dhe pa ngrënë të paktën një copë bukë, po aq i urryem këta katila. Nuk dinim se çfarë të bënim, ashtu me zëmër të copëtuar ikëm në shtëpi pa Luftarin që nga 14 nëntori i vitit 1976 nuk u kthye më në shtëpi i gjallë. Asnjëherë nuk mësuam dot se përse e morën Luftarin vëllanë tim që ishte vetëm 24 vjeç dhe mundet të them se deri atëherë nuk kishte shkuar asnjëherë në qytetin e Beratit dhe ai nuk e dinte se ku ndodhej kombinati pa le që ky njeri që bënte kanal në kooperativë do hidhte në erë një gjigant tekstili të asaj kohe ku punonin njerëz që vuanin njëlloj si ne në kooperativë. Të nesërmen e asaj dite të zezë për vëllanë tim shkuam në Berat dhe atje mësuam se vëllai ynë kishte krijuar një grup armiqësor, kishte krijuar një organizatë kundër pushtetit popullor. Këto i mësuam jo ditën që shkuam në Berat, babai im me xhaxhanë shkuan pyetën në polici për djalin, por atje iu përgjigjën se do ta merrnin vesh në gjyqin e popullit se çfarë ka bërë djali juaj, largohuni se jeni armiq të popullit të mos ju vëm prangat. Ashtu të tmerruar të dy pleqtë erdhën në shtëpi pasi nuk dinin se çfarë të bënin. Më pas mësuam se Luftarit i kishin komunikuar edhe disa akuza të tjera që ishin – diversion kundër pushtetit popullor, propagand politike kundër këtij pushteti krijimi i një organizate kundër pushtetit popullor, bisedë për arratisje etj. As vetë Luftari nuk i kishte dëgjuar këto akuza ai ishte vetëm 24 vjeç dhe nuk kishte marrë ndonjëherë pjesë në mbledhje apo kishte lexuar ndonjë libër ai dinte vetëm lopatën nga shtëpia në arë dhe anasjelltas, vëllai im kishte vetëm 4 klasë shkollë se ne nuk na linin të vazhdonim më shumë, më pas u bë që duhet të vazhdonim deri në tetë klasë shkollë. 6 muaj më pas më arrestuan mua Muharremin unë isha vetëm 21 vjeç, mbaj mend që babai më thoshte përditë kur kthehesha nga puna birë kujdes mos fol me njëri se të bëjnë ndonjë gjë këtë ma përsëriste edhe kur ikja në punë dhe kur kthehesha nga puna. Të gjithë ishin në hall të mash vëlla kishte 6 muaj në hetuesi dhe ne as që e kishim takuar dhe as e dinim se çfarë po bëhej me të. E ndërsa kishin kaluar 6 muaj në 27 prill më arrestuan edhe mua. Unë nuk kisha shumë që isha kthyer nga ushtria, mesa mbaj mend vetëm 1 muaj para se të arrestonin vëllanë tim. Ushtrinë e kisha bërë në Sazan dhe isha paksa më i fuqishëm të pakët kur shkonim ushtarë gëzonim se ngopnim barkun me bukë gruri. Tani ju duket injorancë apo ju bënë për të qeshur po të them se bukën e grurit e kishin në vend të djathit ndërsa bukën e misrit për bukë. Në orët e vona të mbrëmjes të 27 prillit të viti 1977, më arrestuan dhe më futën në një birucë pa më thënë se përse më morën. Atë natë më harruan me duar të lidhura me pranga dhe kur erdhi hetuesi natën mua më ishin enjtur duart. Bujar Imshit hetuesit as që i bëhej vonë për mua, madje as që e mori mundimin që të më zgjidhte duart, por kur e pa që unë nuk po flisja edhe pas dhunës ekstreme të ushtruar ndaj meje u kujtua ti thoshte policit që zgjidhi duart. Hetuesi vinte çdo një orë dhe sapo më zinte gjumi me gjuante dhe me shqelma apo me një shkop dhe fillonte të më pyeste, duke më thënë se unë duhet të pranoja të gjitha akuzat që ai kishte bërë gati për muan dhe për vëllanë tim Luftarin. Hetuesi përdorte lloj, lloj propagande kundër meje lloj, lloj torturash, lloj, lloj sajesash, por që në fakt unë nuk kisha se çfarë të pranoja, gjë të cilën kishte bërë deri në ato moment edhe vëllai im. Por dhuna asnjëherë nuk ndalonte për ditë për orë për minutë hynte njëri hetues dilte tjetri na zgjonin nga gjumi na ngrinin nga buka, na jepnin vetëm 100 gram bukë në vakt me një sup ujë koke me presh. I vetmi faj që kishim në ato momente ishte se ne ishim shpallur kulak, ishim një shtresë tjetër dhe se ishim kundër pushtetit, por që të flas më hapur edhe pse ishim kundër, ne nuk na pyeste njeri. Ndërsa policët na thoshin që ne ishim borgjez i keni sytë nga perëndimi gjëra që ne nuk i kishim dëgjuar kurrë dhe se për këtë na linin të lidhur këmbë e duar me zinxhirë në birucë dhe ashtu të lidhur flinim gjumë në çimenton e qelisë duke u menduar se çfarë kishim bërë kujt i kishim bërë keq me qindra herë thosha me vete se nuk ka perëndi se po të kishte këta duhet ti kishte ekzekutuar. Opo nuk di se çfarë të them edhe sot unë punoja në arë në kanal nuk isha zënë me njëri çdo njeri e dëgjonim kishim frik të ziheshim me njëri, brigadierin e dëgjoja dhe nuk i thoshim asgjë atje ku na dërgonte ai atje punonim edhe kur vinte dhe nuk na merrte punën në dorëzim ne nuk bënim fjalë i bindeshim dhe iknim në shtëpi duke u menduar ashtu me duar e këmbë të lidhura na zinte gjumi mbi çimenton e qelisë që nuk kishte mundësi ti shtrije këmbët dhe do flije i mbledhur skrupull këmbë e duar ose do flije në këmbë pasi qelia ishte një metër me një metër. Në qeli e kuptonim se ishte ditë apo natë vetëm kur na binin bukën na thoshte gardiani bukë doni apo jo dhe na tregonte është ditë. Ose kur na merrte në zyrë hetuesi ne gëzonim se shikonim dritë dielli. Një ditë pash Luftarin vëllanë i cili ishte dobësuar ishte bërë kockë dhe lëkurë, ai ishte njëri me sedër edhe në shtëpi nuk bënë fjalë nuk ankohej për asgjë madje punonte me shumë nga ne të gjithë, por fati e pruri që të ikte nga shtëpia dhe të mos kthehej më i gjallë, atë ditë që e pash u gëzova shumë ai më pa një çast dhe ndaloi, ndërsa hetuesi e shtyu dhe i tha hë do të flasësh kriminel, ndërsa ai ja ktheu pse më thua kriminel unë nuk kam vrarë njeri nuk kam bërë asgjë vetëm kam punuar në kooperativë kot më mbani, por ai katili hetues e shtyu fort dhe atë nuk e mbajtën këmbët dhe ra. Më pas u ngrit dhe vazhdoj për në qelin e tij. Gjithë atë natë e kam gdhirë duke qarë sa në mëngjes më ishin bërë sytë të kuq dhe kur hapi birucën në mëngjes hetuesi më pa me habi dhe thirri menjëherë mjekun i cili pasi më pa ashtu përciptazi i tha nuk ka gjë. Por pa kaluar as një javë u arrestua kishin arrestuar edhe Riza Azizi 26 vjeç i martuar me një fëmijë të cilit i komunikuan të njëjtat akuza. Rizajt të shkret pas pushkatimit i iku dhe gruaja iu shkatërrua familja djalin ja rritën dainjtë e djalit, djal që tashëm është rritur dhe jeton i lirë. Por ajo që dua të them është se kur erdhi Rizaj grupi i hetuesve u shtua shume dhe filluan të kishte zhurma përpalsje dyersh unë them se mundet të ishin mbi 10 apo më shumë hetues që merreshin me tre fshatar që ne kishim bërë grup armiqësor atje ku punonim në kanal, nuk di se çfarë të them se çfarë paradokse kishte ajo kohë diktature dhe sot edhe pse di të fal sërish kur kujtoj atë dënim të pafajshëm filloj dhe i urrej ata njerëz katilë që ndërtonin lumturin e tyre duke dënuar njerëz të pa fajshëm vetëm se ishin në mendime të kundërta me ta. Gati një muaj më pas arrestuan edhe Ushtar Çobon kushëririn tonë, kur mësova faktin se kishin arrestuar edhe Ushtarin u çudita vërtet gjithmonë thosha me vete se diçka do të ketë. Një muaj pas arrestimit të ushtarit na komunikuar se hetuesit kishin zbuluar një grup armiqësor dhe se ku grup ishte kundër pushtetit, ishte grup diversionist dhe se do të hidhte në erë një kombinat të tërë. Pra ne duhet të pranonim se ishim një grup armiqësor dhe se do të hidhnim në erë kombinatin tekstil ku punonin mijëra banorë. Madje mbaj mend një ditë që nga turturat i thash hetuesit fol çfarë do që të them se nuk duroj dotë më, ndërsa ai u hodh përpjet dhe tha thuaj se jam grup armiqësor dhe do hidhja në erë 10 mijë punëtorët e kombinatit. Kur dëgjova kaq shumë punëtor i thash nuk është e vërtet unë nuk e di ku ndodhet kombinati dhe si do ta hedh atë në erë. Sërish vijon dhuna ndaj meje por unë nuk kisha ndjerë pasi shpesh herë më binte të fikët dhe përmendesha në birucë nga dhimbjet. Një ditë i thash hetuesit që unë e kam shtëpinë në anë të rrugës por nuk kam ardhur në Berat asnjëherë deri tani, ndërsa ai më tha nuk ka gjë ti ke menduar se do të hidhje kombinatin në erë. Kështu kaluan ditët, muajt deri sa erdhi dita e gjyqit. Luftari bëri 16 muaj hetuesi, unë bëra 9 muaj hetuesi, Rizai bëri 7 muaj hetuesi dhe Ushtari bëri 6 muaj hetuesi.

Dalja në gjyq me 7 e 8 janar 1978

Ishte shumë ftohtë në birucë mbërdhinim gjithë natën nuk flinim vetëm dridheshim nga të ftohtit batanijet e vjetra dhe të holla nuk të mbanin ngrohtë, rrobat që kishin veshur ishin të pa lara dhe vinin erë të keqe, por kush të ndihmonte në atë kohë, ditën ishte pak më ngrohtë pasi na thërrisnin për të na pyetur dhe gëzonim kur hynim tek dhoma ku na pyesnin hetuesit katila, pasi aty ishte pak ngrohtë. Në atë dhomë kishte një sobë me dru zjarri dhe që gjatë pyetjes time një pastruese vinte i vinte dy dru të shkurtra sa herë që e thërriste hetues Bujari Imshi. Por nuk e kishim atë fat që të pyeteshim gjithonë në këtë dhomë pasi në shumicën e rasteve hetuesit të vinin tek biruca, aty talleshin na pështynin apo na shanin dhe ne vetëm i shikonim nuk kishim bërë asgjë vetëm kishim mendime të kundërta me ta, por edhe këtë nuk ja kishim thënë njeri, pasi kishim frik se ishim kulak pra vinim nga familje të pasur apo që në fakt ne ishim njëlloj fukarenj si gjithë fshatarët e tjerë të fshatit, madje më të varfër se ata. Por që duket se për të nënshtruar këta fshatar që u besonin verbërisht ata mundet të një grup armiqësor u verbonte edhe më shumë sytë fshatarëve, ndonëse kishte nga ata që kur na arrestuan u çuditën dhe më vonë kam mësuar se kishin thënë se nuk kanë bërë gjë pse i arrestuan ata gjithë ditën me ne punojnë nuk kanë thënë gjë. Ndërsa disa prej tyre nuk pranuan as që të dilnin dëshmitar të rrem ku dhe patën pasoja. Por ditën e 7 janarit të vitit 1977 nuk kam për ta harruar, në fakt nga hetuesi kishim mësuar se këto dy ditë do të dilnim në gjyq dhe unë u gëzova pasi do të shikoja vëllanë pas 16 muajsh hetuesi,ndërsa do të shikoja familjarët pas 9 apo 10 muajsh hetuesi të tmerrshme, të dhunshme dhe të egër. Në mëngjes na erdhi gardiani dhe bërtiti mesa fuqi që kishte, çohuni se do dilni në gjyq ju armiqtë e popullit. Nuk u ndjemë dhe lëvizëm në biruca, pas pak dëgjova një makinë që ndaloj para godinës dhe po prisnim se kush e kishte radhën për të çuar në sallën e qyqit. Unë hipa i pari në makinë dhe nuk e dija ku po më çonin, ndërsa më zbritën në një sallë të madhe të ftohtë që tani e di mirë se më kishin çuar në sallën e kinoklubit të ish kombinatit tekstil dhe jo në sallën e gjyqit, pas meje erdhi vëllai im Luftari dhe më pas njëri pas tjetrit Rizaj dhe Ushtari. Sapo vëllai im u ulë pranë meje me një polic të ndarë në mes i lidhur me pranga me duar prapa, unë i fola Luftarit dhe e pyeta për shëndetin, ndërsa ai me zë të ulet më tha se ishte mirë dhe vuri buzën në gazë, ishte i dobësuar dhe i dukeshin mollëzat e faqes si cipë qepe nuk ma merrte mendja se këta katila do ta pushkatonin kotë këtë djalë 24 vjeç, vetëm për të thënë se zbuluam një grup armiqësor dhe të vinin nën tutel të tmerrit dhe frikës të gjithë fshatin dhe zonën e fshatrave për rreth. E ndërsa në kokë më vinin dhe kalonim për të qindat e sekondit lloj lloj mendimesh, sapo të hapësh dhe të mbyllësh sytë nga disa dyer vërshuan në sallë qindra apo mijëra njerëz të cilit u ulën dhe qindra të tjerë qëndronin në këmbë. Ajo sallë u mbush plot. Pas pak në sallë hyri prokurori ushtarak që e mbaj mend mirë që e quanin Ali Zanko ndërsa gjyqtarin e quanin Qemal Lame (sot ky i fundit jeton në Gjermani për qejfin e tij pasi ka kaluar në duar dhjetëra e qindra dënime të njerëzve të pa fajshëm, madje shumicën e tyre me pushkatim me dënime nga 10 deri në 25 vjet burg), ndërsa ne familjet e persekutuara vetëm për politik, vazhdojmë të vuajmë pasojat e regjimit të egër komuniznit, jo vetëm moralisht, por edhe fizikisht dhe ekonomikisht. Zëri i larët dhe i prerë i prokurorit bëri që salla të binte në qetësi, ndërsa pak më parë sekretarja e gjyqit foli. - çohuni në këmbë – dhe brenda në sallë hyri gjyqtari Qemal Lame. Edhe pse isha teje i tmerruar pash me vëmendje se sall ishte mbushur plot e përplot. Askush në gjyqë nuk të linte të flisje, në këtë gjyq fliste vetëm prokurori dhe gjyqtari fjalët e tyre ishin, pusho armike e ke mendjen nga pendimi, do të presim gjuhën je armik i popullit do hidhje kombinatin tekstil në erë. Por ne do të kalbim në burg, je armik i popullit. Këto dhe shumë akuza të tjera i mësova atë ditë të ftohtë janari. Të ulur pranë njëri tjetrit unë (Muharremi), vëllai im (Luftari), dhe dy kushërinjtë e mi Ushtar Çobo dhe Riza Hazizi, të ndarë me nga një polic në mes, ndërsa para nesh një gardh me civilë që në fakt ishin nga ata kalecët e policisë. Ditën e parë u pyeta unë dhe kushëriri im Ushtar Çobo që në fakt ne nuk folëm fare edhe pse nga hetuesit ishim porositur që të thoshim si na kishte mësuar hetuesi gjatë kohës që ushtronte dhunë ndaj nesh. Në fakt gjatë dhunës të ushtruar kur nuk durohej do të më goditjet ç’njerëzore detyroheshim të thoshim çfarë donte hetuesi. Ndërsa në sall para popullit kur më pyetën unë thash që nuk kam bërë gjë unë nuk e di ku ndodhet kombinati dhe jo ta hedh në gjyq. Nuk hidhet kombinati në erë me një lopatë apo me një kazmë thash unë por nuk më linin të flisja. Gjithmonë gjyqtari më thoshte pusho armik i popullit dhe partisë. Por ndërsa ne na shante trupi gjykues dhe prokurori nga sall dukej qartë se u vinte keq. Një grua nga mesi i sallës ka tha se nuk ma merë mendja se këta djem që mezi po qëndrojnë në këmbë, është gjynah që i kemi arrestuar, këta janë fshatar të humbur dhe ende nuk dinë rrugën për në qytet dhe nuk besoj se nuk kanë aq mundësi për të kryer këtë krim, tani që po i kujtoj këto fjalë kam mësuar se gruaja ka qenë nga Shkodra por që nuk e di pse kishte ardhur deri këtu. Ndërsa mbaj mend mirë edhe një ushtarak që ishte në radhët e para të karrigeve të sallës. Ushtaraku u ngrit dhe tha – që të hedhësh në erë kombinatin të duhet shumë punë, në fakt duhet një grup xhenierësh që të punojnë një javë e më shumë për të instaluar një rrjet të tërë montimesh me dinamit në disa vende dhe se sipas llogaris time që unë jam xhenier profesionist, që të hedhësh kombinatin në erë të duhet dhjetëra kuintal dinamit madje më shumë se një tonë si dhe qindra e mijëra kapsolla detonatorë dhe qindra metra fitil dinamiti. Kështu që është gabim që janë arrestuar këta djem që duket se nuk dinë nga këto punë. Por sapo ka mbaruar së foluri ushtarakut ja ka bërë me sy një civil dhe ushtaraku e ka ndjekur nga pas deri tek dera dhe më nuk u kthyen në sallë. Edhe një grua tjetër tha se nuk ka mundësi që këta djem nga fshati të hedhin në erë kombinatin, ata duken qartë se janë fshatar të vuajtur, ajo grua donte të fliste por nuk e la gjyqtarin që të fliste madje më duket se edhe atë e nxori jashtë policia me urdhër të gjyqtarit. Pas më shumë se tetë orë në sall ku qindra banorë nga salla u ngritën dhe na shanin që nga fjalët duket se ishin të mësuar se çfarë duhet të thoshin kundër nesh. Gjyqi që u bë tek kinoklubi me autoparlant për ta dëgjuar edhe populli jashtë që ishte grumbulluar me urdhër të pushtetit po jashtë ishin grumbulluar edhe nxënësit e shkollave. Shpesh herë hidhja sytë nga Luftari dhe Rizaj të cilit ishin dobësuar shumë dhe në duar u dukeshin qarët shenjat e dhunës dhe shenjat që kishin lënë prangat në duart e tyre. Edhe ditën e dytë ishim sërish në sallën e gjyqit të katër, si grup armiqësor që to të hidhnim kombinatin në gjyq do të vriteshin mija punëtor dhe për këtë demagogji që vërtet punëtorët e dëgjonin dhe e besonin këtë demagogji të gënjeshtër, ndërsa ne na shikonin me përçmim me urrejtje dhe sapo kthenim kokën nga ata na shanin duke na thënë armiq, kriminel, të poshtër dhe thërrisnin të dënohen me pushkatim të varen familjet e tyre të internohen janë armiq të pushtetit popullor janë sabotator e plot thënie të tilla. Teksa më shanin i shikoja me keq ardhje dhe mendoja se edhe ata ishin njëlloj si ne me barkun bosh, vuajnë njëlloj si ne dhe se pot ë piketohen për ndonjë grup armiqësor do të torturohen njëlloj si dhe ne, do të dënohen njëlloj si ne dhe do të pushkatohen njëlloj si ne. Sa herë që thoshin se do të hidhnim në erë kombinatin unë çuditesha, unë nuk e di se ku ndodhet ende kombinati dhe këta thonë se do ta hidhnin në erë. Nuk e di se me se do ta hedh në erë kombinatin unë vëllai im Luftari dhe dy kushërinjtë e mi nuk ngopnim dot barkun me bukë, ne mjet lufte kishim vetë lopatën, kazmën dhe belin.

O zotë ka apo s’ka zotë deri këtu fillova të mendoja, me mija herë i kisha thënë hetuesit Bujar Imshi se të hedhësh kombinatin në erë për mua është një çudi dhe jo realitet si doni ta bëni ju, por torturat nga më ç’njerëzore që na bënin ky hetues dhe dhjetëra të tjerë ditë apo natën në gjumë apo zgjuar duke ngrënë bukë apo duke ndenjur. Në hetuesi nuk kishe asnjë minut pushim sa të linte një hetues në biruc të vinte tjetri sa ushtronte dhunë njëri gardian vinte tjetri dhe të njëjtin avaz, sa të shkatërronte moralisht njëri hetues të vinte tjetri, ato vite të errta të jetës time nuk kam për ti harruar kurrë. 



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora