E diele, 10.11.2024, 03:43 PM (GMT)

Kulturë

Albert Zholi: Rozmari Jorganxhi - Mjeshtre e Madhe

E shtune, 01.04.2017, 07:00 AM


Flet dirigjentja e parë shqiptare dhe mexosoprano, “Mjeshtre e Madhe”  Rozmari Jorganxhi

-Jam e emocionuar për titullin pasi është shpërblim i punës 60-vjecare

- Këtë vit mbush plot 80 vjeç dhe përsëri vazhdoj të jap mësim kantoje

- Ndjek çdo aktivitet të Teatrit të Operës “Xhuzepe Verdi” në Trieste

Nga Albert Z. ZHOLI

Para disa ditësh Rozmari Jorganxhi mori titullin “Mjeshtre e Madhe”. Rozmari ka lindur në një familje me tradita muzikore nga ana e të atit , “Artistit të Merituar” Gaqo Jorganxhi, i cili këndoi për 65 vjet si solist në qytetin e Korçës, që prej vitit 1920, kur u krijuan shoqëritë e para muzikore në këtë qytet. Vetë qyteti i Korçës ka nxjerrë artistë lirike si Tefta Tashko Koço, Jorgjie Truja,( e cila ka qenë dhe regjisorja e parë e TKOB), Mihal Ciko, Kristaq Antoniu etj, ( kanë qenë dhe mbeten ikona, qe ngritën themelet e artit lirik në Shqipëri). Shkoi për studime në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë, ku pati si pedagoge kantoje “Artisten e Popullit” Marie Kraja. Në atë kohë pedagogë kantoje si ajo ishin dhe këngëtarët e parë lirikë si Jorgjie Truja, Gjyzepina Kosturi, Mihal Ciko. Më pas shkoi për studime në Konservatorin e Moskës për kanto ku  ishin: Avni Mula “ Nderi i Kombit”, Mentor Xhemali “Artist i Popullit”,Gjoni Athanas “Mjeshtri i Madh”, Ibrahim Tukiqi “Artist i Popullit”. E vetmja vajzë mes tyre ishte Rozmari që ishte dhe më e reja në moshë , vetëm 15 vjeç! Në këtë Konservator , sot Akademia e Artit të muzikës, ajo gjeti të ndriturin Lluk Kaçaj “Nderi i Kombit”, Albert Papariston, Maliq Herrin, Çesk Zadenë “Artist i Popullit”, Tish Daijen “Nderi i Kombit”, Dhora Lekën, Hamide Stringën. Për dirigjentë me të kanë studiuar Rifat Teqja “Artist I Popullit”, për dirigjent orkestre dhe Milto Vako “Artist i Merituar”dirigjent kori. Më vonë erdhën për studime në këtë Konservator kompozitor Nikolla Zoraqi “Artist i Popullit”, këngëtaret si Irena, Gjergo, Luiza Papa, Gjinovefa Heba, Gaqo Çako “Artist i Popullit”.  Vazhdoi dirigjimin dhe kanton për 7 vjet duke dalë shkëlqyeshëm.  Për herë të parë para publikut si dirigjente ka dalë me suitën për kor dhe orkestër “ Vullnetarët” të të ndriturit dhe të madhit kompozitor Tonin Harapi

-  Si u ndjetë kur morët titullin “Mjeshtër i Madh”?

Rozmari Jorganxhi:- Në radhë  të parë ju falenderoj për këtë intërvistë , që po më merrni, juve zoti Albert dhe gazetën ku punoni. Kur mora nga Presidenti i Republikës zoti Bujar Nishani titullin “Mjeshtri i Madh”, u ndjeva tejet e emocionuar dhe ato çaste ndjeva pranë , të ndriturin bashkëshortin tim Kostandin Leka, që u largua nga kjo botë para tri vjetësh me pengun, që ende nuk më ishte dhënë ky titull.

-A mendoni se është në kohën e duhur?

:- Nuk ka rëndësi . Unë këtë vlerësim të madh , që më bëri tani Presidenti i Republikës zoti Bujar Nishani, të cilit i jam shumë mirënjohëse  po ashtu dhe gjithë stafit të tij, do ta kisha pranuar në çdo kohë.

-Kujt ia dedikoni këtë titull?- Këtë titull ia dedikoj në veçanti dy njerëzve të mi të dashur: Babait tim të ndritur  Gaqo Jorganxhi “Artist i Merituar”, që më mori për dore dhe më ngjiti në skenë qysh fëmijë, bashkëshortit tim Kostandinit, që më është bërë krah gjithë jetën në rrugën time artistike. Ia dedikoj  nënës sime Natali, prindërve të bashkëshortit tim Jolanda dhe Minella Leka, që më janë ndodhur pranë si të ishin prindërit e mi dhe ndihma e tyre ka qenë shumë e çmuar për mua në rrugën time si soliste, dirigjente e parë  e korit të TKOB, ndër të parat pedagoge të kantos dhe dirigjimit në Konservatorit (sot Universiteti i Arteve) dhe si nënë e tre fëmijëve.

- Aktualisht me se po merret znj. Rozmari?

Rozmari Jorganxhi- Tani , megjithëse këtë vit mbush plot 80 vjeç përsëri vazhdoj të jap mësim kantoje këngëtarëve të rinj këtu në Trieste të Italisë dhe ndjek çdo aktivitet të Teatrit të Operës “Xhuzepe Verdi” të këtij qyteti, ku këndova për gati dhjetë vjet dhe tani aty këndon si bas djali im Hektor Leka.

- Çdo të thotë për një artist vlerësimi moral?

- Çdo artist, që përballet nga skena me publikun e tij artdashës jeton me duartrokitjet , që ky publik i fal. Pra, në këtë rast vlerësimi është moral dhe artisti ndihet i lumtur kur merr këto duartrokitje. Pa to asnjë artist nuk do të mund të ngjitej përsëri në skenë.  Por, dua të theksoj, se kur vlerësimi moral vjen nga Presidenti i Republikës kjo i jep artistit jo vetëm një emocion të veçantë, por sheh të vlerësohet zyrtarisht ajo ç’ka ai i ka dhënë publikut me artin e tij. Pra ndihet plotësisht i vlerësuar moralisht. Për këtë theksoj, se  duhet, që artisti të vlerësohet moralisht dhe materialisht sa është ende në jetë dhe të marrë atë që meriton. Arti është jo vetëm talent,pasion, por  mbi të gjitha punë dhe sakrifica.

box

-Kolegët e mi në TKOB

Kolegët e mi kanë qenë të plejadave të ndryshme: Që nga “Artistja e Popullit” Marije Kraja, Gjyzepina Kosturi “Artiste e Merituar”, Kristaq Antoniu, Lluk Kaçaj, Hysen Pelingu, Mentor Xhemali,Stavri Rafael, Zihni Berati, Jorgji Velo, Koço Timko, Ramiza Kovaçi, Avni dhe Nina Mula, Ibrahim Tukiçi, Xhoni Athanas, Hysen Kurti, Dhimitra Keta,Kristaq Paspali, Gaqo Çako, Tefta Çavo, Irena Gjergo, Luiza Papa, Gjenovefa Heba, Vangjo Kosta, Agim Quku,Lefter Besho, Pellumb Katroshi, Shqipe Mingomataj, Ermelinda Paparisto, Ismail Zhabjaku, Myzejen Mullaj, Hysen Koçia, Eleonora Pejo,Zeliha Sina, Shqipe Zani, Xhovana Doko, Tatjana Elmazi, Edit Mihali, Gjergj Suljoti, etj.

Unë ruaj kujtimet më të bukura të jetës sime artistike me të gjithë këta kolegë të mi, që përmenda më lart, se të gjithë kemi punuar me pasion për të dhënë në skenë më të mirën për publikun tonë artdashës.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora