E diele, 06.10.2024, 04:40 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Normalja e Elbasanit

E hene, 20.03.2017, 08:38 PM


NORMALJA E ELBASANIT

 

Një  Dhjetor , o, Nëntë qind e nëntë 

Rrezoi Diell e rrezoi Hënë !

U gëzuan fusha  e  u gëzuan male –

N’ Elbasan  u hap Shkolla Normale !

 

Një  Dhjetor , o, Nëntë qind e nëntë –

U hap lajmi , o,  në çdo anë !

Ditë e shenjtë  edhe  ditë e mbarë –

Kjo  është  Dita e Mësuesit Shqiptar !

 

N’ Shkollë Normale , Drejtor i Parë –

U vendos , o,  një  atdhetarë !

Ishte Luigj Gurakuqi –

Për Atdhe , o,  mundi s’i  huqi !

 

N’ muajin Shtator , o, Nëntë qind e nëntë –

U mbajt Kongres në  Elbasan !

Nga data 2 deri më 8 Shtator –

Edukimin ta marrim n’ dorë !

 

N’ interes të  kombit shqiptar –

U vendos hapja e Shkollës së Parë !

Shkollë e Mesme  Pedagogjike –

Që të mësohet në Gjuhën Shqipe !

 

Kështu Normalja e Elbasanit –

Dije e dritë , o,  i shkrepë Vatanit !

N’ Elbasan , o, kjo shkollë e Parë –

Do t’ luaj  rolin , o,  vendimtarë !

 

Kjo shkollë kishte ,o,  për qëllim –

T’ realizojë , o,  një  pikësynim ,

Që e tha Luigj Atdhetari ,

Kur u hap , o,  kjo shkollë së pari :

II.

“Nga zëri i fuqishëm i Shkollës Normale –

U lëkund Shqipëria  me fusha dhe male !...

Atdhetarët s’ kursyen ndihmat e begata ,

N’ Elbasan mësynë  djemtë nga viset e largëta !...

 

N’ Elbasan mësynë  djemtë , o,  nga e  gjithë Shqipëria –

Jo veç nga Toskëria , por dhe nga Gegëria !...

Nga Kosova trime erdhën cep me cep –

Çdo kënd  i Shqipërisë  me përfaqësues të  vet !”

 

Normalja  e Elbasanit  duke  u rreshtua –

Me shkollat e  Shkodrës  duke  u krahasua !

Për armiqtë  e  Shqipes  ishte bërë  beden –

Që ma turk , as sllav nuk mund ta kapërcen !

 

Mësuesit e Nderuar , Atdhetarë Shqiptarë –

Nuk do  t’i  harrojmë për kontribut të mbarë !

N’ arsimim n’ Gjuhë  Shqipe e thanë të vërtetën –

Dhanë çdo gjë  nga shpirti , e dhanë edhe jetën !...

 

Gjilan, më 03. 03. 2017. Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora