E enjte, 12.09.2024, 03:41 AM (GMT+1)

Kulturë

Remzi Limani: Poezi të holla dashurie

E merkure, 29.03.2017, 08:08 PM


POEZI TË HOLLA DASHURIE

(Ismet Lecaj, “Kur qeshen vajzat”, poezi dashurie - botues, Soqata Kulturore  “Ymer Prizreni” Sharr, 2016)

Nga Remzi Limani

Njeriu ka nevojë për dikë që e bën të ndihet i lumtur, për përkëdhelje dhe mirëkuptim, për ta nxjerrë nga vetvetja dashurinë e fshehur brenda tij, prej një shpirti njeriu të ndjeshëm – sepse njeriu ka nevojë për përkrahje dhe mbështetje, që ia kthejnë forcën e humbur, të mbyllur brenda tij, që krah tjetrit, të ndihet plot me vetveten e tij...! Pra, nëse merrni udhë drejt fronit ku shtrihet dashuria, mos u dëshpëroni nga mundimet e shpirtit, sepse, dashuria është kryeneçe - lufta për ta fituar këmishën e saj bëhet shumë e gjatë dhe, deri te pushtimi i mbretërisë së saj ka shumë hendeqe…! Në këtë kuptim, Dashuria ka një sipërfaqe deti me suvalë të kohëpaskohshme, dhe burimi më i thellë emocional i njeriut! Mbi këtë bazë, poeti respektiv, Ismet Lecaj, na ofron të bukurën si produkt i mendjes së njeriut, për ta zhvesh këndshëm hyjin e dashurisë, të cilën secili prej nesh e bartim në xhepin e zemrës...

Remzi Limani

Në librin e sapolexuar “Kur qeshen vajzat”, të poetit, Ismet lecaj, takohemi me të bukuren e krehur nëpër vargjet e shkrira mirëfilli, të cilat në veten e parë ngërthejnë poetikën e munguar, e cila na vjen së bashku me pranverën, si shpërthim i gjithçkaje në natyrë dhe brenda nesh... Ndaj, që në fillim, duhet përgëzuar z. Lecaj, i cili na solli diçka të bukur dhe të kultivar me kujdes të veçantë. Në këtë kontekst, me të drejtë, poeti i shmanget botëkuptimeve primitive dhe mendjes provincionale, për të na seruar dhe zhveshur të bukurën ashtu siç e domë. Pra, krijuesi, Lecaj, vë të bukurën në panteonin e merituar, duke i kënduar ninulla dashurie deri në ndezjen e nurit të saj dhe mbylljen e qepallave në përqafimin e zjarrit... Këtu, vargu poetik, mjeshtërisht përbirohej nëpër një fije floku, në të cilën vargëzohen strofat, sikurse teshat e nuses në konopin e diellit, ku thahen edhe këmishat e natës... Në fjalën poetike të përgjedhur, ndër të tjerash poeti, Lecaj na thotë: Memece ishte dashuria e parë/ Si anije e thyer në ujanë të thellë/ Pa fat mbeti në detin plot valë/ Ndër stinë të plakura helmin t`ia vjelë/. Pra, poeti e zë syrin e dashurisë që nga adoleshenca e tij, për ta bartur nëpër kohë deri tek motet e thyera – e pse jo? – dashuria mbetet gjithnjë fryma jonë në shpirtin tonë binjak... Tani,  Sido që të jetë, dashuria mbetet hyjnesha jonë e parë, pa të cilën ndihemi të zbrazur në shpirtë dhe në mendje, gjithnjë të gatshëm t`i kapërcejmë të gjitha shtigjet e ferrit, për të arritur në fronin e saj... Pra, është gabim fatal të ngujoheni në kështjellën mendjes sonë, gjoja për tu treguar të tjerëve; se jemi portë e pamposhtur...! Pra, shumë njerëz, e adhurojnë  fjalën zemër, sepse, ajo u mungon në kraharor! Në këtë kuptim të thjeshtë, poetit tonë, Ismet Lecaj, nuk i mungon zemra. Ai, i hapi gjithë fletat e zemrës, për ta njerr gjitha ambrozin e tij, së bashku me ëmbëlsitë tjetra të fjalëve të krehura me dashuri dhe respekt për të bukurën, pa të cilën nuk do lindin këngët me të cilat dehemi duke lexuar librin e poetit në fjalë.

Së këndejmi, të shkruash për ndjenjat e një dashurie, është e barabartë me dashurinë ndaj Perëndisë, sepse, Perëndia e krijoi të bukurën për t'i kënduar njeriu! Dhe, ka momente, kur dashuria e pamundshme, na bënë ta imagjinojmë të mundshmen, sepse, kjo ndjenjë e ka guston e veçantë, për t`u ndier të uritur për të veçantën e tonë! Pra, duhet ta kuptojmë, se dashuria e sinqertë e ka vetëm një udhë. Ndaj, vështirë është ta kalojmë pa i bërë bisht të udhës..! Për këtë, shpeshherë ëndrrat tona na bëhen të rënda, dhe, as lutjet e mëngjesit, as lutjet e mbrëmjes, nuk arrijnë, që ëndrrën ta shndërrojnë në zhgjëndërr! Në këtë kuptim, imagjinata jonë dhe parafytyrimet për të bukurën janë shpërthime ndjenjash, të cilat bëhen shtysa kryesore për t`i lëruar mendjet nëpër ëndërrat tona, të cilat,  s'mund t'i prekim siç domë... Ndaj, i themi me fjalë e dhembje e dashurie siç e thotë poeti: Ti si peshku shkon në lumë/Unë peshkatari i pagjumë/Kot më thua mos mbaj shpresë/Unë të pres deri n`mëngjes/Të pres se të kam mall/Halët shpofshin çdo rivalë/Ti dhe unë dy peshq në lumë/Që po lahemi në djersë kllum/. Pra, në poezitë e këtij libri, poeti me të drejtë e kultivon rimën, e cila shkrihet këndshëm në guaskën e veshit të lexuesit, sepse dashuria e do rimën dhe mbi të ndërtohet dhe kultivohet gërsheti i vashës... Ndaj, njeriu ka nevojë për dikë që e bën të ndihet i lumtur, për përkëdhelje dhe mirëkuptim, për ta nxjerrë nga vetvetja dashurinë e fshehur brenda tij, prej një shpirti njeriu të ndjeshëm – sepse njeriu ka nevojë për përkrahje dhe mbështetje, që ia kthejnë forcën e humbur, të mbyllur brenda tij, që krah tjetrit, të ndihet plot me vetveten e tij...! Pra, nëse merrni udhë drejt fronit ku shtrihet dashuria, mos u dëshpëroni nga mundimet e shpirtit, sepse, dashuria është kryeneçe - lufta për ta fituar këmishën e saj bëhet shumë e gjatë dhe, deri te pushtimi i mbretërisë së saj ka shumë hendeqe…! Në këtë kuptim, Dashuria ka një sipërfaqe deti me suvalë të kohëpaskohshme, dhe burimi më i thellë emocional i njeriut! Mbi këtë bazë, poeti respektiv, Ismet Lecaj, na ofron të bukurën poetike, gjithsesi të arrirë, si produkt i mendjes së njeriut, për ta zhveshë këndshëm hyjin e dashurisë, të cilën secili prej nesh e bartim në xhepin e zemrës...

Dhe, për fund; duke i lexuar mbi 160 poezi të këtij libri, lirisht mund të themi se, këto poezi mund të vargëzohen njëra pas tjetrës nën një emërtim, sepse brumi i gjthë fjalëve ngjishet dhe gatuhet me të njejten ndjenjë, me të njëjtin mall, me të njejten dhembje, e cila na jep pasqyrimin e një poeme të gjatë dhe artistikisht të mirëfilltë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora