Kulturë
Demir Krasniqi: Dita Ndërkombëtare e Grave
E diele, 26.03.2017, 12:00 PM
DITA NDËRKOMBËTARE E GRAVE
Ja erdhi 8 Marsi , kjo ditë Ndërkombëtare ,
Që në botë festohet , si Dita e Grave !
Kjo festë për ne është ditë shumë e rëndësishme ,
Se në te kujtohen sukseset e arritshme !
Kujtohen arritjet e kushteve sociale ,
Kushtet politike , ekonomike , morale ...
Kushtet dhe trajtimet e grave në botë ,
Dhuna , abuzimet nga gjinia e fortë !...
Festën e 8 Marsit s’e harrojmë për jetë –
Ajo daton n’ vitin 1908 !
Kjo datë na e kujton tmerrin e vërtetë –
Një ngjarje tragjike , jo aspak të lehtë !
Ditën e 8 Marsit , sa herë e festojmë –
Tragjedinë e tmerrshme n’ Nju Jork e kujtojmë !
Kur n’ fabrikë t’ tekstilit , një grup gra prej dhunës –
Kishin hy në greva kundër kushteve t’ punës !
Më 8 Mars , u mbyll fabrika nga kushtet e rënda –
Punëtoret greviste mbetën mbyllur brenda !
Pa pritë shpërtheu zjarri n’ atë fabrikë mizore –
N’ atë zjarr humben jetën 129 punëtore !...
Për t’ kujtuar gratë që u dogjën në zjarre –
8 Marsi festohet si Ditë Ndërkombëtare !
Kjo festë pikësynime ka shumë aspirata –
Që edhe gratë të gëzojnë të drejta t’ barabarta !
Për Ditën e Gruas kur duam me e festua –
Është lulja Mimozë – simbol për t’ia urua !
Buqeta mimozash grave ua dhurojmë –
Gëzuar 8 Marsin nga zemra ua urojmë !
Gjilan, më 08.03. 2017. Demir KRASNIQI