E shtune, 27.07.2024, 03:22 AM (GMT+1)

Kulturë

Florim Zeqa: Dy iniciativa, një mashtrim!

E marte, 11.04.2017, 06:22 PM


Dy iniciativa, një mashtrim!

Shkruan: Florim Zeqa

Në javën që e lam pas, skena politike kosovare u karakterizua me zhvillime interesante, apo më mirë të themi java e kaluar u përmbyll me fillimin e një nisme të re dhe përfundimin e nismës së vjetër!

Nisma e re e liderit të NISMA-s, zotit Limaj për mocionin e mosbesimit ndaj Qeversë, përvqse e vonuar nuk pritet të kaloj në Kuvend, shkaku i mungesës së votave të pozitës dhe heterogjenitetit të opozitës kosovare.

Nisma  e Limajt do të kishte kuptim në 100 ditëshin e parë të kësaj qeverie, e cila përveqse do ta parandalonte zgjedhjen e Thaçit president, do të parandalonte edhe shumë të këqija tjera për vendin.

Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës në parlamentin e Kosovës do të kishte kuptim dhe do të ishte lehtë i realizueshëm në periudhën e unitetit të çeliktë të opozitës kosovare, në kohën e VAN-it, në kohën kur Qeveria e Kosovës numëronte orët më të vështira të saj, si pasoj edhe e protestave masive mbarëpopullore.

Ishte më e lehtë të realizohej mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë në Kuvend, në kohën kur ende në taborin pushtetar kishte deputet pakorruptuar që e kundërshtonin fuqishëm lidhjen e panatyrshme të koalicionit qeverisës.

Mirëpo tani është tepër vonë për një nismë të tillë, ngase të njëjtit deputet që atëherë do të votonin PRO mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë, sot nuk janë  të gatshëm të votojnë shkaku i privilegjeve që kanë marrë nga pushteti i korruptuar.

Në anë n tjetër, nisma e Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e para gati një muaji, për krijimin e ushtrisë nëpërmjet një ligji të ri, përfundoj ashtu siq ishte pritur, me dështimin skandaloz të tij në këtë nismë.

Në rrethanat e krijuara politike Thaçi do të duhej të jepte dorëheqje në pamundësi të bërjes së ushtrisë nëpërmjet ligjit, ashtu siç ishte zotuar. Mirëpo fatkeqësisht dorëheqja si akt moral, nuk ekziston në ndërgjegjën e politikanëve kosovar.

Sikur presidenti Thaçi të kishte minimumin e ndërgjegjes në shpirtin e tij dhe të përgjegjësisë politike, për shkak të dështimit në aventurën e rrezikshme për vendin, tashme do të duhej të ishte president i dorëhequr.

Kjo edhe një herë e vërteton fakktin se ne nuk kemi udhëheqës të guximshëm të bëjnë gjëra të mira për vendin, por që kemi drejtues shtetëror dhe udhëheqës politik që kujdesen vetëm për ruajtjen e karrigeve dhe posteve të tyre, të cilat nuk i rrezikojnë në asnjë mënyrë dhe për asnjë çmim për vendin!

Ndryshimi i qëndrimit të presidentit Thaçi për bërjen e ushtrisë një herë nëpërmjet ligjit, e tani nëpërmjet ndërrimeve kushtetuese nuk është i rastësishën dhe as i befasishëm,...ai gjithmonë për interesat e tij personale ka marrë dhe merrë veprime të pamatura, të dëmshme dhe me konseguenca të gjata për vendin.

Në mesin e këtyre dy inicativave dhe kuadrin e parafushatës zgjedhore erdhi edhe daklarata e kryeministrit të vendit për rritjen imagjinare ekonomike të vendit, po citoj "Kosova ka rritjen më të madhe ekonomike mes vendeve të Ballkanit Perëndimor", duke ju "referuar" një raporti të Bankës Botërore dhe disa organizatave tjera që mirren me statistikat e rritjes ekonomike të shteteve!

Mirëpo, kjo rritje imagjinare ekonomike e Kosovës, është e prekshme vetëm për shtresat e larta të shoqërisë, por jo edhe të shtresave të ulëta e të nëpërkëmbura të shoqërisë të cilat nuk janë në gjendje të përballen me çmimet astronomike të artikujve ushqimor.

Rritjes ekonomike të vendit, të cilës i referohet kryeministri i vendit, do duhej të ishte në përputhje të plotë me punësimin e qytetarëve e jo vetëm me rritjen e pagave të pushtetarëve dhe nëpunësve të lartë në sektorin publik.

Sikur kjo rritje ekonomike të ishte reale, sikur Kosova me të vërtetë të kishte rritjen më të lartë ekonomike në rajon, atëherë qytetarët e vendit nuk do të kishin fare nevojë të prisnin në radhë të gjata para ambasadave të huaja për të marrë një vizë për largim nga vendi apo zgjedhjen e rrugëve të rrezikshme ilegale, të cilat shpesh bëjnë që endërrat e qytetarëve të Kosovës të mbetën në gjysmë, pa u bërë realitet.

Andaj, rritjes ekonomike të vendit më shumë se askush tjetër do t'i gëzoheshin qytetarët e vendit, në radhë të parë shtresat më varfëra dhe më të nëpërkëmbura të shoqërisë sonë.

Por qytetarët e vendit, në vend të rritjes ekonomike çdo ditë e më tepër po përballen me ritjen e varfërisë dhe denigrimit social, çdo ditë përballen me korrupsionin dhe krimin e organizuar,...qytetarët e vendit çdo ditë përballen me mungesën e shërbimeve cilësore shëndetëore, arsim jo cilësor dhe degradim të vlerave kulturore.

Përfundimisht, deklarimet për rritjen më të lartë ekonomike të Kosovës në rajon, përveqse mashtrime, janë shtrëmbërim i qëllimshëm i realitetit të hidhur kosovar për qëllime elektorale.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora