E marte, 30.04.2024, 04:17 AM (GMT+1)

Kulturë

Tahir Bezhani: Gjyshi e nipi si pipi e lisi

E premte, 14.04.2017, 09:17 AM


Smajl Syl Sadiku nga fsh.Popoc,Rekë e Keqe-Gjakovë

Portret i veçuar tradite:

GJYSHI E NIPI SI PIPI E LISI

Nga Tahir Bezhani

Smajl Sylë Sadiku i fshatit Popoc i Rekës Keqe,komuna e Gjakovës,është një burrë i njohur në atë anë të Malësisë së Gjakovës,për urtësi,mençuri,bujari e fisnikëri. Ka kaluar të 85-ta mbi shpatullat e veta dhe ndihet fare mirë në pikëpamje shëndetësore. Është i lëvizshëm dhe akoma punon punë fizike rreth shtëpisë së tij. Ma shumë merret  me bletari. Pamja e tij elegante,me plisin e bardhë në kokë,qëndrimi burrërorë prej një malësori të traditës, bujaria,  urtësia dhe zgjuarsia e të folmes së tij, janë disa nga karakteristikat tërheqëse që e bëjnë të dalluar këtë burrë të Rekës Keqe të Gjakovës.

Duke njohur cilësitë e këtij burri,duke ditur edhe për kapacitetin e tij në përdorimin e anekdotave nëpër oda burrash kudo që qëllon,më bëri kureshtarë para disa muajsh,pikërisht në fund vjeshtën e kaluar,që të ndaj një kohë-takim, për ta vjelur këtë filozofi (thesar)me vlerë, si fryt i popullit tonë nëpër kohë. Atëbotë nuk e pat refuzuar kërshërinë time,por nuk më caktoi asnjë afat....

Burri burrë,fjalën e mbanë,dhe këto ditë, pikërisht me 9.prill,2017, me telefonoj që të shkoj për një kafe tek shtëpia e tij në fshatin Popoc,Rekë e Keqe. Më doli para me gjithë nipin,me “mirëserdhe” dhe më dërgoj në oden e burrave të rregulluar për mrekulli. Ishte kënaqësi të jesh në atë odë ku fjala me peshë e edukatë,barte karakteristikat e veta.

Smajl Sylë Sadiku,me nipin Albin Rifat Sadiku nga Popoci-Gjakovë

Nipi i Smajlit,Albin Rifat Sadiku,nxënës i kl.IX në shkollën “Ganimete Terbeshi” në Ponoshec ishte gjithnjë me neve në atë odë burrash. Kjo bë bëri përshtypje dhe e pyeta: ” Smajl  ky çuni, shkon në shkollë e punë tjera, me moshatarë, apo rrinë gjithnjë me ty, për ardhje te mysafirëve?” Jo,tha Smajli,i ka detyrat e veta të shkollës dhe me moshatarë, por kur e di se vjen ndokush musafir, dëshiron t’i dëgjoi bisedat në odë,se si ato zhvillohen mes burrave. Pastaj edhe i shkruan disa te mira,si këto tani që i ruajta për ty, dhe i ruan edhe për veti, i flet me moshataret e vet në shkollë dhe u tregon se “mi ka mësuar gjyshi”.....

Smajl Syla nga Popoci,me autorin e këtij shkrimi

Pas këtyre bisedave me Smajl Sylë Sadikun, në oden e vet,bëmë edhe shumë biseda tjera,të cilat morën rrugë të gjatë analizash nëpër breza, ku kalitej edukata e karakteri jonë kombëtarë, përmes burrave të mençur odash,përmes këngës e anekdotave, ku ruhej e kalitej liria e këtij populli. Pikërisht për këtë,odat e burrave i

kanë quajtur “Universitet”,”Parlament”,vetëm e vetëm për pjekurinë e fjalës dhe edukatën me traditë kombëtare. Kur një gjysh i zgjuar e burrë tradite, si Smajl Sadiku i Popocit të Rekës së Keqe, mishërohet me nipin e tij te dashur, dhe pa hamendje  u përgjigjet pyetjeve të tij të shumta përreth traditës sonë kombëtare,të mban shpresa se nuk do dalim lehtë në kulturat e huaja të imponuara,bile,pa ua “falë” edhe ne atyre një copë të kulturës sonë...

Duke më përcjellë pas një ndeje e biseda të gjata,Smajli më dha një fletore me një numër anekdotash të shkruara nga dora e nipit të tij, Albinit,për t’i publikuar sipas mundësisë....Në ndarje, Albini i vogël,më tha:” rrugë të mbarë xhaxhi! Mos harro të vish prapë te na, gjyshi është gjithnjë në shtëpi....”

Nga një largësi ktheva kokën prapa dhe i shikova sërish me respektin e zemrës. Thash me vete:”gjyshi e nipi,si pipi e lisi!.....”



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora