E merkure, 04.12.2024, 07:44 PM (GMT)

Kulturë

Ilir Muharremi: Lamtumirë Hadi Shehu

E hene, 13.03.2017, 07:59 PM


Lamtumirë Hadi Shehu.....

Nga Ilir Muharremi

U shkëpute nga jeta, sot kur i duheshe shumë teatrit, po mërgon drejt shtigjeve të panjohura, ndonëse do të takohesh me Bekim Fehmiun, Istref Begollin, Faruk Begollin.... Tash të gjithë thonë: je artist i papërsëritshëm sepse po rrugëton drejt të ardhmes. Dhe, njerëzit gjithmonë të fortit dëshirojnë t’i zgjojnë nga qefinët dhe t’i ringjallin prapë ose lakmojnë të vdesin si ata.

Që kur lindim, ne fillojmë të vdesim, por ti Hadi nuk kërkove doktrina të lodhjes dhe të dorëheqjes nga jeta. Ishe meteor i skenës në shfaqjet: “Fisheku në pajë”, “Njeriu me top”, “Epoka para Gjyqit”, “Monserati”, “Kur shpirti ndërron jetë”...

Zakonisht njerëzit kur takojnë ndonjë plak të lodhur nga jeta thonë: Ja, jeta dështoi. Për ty do brohorasin se vitet e harxhuara të kësaj jete janë të pakta, kështu së paku thuhet për artistët. Ti nuk u kape pas viles së jetës siç kapen njerëzit, por i dhurove kënaqësi publikut veçanërisht me qëndrimin tënd, diksionin dhe tjetërsimin. Kështu e kërkon arti i  aktrimit.

Ti luftove si burrat me jetën dhe nuk u dorëzove pa luftë derisa të tjerët presin të jenë të mbështjellur me melankoli të rëndë e të etur për rastësi fatale vdekjeprurëse, kur dhëmbët nga frika dhe tmerri ju kërcëllijnë, e ti Hadi e pranove vdekjen si diçka të lumtur.

“Jeta është vetëm vuajtje”, thonë filozofët. Kurse ti Hadi vuajtjes i dhe shkëlqim e bëre diamant. Atëherë, pse nuk vdesin filozofët të parët pasi veç dhimbje qenka?

E dijë dhe e kam te qartë se gjithnjë e ke pas këtë në mendje: synoje unitetin e popullit tënd, ulëset qenë të mbushura me njerëz të cilët për një çast vuajtjes i dhanë shkelmë dhe të shohë nga lartësitë duke thënë: “Merreni atë që kam! Merreni atë që jam”. Nga sot shumë pak të lidh jeta.

Kur vdes një artist, është shembur një statujë. Është dashur që artistët tjerë të jenë të mëshirshëm deri në fund të jetës tënde.

Hadiu iku na la na plagosi, kambanat më nuk dëgjohen, deti Adriatik është qetësuar dhe të gjitha shtrëngatat pushojnë.

Udhë të mbarë në “jetën e përjetshme”, për të cilën kam shumë dyshime. Gjithmonë në zemrën time do të rikumbon zëri yt.

Lamtumirë Hadi!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora