Kulturë
Neki Lulaj: Festë në vite
E shtune, 04.03.2017, 09:31 AM
Neki Lulaj
FESTË NË VITE
Është e vështirë ta festoijmë këte nentë vjetor lirie
Ne mexhë ku ende shihen kriminelet barbarë
Si prushnajë na digjet zallishta e shpirit nga provokimet
Plagët i kemi të hapura qe një shekull sa një mal…
Na kullojnë dhimbjet plot urretje dhe helm
Akoma …akoma në trup nuk më janë tharë
Sa i shenjtë është atdhemiri i që me krahë na pret
Dhembsur çka përjetoi në histori nëpër shkallët
Nga gjakpirësit e hijenat lind urejtja pa kufi
Aq gjatë sa do të ketë në gjithësi tokë e diell
E mbi tokë farë e patjetërsuar në Dardani
Mbi vellon e hënës së Kuqe këndojmë nën qiell
Endërra të trishta më vijnë në këtë nëntëvjetor
Në kryq është duke na mbërthyer fort
Pse nuk ofrohem dora dorës e besa besë
E botës t’i themi se në shtëpi ne jemi zot
E kemi këmishën e shqyer e zemrën copë-copë
Kështu as për lirinë nuk ndiejnë ngazëllim
As një pëllëmbë shpirti, as një pëllembë në tokë
Me vrudullimë kujtoj atdheun e dashur, dheun tim
Me fustanella të arit dalin nga bronxi
Sërish atdhetaret e dëshmoret rizgjohen ngadalë
Kurrë s´kanë për të vdekur sot e mot moti
Çdo pëllëmbë e atdheut është njomur me gjak,…..
Andaj është e shenjë kjo tokë që sot i këndoj
S´ka vend në botë më të ngrohtë e më të bukur
Është lindja e vështirë, por vdekja është njësoj
zallisht e shpirtit të bekuar të than dhe bukën
Sonte një zë dëshmorësh sokëllin buron nga toka
Është kushtrimi shekullorqë hapet ne horizont
Dëgjoni ore ju të shurdhër që toka ju malkoka
Ás një pëllëmb shpirt asnjë pëllëmbë varr nuk lëshojmë…..
….
Speyer, 15 shkurt 2017
BACËS VËLLAMIRIT TIM
(Mësuesit Demush Lulaj)
Moti të njoftova një ditë për një vendim të papritur
Biseduam at natë gjatë si vëllezër si dy miq të vjetër.
M`u duk se ra shkëmbi i Strellcit në majën e paarritur
Një rribë vrulli i fortë ere ta kaploi forcën e ndjenjës
Më the se e kishe të vështirë vetëm jetën ta rrotoje
Këtë na e solli robëria, këtë na dhuroi e padrejta
Fjala t’u lidh si ta kishte përpirë zilja e një shkolle
Po na mbetën dy lule shpirti, dy pleq të vetëm.
Si një mokër mulliri të lashtë i bluaje fjalët e shpirtit
Do kem mall për Ju se këto janë të mijat të gjitha
Do më djeg malli krejt për diçka tjetër, vit pas viti
Si të isha një flutur që bredh në Lëndinat e djerra….
Mbi shpatullat e ditarit tënd u ngjit një peshë guri
Në këto kohëra kur na gëlltiti dhuna e robëria
Nga dhimbja e ndarjes u shurdhërua dhe një filiz gruri
U thinj oborri, furka, lëmi, klasa dhe shtëpia.
Në trojet e huaja bacalok vështirë se të pret ditari
Gjuhë të huaj do flasim, do shkruajmë në gjuhë të huaj
Ah, do më vijë ajo ndarje e trishtuar atje te gardhi
Me fytyrën tënde, Bacë, që mbete në Kosovën e robëruar
Atje tymi e flaka i gëlltiti rrugët, pragjet dhe shtëpitë
Kriminelët e udbashët si gjahtarët e zi na zunë pusinë
Deri në alivanosje t’i thyen këmbët, brinjë
Dhe këngën se nanës donin t’i vinin litarë të zinjë.
Ti pate një shteg shpirti që të lidhi fort për një emër
Të jetoje atje në atë truall Dardanie të gjakosur me ëndrra
Si bir trualli që brumosur në shpirt e në zemër
Të lidhën pas një stoli, pas plisit, ku jehonte kënga.
Kishe mall për një zile shkolle, për një ABC të gjakosur
Për një tabel shumëzimi për një hap drejt një shkolle
O Cicëroni i lavdëruar, o mësuesi i vyer fjalëpasosur,
Ishe pas lirisë së atdheut që rrinte zgjuar në mote.
I besoje lirisë si dashurisë me ato fjalëpaktat hyjnore
Sa herë prite e përcolle brezat që u mblodhën rreth teje
Ti je dhe ishe si Oma punëtore e bletëve në koshere
Në fytyrën e fëmijëve shkrive me mijëra buzëqeshje.
O, sa gaz kishe kur zografisje shkronjat në një tabelë
Dashuri na fale neve, na fale stinën e gjelbëruar
E ditarin tënd me shkrimin e paçmuar e ruajmë në muze
Me ca sy që na shfaqnin qiellin e kaltëruar
Me vrushkujt e fjalëve ti na bëre të jetonim pranverë.
Edukove breze e gjenerata me zilet e shenjta shkollore
Shpirti yt ishte si digë madhështore e një lumi të shtrenjtë.
Ti mbete modeli ynë që do ta kërkojmë në kohë.
E ruajnë atë shikim me xhelozi si notat në pentagram…
Edhe unë sot nuk dua të shohë asnjë çast të sëmurë në shtrat
Ma lexo poezinë që të të dëgjoj në Perëndim me mall
Fort po më mundon e më pengon heshtja o prind, o bacë
O mësuesi im…..
FLAKADANEVE TË JANARIT
(Kushtuar Jusuf Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka)
Mbi ngricë bore në oborr shpërthyen krisma
Kitara lëshoi tinguj vaji, tinguj të egër mallkimi
Aktorët e krimit ecnin klithshëm kur fliste errësira
nëpër rrugë plaga dhe vdekja me to veç rilindi
Tre meteorë u plandosën mbi dheun e huaj
Qielli lëpiu lotin e njelmët ftohtësinë e dimrit
Fjalët i ngulfati nata e tradhtisë kobzezë, dinake
Toka e përflakur e Dardnisë rrinte syzgjuar
Traret e robërisë vunë themelet e lirisë shqiptare.
Shpërthyen shkëndijat e yjeve, si flakadan
Tre engjëj janari i përpiu në atë epokë mordi
Ju thyen prangat robërisë së mallkuar zezonë
E lavdia për ju gjithnjë po merr frymë Kastrioti....
U fikën dritat, por nuk u mbyt ehua me dhimbje
Nga tri trungje dardane dolën miliona pipa
Zhurmon një acar janari në tridhjetë e pesë vite
Larg plangut, larg Ceranit, mbi guret e Behovit flet ardhmënia
Zemrat në akull të ftohtë janari na i mori historia
Nëpër vite nipërit këndojnë këngë krah më krah.
Me fjalën tuaj të përflakur rizgjohet shqiptaria
Qiell i hapur mbi kitare ndizet për bashkim kombëtar ...
NËNË
Nënë mira ime do të kthehëm përgjithëmonë
Pa u ra vesa luleve barit gjelberosh
Një ditë pëgjithëmonë do kthehëm
E do të ja ngrohim kullës flokun e shpirtit
Xhamave te heshtjes së merdhrire te ja shkundim
Pluhurin gllanikut prej palcës te oxhakut ziosh
Marimangat do të futën në birën e miut
Nënë e ne bashkë do ta mbyllim
Gllofkën e zemrës te ndarjës se kahmotshme
Të ribashkimit të mbarë rrofsh
Sërish ti cakërrojmë gotat, me rakinë e babës
E ta pijmë ndarrën e dekadave me një gllënkë
Të burimi i akullit
Ti shtrydhim zemrat e ndarjës e te velëm bashkë
Me ballsamin e shpirtit ti myllim te çarat e zemrave
Dhe ti harrojm bash dekadat e hijenave kodosh