Kulturë
Demir Krasniqi: Kanga jonë dikur dhe sot
E merkure, 05.04.2017, 05:33 PM
KANGA JONË DIKUR DHE SOT
Kanga jonë e bukur seç po qanë me lot –
Ku jam kanë dikur e ku kam mbërri sot ?!
Seç po gjëmon fusha , bjeshka edhe mali –
Me kangë tona n’ zero na ka ra morali !
Dikur knojshin burrat n’ oda të vëllaznive –
Sot po knojnë figurat n’ ekrane televizive !
Dikur nëpër oda knojshin kangë të vjetra –
Sot n’ televizione këndojnë djemtë me mjekra !
Dikur knojshin n’ oda burrat me qostekë –
Sot n’ televizione knojnë djemtë me bistekë !
Dikur knojshin burrat n’ çifteli me tela –
Sot n’ televizione knojnë n’ tirq pa kapela !
Dikur knojshin burrat n’ oda e n’ konak –
Sot n’ televizione femrat knojnë cullak !
Dikur knojshin burrat n’ oda der’ n’ sabah –
Sot n’ televizione po knojnë me kamë n’ krah !
Dikur knojshin femrat me defe te kashta –
Sot n’ televizione knojnë me gjinj përjashta !
Dikur knojshin femrat me bosht e me shtiza –
Sot n’ televizione po knojnë me kërthiza !
Dikur knojshin femrat nëpër boronica –
Sot n’ televizione po knon prapanica !
Dikur n’ dasma ndihej jehona e kangëve –
Sot n’ televizione po knojnë ndërmjet kamëve !
Dikur nëpër oda knojshin trimat n’ male –
Sot n’ televizione knohen kangë banale !
Dikur nëpër oda knojshin kangë të punës –
Sot n’ televizione knohen kangë të puthjes !
Dikur nëpër oda knojshin kangë për jetë –
Sot n’ televizione knojnë me kamë përpjetë !
Gjilan, më 30.03.2017. Demir KRASNIQI