Kulturë
Alban Voka: Rrugës për në hënë
E diele, 05.03.2017, 09:44 AM
RRUGËS
PËR NË HËNË
(Liviu Ioan Mure?an. În drum spre lun? / Rrugës për në hënë, Amanda Edit, Bukuresht 2017)
Nga Alban Voka
Poeti rumun Liviu-Ioan Mure?an u lind në lokalitetin Dej (Dezh) të Transilvanisë (1973). Vëllim vargjesh “Gid leximi”, Editura R?sunetul, Bistri?a, 2003. Vëllim kolektiv "Nyanca", Ed. Karuna, Bistri?a, 2010, (së bashku me Ionela Luca dhe Maria Tudor). Antologji "Lira înë katër pika kardinale" (40 autorë), botuar nga Klubi virtual "Cartea tinerilor scriitori" (Libri i shkrimtarëve të rinj), 2010, Ed. Povimed. Vëllimi "Poema të kamaresë". Ed. Studis, Ia?i, 2010. Vëllim kolektiv "Trajtime për zemrën", pranë Teodor Dume, Ottilia Ardeleanu, Alexandru Ghe?ie, Vali Slavu, Ioan Barb. Titulli dhe kopertina e zgjedhur nga Ottilia Ardeleanu. Vëllimi "Poema nga Nënkështjella", Ed. Studis, Ia?i, 2012. Vëllimi "Vargje dhe të vërteta të tjera", Ed. Studis,Ia?i, 2013. Vëllim proze të shkurtë "Në kërkim të dritës", Ed. Studis,Ia?i, 2015. Vëllimi „Epopeja e LIM-it", Ed. ?coala Ardelean?, Cluj-Napoca, 2016. Vëllim bilingv “Rrugës për në hënë”, Amanda Edit, Bukuresht 2017. Pas biobibliografisë në gjuhën rumune po japim disa nga poezitë e rikënduara në gjuhën shqipe.
BIOBIBLIOGRAFIE
Liviu-Ioan Mure?an s-a n?scut în localitatea Dej (1973). Volum de versuri "Ghid de citire", Editura R?sunetul, Bistri?a, 2003. Volum colectiv "Nuan?e", Ed. Karuna, Bistri?a, 2010, (al?turi de Ionela Luca ?i Maria Tudor). Antologie "Lira în patru puncte cardinale" (40 de autori). Editat de cenaclul virtual "Cartea tinerilor scriitori", 2010, Ed. Povimed. Volum "Poeme de ni??". Ed. Studis, Ia?i, 2010. Volum colectiv "Tratamente pentru inim?", al?turi de Teodor Dume, Ottilia Ardeleanu, Alexandru Ghe?ie, Vali Slavu, Ioan Barb. Titlul ?i coperta alese de Ottilia Ardeleanu. Volum "Poeme din Subcetate" ed. Studis, Ia?i, 2012. Volum "Versete ?i alte adev?ruri", Ed. Studis,Ia?i, 2013. Volum proz? scurt? "În c?utarea luminii", Ed. Studis, Ia?i, 2015. Volum „Epopeea lui LIM", Ed. ?coala Ardelean?, Cluj-Napoca, 2016. Volum bilingv (român?-albanez?) „În drum spre lun?”, Ed. Amanda Edit, Bucure?ti, 2017.
TELEFONI
Një telefon në kullosë
këndon një melodi të zgjedhur me kujdes nga pronari i vet
melodia e difinon e përftytyron duke ndenjur në brigjet e ujit
me grepin në të majtë e në të djathtë me një roman të vjetër
e hap telefonin përgjigjet
një zë gruaje grindavece të qorton për vonesën
i kërkon ndjesë gjoja se s’ishe tip or dikush tjetër
që ka gjetë një telefon që këndon si një gjinkallë ajo
nuk toleron të mashtrohet me fjalë
dhe fjalët rrjedhin si ujëvarë për veshët e rëndomta
vetëm me heshtjen
e ul telefonin ku e ke gjetur duke e lënë të hapur
largohesh dhe zëri dëgjohet porsi një këngë gjinkalle
gjithnjë e më larg
PAJTIMI
Ata të komunës kanë vënë një bankë para blokut
ngjeshemi çdo ditë për të zënë vend
rrimë me rrotullim dhe shpifim ata pa vend shëtisim aleve
tentoj të shoh kur dikush çohet e pastaj
ngutet të ulet diku
Sot e gjeta një vend pa ndenjur në rradhë
ikën të gjithë të shikojnë aksidentin ku vdiq një voglushe
ajo nuk kishte kurrë vend në bankë
rrinte mbi një shkallë dhe i mbet atje një kukull
zgjohem e marr dhe e vë pranë meje
i rrëfej se prej sot as që më duhet të ekzistojë e hedhi në koshin e plehërave në skaj të alesë
dhe ulem përsëri
nga këmbët dëgjohet një fërgëllimë
DIKU NË RUMANI
Gjatë rrugës karroca në rradhë për një luftë antike
kalorës të lodhur mbi kuaj prore më të lodhur
qenj të lidhur pothuajse të zhagisur me gjuhët e nxjerra
pluhur diell e kilometra mbi kilometra pa pemë shtëpi fontana unë vetë me makinën
porsi një fantomë e ndjekur nga shikimet e karroctarëve unë vetë kaloj kufirin e murosjes
i sinjalizoj tejkalimet
as një njohës shenjash nuk i vë re koha
u kall në guraleca
ky farë vorteksi më shpie në të shkuarën me nxitim intim
Rrugës fëmijët lozin futbol burrat merren me shpifje
cakrojnë bokalla me verë
mes tyre si në një poligon automjetesh kryejnë shkollë shoferash të shtypur nga e shkuara
Pastaj turma delesh shumë turma dhensh lope mospërfillëse ndaj sinjaleve akustike
pata në rradhë për një kalim të shqetsuar të rrugës
dhe asnjë shenjë asnjë fjalë të shkruar në asnjë gjuhë
Kilometra pas kilometrash derisa shiu i mbrëmjes përplaset në asfalt si me e përplasë jetën
PËRRALLA ME KËRMIJ NJERËZ DHE SHTËPI
Jashtë bie shi saqë kërmijve u plasin guaskat
bien mbi pervaz dhe u plasin lëvozhgat
përngjiten për xhami porsi engjëj pa flatra
Rri fshehur pas perdesë së kuqe dridhem nga çdo zhurrmë
ato bien e bien pervazi është plot me jargë vezulluese
Po ta hapja dritaren e po ta zgjasja dorën
sa mirëqi do depërtonte në damarët e mi të enjtur
nuk kam guxim vetëm shikoj si thellohen bien hijet në dysheme përkulem instinktivisht të pastroj mizerjen
madje mendova ta ndërroj dyshemenë e xhamat dhe shtëpinë ta zhvendos në një guaskë pa viktima gjaku
Nganjëherë kruspullohem drejt pikes hapi shuplakat që të mos eksplodoj
ajo këpurdha e madhe që e mbulon botën plot me pluhur këpurdha atomike nuk do jem unë
Jashtë bie shi me kërminj rrij pas perdesë jo në bunker
dhe megjithatë marr frymë me vështirësi
Miqtë fshihen nën dhe dhe më ftojnë o i ri mos rrëshqit gjurmave të vlagta prit disa orë
do të thahen në rezet e diellit
POEMA PREJ ÇOKOLLADE
Poema është një çokolladë të cilës voglushja ia kafshon
kremin me shije dredhëzash
i përlyen duart dhe fustanin
i pëlqen dhe askush s’e qorton për këtë guxim
Do ta kyç lavatriçen sërish e sërish për teshat tua
ndyrësia e poemave është ngjitëse mamaja i lëpin gishtërinjtë fshehtas
nuk qet detergjent as balsam vetëm tesha e ujë
lavatriçja nxjerr tinguj ritmikë
Voglushja del në rrugë
nga libri i rilexuar kalimtarëve të makinave u ambush gropat në asfalt
dhe përmbushja e ëmbël i spërkat njerëzit ata nuk shajnë veçse i lëpinë teshat
e njëri-tjetrit porsi një shoqëri perfekte.
I DHASH DHJETË LEJA DHE SHKOI
Sërish kaloi e pangopur dhe e morri me vete një shpirt
zemrat u ndalën një çast pastaj trokitën më fuqishëm
lotët paraprijnë e thahen
pastaj sytë e thatë bëhen kroje
u shkëputën disa ankorime e disa zgjime qenë
Një fqinj troket në derë kërkon dhjetra leja për familje
“kështu për një kurorë” – thot
Ia shtrij banknote e shaj në vetëvete mamanë e saj fantazmë
që na i prish planet dhe sytë
KONFESION
Sot shëtita vetëm
dhe trotuari m’i njihte mendimet m’i përkëdhelte shputat
E dija se s’është i pavdekshëm dukej i qëndrueshëm
vetëm sentimentet e mia dridheshin
E ndjeja porsi një mik të cilit i rrëfehem
ai nuk më buzëqeshi sikur ta bënte
në dhëmbët e tij do vezullonin fshehtësitë e lagjes.
VASOJA I ÇMENDUR
Vasoja i çmendur kalonte përditë rrugës së lugaxhinjve
vetëm disa shtëpi tjerat bloqe të përhirta me 4 kate
ndalej në stacionin e autobusëve e këndonte diç për jetën
si do ishte ajo e shkurtë e rëndë kurse njeriu i uritur
e ndjen më mire
në pijetoren pranë po ato fytyra të kuqe
i hedhnin fjalë të padenja madje dhe sharrje Vasa nuk dëgjonte veçse ndonjëherë shpëtonte ndonjë vështrim udhëtarët rrinin më larg nga Vasoja disa qeshnin tjerët tregonin mospërfillje
ndyrësia e poemave është ngjitëse mamaja i lëpin tinëzisht gishtërinjtë
nuk qet detergjent as balsam
e nxorri një thikë dhe e ua nguli të dyve në fyt pastaj iku drejt stacionit dhe u ngjit në 24-shin duke e fshirë gjakun në këmishë
RRËFIM
I hidhëruar është sot
ndaj mbajtësit të bishtave të cigareve të fshehura në mushkëri
dhe nën gjuhë
I hidhëruar ndaj atyre që mbajnë në zemër
këta i pështyjnë copa-copa
me dashuri urrejtje mirëkuptim
hapin gropa në asfalt
fshihen nga kalimtarët
Bishta cigaresh të dëlirta apo ndotura çdonjëri ka rrëfimin e vet
trotuari m’u rrëfye: migrenat që po jua transmetoj
janë atria ventricles
dhe të gjitha përpëliten kah mirëkuptimi
dhe ja se si
një fëmijë e zbuloi gropën e impulseve.
HAPA PËR DREMITJEN E FËMIJËVE
Njerëzit e trotuarit kanë shije bitumi në buzë
erëza të cilat asnjëherë s’i këmbejnë
duart e tyre shkrihen në vapë
i ngjesin pjesët e shatronit
fëmijët i dashurojnë me një frikë të fshehur
u afrohen kur ata kanë sytë e mbyllur
dhe qenje të ardhura nga tjera botë i rrethojnë
fëmijët i shohin dhe i kuptojnë vargjet
Gratë e trotuarit përkulen mbi fëmijët e tyre
i përkëdhelin në kreshtë me dëshirë
dhe i gëlltisin hapat me shije bitumi
Fëmijët e bitumit presin ditën kur trotuari
do të jetë i tyre.
PËRRALLË
Trotuari im ka formë njerëzish
që çdo ditë e lustrojnë
ngritet në këmbë kur askush s’e sheh
madje ia bën me sy
dhe buzëqesh me buzët deri në rokaqiej.
Trotuari im dashuron femrat i adhuron nga poshtë
i rrëfen me zë të ultë krejt nënshtreat
ka shtypur plagët e fëmijëve e sulmet e burrave
me këmbë të shakmisura nga gjithë ato hyrje.
Trotuari im gjarpëron merr formën e trurit
të ujitur nga dëshirat
ai bën pakt me fqinjët për mbijetesë
trituari im i di të gjitha meloditë e mundshme
ka vallëzuar dhe ka varrosur të vdekurit.
KREMTIME DIMRI ME KUJTIME
Me jakë prej dëbore e zhurrmë hapash
çepkasin veshët jo nga kurioziteti
tepër plak është ka përvojën e kremtimeve
mbrohet përbrenda nga vjelljet e plehërat e hedhura
duhet të durojë jo vetëm ligësitë e fshehta
por madje dhe manifestimet e zhurrmshme.
Dje kaloi një reze e hije të bardha me flatra
u ndje e lumtur për një çast
iu kujtua rinia kur kur lindte nga ngrohtësia
kur hapat printonin nënshkrime.
Rrudhat e saj u ngjanin gjurmëve të dëborës
veçse nuk shkriheshin
por zgjeroheshin.