E diele, 28.04.2024, 01:47 AM (GMT+1)

Kulturë

Sotir Athanasi: Karrigia e thyer

E diele, 19.03.2017, 11:05 AM


Siç e shikoni, kjo KARRIGE është filmuar përpara portave të selisë së KOMBEVE TË BASHKUARA NË GJENEVË.

Kuptohet, me drojen e EMIGRANTIT.

( Angth që na ka mbetur ende nga DIKTATURA ).

Siç shihet,

KARRIGIA njërën këmbë e ka gjysëm të thyer.

gjë që simbolikisht tregon se:

Edhe këtu në Institucionin e vetëm të

BASHKIMIT TË KOMBEVE,

DREJTËSIA ÇALON.

 

Edhe dy muaj më parë kam qënë këtu.

Kjo KARRIGE ishte në RESTAURIM. Kurioziteti më shtynte të kaloja sërisht dhe përpara se mjeti ynë të përfshihej në

lumin e makinave që shkojnë në

"SALON de l'auto",

Ekspozitë kjo e hapur për makina nga data:

9 - 19 Mars, 2017!

Vajtëm edhe ne atje.

Teknika, shkenca, luksi , por edhe eleganca në atë SALON

( Sa një fushë aviacioni e mbuluar )

ishte. . . ., ORBITALE.

 

Por. . . ., të nderuar Zotrinj të redaksisë,

dhe Ju Zotrinj të tjerë, Prof. Dr. e Akademikë,

NË KËTË APEL TË HAPUR ,

JU FTOJ

TË THONI OPINIONIN TUAJ :

Ndërsa SALONI NË FJALË KISHTE ARRIJTJE,

Pse ajo KARRIGE ISHTE E NJËJTA

SI PËRPARA 'RESTAURIMIT', EDHE PAS SAJ?

 

Ashtu si gjithë shkrimtarët, edhe mua më karakterizon shpesh

mendimi naiv se:

Kot, sa për t'I dhënë një BOJË DRURIT, atyre KËMBËVE,

njëra prej të cilave, më ngjau diç më e thyer se më parë,

nuk besoj të ketë qënë synymi i 'RESTAURATORËVE'.

Mua më duket se këtu një kontrakdiktë  pikon.

Apo, intuita e ABSTRAGIMIT,

në udhë të gabuar më çon?

Mbase më falet lajthitja, se. . ., shkrimtar jam.

Dhe për racën tonë, ANTILEXUESIT,

shprehjen e më sipërme, nuk e kursejnë.

Por, në fund të fundit, vëzhgimi na lejohet dhe kjo pyetje

pezull s'ka pse të mbetet?

 

Cili është shkaku, miqt e mi, që:

SHKENCA, TEKNIKA, LUKSI, ELEGANCA, ECËN PËRPARA,

Kurse, DREJTËSIA :

Ose rri në VËND NUMURO. Ose shkallëve GREMISET?

PSE KARRIGIA PËRPARA SELISË SË KOMBEVE NË GJENEVË,

ka të lyer, VETËM DRURIN?

SOTIR ATHANASI,

Gjenevë, 13, Mars, 2017!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora