E marte, 08.10.2024, 05:00 PM (GMT+1)

Kulturë

Bedri Xhema: Lashtesia ne Duboc

E diele, 26.03.2017, 11:51 AM


Te dhena arkeologjike,toponimike e historike per lashtesine e lokaliteteve arkeologjike ne Duboc –(Gjytet) te  Vushtrrise

Nga Bedri XHEMA, prof. i historise

Ne lokalitetin e sotem te Dubocit, qe gjendet ne veri perendim te malit Qyqavica, fshihen gjurme te civilizimeve te lashta,qe fshehin shume te panjohura, qe si thote Nermin Vlora Falaski:

Dhuna dhe egërsia i fshehin kulturat në shkurre të helmuara

Po, kultura është dritë që, edhe kur duket e fshehur,

nuk asgjësohet dhe shpejt ose vonë, del dhe vezullon

në një trevë kulture të zhvilluar me fisnikëri të vërtetë”.

Vendbanimi i Dubocit përmendet në regjistrin kadastral osman të vitit 15661574,  me 7  shtëpi. Por,ne regjistrin kadastral osman te vitit 1455 ne lokalitetin e sotem te ketij fshati permenden tri vendbanime tani te zhdukura  Kodrinë e Epërme, Kalariqit dhe Kodrinës së Poshtme.

Ne lokalitetin e ketij fshati u zhvillue edhe lokaliteti i lashte iliro dardan qe tani me emri nuk i dihet por qe ne popull njihet me emrin – GJYTET.

Ky vendbanim u krijue ne nje mal vullkanik,aty ku mbaron  mali Qyqavica, ne pjesen veriore te saj.

Rreth lokalitetit arkeologjik Gjyteti te Dubocit jane marr hist. RelaNovakoviq, ark. Edi Shukriu,hist.Muhamet Pirraku,Zef Mirdita etj.Hulumtimet e tyre kane ndrique shume nga ky lokalitet dhe jane baze e ketij punimi si dhe regjistrat osman te vitit 1455,1477-1487,1566-1574

Gjyteti i Dubocit lokalitet i lashte dardan  qe tani me nuk i dihet as emri

Aspekte historike, arkeologjike toponimike e kulturore

Në rrethinën e Vushtrrisë janë zbuluar shumë vende arkeologjike me rendësi për të kaluarën tone, që i përkasin  grupit  kulturor dardan të shekujve VIII deri IV p/k/ që përfshinë  edhe terë Kosovën e sotme dhe e cila është i njohur për vendbanimet dhe nekropolet.

Zhvillimi kulturor në këto gjytete, si edhe ne gjytetet tjera mund të ndriçohet në tri faza:

I.-Faza paradardane shek. XII – IX p. k.

II.             dardane

shek.VIII – VII p. k.

shek. VI – V p. k.

fundi i shek. V – IV  p.k.

III. Faza dardane , përiudha helenistike, shek. IV – i  p.k.

Në fazën pararomake vendbanimet ishin zhvilluar nëpër rrafshe. Në dallim prej kësaj faze, vendbanimet e vendbanimit kulturor dardan ( shek. VIII – IV p.k. ) janë të tipit kodrinor, të vendosura në kodra të ulta, apo maja të larta varësisht nga baza ekonomike e tyre. Emertimet mbizotëruese të këtyre vendbanimëve në komunën e Vushtrrisë janë Gjytetet.Veçori e përbashkët e këtyre lokalitetëve arkeologjike është vendosja e tyre në pjesën që dominojnë terenin përreth , me anë të thepisura ndërsa në anën e kalueshme hidhën në trajtë shale në kodrat e larta. Grupit kulturor dardan i takon  lokaliteti i Gjytetit në  (  Dubofc ), pastaj në Strofc, Gjytezës,Lumkuq etj.

Prej këtyre lokaliteteve, që kanë pasur një ndërtim kalash, janë dalluar Gjyteti në Dubovc. Deri me tani arkeologjia e dorës shqiptare  ka  bërë  pak në rekonstuimin e të kaluarës së këtij vendbanimi.

I tere civilizimi i Gjytetit  u zhvillue ne malin vullkanik te quajtur Kodra e Kalase.Aty,ne nje siperfaqe prej mbi tre hektaresh u ndertue kalaja me arkitekture me impozante e cila egzistoj deri ne vitet e 60 ta te shek. te kaluar,kur nga kalaja mbeten vetem germadhat e saj.Arkitektura e kalase mun te ndahet ne ate te arkitektures nen A  dhe ate te arkitektures nen B.

Në arkitektonikën e civilizimit A pa zbulime të plota arkeologjike është vështirë të flitet . Në bazë të gjetjeve dhe të fragmentëve të murëve kështjellore dhe të ndertesave që i përkasin këtij civilizimi  mund të ipet  vetëm një pasqyrze për karakteristikat kryesore . Lokaliteti i përiudhës të lokalitetit B shtrihet sipas shtrirjes strategjike gjeografike të Kodrës t’Gjytetit nga verilindja në përendim .

Muri kryesor kështjellor nuk kishte formë të caktuar gjeometrike me gjatësi 9 m e trashësi 2-4m . Lartësia e tij nuk na është e njohur. Sot nën dhe janë ruajtur mure me trashësi 3-4m . Muret e civilizimit B janë të përtritura disa here gjë që shihet nga mënyra e ndertimit dhe kultura materiale. Kryesisht qendronin mbi mure të civilizimit A por këto ishin të bërë me gurë pak a shumë të punuar me material lidhës  me llaq ( harasan ) të kualitetit të mire.

Muri kryesor kështjellor ishte i mbrojtur prej një paramuri ( muri të rendit të parë për pengesë ). Përgjatë Rrezës së kalasë  janë zbuluar bazat e murit me trashësi 2 m të ruajtura nën dhe me lartësi 2,5m. Këto mure i përkasin kryesisht përiudhës së civilizimit B . Ky mur harkonte murin e gjytetit në një lartësi prej 1oo m duke shkuar pikave më strategjike.

Sa shihet edhe nga fragmentet e kalldërmit të rrugëve dhe të gërmadhave , Gjyteti kishte dy palë dyer , njerën përballë tjetres, Dyert janë lidhur me një rrugë magjistrale që shkonte nga veriu në jug të cilën e anësonin ndërtesat me murët e larta. Dyert mbroheshin nga pëngesa materiale artificijale: hëndeqe dhe kulla të forta. Pjesa e gjytetit në anën lindore të rrugës është shumë e vogël dhe ishte e urbanizuar vetëm me 6-7 ndërtesa dhe kulla, njera prej të cilave ishte më impozante.me rreth 20x2om. Në këtë pjesë të Gjytetit murët e ndërtesave të civilizimit B ishin të bëra nga gurë të përpunuar dhe të lidhur me llaç. Këtu nuk gjenden kurfarë fragmentësh tullash e tjegullash.

Pusi qe sipas tradites ishte i thelle deri ne fund te Malit te Kalase

Në pjesën tjetër të kështjellës , afër magjistrales , gjendet një gropë me diameter rreth 10 metra të cilën populli e quan Bunari i Gjytetit . Tradita thotë së ishte i thellë deri në fund të Kodrës t’Kalasë në nivelin e prrojit të Grykës dhe së nga ky pus banoret e Gjytetit janë pajisur me ujë për pije. Kur erdhen Zyqakët nga Sangjaku i Nishit dhe u vendosen rrenze Malit te Kalase, ket pus e gjetën të thellë mbi 15 m. Ky pus është mbush me gurë dhe material tjetër të dlirur nga rrafshi i Kalasë , gjegjësisht arat në platoun e Gjytetit.

Në ketë anë të Gjytetit janë ruajtur gërmadhat e tri ndërtesave me dimensione impozante, njera prej tyre ka një sipërfaqe deri në nëntë ari. Arkitektura dhe kultura materiale në këto gërmadha është interesante dhe e pasur . Ato ishin salone , korridore dhe dhoma të ndryshme për nëvoja të ndryshme. Murët e ndërtesave në fjalë janë ngritur me gurë dhe tulla të lidhura me harasan.

Në ketë anë të Gjytetit deri në vitet 1973 kanë qenë të ruajtura gërmadhat e tri ndërtesave me dimensione impozante . Njera prej tyre ka një sipërfaqe deri në nëntë ari. Arkitektura kulturore materiale në këto gërmadha është interesante dhe e pasur. Ato ishin salone , koridore dhe dhoma të ndryshme për nëvoja të ndryshme . Muret e ndërtesave në fjalë janë të ngritura me gurë dhe tulla të lidhura me harasan.

Gjyteti vend i civilizimit që  mori fund nga stihia e zjarrit –Do thëksuar së tjegullat dhe tullat gjendëshin vetëm në këto tri gërmadha. Lokaliteti urban i civilizimit B kishte rrugë të drejta dhe bukur të gjera, në formë magjistrale. Me interës është edhe rregullimi urban i përiudhës të civilizimit A. Thëmelët e murëve të  këtij civilizimi qëndrojnë në vijat kryq e tërthor nën thëmelët e ndërtesave dhe kalldërmeve të civilizimit B. Bazat e thëmelëve të civilizimit A shkojnë deri  mbi shtresat e blloqëve të gurëve. Ndërtesat e këtij civilizimi ishin të vogla, muri i bërë vëtëm  me gurë pa material  lidhës , rrugët e ngushta dhe zik-zake. Ky civilizim si duket ka marr fund nga stihia e zjarrit, sëpse mbi te janë ruajtur shtresa të trasha  hiri, materijal i karbonizuar , thengjill etj. Këto shtresa i ndajnë civilizimet A dhe B. Në shtresat kulturore të civilizimit A gjenden kryesisht enë të bëra prej guri, keramikë, e punuar pa cirk dhe pa ornamente të dukshme , vegla të bëra nga hekuri, kryesisht asosh që mund të jenë përdorur për zejtari. Në shtresat kulturore të civilizimit B gjendet keramikë e bërë me cirk , e pasur me ornamente të fondit etnografik ilir dhe e importuar , tulla, tjegulla dhe mbishkrime të bera në mermer.

Nga përiudha e paleolitit janë gjetur ca vegla të bëra  nga një lloji i gurit të kualitetit të mire me ngjyrë të gjelbertë. Ky lloji materijali nuk gjendët sot në këto anë./ Kryesisht kemi të bëjmë me dalta dhe shpojsa të bëra nga eshtrat e dhëmbëve të derrit . Mandej janë gjetur enë në formë të lacrimariumëve ( lotorëve ) me dimensione të ndryshme dhe gurë të ndryshëm moknash dhe ogërshak ( guri i rrumbullakët shpatuk me zgavra në mes që vehët në maje të boshtit për tjerrje ) të bërë nga guri , plumbi etj.

Kultura materijale e përiudhës së hekurit  është  bërë nga metalet dhe është shumë e pasur. Gjenden gjetje duke filluar nga bakri gjer të mesingu e hekuri. Gjetjet nga hekuri mund të klasifikohen në tri grupe në bazë të përdorimit të tyre : vegla për punë, për punimin e tokës, zejtari,dhe për nevoja të amvisnisë, armë: heshta, shigjeta,

thika, etj., dhe stolisje :\karfica,togëza, vathë etj. Në ketë lokalitet arkeologjik gjenden monedha të përiudhave të ndryshme historike të cilat mund të datohën duke filluar nga shekulli i II-IV të epokës sonë.

Hulumtues serb bartën nga Gjyteti thesarin arkeologjik - Nga ky lokalitet Muhamet Pirraku thotë së i ka 2o monedha qe nuk dihen ku jane . Disa monedha i ka marr prof. Relja Novakoviqi nga Beogradi . Dr. Halil Zyqaku, mjek thotë së Relja Novakoviqi ka qenë disa here dhe ka marr  eksponate me thasi nga këtu.Atij ,si thote ky mjek i ineeresonin varret e moqme te banoreve te Gjytetit.Per ato varre jane be shume hulumtime por nuk kane hasur ne to.Eshte fjala per tumat ilire. Nja 1oo monedha nga  Kamer Zyqaku i ka blerë Paluk Gjokaj nga Mitrovica.Shume eksponate nga vendi arkologjik Gjytet i Dbocit jane plackitur nga Serbia dhe jane bartur ne Beograd.Eksponate nga ky lokalitet kane marr edhe pjestar te KFORit francez.Sipas banorve ata keto eksponate i blenin me pak te holla, qe banoreve te Gjytetit u sherbenin, sepse nga lufta ishin be rrafsh me toke.Laxhja Zyqaku ishte djeg nga forcat serbe ne vitin 1999.Ata germadhat e shtepive i kishin bartur me bager ne prronin me te aferm.Aty jane gjetur eksponate qe jane hedhur me dheun e grryer.

Mbishkrimi në gurin e mermerit .-

Me interes historiografik është veçmas një pjesë e një mbishkrimi  në guri të mermerit me dimensione 6o x    e gjetur në ndërtesën më kolosale të këtij lokaliteti arkeologjik. Në fakt është zbuluar vetëm pjesa e poshtme e mbishkrimit. Në rreshtin e parë ngase guri është shkeputur mu aty , mund të lexohen këto germa : BCLFILLICI . Germat BCFC janë  shenuar bukur me hamendje , pasi guri është i dëmtuar. Në rreshtin e dytë shkruan  ANVS ( Anus ) që do të thotë viti, kurse në rreshtin e tretë FC ( shkurtesë për Facit ) u bë u mbarua. Nga kjo kuptojnmë së mbishkrimi  fliste  për vitin e mbarimit të diçkaje e ndoshta e ndërtimit të ndërtesës në fjalë. Megjithëse kësaj pyetje mund ti përgjigjemi me gjetjën e pjesës tjetër të mbishkrimit. Elementet stilistike, figurat në mbishkrim : amfora , loza e urthit dhe mënyra e stilizimit paraqesin elemente karakterisike të symbolëve dardane . Në ketë lokalitet janë gjetur edhe shtylla të ndryshme mermeri me gjatësi dhe trashësi të ndryshme , bazamente etj.

Civilizimin e hershëm në Gjytet e shkatrruan romakët ,por jeta vazhdoi deri ne shekullin VI.

Çfarë ishte guri që e muarr një serb nga Kamer Zyqaku -

Në vitin 193o Kamer Zyqaku në Gjytet e gjet një gur të rrumbullakët në madhësi të stufës i cili kishte një kapak në formë të kapakëve të poqave të bëra nga guri. Guri ishte i shkruar me disa shkronja . Për gjetjen e tij kishte dëgjuar një tregtar serb nga Vushtrria i cili e kishte paguar aq sa Kamberi kishte mundësi të blente  një palë qe . Po at natë që ai e mori gurin humbi nga Vushtrria pa lënë adresën. Thuhej së kishte  shkuar për Beograd dhe në Amerikë.

Prof Muhamet Pirraku ka shkruar edhe se ca shtylla mermeri, fragmente të lacrameriumëve  guri dhe  moknës, keramikë dhe armë e vegla hekuri  gjenden të Kamber Zyqaku në Gjytet, banor i Nenkalase i cili ka vdekur e shtepite e tyre jane djegur nga forcat serbe ne vitin 1999.

Me gure te kalase u shtrue baza e  hekurudhes dhe rruga Duboc Vushtrri,kulla e shtepi

Spas te dhenave historike me gure te kalase se Gjytetit u shtrue baza e hekurudhes Mitrovice-Shkup.Per ndertimin e kesaj hekurudhe u perdoren edhe gure nga kalaja e Stofcit,Kolles,Majes se Zeze,Rashanit etj.

Me gure te kalase u shture rruga Duboc – Vushtrri e gjate 12 km,pastaj me ata gur u ndertuan shume kulla e shtepia te fshatrave per rreth. Me gurt e kalase u ndertue Kulla e Shaban PERBEZES  me 7o dritare ku e beri dasmen Azem Bejte Galica.Si hakmarrje serbet vrane 2o vet te familjes Perbeza ne mesin e te cilve gjendej edhe nje femije 6 muajsh.

KamberZyqaku vetëm me 1946 një ndermarrje të rrugëve përnjëherë i shiti 1.620 m3.Ne nje rast e kishte pyetur hulumtuesin nga Beogradi, Rela Novakoviqin ‘se a mund te marr gur nga kalaja,ky iu kishte pergjigjur “merr bre se Zoti ka fale mjafte gur“. Pra pasi Rela e dinte sa kalaja eshte nje kala dardane preferonte qe ajo te shkatrrohej nga njerz qe nuk e dinin rendesin e saj.

Sipas tradites gojore thesarin nga Gjytet e ruan nje gjarper ne nje shpell Sipas tregimeve gojore nga ky fshat, kur u sulmue ky gjytet i cili edhe u dogj,thesari i tij u barte me 300 pend qe dhe u strehue ne nje shpelle mbi fshatin Kolle.Besohet se thesarin e ruan nje gjarper i madh me shtate krena.Ne nje rast,gjate gjuetise, nje fshatari i hyn zagari ne shpelle edhe kurr nuk del nga aty.Ai beson se roja gjarper e ka ngrene zagarin me rastin e perpjekjes per te hyre ne ate shpelle.

Zaten besimi ne gjarper si roje e shtepise ka gjallue ne ket fshat shume fuqishem.Ne vitet e 50 te shekullit te kaluar ne mbremje,derisa kishte ra muzgu ne dhomen e fjetjes te Rrustem Xhemes kishte hyr nje gjarper dhe ishte bere katullaq.Ate e kishin vrejt femijte e tij motratMihrije dhe SHemsia .Femijet ishin nen moshen nente vjeqare.Pasi e lajmojne babajn Rrustemin,ai vie.Hyn brenda ne dhome.Pasi e sheh gjarperin thote ‘” Mos u tutni se ky asht gjarpen i shpise e robt e shpise nuk i hane”.Pastaj e preku pakez me nje shkop.Gjarperi filloje te leviz ngadal dhe skaj drurit te shtratit hyri ne sanen e shtratit duke levize dhe duke e quar sanen dhe segjaden e shtratit shkoj deri te nenjasteku i babait Rrustem.Neve femijve na u hoq frika.Babaj tha se” gjarpni hyn n’temel t’shpise e run shpin”.Mbaj mend se babai dhe une me motra qe ishim bonjak te pa nene fjetem qete dhe pa kurfare frike ne shtratin qe sapo kishte hy gjarpri nen te.

Gjithmone jane dalluar gjarpijte e bute , roje te shtepise te cilet sipas tradites rrijne ne themelet e shtepise dhe e ruajne shtepine,e ata kurr nuk jane mbytur nga banoret per dallim nga gjarpijte e eger helmues, te cilet kane jetuar neper gardhiqe, shkembij, male, ara etj.ne natyre.

Milosh Kopiliqi pushoi nje nate ne Gjytetin e  Dubocit

Sipas  tradites gojore ,  princi shqiptar nga Kopiliqi i Drenices, Milosh Kopiliqi, i cili muar pjese ne Betejen e Kosoves, n,anen e koalicionit te krishtere, kunder osmanlive, me 28 qershor 1939, para se te mbrrinte ne fushebeteje, kishte buajtur nje nate me ushtrine e tije ne kalane e Gjytetit. Aty kishte bere rirreshtimin e forcave te tij.

Pajtoni i arte.- Edhe nje gojdhane qarkullon per qerren e arte ne Lugun e Rashecit, mbi Kroin e Mares n’anen lindore te Qyqavices.Thuhet se aty mbuluar  ne dhe gjendet nje pajton ( qerre) e punuar ka ari.Thuhet se mbi dhe ka mbetur vetem nje pjese e nje rrote, te cilen njerzit nuk e vrejne, por ate e vrejne vetem dhite, te cilat kalojne aty pari dhe e lepijne. ( treguar nga prof Rizah Sadiku ).

Kur te dhenat arkeologjike dhe ato toponimike gershetohen e kaluera flet vet

. Ne Duboc gjallojne toponimet Kudrine dhe Kalariq qe jane te regjistruera si vendbnime ne regjistrat kadstrl osma te vitit 1455’

Kur e pushtuan romaket Gjytetyn e Dubocit ata e e kishin zakon qe popullaten e gjetur ta qvendosnin.Keshtu veprun edhe me popullaten vendase te Gjytetit, nga e cila u krijuan lokalitete tjera dardane si Rrrafshi i Zhigut,KUDRINA E Poshtme,Kudrina e Eperme dhe Kudrina e eperme.

Kudrina e Epërme permendet ne regjistrin kadastral te vitit 1455 me 14 shtepi

Kudrinë e Epërme përmendët edhe në dy regjistrime të mëvonshme, me 1477 - 1487.

Në regjistrin kadastral të vitit 1566-1574, Kudrina e Epërme përmendët me 2 shtëpi.

Një arë në këto pjesë që quhet Ara e zhigut e ku tradita gojore e ka përcjellë deri në ditët e sotme, së aty gjendeshin 300 shtëpi.

Kalariqi - Në anën përendimore të Gjytetit deri në ditët e sotme gjallon toponimi Kalariq ose Kolariq. Arat e Kalariqit ( Kolariqit ),( Malët e Kalariqit ). Për vendbanimin e Kalariqit sipas regjistrit kadastral të vitit 1455 kishte 7 shtepi.

Në regjistrimin e mëvonshem, me 1477, fshati Kolariq shenohet si i shkretëruar që e punojnë ( banoret ) nga jashtë. Por me 1487 është evidentuar vetëm si mezra Kalariq.

Kodrina e Poshtme ishte e regjistruer ne regjistrin kadastral osman te vitit 1455.

Gjithsej : fshati 7, pjesë ( të fshatit 1 , shtëpi 113, vejusha 3, të pamartuar 8.

T’ardhurat: 9.386.

Me 1477 në fshatin Kodrinë nuk është shenuar asnjë shtëpi., derisa me 1487 i ka pasë 2 shtëpi dhe një m.Në ato dy regjistrime thuhet : fshati Kudrinë – e punojnë nga jashtë.

Në një Kodrinë,tani pronë e prekazve të Dubocit kanë egzistuer gur varrezash sidomos në shpatin  përendimor të sajë.

Nga studjues të mesjetës është ardhur në përfundim së në Kosovë emrat ortodoks  te regjistruar ne regjistrat osman kadastral ishin kryesisht shqiptar.

Sa i përket emertimit të toponimit të lokalitetit Kudrinë mendoj së është i origjinës ilire shqipe dhe përbëhët nga kudrinori ku dhe folja drinë., dmth ku drinon, ku buron uji.

Toponimet tjera te mbetura qe dikur ishin vendbanime apo varreza:

-  Arat e Zhigut.- Ky toponim gjallon ne Duboc deri ne diten e sotme Arat e Zhigut gjenden ne veri perendim tem malit Qycavica, gjegjsisht ne juglindjet te fshatit, ne anen e siperme te tij;Aty mund te gjenden cope keramike dhe eksponate tjera.Sipas tradites gojore aty ishte nje vendbanim me 300 shtepi. Ky loklitet nuk eshte shenuar ne regjistrimet kadastrale osmane.

Lugu i Rashefcit .- gjendet ne lindje te lalit Qyqavica.Thuhet se aty gjendej nje fshat i cili kishte poashtu mbi 300 shtepi.Aty thuhet se gjendet pajtoni i arte.Ne burime arkivore nuk permendet. Ka deshmi arkeologjike per egzistimin e nje vendbanimi, si pusi, qeramik etj.

- Vorret e jahudive. Ne anen lindore te varrezave te fshatit kane egzistuar nje numer  i konsideruar i varrezave qe jane quajtur Vorret e jahudive.Deri me tani nuk dihet se kur kane jetuar banoret jahud =izraelit ne ket lokalitet.Varrezt kane egzistuar deri pas Luftes se Dyte Boterore.Nuhi Sdiku nga Duboci,mesues i pare i fshatit tregon se guret e varreve ishin ne forme sandeku te futur ne dhe pjerrtas per se gjati.Aty kane egzistue disa dhjetra varreza.Sipas Nuhi Sadikut,Riza Sadikut, Shefqet Beqirit etj. guret e varrezave mund te gjenden lehte nese hulumtohen.

- Vorret ne kodren e Kalariqit.- kane egzistue ne nje koder te ulte ne vendin e quajtur kalariq.Guret e ketyre varreve kane egzistuar deri vone,para lufte ne nje lendine te kesaj kodrine,Ne Arat e Kalariqit jane gjetur ene keramike,vegla pune etj.

- Varret e Gurgurve ., gjenden ne  veriore te fshatit.Keto varreza e kane marr emrin sipas familjes Gurguri .Ata ishin vendosur ne Duboc nga Sangjaku i Nishit, nga ishin debuar prej ushtrise serbe mbi 700 fshatra shqiptare ne vitin 1978.Kjo familje kishte qendruar ketu nje kohe , nga ishin shperngulur ne Fier te Shqiperise.Edhe sot gjendet ne Duboc pusi i ujit i Gurgurve, Ura e Gurgurve, Arat e Gurgureve, .Nga kjo familje rrjedhe Ajet Gurguri patriot i shquar i cili me vendim te gjyqit partizano cetnik u pushkatue ne Taukbashqe ne Prishtine.

Mbetet qe Instituti arkeologjik,ne bashkpunim me institucionet perkatese te beje germime arkeologjike dhe te hedhe drite te metejme mbi te kaluaren tone te ndritur.

Rindertimi i kalase impozante ne rrafshlarten e malit vullkanik te Gjytetit,ku ishte dikur,nga mund te shihet rrafshi i Kosoves deri te Malet e Albanikut ,Drenica e Rrafshi i Dukagjinit nuk eshte nje ender e parealizuar, qe  pasi te behen hulumtime arkeologjike  ne keto lokalitete dhe te ndriqojne me hollesisht te kaluaren e lashte.Per kete duhet angazhuar institucionet komunale e republikane perkatese.

Literatura .

1. Z.Mirdita, Studime dardane, Prishtine,1979.

2. Prof. dr. Ilijaz Rexha Onomastika mesjetare arbane ne arealin e Dardanise.

3. Muhamet  Pirraku  Gjytetet ne Onomastoka e Kosoves , Instituti Albanologjik, Prishtine 1979.

4. Edi Shukriu Dardania paraurbane, Prishtine,1995.

5 Dr. Jusuf Osmani Vendbanimet e Kosoves, Vushtrria ,Prishtine 2OO5.

6. Bedri Xhema Shkenca kultura, arti ne Monografia e Vushtrrise me rrethine,   Prishtine 2002.

Te dhenat gojore

1. Deklarate e Nuhi Sadikut, rreth 80 vjeqar , mesues i pare i fshatit Duboc/

2,Deklarate e Riza Sadikut profesor nga ky fshat.

3. Deklarate e Shefqet Beqirit, rreth 60 vjeqar, nga Duboci.

4. Tregime te Rrustem Xhemes, 72 vjeqar.

5.Riza Sadiku, profesor i gjuhes shqipe nga Duboci.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora