E shtune, 27.07.2024, 02:36 AM (GMT+1)

Kulturë

Luan Kalana: Dashuria poetike

E diele, 09.04.2017, 09:44 AM


Luan Kalana

 

DASHURIA POETIKE

 

poeteve Anonim

 

Kujtesën shtrydhte në letër si limon,

të nxirrte lëng,mjaltë a melhem për plagë,

si nëna kur fëmijës i jep qumësht me lot,...

të bënte vjershë dashurie për botën mbarë..

 

T’ia dhuronte miqve testament pasuri,

për vete i varfër asgjë në karta,pronësi

mundohej të gjente gjilpërën në kashtë,

vargjet i dilnin si filiza, lastarë të gjatë…

 

Sytë verbonte të qëndiste,të skaliste fjalët,

të bënte vargjet gjerdan varëse margaritar,

t’ia jepte tërë njerëzisë shpirtin në vargje

t’ia varte të dashurës, mbi zemër si medaljon,..

 

Kërkonte lëmoshë poeteve profetë,

ndonjë fjalë, a rimë që të lodronte,

me përçmim ia kthenin fletorkën ,

“vargje të varfra, mungojnë rrokjet! ”

 

U mbyll me vetminë vjershën ta lëmonte,

dita s’i arrinte pronarit t’ia merrnin frymën,

natën radhiste, ngjiste fjalët me zamkë

me flakën e qiririt shkrinte gërmat i pikonte..

 

Hante veten me dhembë,vargu s’i shkonte

me gjakun e gishtave copë,fjalët flakëronte..

me lotët e dëshpërimit si xhelatinë lustronte,

vjershën e stolisi nuse, derisa driti e xixëllonte.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora