Kulturë
Poezi nga Vladimir Muça
E shtune, 11.03.2017, 12:26 PM
Vladimir Muça
Cikli me poezi Tanka “Mbroj me lume shpirti”
Në promovimin e librit
Më ngritën në qiell,
U bëra mëndjendritur.
Një mal me trishtim
Para librave të pa shitur.
***
Kur bisedoj me "biznesmenë"
Me diplloma nate me okë,
Tekanjozë e arrogantë;
Më rëndon mbi kokë
Si saç ferri Dantes.
***
Në kullën e Ngujimit
Plagë plumbash
Si kufoma gjakmarrëse.
Oh sa do desha
Mbi to lule Kishe.
***
Shumë dashuri
Dua librave të mijë,
Në çdo stinë
Të ketë pranverë,
Por dhe bollëk vjeshte....!
***
Fushave t'vendlindjes
S'ka traktorë si dikur.
Ka benza në kollë ligeshtie;
Mbulojeni rrugën kuturu
O ju lule mugastre!....
***
Sa të rrijë klubëve
Kafenë duke gjerbur
Në ditën e trishtuar,
Le të jemë një fshesë
Rrugët për të pastruar.
***
Kur në Omonia
Takoj të papunë
Trishtimi më mbyt.
Si kulpër më mbështjell
Mërzitshëm mendimi.
***
U grinda me gruan
Për faturën e internetit.
Vështrim i fëmijëve
Pika,pika më bie
Në shtambën e shpirtit.
***
Në drekën e së Premtes
Nnë lugë më tepër
Lë në sofrabez,
Për mikun tim poet
Në varfërinë e vet.
***
Në pushimin e drekës
Buka s'u ,uri vend.
Me mbllaçitjen
Gëlltisnin telenovela:
Një kohë të humbur.
Tetraplegjiku
Në karrikën me rrota.
Në premtime Dhjetori
Kap fjollat e borës,
Nder vedi qeshet zorit.
***
Posterat,flamujt,
Në mesnatë
Hijezojnë qytetin.
Dritat e reklamave
Në sytë e një qeni.
***
Që në projekt
Parlamenti i ri
Vështron qiellin.
Në shkallët e Pallatit
Shtohen rradhet e lypsave.
***
Në flatrimet e jetës
Kodra e Vilës
M'u bë djepi mendimëve.
U ktheva në metaforë
Me të shkuarat vite.
***
Ky trung druri
Rrahur nga vitet,
Tretur nga malli shumimit;
Nën tokë shtrin rrënjët,
Në rrathët vjetorë degëzimin.
***
Në kupolë
Syri i Torrës
Loton pambarim.
Nga invazioni ndertimëve
Ndjen ndarjen e shpejtë.
***
Në Otranto
Vejushat në skelë.
Sytë zhytën thellësis.
Ujërat kandile sjellin:
Si shpirtëra të përjetësisë.
***
Votimet e rradhës,
Ndër mërmërima votash.
Proçesverbalet thyejnë qafën.
Zgjohemi çullak
Mengjeseve që sjanë tonat.
Në kishën e Shën Prodhomit
Muret më thërrasin
Me tinguj kambane,
Thellë nga palimpsestet
Dhimbjet e gruas lehonë.
***
Bregu i Erzenit
Me dritë gjelbëroshe
Më ndez fantazinë.
Fluturoj si marsiake,
Zhytem në thellësi.
***
Urat e Lumbardhit
Ngulur thellë trollit.
Shkel mbi to si flutur
Si mbi udhën e Kombit
Prizreni fatlumtur.
***
Në Gryke-Rugovë
Gëdhenda shpirtin
Në shkëmb për kuntim.
Një pjesë deti durrsak
Të shuaj çdo harrim.
***
Në Fushe-Kolzë
Më zuri korriku.
Në syrin e ujit
Irisi im fëminor
Me lotin e mallit.
***
Sapo shkela zallit
Loti në aluvione u tret.
Në Arën eKokomajve
U zgjua fëmijëria,
Si flutur veten e gjet.
Dhe në errësirë,
I vetëm po të jemë,
Kur vi në vendlindje
Rrugën e ndriçojnë
Thinjat e mia.
***
Kroin e Balzës
Gjithmonë e kujtoj.
Etja s'më mundon,
Dhe në shkretëtirë
Zylynjarë gnithmonë.
***
Mbi Qafë Morinë,
Në qiellin e qelqët
Një shqiponjë kqyr
Dy anët e ndara
Me krenari bjeshke.
***
Në Gostivar,në mal
70 kilometra larg,
Me re puplore u vesha.
Kudo gjeta mirësi
Si stanëve në Potgori.
***
Nje fije bari
Mes librave gjeta.
Kujtimet buluan
Livadhit të fëmijërisë,
U zvjua kujtesa.
***
Larg vendlindjes
Më trembi stuhia.
Nën rrap u strehova,
Degët qanin mbi mua
Me litaret e shiut.
***
Në plazmën e qelqét
Hordhia e bores
Mbuloi vendlindjen.
S'munda të fle nga ky pushtim
I Sulejmanit Madhërishëm.
Ti që më shikoje-zjarrë,
Në skutat dritë-kuqe
Ndez zjarr prostitute;
Por veten tënde
Në sytë e mi s'e gjete.
***
Kodrës Marikajt
Trupi në pavetëdije
I njeh shtigjet e takimit,
Të puthurat në gëmusha
Ku treteshim unë e ti.
***
Zemra s'njeh monedhë,
Di ku jep pëshqeshe,
Thasët me ar udhëve hedh.
Asgjë s'mban për vete
Se Atin ka bankomat.
***
Mëngjesi i 65-të
M'shkrepandriti mbi Shetel.
Sa do desha,
Nen tendën e kujtimit
Të pija kafe me Tatën.
***
Çdo vit në mëndje,
Nga vendlindja,
Më vjen luleqershija.
Nën hijen e sajë
Shtroj vargje të dëlira.
***
Në Butrintin mitik
Në qershorin e nxehtë,
Ne festivalin e radhës
Mes poeteshave,
Oh,çfar freskie.....!
***
Në uren e Ardhishtës
Frëngji e syrit
Shpoi perden e mallit.
Faqeve të rreshkura
Loti shoi zjarrin.
S'më venitet dashuria e parë:
Në korie gjithëçka u çlirua.
Kur doli hëna
E futëm në mesin tonë
E zu të flerë si grua.
***
Ti je pasqyra
Ku shohë veten time,
Tani që s'je më
Ndjehem i shemtuar,
Në pasqyrën e verbuar.
***
Në puthjen e zjarrtë
Keq u prangosa
Në rini me veten time.
Që të ç'prangosem
Kërkoj zanafillën.
***
Minifundet shpërvolën
Të brendeshmet kuqëluar.
Hormonet ne faull
Kapërcyen pragun,
Shpirti,honëve rrakëlluar.
***
Sot u zgjova pa ëndërra,
Mendimi u mpak,
Bukuroshja e fjetur
Virgjërinë e amëshume
Me lot shplante nën duvak.
***
Tcunami në dashuri
S'është valë shpirti
Që gicërron n'ledhati.
Pasi bën hara-kiri
Tërhiqet duke vrarë.
***
E ndoqa,më ndoqi,
Yshja verem m'u bë
Në sy e në shpirt.
Kafshova karremin e kënaqësisë,
Tutje vrepi ish.
***
Kur ra rrufe e largimit
Lisi u ça në dyshë;
U shkretu vendtakimi.
Në dhiaren e fshehtë
Nukë çeli trëndafili.
Si borë e sotme në Tiranë
Të më veshësh dua,
Ne trupin tim të më tretesh;
Aherë do jeshë me mua
Dhe kur si shi të derdhem.
***
Kur erdhe në takim
Si lule qershije
Çelën sytë e tua.
Zbardhëlluan largësitë,
Gjithëçka çeli tek mua.
***
U hirosen ylberet,
Lumejtë e ndjenjave
Në fundo mbeten;
Ti më shikon pa zë:
- Do vish shtegut ku më le?...
***
Zogu i pagjumësisë
U arratis nëpër natë,
Me klithmë zgjoi dritësirën.
Gjithëçka në tehun e qelq'të
I dha natës lamtumirën.
***
Ne bregun e Currilave
Me boren e rënë
Dallgëzat e detit,
Si buzet e një gruaje
Fërgëllojnë në ekstazë.
***
Më tha:S'dëshiroj të shoh
Si çmenden lotët,
E malli faqeve zë të bjerrë.
Druaj zjarrin m'a vjedhin vashat
E mbetem një shteg i mjerë.