E diele, 28.04.2024, 08:23 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Enver Shaska, nacionalisti që u burgos nga fashizmi dhe u shpall kriminel nga Enver Hoxha

E marte, 26.08.2008, 03:44 PM


Nga Dalip GRECA 

Kam lindur më 22 nëntor 1922. Ne jemi tërhequr në malësi të Shkodrës, në çetën e Sali Myftiut, aty u njoha edhe me Dr. Fuat Myftinë. Deri pak çaste para nisjes shpresonim se diçka do të ndodhte. Të gjithë prisnim një zbarkim të aleatëve, por shpejt e mësuam të vërtetën. U hap fjala se aleatët nuk do të zbarkonin dhe erdhi urdhri që gjithkush të shikojë për hesap të vet

Enver Shaskaj jeton në Nju Jork. Është kockë e fortë dhe ende nuk u ndahet aktiviteteve të komunitetit shqiptar. Është pjesëmarrës aktiv në veprimtaritë e Partisë së Legalitetit dhe në ato të Federatës Panshqiptare “Vatra”. Nacionalisti i vjetër nuk e harron çastin e dhimbshëm të ndarjes me atdheun. Kam lotuar, kam qarë, thotë kur u largova nga toka mëmë. Mbaj mend se qëndrova me shikim drejt atdheut, derisa më humbën nga sytë majat e maleve. E kam gjithçka para sysh, sikur ka ndodhur sot, thotë ai dhe fillon të shfletojë kujtesën: Kam ikur nga Shqipëria në nëntor të 1944-s, më 19 nëntor kam lënë Shkodrën, më 21 nëntor mbërritëm në Monopoli të Barit, Itali. Udhëtimi qe i vështirë, plot të papritura. U nisëm nga Tivari. Fillimisht qemë grumbulluar në Shkodër, kur pushteti i komunistëve ishte shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Kam qenë vetë i pestë nga familja ime që donim të kaptonim detin. Kam pasur xhaxhanë, Sadik Shaskën, një xhaxha tjetër, Hakimin, vëllanë tim Tajarin, djalin e xhaxhait, Hekuranin. Ka qenë dhe një kushëri, që mbeti në Shqipëri e që quhej Filo Shaskaj. Atëherë isha 23 vjeç. Kam lindur më 22 nëntor 1922. Ne tërhequr në malësi të Shkodrës, në çetën e Sali Myftiut, aty u njoha edhe me dr. Fuat Myftinë. Deri pak çaste para nisjes shpresonim se diçka do të ndodhte. Të gjithë prisnim një zbarkim të aleatëve, por shpejt e mësuam të vërtetën. U hap fjala se aleatët nuk do të zbarkonin dhe erdhi urdhri që gjithkush të shikojë për hesap të vet. Mbaj mend erdhi Xhemal Najipi, Rrok Geraj e shumë të tjerë si dhe Llesh Marashi, kapiten Gjelosh Luli. Xhaxhanë tim e kisha lënë në një fshat, që s’më kujtohet emri tani. Përpara grumbullimit në Shkodër, vëllai me xhaxhanë tjetër ishin në Kavajë. Unë me djalin e xhaxhait ishim aty. Menjëherë u mblodhëm në Shkodër. Aty na erdhi lajmi se nisej një varkë drejt brigjeve italiane. Mësova se Ali Këlcyra dhe Kadri Cakrani kishin kërkuar xhaxhanë. Këtë gjë mbaj mend se ma pat thënë Agim Karagjozi (kryetari i tanishëm i Vatrës). Arsyeja e kërkimit ishte se ata kishin lënë tre vende në varkë. Xhaxhai tha se do më merrte mua dhe kushëririn tim Filon. Djali i tij, vëllai im dhe xhaxhai tjetër do të mbeteshin. Ne iu lutëm, u thamë se Hekurani është më i riu dhe më i vogli, s'mund të mbetej aty. Të gjithë iu lutëm që të merrte Hekuranin. Por ai ishte shumë i çuditshëm. U përgjigj prerazi: Këtë turp s'e bëj që të marr djalin tim dhe të të lë ty. Unë do të të marr ty! A besoni ju në ëndrra?, - më drejtohet Enver Shaskaj dhe kërkon të largojë regjistratorin e bisedës. - Ky djali i xhaxhait kishte parë një ëndërr atë natë sikur ngiste një makinë dhe kaptonte çdo hendek. Makina sikur ishte e ushtrisë amerikane. I thotë të atit në sabah se do të shkonte edhe ai. Po, bir i babait, po, do të vishë edhe ti. Mirëpo ai e mbante kot me shpresa. Kjo punë kishte marrë fund. Ne të tre do të iknim, vijon rrëfimin Enver Shaska, duke treguar detaje nga ikja pa kthim. Dolëm te fabrika e çimentos në Shkodër. Im vëlla i thotë djalit të xhaxhait, Hekuranit, që të shkonte dhe ai se ndoshta e shikonin të vogël dhe e merrnin. Kur zbresim te fabrika e çimentos në Shkodër, ky s'kish vend se njerëzit ishin caktuar më parë. Kushëriri im i tha të hipte në vendin e tij (kur është shkruar për të vuajtur) dhe u kthye për vete ai. Ishte shumë prekës çasti i ndarjes me dheun ku kishim lindur. Tërë jetën e kam ndjerë peshën atij dheu, dhe Shaska i mallëngjyer kujton momentin prekës. - Xhaxhai im tha që të merrnim ca dhe’ nga atdheu që, kur të vdiste, t'ia hidhnim në varr, donte dhe’ nga toka e Shqipërisë. Më ka mbetur peng edhe sot kur i thashë: Hajde, se katër-pesë muaj dhe do të kthehemi prapë, më shumë për ta shkëputur nga mallëngjimi, ia thashë ato fjalë. Por kur del bishti para sqeparit! Xhaxhai ma pret: Ku e di ti, more xhahil. Jo unë, plaku që s'kthehem, por as ju nuk do të ktheheni. Ai ishte shumë largpamës. Ikëm në Tivar. Prit për varkën e Shkodrës që të vinin këta, hiç. Në atë varkë do të hipte Mid'hat Frashëri, Sali Myftiu e shumë të tjerë. Më vonë e morëm vesh, këtyre u kish ngjarë një ngatërresë në Shkodër dhe varka s'po vinte. Ne shkojmë në Tivar. Atje gjejmë çetnikët, ca malazezë që kishin varkën e tyre për të kaptuar detin. Ne dhe Hamza Drini, Masar Pustina, Teki Xhindi, Dule Sevrani, Xhevat Kajllajxhiu, ishim të tërë aty. Nja 39 shqiptarë. Na pyetën ata, çetnikët malazezë: Po ju shqiptarët, ç'do të bëni? Do të presim varkën, u përgjigjëm ne. Nuk keni kohë. Nesër e zënë komunistët këtë vend. Hajdeni në varkën tonë. Hipëm në varkën e tyre, pasi paguam nga një napolon. Kur hipëm në varkë, Neshet Kolonja, që ka qenë oficer, pyeti xhaxhanë: Sadik, çfarë po mendon? Nuk besoj se do të na dalë për hajër. Arapit t’i zbardhet faqja s’ka bërë vaki! Si do të na lënë këta të shkojmë tek anglezët? Do të na mbysin. Do na venë ndonjë minë e do të na hedhin në det. Ne po qeshnim, s’kishim ç’bënim tjetër. Po më mirë të na hajë peshku, se të na zënë komunistët. Përballja me partizanët e marshallit Tito Surpriza na ishte ruajtur për në fund, kujton Enver Shaska. Kur afrohemi pranë Barit, në Monopoli, na u ofrua një pamje jo e zakontë. Fillimisht nuk po kuptonim gjë. Ç'të shihnim? Nja dhjetë vaporë të mbushur me ushtarë të Titos, me yllin e kuq. Ne qemë nja 40 shqiptarë, më shumë se ne qenë çetnikët malazezë. Ata, çetnikët filluan të grindeshin me titistë me yll të kuq. Të dyja palët ishim të armatosur. Filluan të shahen me njëri-tjetrin. Puna po shkonte keq e më keq. Të tërë qemë të armatosur. Mbaj mend se ka qenë një kolonel malazez, Mishkuviç, ia thoshin emrin. Ai qe në varkë me gjithë zonjën e tij. Dukej që ishte nga një familje e zgjedhur e këtë e tregonte pamja e tij dhe e zonjës së tij, veshja e tyre prej fisnikësh. Ai thirri Hamzanë dhe Masar Pustinën e i pyeti: Ç'do bëni ju shqiptarët nëse nuk na lënë të ikim këta me yll të kuq? Këta menjëherë ia kthyen: Luftë, ne të humbur jemi në duart e tyre... Jo, jo kaq shpejt përgjigjen. Shkoni e bisedoni njëri me tjetrin e më bini përgjigje, se ne kemi vendosur që do të vdesim duke luftuar. Ne, po të na kthejnë prapa, e dimë ç'do të na bëjnë. Do të vdesim në këtë varkë e nuk dorëzohemi. Edhe këta tanët i thanë se "do të bëjmë luftë e nuk dorëzohemi". Vjen një oficer anglez me një qen për dore. Malazezët dhe çetnikët kishin një oficer që kishte qenë ministër me gjermanët dhe e fliste anglishten perfekt. Ai tha anglezëve: - Para se të hyjmë në dialog, kam dy fjalë për t'ju thënë ju anglezëve: Ne kemi ardhur tek ju, sepse ju nuk erdhët atje të na ndihmonit, por na braktisët. Erdhëm ne pra tek ju. Kush do të na marrë ne në dorëzim? Na merrni ju, apo na marrin këta, që na kanë vënë pushkën? Në qoftë se na marrin ata, ne me ata kemi bërë luftën atje e do ta bëjmë dhe këtu. Po na morët ju... Oficeri anglez na qetësoi tha se ata, partizanët e Titos, nuk kanë punë me juve, ju keni ardhur tek ne dhe ne do të merremi me këtë punë. - Jo, jo nuk e duam këtë përgjigje të shpejtë. Shkoni e pyesni. Vajti, u kthye e tha: S'kanë punë me ju, po ju do të dorëzoni armët, tani nuk do t’ju duhen më. Çarmatosja dhe dorëzimi i nagantit... Ky urdhër na çorientoi fare. Si të dorëzonim armët, që ishin vetë jeta jonë? Kjo ishte e tmerrshme, kjo ishte vdekja. Të gjithë u trembëm se kur paske një armë në dorë, s'ka burrëri më të mirë, por kur ta heqkan armën, s'ka gjë më të keqe për burrin duarthatë. E pret vdekjen e s'ke nga ja mban, s’di nga të vjen e s’di si ta përballësh. Një nga ata që ngulën këmbë që të japim armët ishte xhaxhai, Sadiku. Eh, xha Sadiku, ai ishte rritur me luftën. Edhe syrin në luftë e kishte humbur. Pa ta dëgjoje se sa i qetë argumentonte idenë e dorëzimit të armëve. Mbaj mend se u mblodhëm e diskutuam se si do t’i përgjigjeshim kërkesës për çarmatim. More djem. Në qoftë se këta kanë ndërmend të na dorëzojnë, edhe me armë kur të dalim atje, na dorëzojnë. Pse ju mendoni se ne do t'i mbajmë gjithnjë me vete armët? Do na i heqin atje. Ne erdhëm këtu për t’iu dorëzuar në besë atyre. Dhe ju mendoni se këta duhet të na vrasin, të na dorëzojnë? Por mos bëhemi ne shkaktarë. Jepini armët! Kështu na tha xha Sadiku, ish luftëtari i Pavarësisë, komandanti i Luftës së Vlorës, deputeti i Mbretit për 15 vjet. Kujton Enver Shaska: Unë kam pasur një revole, një nagant. E kisha peshqesh nga babai dhe ai e kish peshqesh nga i ati kur qe martuar. Se si m’u duk që ta dorëzoja. M’u kujtua amaneti i babait. Kur dola në çetë, ma pat dhënë si kujtim e më pat thënë: - Mbuloje mos të ta zërë vesa që të mos ndryshket. Ruajtësi sytë e ballit! Ndjeva dhimbje ta dorëzoja në ato çaste dhe e fsheha nën rroba. Më pa një vlonjat tjetër aty dhe i tha xhaxhait: Efendi, Enveri e ka fshehur revolen. Pa t’u nxeh xha Sadiku e m’u kthye: Ouu, dashke të më lidhësh mua për një revole. Bjere këtu! Ma mori...! Kështu u çarmatosëm. Më pas, Enver Shaska kujton jetën e vështirë nëpër kampe:-Ne ishim të palarë, pis, se vinim nga malet. Anglezët na dezinfektuan, na dhanë rrobe, na dhanë bukë. Të tjerët, erdhën më pas, lundruan me varkën e madhe dhe kaluan shumë peripeci. Mid'hat Beu, Hasan Dosti, Ali Këlcyra, Sali Myftiu, Selim Damani e të tjerët, i çuan në Grumo. Ai qe një kamp shumë i keq, i përbaltur, kushte shumë të vështira Me ta ishte dhe vëllai im, Tajari dhe xhaxhai, Hakimi. Të mbyste balta. Atje ishte dhe baba Rexhebi, i cili qe dervish në atë kohë. Ata ankoheshin për jetesë të vështirë: Vinte ai kapteri, serxhenti anglez, e i ngrinte në mes të natës. Kishit frikë se mund t’iu dorëzonit tek Enver Hoxha, pasi ai ishte aleat me anglezët, ishin fitimtarë, ndërsa ju ishit në krahun të humburve?, - e pyes Enverin. A, sikur, Enver Hoxha të kish bërë një çikë afri me këta, kishim frikë se do të na dorëzonin. Mirëpo ata nuk u afruan me këta për dorëzim. Një gjeneral anglez i ka thënë Ali Këlcyrës në Romë në shtëpinë e Mehdi Frashërit: "Ata paskan fatin e madh që plasi lufta me Greqinë, se ne kemi qenë gati t'ju dorëzonim, por Enver Hoxha nuk na e shkeli një çikë syrin". "More djem, emigroni se nuk ka luftë!" Shumë nga nacionalistët e arratisur shpresonin se një ditë të afërt do të ktheheshin andej nga kishin ardhur. Shpresonin se pushteti i komunistëve do të binte nga dita në ditë. Por parashikimet qenë parashikime. Enveri qëndroi 50 vjet dhe ata, të ikurit mbetën larg të dashurve të tyre, larg mëmëdheut, për të cilin kishin luftuar duke shpresuar që ta lidhnin me perëndimin. Tregon Shaska: - Mbetëm nëpër kampe të Italisë, pesë vjet, duke pritur me shpresa të varura tek rastësia. Kishim një moral të fortë dhe thoshim çdo ditë se do të ktheheshim, jo sot po nesër. Kur Titoja kërkonte Triesten, vajtëm thashë. Kur u bë lufta me Greqinë, kur u bë lufta në Kore, në Vietnam, gjithnjë kemi qenë me shpresa. Mirëpo realiteti ishte ndryshe. Në kamp kishim dy veta, xhaxhanë tim dhe baba Rexhebin. Këta thoshin: "More djem! Emigroni se s'ka luftë. Pse do të bëhet luftë. Këta e bënë lopën Hise dhe e ndanë mes tyre. Kush mori shpatullën, kush mori kofshën. Çfarë humbi Rusia se u bë luftë? Çfarë humbi Amerika? Ikni, o djem se s'ka luftë"! Pastaj edhe këta nëpunësit anglezë e amerikanë vinin e na këshillonin: "Kush e ndjen veten të dobët, të kthehet, të kthehet se luftë s'ka. Kush nuk do të kthehet, le të emigrojë. Ne s'donim as të emigronim se u thoshim do bëhet lufta. Kështu vajti një kohë e gjatë nëpër kampe. Nëpër kampe zhvillonin aktivet partitë nacionaliste. Ishin partitë si Balli, Legaliteti, Blloku, që na kanë mbajtur gjallë shpirtin. Kur radio Tirana lexoi listën e “kriminelëve”! Biseda shkon prapë tek lufta kundër komunizmit, grumbullimi i nacionalistëve nëpër kampe, stërvitja e tyre për t’i hedhur në Shqipëri në luftë për rrëzimin e pushtetit të Enver Hoxhës. Shkuam në kompaninë 4000. Plot 90 veta jemi nisur nga Italia. Kur dëgjuam lajmin se ishim shpallë armiq të popullit! Na i dha emrat Radio-Tirana, si kriminelë të pushtetit popullor. Të kishim bërë krime, hajde de, por të të bëjnë kriminel pa bërë gjë? Radoi Tirana thoshte se kriminelët janë nisur në Gjermani nga anglo-amerikanët e duan të vrasin popullin, duan të bëjnë krime etj. Flas për veten time, një zog nuk e kam vrarë. Kur vajtëm në Gjermani, na çuan në disa baraka keq e mos më keq, afër Dakaos. Stërviteshim për të qenë të aftë për të zhvilluar veprime guerile. Të them të drejtën na ka mbajtur gjallë ideali, pa kur kujtoj kushtet e vështira, më dridhet mishtë. Ushqimi ishte për faqe të zezë. Pastaj na transferuan nga ai vend dhe na çuan në Mynchen. Aty ishte një depo e madhe që ne e ruanim, Vekterhof. Fjalët e paditura thoshin se aty kishte bombë atomike. Ato ishin depo që i kishin pasur gjermanët. Qëndruam atje 5 vjet. U bënë dërgimet e para në Shqipëri. Një grup andej, një grup këndej. Të shkretët shqiptarë! Pa ditur asgjë, se nuk kishim hipur kurrë në aeroplan, e jo të dinim të hidheshim me parashutë. Të pastërvitur. (Vijon)

Enver Shaska, nacionalisti që u burgos nga fashizmi dhe u shpall kriminel nga Enver Hoxha Kam lindur më 22 nëntor 1922. Ne jemi tërhequr në malësi të Shkodrës, në çetën e Sali Myftiut, aty u njoha edhe me Dr. Fuat Myftinë. Deri pak çaste para nisjes shpresonim se diçka do të ndodhte. Të gjithë prisnim një zbarkim të aleatëve, por shpejt e mësuam të vërtetën. U hap fjala se aleatët nuk do të zbarkonin dhe erdhi urdhri që gjithkush të shikojë për hesap të vet

Nga Dalip Greca Enver Shaskaj jeton në Nju Jork. Është kockë e fortë dhe ende nuk u ndahet aktiviteteve të komunitetit shqiptar. Është pjesëmarrës aktiv në veprimtaritë e Partisë së Legalitetit dhe në ato të Federatës Panshqiptare “Vatra”. Nacionalisti i vjetër nuk e harron çastin e dhimbshëm të ndarjes me atdheun. Kam lotuar, kam qarë, thotë kur u largova nga toka mëmë. Mbaj mend se qëndrova me shikim drejt atdheut, derisa më humbën nga sytë majat e maleve. E kam gjithçka para sysh, sikur ka ndodhur sot, thotë ai dhe fillon të shfletojë kujtesën: Kam ikur nga Shqipëria në nëntor të 1944-s, më 19 nëntor kam lënë Shkodrën, më 21 nëntor mbërritëm në Monopoli të Barit, Itali. Udhëtimi qe i vështirë, plot të papritura. U nisëm nga Tivari. Fillimisht qemë grumbulluar në Shkodër, kur pushteti i komunistëve ishte shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Kam qenë vetë i pestë nga familja ime që donim të kaptonim detin. Kam pasur xhaxhanë, Sadik Shaskën, një xhaxha tjetër, Hakimin, vëllanë tim Tajarin, djalin e xhaxhait, Hekuranin. Ka qenë dhe një kushëri, që mbeti në Shqipëri e që quhej Filo Shaskaj. Atëherë isha 23 vjeç. Kam lindur më 22 nëntor 1922. Ne tërhequr në malësi të Shkodrës, në çetën e Sali Myftiut, aty u njoha edhe me dr. Fuat Myftinë. Deri pak çaste para nisjes shpresonim se diçka do të ndodhte. Të gjithë prisnim një zbarkim të aleatëve, por shpejt e mësuam të vërtetën. U hap fjala se aleatët nuk do të zbarkonin dhe erdhi urdhri që gjithkush të shikojë për hesap të vet. Mbaj mend erdhi Xhemal Najipi, Rrok Geraj e shumë të tjerë si dhe Llesh Marashi, kapiten Gjelosh Luli. Xhaxhanë tim e kisha lënë në një fshat, që s’më kujtohet emri tani. Përpara grumbullimit në Shkodër, vëllai me xhaxhanë tjetër ishin në Kavajë. Unë me djalin e xhaxhait ishim aty. Menjëherë u mblodhëm në Shkodër. Aty na erdhi lajmi se nisej një varkë drejt brigjeve italiane. Mësova se Ali Këlcyra dhe Kadri Cakrani kishin kërkuar xhaxhanë. Këtë gjë mbaj mend se ma pat thënë Agim Karagjozi (kryetari i tanishëm i Vatrës). Arsyeja e kërkimit ishte se ata kishin lënë tre vende në varkë. Xhaxhai tha se do më merrte mua dhe kushëririn tim Filon. Djali i tij, vëllai im dhe xhaxhai tjetër do të mbeteshin. Ne iu lutëm, u thamë se Hekurani është më i riu dhe më i vogli, s'mund të mbetej aty. Të gjithë iu lutëm që të merrte Hekuranin. Por ai ishte shumë i çuditshëm. U përgjigj prerazi: Këtë turp s'e bëj që të marr djalin tim dhe të të lë ty. Unë do të të marr ty! A besoni ju në ëndrra?, - më drejtohet Enver Shaskaj dhe kërkon të largojë regjistratorin e bisedës. - Ky djali i xhaxhait kishte parë një ëndërr atë natë sikur ngiste një makinë dhe kaptonte çdo hendek. Makina sikur ishte e ushtrisë amerikane. I thotë të atit në sabah se do të shkonte edhe ai. Po, bir i babait, po, do të vishë edhe ti. Mirëpo ai e mbante kot me shpresa. Kjo punë kishte marrë fund. Ne të tre do të iknim, vijon rrëfimin Enver Shaska, duke treguar detaje nga ikja pa kthim. Dolëm te fabrika e çimentos në Shkodër. Im vëlla i thotë djalit të xhaxhait, Hekuranit, që të shkonte dhe ai se ndoshta e shikonin të vogël dhe e merrnin. Kur zbresim te fabrika e çimentos në Shkodër, ky s'kish vend se njerëzit ishin caktuar më parë. Kushëriri im i tha të hipte në vendin e tij (kur është shkruar për të vuajtur) dhe u kthye për vete ai. Ishte shumë prekës çasti i ndarjes me dheun ku kishim lindur. Tërë jetën e kam ndjerë peshën atij dheu, dhe Shaska i mallëngjyer kujton momentin prekës. - Xhaxhai im tha që të merrnim ca dhe’ nga atdheu që, kur të vdiste, t'ia hidhnim në varr, donte dhe’ nga toka e Shqipërisë. Më ka mbetur peng edhe sot kur i thashë: Hajde, se katër-pesë muaj dhe do të kthehemi prapë, më shumë për ta shkëputur nga mallëngjimi, ia thashë ato fjalë. Por kur del bishti para sqeparit! Xhaxhai ma pret: Ku e di ti, more xhahil. Jo unë, plaku që s'kthehem, por as ju nuk do të ktheheni. Ai ishte shumë largpamës. Ikëm në Tivar. Prit për varkën e Shkodrës që të vinin këta, hiç. Në atë varkë do të hipte Mid'hat Frashëri, Sali Myftiu e shumë të tjerë. Më vonë e morëm vesh, këtyre u kish ngjarë një ngatërresë në Shkodër dhe varka s'po vinte. Ne shkojmë në Tivar. Atje gjejmë çetnikët, ca malazezë që kishin varkën e tyre për të kaptuar detin. Ne dhe Hamza Drini, Masar Pustina, Teki Xhindi, Dule Sevrani, Xhevat Kajllajxhiu, ishim të tërë aty. Nja 39 shqiptarë. Na pyetën ata, çetnikët malazezë: Po ju shqiptarët, ç'do të bëni? Do të presim varkën, u përgjigjëm ne. Nuk keni kohë. Nesër e zënë komunistët këtë vend. Hajdeni në varkën tonë. Hipëm në varkën e tyre, pasi paguam nga një napolon. Kur hipëm në varkë, Neshet Kolonja, që ka qenë oficer, pyeti xhaxhanë: Sadik, çfarë po mendon? Nuk besoj se do të na dalë për hajër. Arapit t’i zbardhet faqja s’ka bërë vaki! Si do të na lënë këta të shkojmë tek anglezët? Do të na mbysin. Do na venë ndonjë minë e do të na hedhin në det. Ne po qeshnim, s’kishim ç’bënim tjetër. Po më mirë të na hajë peshku, se të na zënë komunistët. Përballja me partizanët e marshallit Tito Surpriza na ishte ruajtur për në fund, kujton Enver Shaska. Kur afrohemi pranë Barit, në Monopoli, na u ofrua një pamje jo e zakontë. Fillimisht nuk po kuptonim gjë. Ç'të shihnim? Nja dhjetë vaporë të mbushur me ushtarë të Titos, me yllin e kuq. Ne qemë nja 40 shqiptarë, më shumë se ne qenë çetnikët malazezë. Ata, çetnikët filluan të grindeshin me titistë me yll të kuq. Të dyja palët ishim të armatosur. Filluan të shahen me njëri-tjetrin. Puna po shkonte keq e më keq. Të tërë qemë të armatosur. Mbaj mend se ka qenë një kolonel malazez, Mishkuviç, ia thoshin emrin. Ai qe në varkë me gjithë zonjën e tij. Dukej që ishte nga një familje e zgjedhur e këtë e tregonte pamja e tij dhe e zonjës së tij, veshja e tyre prej fisnikësh. Ai thirri Hamzanë dhe Masar Pustinën e i pyeti: Ç'do bëni ju shqiptarët nëse nuk na lënë të ikim këta me yll të kuq? Këta menjëherë ia kthyen: Luftë, ne të humbur jemi në duart e tyre... Jo, jo kaq shpejt përgjigjen. Shkoni e bisedoni njëri me tjetrin e më bini përgjigje, se ne kemi vendosur që do të vdesim duke luftuar. Ne, po të na kthejnë prapa, e dimë ç'do të na bëjnë. Do të vdesim në këtë varkë e nuk dorëzohemi. Edhe këta tanët i thanë se "do të bëjmë luftë e nuk dorëzohemi". Vjen një oficer anglez me një qen për dore. Malazezët dhe çetnikët kishin një oficer që kishte qenë ministër me gjermanët dhe e fliste anglishten perfekt. Ai tha anglezëve: - Para se të hyjmë në dialog, kam dy fjalë për t'ju thënë ju anglezëve: Ne kemi ardhur tek ju, sepse ju nuk erdhët atje të na ndihmonit, por na braktisët. Erdhëm ne pra tek ju. Kush do të na marrë ne në dorëzim? Na merrni ju, apo na marrin këta, që na kanë vënë pushkën? Në qoftë se na marrin ata, ne me ata kemi bërë luftën atje e do ta bëjmë dhe këtu. Po na morët ju... Oficeri anglez na qetësoi tha se ata, partizanët e Titos, nuk kanë punë me juve, ju keni ardhur tek ne dhe ne do të merremi me këtë punë. - Jo, jo nuk e duam këtë përgjigje të shpejtë. Shkoni e pyesni. Vajti, u kthye e tha: S'kanë punë me ju, po ju do të dorëzoni armët, tani nuk do t’ju duhen më. Çarmatosja dhe dorëzimi i nagantit... Ky urdhër na çorientoi fare. Si të dorëzonim armët, që ishin vetë jeta jonë? Kjo ishte e tmerrshme, kjo ishte vdekja. Të gjithë u trembëm se kur paske një armë në dorë, s'ka burrëri më të mirë, por kur ta heqkan armën, s'ka gjë më të keqe për burrin duarthatë. E pret vdekjen e s'ke nga ja mban, s’di nga të vjen e s’di si ta përballësh. Një nga ata që ngulën këmbë që të japim armët ishte xhaxhai, Sadiku. Eh, xha Sadiku, ai ishte rritur me luftën. Edhe syrin në luftë e kishte humbur. Pa ta dëgjoje se sa i qetë argumentonte idenë e dorëzimit të armëve. Mbaj mend se u mblodhëm e diskutuam se si do t’i përgjigjeshim kërkesës për çarmatim. More djem. Në qoftë se këta kanë ndërmend të na dorëzojnë, edhe me armë kur të dalim atje, na dorëzojnë. Pse ju mendoni se ne do t'i mbajmë gjithnjë me vete armët? Do na i heqin atje. Ne erdhëm këtu për t’iu dorëzuar në besë atyre. Dhe ju mendoni se këta duhet të na vrasin, të na dorëzojnë? Por mos bëhemi ne shkaktarë. Jepini armët! Kështu na tha xha Sadiku, ish luftëtari i Pavarësisë, komandanti i Luftës së Vlorës, deputeti i Mbretit për 15 vjet. Kujton Enver Shaska: Unë kam pasur një revole, një nagant. E kisha peshqesh nga babai dhe ai e kish peshqesh nga i ati kur qe martuar. Se si m’u duk që ta dorëzoja. M’u kujtua amaneti i babait. Kur dola në çetë, ma pat dhënë si kujtim e më pat thënë: - Mbuloje mos të ta zërë vesa që të mos ndryshket. Ruajtësi sytë e ballit! Ndjeva dhimbje ta dorëzoja në ato çaste dhe e fsheha nën rroba. Më pa një vlonjat tjetër aty dhe i tha xhaxhait: Efendi, Enveri e ka fshehur revolen. Pa t’u nxeh xha Sadiku e m’u kthye: Ouu, dashke të më lidhësh mua për një revole. Bjere këtu! Ma mori...! Kështu u çarmatosëm. Më pas, Enver Shaska kujton jetën e vështirë nëpër kampe:-Ne ishim të palarë, pis, se vinim nga malet. Anglezët na dezinfektuan, na dhanë rrobe, na dhanë bukë. Të tjerët, erdhën më pas, lundruan me varkën e madhe dhe kaluan shumë peripeci. Mid'hat Beu, Hasan Dosti, Ali Këlcyra, Sali Myftiu, Selim Damani e të tjerët, i çuan në Grumo. Ai qe një kamp shumë i keq, i përbaltur, kushte shumë të vështira Me ta ishte dhe vëllai im, Tajari dhe xhaxhai, Hakimi. Të mbyste balta. Atje ishte dhe baba Rexhebi, i cili qe dervish në atë kohë. Ata ankoheshin për jetesë të vështirë: Vinte ai kapteri, serxhenti anglez, e i ngrinte në mes të natës. Kishit frikë se mund t’iu dorëzonit tek Enver Hoxha, pasi ai ishte aleat me anglezët, ishin fitimtarë, ndërsa ju ishit në krahun të humburve?, - e pyes Enverin. A, sikur, Enver Hoxha të kish bërë një çikë afri me këta, kishim frikë se do të na dorëzonin. Mirëpo ata nuk u afruan me këta për dorëzim. Një gjeneral anglez i ka thënë Ali Këlcyrës në Romë në shtëpinë e Mehdi Frashërit: "Ata paskan fatin e madh që plasi lufta me Greqinë, se ne kemi qenë gati t'ju dorëzonim, por Enver Hoxha nuk na e shkeli një çikë syrin". "More djem, emigroni se nuk ka luftë!" Shumë nga nacionalistët e arratisur shpresonin se një ditë të afërt do të ktheheshin andej nga kishin ardhur. Shpresonin se pushteti i komunistëve do të binte nga dita në ditë. Por parashikimet qenë parashikime. Enveri qëndroi 50 vjet dhe ata, të ikurit mbetën larg të dashurve të tyre, larg mëmëdheut, për të cilin kishin luftuar duke shpresuar që ta lidhnin me perëndimin. Tregon Shaska: - Mbetëm nëpër kampe të Italisë, pesë vjet, duke pritur me shpresa të varura tek rastësia. Kishim një moral të fortë dhe thoshim çdo ditë se do të ktheheshim, jo sot po nesër. Kur Titoja kërkonte Triesten, vajtëm thashë. Kur u bë lufta me Greqinë, kur u bë lufta në Kore, në Vietnam, gjithnjë kemi qenë me shpresa. Mirëpo realiteti ishte ndryshe. Në kamp kishim dy veta, xhaxhanë tim dhe baba Rexhebin. Këta thoshin: "More djem! Emigroni se s'ka luftë. Pse do të bëhet luftë. Këta e bënë lopën Hise dhe e ndanë mes tyre. Kush mori shpatullën, kush mori kofshën. Çfarë humbi Rusia se u bë luftë? Çfarë humbi Amerika? Ikni, o djem se s'ka luftë"! Pastaj edhe këta nëpunësit anglezë e amerikanë vinin e na këshillonin: "Kush e ndjen veten të dobët, të kthehet, të kthehet se luftë s'ka. Kush nuk do të kthehet, le të emigrojë. Ne s'donim as të emigronim se u thoshim do bëhet lufta. Kështu vajti një kohë e gjatë nëpër kampe. Nëpër kampe zhvillonin aktivet partitë nacionaliste. Ishin partitë si Balli, Legaliteti, Blloku, që na kanë mbajtur gjallë shpirtin. Kur radio Tirana lexoi listën e “kriminelëve”! Biseda shkon prapë tek lufta kundër komunizmit, grumbullimi i nacionalistëve nëpër kampe, stërvitja e tyre për t’i hedhur në Shqipëri në luftë për rrëzimin e pushtetit të Enver Hoxhës. Shkuam në kompaninë 4000. Plot 90 veta jemi nisur nga Italia. Kur dëgjuam lajmin se ishim shpallë armiq të popullit! Na i dha emrat Radio-Tirana, si kriminelë të pushtetit popullor. Të kishim bërë krime, hajde de, por të të bëjnë kriminel pa bërë gjë? Radoi Tirana thoshte se kriminelët janë nisur në Gjermani nga anglo-amerikanët e duan të vrasin popullin, duan të bëjnë krime etj. Flas për veten time, një zog nuk e kam vrarë. Kur vajtëm në Gjermani, na çuan në disa baraka keq e mos më keq, afër Dakaos. Stërviteshim për të qenë të aftë për të zhvilluar veprime guerile. Të them të drejtën na ka mbajtur gjallë ideali, pa kur kujtoj kushtet e vështira, më dridhet mishtë. Ushqimi ishte për faqe të zezë. Pastaj na transferuan nga ai vend dhe na çuan në Mynchen. Aty ishte një depo e madhe që ne e ruanim, Vekterhof. Fjalët e paditura thoshin se aty kishte bombë atomike. Ato ishin depo që i kishin pasur gjermanët. Qëndruam atje 5 vjet. U bënë dërgimet e para në Shqipëri. Një grup andej, një grup këndej. Të shkretët shqiptarë! Pa ditur asgjë, se nuk kishim hipur kurrë në aeroplan, e jo të dinim të hidheshim me parashutë. Të pastërvitur.

Enver Shaska ka një album të tërë me fotografi që përjetojnë 5 vjetët e qëndrimit në Gjermani, në kompaninë 4000. Duke u ndalur në secilën prej tyre ai kujton miqtë që i mbetën nëpër malet e Shqipërisë e të tjerë që u çuan në plumb a në litar nga gjyqet e regjimit komunist. Në njërën fotografi ndalet gjatë dhe duket se përhumbet për pak çaste.

- Këtu jam me mikun tim, Din Lusha. Më tregon Shaska dhe qëndron gjatë me sy mbi foto.

- U vra në Shqipëri, - thotë. Më është dhimbsur shumë.

Pastaj tregon të tjerët: Ai është Isuf Dema, ai tjetri, Xhemal Laçi, ja Nuri Risilia, ky është Shaban Kruja, ai Kalem Sina nga kodrat e Lushnjës, Liman Kurti, ishin djem trima, që nuk u trembej syri.

Më pas tregon për Rexho dhe Haki Gabën, për Safet Likën, që u hodh me parashutë në zonën e Kavajës së bashku me Shërbet Leçinin.

Unë kam një shok që e vizitova para pak kohësh, Muço Hasani ia thonë emrin. Ishte me ne atje në kompaninë 4000. Më kujtohet kur e pyesnin oficerët:

- Ti, e ke përdorur parashutën ndonjëherë?

Ai qeshte dhe ia kthente përgjigjen fët e fët oficerit:

- Unë s'kam hipur asnjëherë në aeroplan, ti më thua a e ke përdorur parashutën! Nga do të hidhesha kur s’kisha hipur në aeroplan?

- Po si do të bësh?

- Ja do të mbyll sytë e do të hidhem.

Dhe u hodh i shkreti. Dhe si ai plot të tjerë. Pati nga ta që thyen këmbë e duar. Disa shpëtuan dhe luftuan, disa mundën të dilnin nga kurthet që i gjenin të ngritura sapo zbrisnin në Shqipëri, shumë edhe u vranë, disa u zunë, e iu bënë gjyqe nga komunistët. Ca i pushkatuan, ca i varën në litar. Kështu, gjithë ato ngjarje. Ne pritnim. Mirëpo, që kur u kap me kurth prej sigurimit Hamit Matjani, i cili u var në litar, puna ndryshoi. Ai telegrafisti që jepte informacionet, Tahir Prençi, ka qenë në kompaninë time. Ai kishte ardhur nga Greqia.

Ne, - thotë Shaska, - i ndiqnim me ankth ngjarjet. Shumë lajme mbërrinin në formë jehone a thashethemesh. Kështu p.sh. kishte nga ata që mendonin se Prençi qe njeri i komunistëve, por shumë nga ne nuk e besonim. P.sh., thuhej se parulla që na kishin dhënë, ishte e njohur.

Në bazë të një marrëveshjeje me amerikanët, në rast se kapeshim, duhet të kërkonim batanije dhe rripa oficerësh. Kjo kërkesë nënkuptonte se Sigurimi na kishte zënë. Prençi, me sa mësuam, këtë mesazh e ka dhënë, por ka kërkuar dhe dërgimin e Hamit Matjanit. Unë, - thotë Shaska, - kisha dëgjuar se Hamiti pati shkuar në Athinë dhe qe takuar me Nuri Plakën. I ka pasur thënë atij:

- Sepse po më vjen era kjo punë, kam një parandjenjë, por nuk them dot jo. Megjithatë unë do të shkoj. Po, në rast se të thonë edhe ty të vish, mos iu bind parullës së njohur. Parulla ime dhe jotja është kjo... dhe i kanë dhënë njëri-tjetrit një parullë që e dinin vetëm ata të dy. Pra morën një masë sigurimi sipas një marrëveshjeje miqsh, por që të dy nuk shpëtuan, njëri ra në kurthin e përgatitur nga Sigurimi shqiptar dhe KGB-ja ruse, siç dihet në mes ishte kryeagjenti i sovjetikëve, anglezi spiun, Kim Filb.

- Mos shko me parullën që do të të japë misioni, - e kishte porositur Hamiti mikun e vet, tek do të ndaheshin.

Janë ndarë me njëri-tjetrin. Hamitin e kapën në Shqipëri. Nuri Plakën e kërkuan me radio, gjoja sikur Hamiti e donte që të ishte atje. Ky, vetë i 7-i niset. Kur zbresin, si parullë sigurimi jep parullën e misionit e, siç zunë Hamitin, donin të zinin edhe Nuriun.

- Jo, jo, - thotë Nuri. Jo atë parullë, por parullën që kam lënë me Hamitin në Athinë, kur jemi ndarë herën e fundit.

Aty plasi pushka dhe u vranë shumë. Aty u vra dhe Nuri Plaka. Sa vinte dhe po keqësohej puna. U ftoh lufta. Ne ishim viktima të lojës së Filbit me të tjerë.

E pyes Enver Shaskën:

- Këto humbje të njëpasnjëshme, kurthet, ku binin shokët tuaj sapo shkelnin në Shqipëri, tek ju nuk krijonin dyshime?

- Së pari lojën nuk e komandonim ne. Së dyti, ishte ideali për të rrëzuar komunizmin që na mbante atje. Mirëpo e keqja ishte se ata që na komandonin, thoshin se dhe të vdekur ne do t'ju hedhim atje, që të ngrinin popullin kundër qeverisë. Në fakt kishte dhe ca gjëra që ne i shihnim se nuk shkonin.

- Çfarë, a mund të përmendni disa nga ato, që po i quani “gjëra që nuk shkonin?”

- Shpesh plasnin grindje. Ata kishin dhe mënyra të tjera e na ngatërronin me njëri-tjetrin. Nuk e di pse kam ende mendimin se ata donin, pa na mbanin të përçarë. Po të donin ata, ne as përçarje nuk do të kishim, por them se donin të na mbanin ashtu.

Nga Kanadaja në Amerikë, nga Parisi në Stamboll

Dështimet e njëpasnjëshme e bënë të pamundur vazhdimin e misionit. Shaska kujton se më 1955 u largua nga Gjermania. Jeta e emigrantit kalon në peripeci të tjera. Ai u vendos në Kanada, ku kaloi jo pak, por pesë vjet, sa ç’kishte kaluar në Gjermani, po aq dhe në Itali. Vetmia po e lodhte ndaj kërkoi një strehëz të re. I kërkoi ndihmë vëllait që kishte në Detroit, Tajarit. Ai nuk ia bëri fjalën dysh, ia përgatiti dokumentet dhe Enver Shaska e la Kanadanë. Kemi pasur mikun tonë Muhedin Haxhinë, djalin e Osman Haxhiut, që jetonte në Nju Jork. Muhedini ishte shumë njeri zotni me plot kuptimin e fjalës. Ai i thotë vëllait tim:

- Dërgoma Enverin këtu, se unë jam fare vetëm e s'kam njeri. Të motrën e Muhedinit e kishte grua xhaxhai im i vogël, Refati, e kështu kishim lidhje familjare me të.

- Po Refati, mbeti në Shqipëri?, - e pyes.

- Refati ka histori të gjatë, por po i bie shkurt. Ai qe arsimuar në Itali dhe e donte kulturën italiane, jo fashizmin. Kur kishte shkuar në Shqipëri në kohën e fashizmit dhe kur e kishin pyetur se ç’është fashizmi për ju, ai qe përgjigjur: Italianët e mirë nuk janë me fashizmin? Pasi mbaroi punë shkoi prapë në Itali, por s’kaloi shumë kohë dhe e arrestuan. E mësoi vonë arsyen: Ata miqtë, që e provokuan dhe që hiqeshin si antifashistë, e kishin spiunuar tek fashizmi. Gjyqin ia bënë në Shqipëri. Bëri 7 muaj burg i gjori.

- Të kthehemi tek tregimi juaj, kur e latë Detroitin?

- Vëllai më tha të shkoj tek Muhedini në Nju Jork dhe erdha. Kur erdha këtu, prapë e ndieja vetminë. Ende isha i vetëm, s’kisha krijuar familje. Muhedin efendiu m'u qep duke më thënë të martohesha. Unë kundërshtoja:

- Aman Muhedin efendi, miu s'ka vend për vete, ju thoni merr dhe kungullin për mbrapa. Ku të martohem?

- Familja ka kismet, - këmbënguli ai dhe pa pritur vendimin tim, nisi përgatitjet.

Ky mbante korrespondencë me Rexhep Radomirin, një oficer të Zogut që ishte në Stamboll, e i thotë se po të dërgoj një djalin e mikut tim aty e të interesohesh që t'i gjesh një vajzë të mirë shqiptare.

- Do të të ndihmoj, dërgoma, - thotë ai, - nise për në Stamboll.

Muhedini kishte të vëllanë në Paris. Ishte viti 1966. Shkova në Paris dhe e takova. Në Paris u takova dhe me djalin e Abaz Kupit, Petritin, dhe Galip Haxhiun, të dy, më morën për darkë.

U thashë:

- Mirë, unë do të vete në Stamboll, po nuk di asnjë fjalë turqisht.

Ata më shpjeguan rrugën që do të ndiqja në Stamboll. Petriti më tha që të mos bëhesha merak, po me të parë një ëmbëltore të futesha brenda dhe të flisja shqip. Filloi ky të tallej me mua, - mendova unë. Shkova në Stamboll, asnjë fjalë nuk kuptoja. Fjala e Petritit m'u kujtua dhe qëndrova para një ëmbëltoreje, pashë të zotin nga xhami dhe m’u duk fytyrë shqiptari. Mora një syltijash, u ngrita e pagova. I them atij dyqanxhiut:

- Mos je shqiptar? Ai praf, u ngrit në këmbë.

Aventura në Turqi ka zgjatur gjatë dhe Shaska përmes një humori të hollë tregon se si u end nëpër Stamboll dhe se si e refuzoi vajzën e parë që i rekomanduan, e më pas në çastet kur i ishte sosur durimi e do të merrte rrugën e kthimit, i ishte shfaqur në ëndërr, ku i ishte lutur: "Enver mos ik dhe për 5 ditë" dhe ngriti duart. U ngrita pak i nevrikosur dhe thashë me mend se do t'ia shpija në vend vëllait këtë fjalë e nuk do të nisesha. Do të rri edhe 5 ditë. Do ti, në ato pesë ditë e gjeta gruan. Këto janë gjëra që njeriu... pse thonë fat, rrisk. U martuam. Shkuam në ambasadën e Amerikës.

Po aventura përsëri nuk u sos aty. U deshën muaj që gruaja të vinte në Amerikë, dokumente, letra dhe Shaska tregon se si u kthye dhëndër pa nuse në Nju Jork. Pas ca kohësh nusja do të udhëtonte drejt Amerikës. Çifti Shaska ka dy fëmijë, një vajzë, që është detektive e policisë dhe djali që punon në Las Vegas.

Kur u ktheva në Vlorë, u thashë: Ja, unë jam ai “krimineli”...

E kthej bisedën përsëri tek akuza që i bënë Enver Shaskës, duke e shpallur armik dhe kriminel. Ai ma kthen me një herë: Të flas sinqerisht, nuk kam vrarë njeri. Po të tregoj një sekret: Kishim dalë në luftë më 1944 për të luftuar gjermanin që na kishte zaptuar vatrat. Koha dhe politika na vuri dhe përballë komunistëve. Nga nëna kishim një kushërirë që, rahmet i pastë shpirti, kur u nisëm për në çetë, na porositi: "Amani Enver, amani Tajar, mos vrisni njeri me duart tuaja!" Ne patëm fat të madh, se po të të vrasin, edhe do të vrasësh. Na u vra një djalë, që s'e kishim as vëlla, as xhaxha, as kushëri. Në luftë kishim luftuar sa kishim mundur, po njeri të kemi vrarë, të kemi dalë shahit për ta vrarë njeri, apo të kemi zhdukur njeri, ju jap fjalën e nderit, ju betohem, nuk e kemi bërë. Ua thashë dhe në Shqipëri. Ne të dy vëllezërve na kishte bërë Kadri Hazbiu kriminelë lufte. Çfarë krimineli lufte isha unë 22-23 vjeç djalë? Ku kisha marrë unë pjesë në ndonjë qeveri a në ndonjë komandë? Unë isha aq i ri, isha pas xhaxhait tim e s'kisha bërë ndonjë krim. Kur vajta në Vlorë, pas demokracisë, më 1993, më kishte vdekur një hallë. Kjo ishte vajtja ime e parë. Atje ishin shumë njerëz. Më thotë një njeri që e kishim edhe mik dhe e kam pasur edhe shok se kemi qenë bashkë në liceun e Korçës, Vendigjar Hamzaraj i thoshin. Ai, sa më pa mua, u ngrit në këmbë e më tha:

- Enver, si je e si shkon?

- Mirë, - i thashë unë. E kisha harruar se kishin kaluar 50 vjet.

Tha: - Më njeh mua?

- Jo! - ia kthej unë.

- Po unë, pse të njoh ty?

- Po ti e more vesh që erdha me këta të mitë këtu. Pastaj unë një jam, ju jeni shumë. Më tha:

- Unë jam Vendigjari. Ai kishte qenë edhe me komunistët, po më pas komunistët e futën në burg. Pra gjysma mi e gjysma zog. Tha:

- Qenke zbardhur fare. Kurse atij i kishin rënë fare flokët. Aty ka plasur një gaz.

- Po, - i thashë unë. Jam zbardhur, kurse ti nuk paske hiç.

Gjeta rastin më të volitshëm dhe ia plasa atyre atje:

- Si është e mundur të më bëni kriminel lufte, pa bërë asgjë? Ja tek jeni ju këtu. Më merrni e më shëtisni në të katër anët e Vlorës. Po doli një njeri që të më thotë se ti Enver Shaska më ke bërë këtë gjë, jo ju të huajt, por edhe të mitë të më pështyni, - u thashë.

Ata heshtnin. Veç më dëgjonin.

- Po kjo është poshtërsia më e madhe, që t'i ngarkosh një njeriu atë që s'e ka bërë kurrë, - shpërthen së brendshmi Enver Shaska dhe vazhdon rrëfimin:

Kur vajta në Vlorë, që nga Skela e te vëllai im, lart, isha me disa shokë e miq që donin të më përcillnin.

- Jo, jo, - u thashë. S'dua njeri të më përcjellë. S'kam vrarë njeri e s'i kam hak njeriu që të më zërë rrugën.

Ishte natë, tre sahatë pas mesnate. Kam ca dajo të mi në Gumenicë.

Vjen një djalë. Komunistët i kishin vrarë babanë atij. Ky më kërkon të shkoj atje në fshat se e kishte kërkesë nga vëllai i madh. Vëllai im dhe nipi i vëllait ma bëjnë me shenjë: Mos, se është rrezik andej.

- Po, nesër vij, - i thashë.

Vajtëm deri në Kotë e kaluam në Gumenicë. Më pritën si jo më mirë. S’më gjeti asgjë. Mirëpo një fshatar igumeniciot në Tiranë, kur i thashë se isha në Gumenicë, u habit e më tha:

- Si more vajte në Gumenicë!?

- Pse, more!? - i thashë. Unë s'kam bërë krime e s'kam vrarë njeri. S'kisha frikë prej njeriu që të më zinte rrugën.

- Ç’peng ka në zemër Enver Shaska.

- Kur kemi ikur nga Shqipëria, në atë kohë ishim në Tiranë. Familja jonë kishte ikur nga fshati në Vlorë e pastaj në Tiranë. Në Tiranë mbaj mend disa kujtime nga nëna e babai. Nënës, kur ajo deshi të na puthte, vëllai i madh i vuri dorën para fytyrës.

- Hiqe mendjen nga të mëdhenjtë, kije mendjen tek këta të vegjlit. Ajo i tha:

- Mos Tajar, se unë jam nënë.

Unë e lashë të më puthte. Babai im, xhaxhai tjetër, Hakimi, duke ikur i tha:

- Hakim! Keni shkuar me kokën lart, mos shkoni me duar lidhur e mos u dorëzoni.

Xhaxhai i tha: - Po këta? - për ne dy vëllezërit.

-Në qoftë se janë djemtë e mi, le të vriten, në qoftë se i ka zënë e ëma me ndonjë evgjit, le të dorëzohen.

Ky moment ishte i gushtit të 1944-ës dhe s'u pamë më. Për një natë kemi qenë në shtëpi. Ne do të iknim ku të na binte koka, po jo të dorëzoheshim. Që në gusht e deri më nëntor, nuk i pamë nënë e babë. Një natë i pamë. Fjalët e fundit të babës tim kanë qenë këto: "Vdisni e mos u dorëzoni!" Kemi shkuar me kokën lart dhe s'e mbaj mend më as nënën e as babën. Babi vdiq pas 2-3 vjetësh. Vdiqën njëri pas tjetrit, punë muajsh. Kur vdiqën, me anën e Kryqit të Kuq kemi marrë një letër nga një dhëndri ynë ku na thoshte se vdiq babai. Ky është peng, të vdesin e të mos i shohësh të shtrenjtit e tu.

- Kur keni shkuar për herë të fundit në Shqipëri?, - e pyes Shaskën.

-Pas ‘93-shit kam qenë dhe dy herë, më 1995 dhe më 1997. Më vdiq vëllai këtu dhe shkuam për ta varrosur atje. Gruaja e tij vdiq më 17 dhjetor të 1996-ës. Vetë vdiq më 26 janar të 1997-ës, për një muaj. Kur i vdiq e shoqja, vajtëm atje dhe djali i saj erdhi prej Shqipërisë, e mori dhe e çoi të ëmën në Shqipëri. Unë e kam marrë në shtëpinë time prej Detroitit. Ai vuante prej zemrës dhe doktori tha se po e çuat me aeroplan, do të vdesë. Unë i thashë të birit që kur ta shoh që bëhet keq, hajde ti. Ka ardhur i biri. Pasi ndenji një çikë me të, u ngrit.

- Tajar ku vete?

- Ja, more, - më tha, - po më thërret. E kishte fjalën për të shoqen. Ne pamë njëri-tjetrin. Mirëpo gjithnjë thoshte që ta varrosnim në Kocul, në fshat. Eh, vendlindja nuk të lëshon.

Legalist i përjetshëm

Shaskajt kanë qenë të lidhur me Mbretin, jo vetëm pse Sadiku qe deputet, por edhe më vonë ç’erdhën, i qëndruan besnik Mbretit. Enveri thotë se referendumi u fitua, por komunistët manipuluan. Edhe fqinjët nuk e deshën një fitore të tij, pasi atyre u vret veshët Shqipëria etnike. Grekët s'kishin interes. Bile në Dropull, Delvinë e në ato vende grekët kanë harxhuar shumë para që Leka të mos shkelte atje.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora