Kulturë
Vilhelme Haxhiraj: Ecje ndër vite me bashkëshortin tim
E premte, 14.04.2017, 08:16 AM
Vilhelme Vrana Haxhiraj
Kujtesë nderimi për vajzat e djemtë e rrugës”Drashovica” të Lagjes së Re që i dhanë tonin qytetit të Pavarësisë ndër vite!
Fragment nga libri- “Të pathënat e jetës”
Ecje ndër vite me bashkëshortin tim Fitim Haxhiraj
Intervistoi Vivra:
Kjo është një ndër pyetjet e shumta të intervistës që po i drejtoj bashkëshortit tim Fitim Haxhiraj:
*Me sa njohuri kam, di se jeni larguar nga fshati shumë i vogël dhe u vendosët në Vlorë, apo? Ishte dëshirë arratie e një fëmije apo nxitje nga dikush tjetër? Ç’ndryshime solli në jetën tuaj migrimi brenda disa kilometrave katrore, si fëmijë, si adoleshent, si i ri apo dhe në moshë të maturuar?
E kam shumë të vështirë të flas për vete. Gjithsesi, e dashur, së bashku do të kujtojmë gjërat më kryesore, ato që kanë lënë vragë në jetën time, të cilat natyrisht kanë përfshirë edhe të afërmit, por mbi të gjitha familjen tonë të re.
Eh nënat, të gjorat..., të ëmblat e të lodhurat e të palodhurat nëna, duke e harruar veten, flijohen për fëmijët. Pikërisht ishte nëna ime ajo, që më bëri plaçkat gati dhe më nisi për në Vlorë. Me lot në sy, më ndau nga gjiri i saj, kur isha vetëm 11 vjeç e më tha: “Shko bir, shko...Rrugë të mbarë, biro dhe mëso se pa dituri ngelesh qorr. Mëso për vete, por edhe për ne. Vetëm me dije bëhesh njeri i mirë. Ne do të ndihemi të kënaqur dhe do të kemi pleqëri të qetë, pa andralla.”
Ishte shtator i vitit 1948, kur unë shkova të jetoja në Vlorë në familjen e re të sime motre, që tani ishte bërë nënë me një vajzë. Më vonë shumë qytetar të Vlorës kujtonin se isha nga familja Bejkosala, madje edhe tani ekziston ky mendim. Kam qenë i pranishëm në çdo hap të jetës së sime motre. I jam gjendur pranë si në të mira dhe në të këqija. Ajo u bënë nënë e dytë për mua. I shoqi, Saliu, një burrë babaxhan, fisnik, fjalëpak, i zoti dhe punëshumë,i vetmi riparues motori benzine dhe nafte, që çfarë s i shihte syri ia bënte dora. Ishte një zanatçi duarartë, që duke u martuar me motrën time, Ervehenë, plotësuan njëri-tjetrin si çift. Di vetëm të them se Sali dhe Veve nuk lindin më nënat. Megjithëse të dy shumë punëtorë, ata ishin të varfër, por jashtëzakonisht të mirë dhe me shpirt bujarë. Nga pesë fshatra zbrisnin të afërmit e tyre dhe e kishin gjithmonë të hapur portën e Sali dhe Veve Bejkosalës. Burri është mik në shtëpi, kurse gruaja është shtëpia.
Bejkosalajt jetonin dhe jetojnë në lagjen “Partizani”ose Lagje e Re, në rrugën “Drashovica” Nr-65. Kunati im ishte djalë i vetëm dhe jetonte me të ëmën nënë Fatimenë, e cila ishte bijë në Xhyheraj. Kjo ishte gruaja e dytë e Beqir Bejkosalës.Saliu ishte vëlla nga babai me Gani Beqir Bejkosalën, që e internuan gjermanët më 14 gusht 1944 bashkë me 39 vlonjatë të tjerë, i cili ngeli në Mat’hauzen, por si fisnikët e tjerë u quajt viktimë lufte nga shteti komunist. Ganiu ishte i ati i futbollistit, Feredun Bejkosala për të cilin ruaj respektin më të madh, jo vetëm si njeri e si qytetar, por dhe si sportist i talentuar. Ishte pak më i madh nga unë në moshë, por u bëmë shokë. Veçse kishim nënat kushërira, se edhe e ëma e tij ishte bijë në Pashaj të Koculit, po me Feredunin, ose Dunen, siç i thërrisnim rëndomë, na lidhnin shumë të përbashkëta si:sporti, arti në tërësi, librat po veçanërisht: muzika, baleti, teatri... Ishin shijet që na bashkonin ndaj kalonim shumë kohë bashkë. Shtëpinë e madhe të Bejkosalajve e kishin marrë ata, meqë ishin shumë persona, nëna e tyre me pesë fëmijë. Kurse Fatimesë me djalin i kishin lënë një shtëpi të vogël, ku përfshihej një dhomë e madhe, një korridor dhe një mesorie ku Saliu m endihmën time kishte sajuar një banjë dhe një kënd për të gatuar. Sipër shtëpisë ishte bahçja, ku këta përsëri kishin pjesën më të vogël. Prona ishte ndarë sipas numrit të personave, ndaj nuk kishte qejfmbetje mes tyre. Unë flija në korridor bashkë me nënë Fatimenë, atë zonjë grua që më tregonte hallet se si e kishte rritur djalin me shumë mundime. Ishte bijë nga derë fisnike, nga Xhyherajt, një nga më të vjetrat e Vlorës, kishte shkuar nuse po në një familje të vjetër fisnike vlonajte, në Bejkosalaj. Saliu dhe Veveja lindën 8 fëmijë, katër djemë dhe katër vajza. Dy fëmijët e parë, djali Beqiri, ose Baçi, që kishte emrin e gjyshit, një fëmijë i mrekullueshëm vdiq kur ishte 5-6 vjeç. Kurse Irena një vajzë ideale, e bukur dhe e zgjuar ishte në vitin e tretë gjimnaz, kur u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë në moshën 16-17 vjeçe. Bashkë me ta i përjetova dhembshëm këto fatkeqësi të sime motre.
Gjatë qëndrimit aty u njoha me Shaban Xhyherin, që nënë Fatimeja e kishte djalë xhaxhai, po si motër pa vëlla, e quante të tillë dhe ishte shumë e lidhur me të. I kam ndjekur me vëmendje këshillat e tij dhe kam mësuar nga përvoja e pasur e këtij njeriu të rrahur nga jeta, se veç shkollës Tregtare, kishte bërë dhe disa vite burg. Ajo që më pëlqente tek Shabani ishte thjeshtësia e maturia, cilësi që e bënin ta meritonte të quhej qytetar në kuptimin e vërtetë të fjalës. Kurse ajo që më tërhiqte në personin e tij ishte veshja elegante e me shumë shije, kultura dhe gjuhët e huaja që zotëronte. Ai ishte një artist i vërtetë në shpirt. Për këtë e kishin burgosur pa u çliruar Shqipëria, qysh në tetor të 1944 , se kishte vënë në skenë me studentët dhe studentet e Tregtares, dramën “Vëllavrasja”,e cila në një farë mënyre, dënonte qëndrimin e Partisë Komuniste në Mukje, pasojë e së cilës ishte lufta civile dhe vrasjet pa gjyq.
Vazhdoja shkollën tetëvjeçare Nr-2 ose “Naim Frashëri në lagjen Muradie përballë përmendores kushtuar dëshmorit të parë Teli Ndini. Rritesha dhe duke fituar edukatë qytetare, nisa të ndryshoja mendimin për jetën. Fillova të shoh tej së djeshmes dhe të tashmes. Për këtë ndikoi pikërisht ajo rrugicë e dashur e fëmijërisë që më burrëroi dhe më hapi horizonte për të ecur në rrugë të reja. Tani që ime shoqe, Vivra me rastin e një përvjetori, kërkoi të evidentojë rrjedhën e jetës sime dhe familjes Qataj në librin “Të pathënat e jetës”,më bëri të sjell ndërmend se sa shumë qytetarë të nderuar, madje edhe personalitete ka pasur kjo lagje dhe askush nuk është kujtuar për ta.
Rruga Drashovica e lagjes Partizani kishte shumë familje fisnike dhe qytetare që kishin nxjerë djem dhe vajza që i kanë vënë emër vetes, familjes dhe qytetit. Duke u kërkuar ndjesë për ndonjë harresë, po i kujtoj me radhë...Bejkosala, Sharra, Luzi, Gumbardhi, Agalliu, Xhelili, Bega, Papa, Gjyli, Picari, Bushi, Shënedjella, Gjoka, Mustafaj,Tafili, Dautaj, Deromema, Demiri, Bute, Hoxhaj, Çiraku, Imami, Resuli, Meçaj, Xhaferaj, Muarati,Leonidha e Othoni, Minga, Doko, Osmëni, Angjeli, Deda, Pasho, Kusta, Dine, Shehu,Visha, Haxhiraj, Ferko, Kojani, Doçi, Ndini, Çuçi, Golemi, Guma, Panajoti, Kabashi, (djemtë e Memesë: Fatoshi, Stefani, Syrja), Bisha, Jaçe, Hamzai( Bektashi e djemtë), Salua me 8 djemtë e tij(sot janë biznesmenë) etje
Kjo rrugë nxori mjaftë vlera qytetare në shkencë, kulturë, arsim, mjekësi, sport, madje dhe personalitete kombëtare. I kësaj rruge është studiuesi, gjuhëtari që arriti pikën kulminante në vlerat dhe pasurinë letraro- gjuhësore të shqipes, Akademik Shaban Demiraj. Imer Sharra, profesor matematik-fizike, Dekan i fakultetit të shkencave ekzakte në Universitetin e Romës. Ekonomisti e pedagog i Universitetit, Vlorë Refit Hoxha, djalë i një prej mësuesve të parë Nuro Hoxha, profesionin e të cilit e morën fëmijët Zaimi dhe Jeta. Inxhinieri i përpumnimit të drurit, Sefer Dauti, të cilin e burgosën për agjitacion e propagandë, sepse pas një specializimi në Suedi, solli disa revista dhe fliste për nivelin jetik. Inxhinierin e ndërtimit të urave i diplomuar me medalje ari në Romë, Abdyl Sharra, të cilin e akuzuan si agjent amerikan e sabotator. Abdylin e varën në Maliq, ku kishte postin e drejtorit të tharjes së kënetës. Devi Sharra i kësaj familjeje, as/inxhinier ndërtimi si projektues dhe zbatues. Abdurraman Meçe matematicieni që meritonte gradë shkencore, por as profesionin nuk e ushtroi. U realizua si pedah gog i Universitetit “I. Qemali nëpas viteve 90. Agron Sharra, jurist dhe Kryetar Qarku në vitet e demokracisë. Poetët e burgut Kujtim Murati dhe Astrit Xhaferi...
Të kësaj rruge janë, futbollistët, Feredun Bejkosala, Babaçe (Musa ) Ferko e i biri, Sadedin Gjoka, vëllezërit:Imer,Cecen e Lekmi Sharra. Si dhe Dhimitër Deda, Jani Papa, Vasillaq Ndini e Rrapo Taho. Në familjen Sharra jetoi e u formua portieri i famshëm Giacomino Pozzelli (italian).Imer Sharra jo vetëm pedogag, por dhe si atlet,ka fituar Medalien e Arit në hedhjen e gjyles, në Olimpiadën botërore në ShBA.
Në këtë rrugë dolën talente kombëtare e ndërkombëatre në pikturë si: Skënder Kamberi (Piktor i Popullit), Petrit Ceno autor i 40 tablove në bregdetin e Vlorës pasi studioi “Këngët e Milosaos”; piktori Agron Dine “Mjeshtër i Madh”; piktori Agim Sulaj i njohur dhe i vlerësuar si brenda dhe jashtë vendit, Agim Shënediella disenjator në Qeramikë. Viktor Yzedin Bejkosala piktor disenjator, dhe i riu Arbër Gëzim Bejkosala, piktor.
“Unë do të veçoja një talent të jashtëzaokonshëm në pikturë që ia prenë ëndrrën në mes vetëm se kishte një mbiemër sa fisnik dhe po aq të vjetër vlonjat. Kjo ishte lufta e klasave që iu bë të riut 18 vjeçar Armando Sali Bejkosala, i cili nuk e kapi më penelin me dorë. Sa mëkat bëri ai sistem për një talent të rrallë” ( deklaroi Skënder Kamberi- më 11-4-2017). Veçse tre djemtë e Sali Bejkosalës, Alfredi, Ziguri dhe Armandi, në vitet e pasnëntëdhjetës, pasi emigruan, e gjetën veten duke ngritur një biznes të fuqishëm në elektroshtëpiake. Kompania e tyre “Aza” është mjaftë e suksesshme.
Në këtë rrugë jetoi e jeton familja e Rakip Cenos që nxori Bilbilin që i binte Gërnetës( klarinetës) me famë tej kufijëve shqiptare, dhe i biri, Hajdari që ishte violinist, në def dhe llahutë ishte Hasimi. Këndonte, kërcente dhe i binte defit kërcinmtarja Hava.
Po këtu jetoi e jeton fizarmoniçisti, klarinetisti e trompisti Selman Taho, që bashkë me Vizhdanin, klarinetisti Dule e Saba; nën drejtimin e tij ishte orkestra popullore dhe e muzikës së lehtë. fizarmoniçisti e muzikanti Pirro Doko( pedagog e drejtues i shkollës së muzikës “Naim Frashëri”. Nuk duhet harruar virtuozi, violinisti popullor Vizhdani (Kekeja) që bashkë me Dulen, ngelën të vetmit instrumentistë në Pallatin e Kulturës-Teatër dhe Estradë. Po kujtoj, se Selman Taho ishte i nipi i virtuzit Rrapo Vajza që i binte fyellit. I biri Selmanit, Rrapua futbollist me emër, kurse djali i vogël Bersanti ka studiuar për violonçel. Ka qenë nxënës i vajzës sime, Ermelindës.
Nga kjo rrugë dolën aktorët e parë të teatrit të Vlorës, Ahmet Bute, Shefqet Resuli, motrat Çiraku. Aktorja e skenës dhe ekranit, Liza Skrame banonte ku zë fill kjo rrugë, tek ish xhamia, aktori Petraq Doko, Banorë të kësaj rruge, ishin instrumentistët Skënder Bute, violinisti Avni Gumbardhi; instrumentisti, kompozitori e drejtues orkestre Nikollaq Papa. Flautistja Mimoza Pelivan Minga, e bija e drejtorit të shkollës së Muzikës “Naim Frashëri”
Rruga “Drashovica” ka pasur disa kërcimtarë: bashkëshortët Musa Deromema e Bebo Golemi, Fitim Haxhiraj( kërcimtar e koreograf). Motrat Sanie e Tefta Çiraku. Qysh në vitet 50, Tefta ishte edhe koreografe bashkë me regjisorin dhe mësuesin e valleve Shefqet Resuli,vajza e të cilit Luiza, ishte violiniste. Mbesa e familjes Visha, këngëtarja Elsa Lila, debuton në Itali e Shqipëri. Në rrugën “Drashovica” lindi e u rrit poeti me përmasa kombëtare, gazetari, veprimtari dhe drejtuesi i Orës Gazmore të qytetit Duro Mustafai. Aty ka jetuar poeti Irfan Bregu (Veliu), poetja e parë e Vlorës Maro Pasha.
Kjo rrugë kishte disa mjekë: kirurg e gjinekolog Dr.Angjeli, kirurg Sali Osmëni, Idriz Dume, neuro psihiatër Engjëll e Drita Isaraj, Xhuma Doçi, laringologun Isuf Hysenbegasi dhe stomatologët Sadedin Gjoka me bashkëshorten dhe ortopedin Zija Saliu, stomatologu i Aviacionit Stefan Kabashi, Dino Jaçe etje.
Po kujtojmë mjeshtrit e zanateve, artizanët e vërtetë, si kovaçë, farkëtarë, marangoz, këpuctarë, mekanik, motorist, mobilierë...Nderim për: Mjeshtrin e Madh, motoristin Sali Bejkosala,prej të cilit mora elementët e para të zanatit. Tornitori i talentuar Ilirian Haxhiraj. Mekaniku Esat Jaçe; Mekanik dhe shoferi Xhevdet Bejkosala; Servet Gjoka, mekanik. Riparues armësh e i makinave qepëse që nxori nga duart e tij një makinë qepëse, Mjeshtri Qani Dine. Mobilieri, Mjeshtër i rrallë i punimit të drurit, qytetari model Rasim Bejkosala, si dhe inxhinieri i përpunimit të drurit, Sefer Dauti, të cilin e burgosën për agjitacion e propagandë, sepse pas një specializimi në Suedi, solli disa revista dhe fliste për nivelin e lartë jetik.
Këpuctarët Xhezmi Tafili,Vizhdani (Kekeja) dhe samarpunuesi Ymer Guma e Jashari. Kësaj rruge i takonte dyqani i këpucëve speciale me porosi, me këpuctar Selman Imer Bejkosala, që banonte në Tophana. Një nga telegrafistët e parë të Vlorës Dino Bushi, Elektriçisti Zari Sami Luzi.
Bahçevani i spitalit, ku me duart e tij kishte ngritur kopshtin më të bukur të qytetit. Ky ishte i miri xha Rrapo, i cili i donte lulet sikur të ishin qenie frymore.
Aty afër Hanit, ishte punishtja e Rakip Kovaçit ku punonin si kovaç e farkëtar të tre vëllezërit Hamit,Bubush dhe Reshat Osmani, që ishin edhe muzikantë. Reshat Osmani ka qenë këngëtarë dhe kompozitor, i cili bashkë me Meliha Dodën e Kostandin Thanën,që nuk banonin në këtë lagje, por përjetësuan dhe e bënë të pavdekshme këngën qytetare vlonajte. Me nostalgji kujtoj djemtë e kësaj rruge,që ishin dhe shokët e mi të shkollës: Lavdi Çiraku,vëllezërit Gëzim e Astrit Picari, Zihni Arapi, Pëllumb Taushani, Flamur Bushi; Kudret Sharra; Xhemal Dauti, Syrja Kabashi, Alaudin e Sabaudin Imami, Izet Bushi, , Sejfulla Doçi,Hiqmet Bejkosala etje. Hiqmetin e pushuan nga arsimi më 1966,i cili nuk e përtballoi dot punën në ullishte dhe u nda nga jeta në moshë të re.
Në këtë rrugë unë mora edukatën qytetare dhe së bashku me ta fillova të shkoja në Shtëpinë i Pionierit, ku mora pjesë në grupin artistik të valleve, në atë të recituesve e teatral, nën drejtimin e Shefqet Resulit, Belina Opingarit dhe Tefta Çirakut. Ata të tre spikatën talentin tim. Pikërisht këto grupe më rritën, më edukuan vullnetin për t’u bërë kërcimtar. Kurse më pas fal këtyre dhuntive kryeva kursin e koreografisë në Tiranë pranë Shtëpisë Qëndrore së Krijimtarisë Popullore, për 11 muaj, që ishte më shumë se një vit akademik. Gjithashtu ruaj nderime dhe konsiderata për vajzat e mrekullueshme të kësaj rruge, të cilat janë:Mjaftime Mehdi Çobani, Dashuri Bejkosala, Hyri Musa Sharra, tri vajzat e Hysni Sharrës: Dilaviz,Neli e Ida, Noçe Picari, Xhuma Doçi, Asqerie Bushi, motrat Elvira e Sotirulla Gjyli, vajzat e xha Rrapos e vajzat e Dino Bushit, Po kështu Neri Drrasa që u martua me zooveterinarin Agron Çuçi. Motrat, Drita,Sanie,Tefta e Elvedina Çiraku;Fatbardha Deromema; vajzat e Xhevdet Bejkosalës Raimonda e Liliana;Jeta Nuro Hoxha, Lumturi Hamzaraj që u martua me Refit Hoxhën; Shpresa e Vullnete Bute; Belina Gumbardhi; Maro Pasha e Fiqirete Gavani, Gurie Hoxha, Mbarime Luzi,tri motrat Taushani,etje.. Kjo lagje ka pasur aktiviste të lëvizjes demoktratike Henrieta Bejkosala, Eli Sava e Laureta Bejkosala.
Të gjitha ishin model, ndaj e gjithë rruga “Drashovica” dhe Lagjja e Re ruajnë veneracion për këto vajza që sot janë gjyshet më të mira në botë.
U kërkoj ndjesë atyre që kujtesa nuk m’i ka sjellë ndërmend. Kujtoj me nderim gjithë ata/ ato që janë ndarë nga jeta, por kanë lënë pas një emër dhe kujtohen si shembull virtyti e qytetarie. Kjo kujtesë e vonuar imja, flet për një rrugë të Vlorës, ku frymuan e jetuan për vite e vite nën një trysni diktatoriale, gjithsesi punuan, duke dalë mbi veten, mbi varfërinë dhe krijuan personalitete e identitete në fusha të ndryshme, që gjatë gjithë kohës i kanë dhënë tonin Vlorës. Për mua ishte kënaqësi që e solla ndërmend të gjallë këtë rrugë, ku bashkë me ju, u formova si njeri.
Shoku dhe miku i juaj i atyre viteve të pakthyeshme të fëmijërisë,
Fitim Haxhiraj.