E shtune, 27.04.2024, 08:24 PM (GMT+1)

Kulturë

Pilo Zyba: Profesoresha e seksologjisë

E diele, 26.02.2017, 12:18 PM


PROFESORESHA E SEXOLOGJISË

Tregim nga Pilo Zyba

Ajo mbështeti kokën në kraharorin e të shoqit dhe e puthi lehtë në buzë.Ai mbylli sytë dhe i përkëdheli flokët, kështu bënte gjithmonë pas marrdhnieve të tyre intime.Kishte më shumë se 13 vjet që ishin martuar.Ishin gjithmonë të dashuruar dhe të mirësjellur me njëri tjetrin.Të dy intelektualë të respektuar në fushat e tyre.Ina ishte Petagoge e sexologjisë në qytetin bregdetar, ndërsa ai ishte doktor i psikiatrisë pranë spitalit sheteteror në qytetin D.Ai i hodhi sytë mbi shtapullat e brishta e të zbukuara,të cilat nën refleksin e dritës së gjumit merrnin nuanca të ëmbla, përzihej një çokollatë e embël, me nje rozë të perdeve të dhomës, dhe nje e kuqe e lehtë që vinte nga këmisha që kishte veshur.Ai levizi pak me gisht rripin e hollë dhe e puthi,ajo levizi lehtë supin, sikur donte të trembte me delikatese një flutur që kishte qëndruar mbi të.Ashtu i zuri gjumi që të dy.

Drita e mëngjesit hyri nga dritarja e hapur dhe zhurma e valëve që shushurinin poshtë shtëpisë.Ina u ngrit,lau sytë dhe beri gati mëngjesin për vete, për të shoqin dhe për djalin nëntë vjecar.Ishte ende me këmishën e natës.I shoqi u ngrit dhe e puthi lehtë te supet.

- Mëngjësin dhe kafen i ke gati!

- Nuk do shkosh më në plazh, Inush!

Ajo u rrotullua, i foli si e përkëdhelur e lozonjare:

- Përse i dashur,perse te mos shkojmë?

- Ti ngjyrën e ke marrë, zemra ime, përse të shkosh, pushimet e shkollës mund ti bësh edhe në shtepi, apo të dalësh një shetitje me djalin.

Ina e pa me vëmëndje në sytë e thellë, që tashmë u njihte çdo skutë, çdo mendim:

- Po unë dhe djalin me vete e kam, shpirt, pastaj ne nuk rrime gjithë ditën në breg të detit se kemi dhe punë të tjera.Mbasdite dalim për blerje dhe djali luan jashtë. Të është ankuar djali?

- Jo, Inush, djali nuk më është ankuar, por mendoj se gati një muaj mjaftojnë për tu quajtur pushime.

- Domethënë, nuk është ankuar djali, por po ankohet babai i djalit.Iva ju var në qafë si varse floriri dhe e puthi, por i shoqi nuk lëvizi, qëndronte si guri i monomentit të qytetit.Ina vazhdojë, - Shpirt, hije të zeza shikoj në sytë e tu dhe për rreth tyre, si duket sot nuk paske fjetur mirë!

I shoqi i hoqi duart, i ktheu shpinen dhe vajti të lahej.Ina mbeti vetem, me nje peshë të madhe fyerje në karakterin e saj, prej sjelljes së tij.

Mëngjesi nuk i shijojë, ishte i ftohtë, biseda e la të prishur urën e komunikimit të tyre...ndërkohe u ngrit djali, i cili i puthi të dy dhe u ul që të hante.Ai ndonse i vogël, i lexonte mire prindrit e tij.

Gazmendi u ngrit, mori çanten, puthi djalin dhe u kthye nga dera.I biri nuk priti por i foli:

- Baba!

Babai ktheu kokën.

- Mamin nuk e puthe!

Gazmendit i kishte ikur gëzimi i zakonshem nga fytyra, e kuptoje që i biri e qortojë.U kthye nga Ina dhe e puthi.I foli me diksionin e tij të rëndë, që rrallë e përdorte:

- Thamë, sot nuk ka plazh!

Djali u ngrit dhe i vajti pranë, e la bukën, dhe, në sytë e tij u shfaqen re trishtimi:

- Pse baba, përse të mos shkojmë në plazh me mamin?Atje është aq bukur, aq mirë, ka shumë njerëz, bile dhe shumë burra si ti që lahen, e luajnë edhe me ne!

- Me cilët Ju, foli Gazmendi si një lumë i rrëmbyer?

- Me mua, baba!

- Me ty apo dhe me mamin?

Ina hodhi sytë dhe e pa nga koka te këmbët, për herë të parë kuptojë që kostumi që kishte veshur nuk i shkonte për shtat, por as çanta e rëndë me veglat e psikiatrit që mbante brënda.

- Jo me mamin,jo, me mua lozin ata!

- Lozin me ty dhe shikojnë mamin.Gazmendi foli si nëpër dhëmbe dhe djali nuk e dëgjojë, por Ina e dëgjojë shumë mirë dhe e kuptojë zëmërimin e tij.Kuptojë përse ai nuk donte të shkontë në plazh me të birin.Ju afrua të shoqit, e tërhoqi për dore për nga dera e jashtme.I dha të kuptojë se nuk duheshin të tilla biseda në syrin e djalit.Te dera e puthi dhe i tha:

- Shenja xhelozie, shpirti im?

- Po, i tha ai dhe hapi derën!

- Të kam dhënë rast për një gjë të tillë?

Ai tërhoqi derën pas vetes dhe iku duke marrë mendimet e nenkuptimet e bisedës, që kishte prishur harmoninë në këtë mëngjes fund korriku.

Ina ishte një grua rreth të dyzetave, mesatare në trup, me linja krejt të veçanta dhe si të pikturuara me dorë nga një piktor i talentuar.Vitet e fundit i kishin ikur dhe disa probleme te vogla që kishte nga lindja e djalit, në pjesën e siperme të kofshëve dhe të barkut.Kishte flokë të bukur, supe te ngritur e të brishtë e fytyrë ëngjëllore.

- I afrojë përpara gotën me qumësht të birit dhe i foli ëmbël:

- Ha të keqen mami, dhe e puthi në ballë!

- Nuk dua të ha, nëse nuk ikim në plazh, unë nuk do ha.Përse tha babai që të mos shkojmë?

- Shaka bëri, zemra ime!

- Mama, babai bëhet xheloz për ty!

- Ina ngriu, një rrymë elektrike e ftohtë i kalojë nëpër trup.

- Babai nuk do që të të shikojnë ata burrat që të përshëndesin në mëngjes!

Ina vuri buzën në gaz.

- Mam! Mua më pëlqen kur të shikojnë të gjithë, sepse ti je e bukur, je nëna ime.Të bukurën e duan të gjithë, apo jo?

- Po shpirti mamit,po!

- Po, por babai është i lumtur, se ti je gruaja e tij dhe nëna ime e mirë!

Ina e ngriti me këmbë në karrike dhe, koka e tij ishte e barabarte me te:

- U rrite të keqen mami...je bëre burrë.Mendimet dhe fjalet i ke të një burri të pjekur!Ha bukë se ne do shkojmë në plazh.Me vete mendoje se, djali ndihej i lumtur për nënën e tij, ndersa bashkeshorti kishte shënja pakënaqesia, që vinin si rezultat i instiktit të burrit, të përzier me pak xhelozi të tashëguar ndoshta nga e kaluara e familjes së tij.

*

Ina la çantën e rëndë pranë shizlogut që ishte poshtë çadrës prej kashte.Hodhi sytë rreth.Tashmë i njihte të gjithë pothuajse.Ata ishin të përditshëm pranë vëndit dhe çadrës së saj.Një tufë me burra, mendojë Ina, nëse unë nuk do vija sot, ata do ndiheshin të dëshpëruar, ndërsa nëse gjithë këta zotërinj nuk do vinin, si rezultat i mos ardhjes time, lokali dhe kafeneja do humbiste shume.U ul dhe hoqi fustanin e hollë që kishte veshur, që në fakt ishte gati i tejdukshem.U mbërthye nga dhjetra vështrime, e kuptonte dhe vetë dhe ishte mësuar me to.Nuk ishte një grua që kiste dëshire të tërhiqte vëmëndjen, por pamja e saj tërheqëse, deri në magjepsje tërhiqte veshtrimet e meshkujve.Ajo tashmë ishte mësuar me to,dhe, luftonte me mendimet e saj, për të gjetur se, përse meshkujt ishin kaq të ndjeshm sa i tradhëtonte dhe vështrimi dhe vetja kur shikonin një femër të bukur përpara tyre?Nxori nga çanta topin e të birit dhe komardaren për ta fryrë.Djali ja mori nga dora dhe vrapojë në shizlogun pranë:

- Xhaxhi ma fryj pak!

- Burri u ngrit dhe pasi mori frymë thellë disa herë, e zmadhojë komardaren dhe e bëri të plotë.Në të dukej një si varkë e vogël në formën e një pulbardhë me kokën dhe sqepin e ngritur.Disa burra për rreth po shikonin zotërinë që e fryu.E quajtën me fat, që këtë mëngjes, komunikimi i tij me djalin dhe profesoreshën ishte i pari.Djali e mori dhe iku.Profesoresha e salutojë zotërinë me kokë në shënjë falënderimi.Burri vuri buzën në gaz, për ti dhënë të kuptonte, që nuk kishte përse ta salutonte.

Djali mori topin dhe vajti në një çader tjetër nga ana e kundërt.Ja dha një tjetër zotërie për ta fryrë, edhe ai nuk përtojë.Më pas Ina përsëri salutojë me një buzëqeshje falënderimi zotërinë.

Djali ndihej si në shtëpinë e tij.Ai kishte krijuar shoqëri me të gjithë dhe ndihej i përkëdhelur.Ina e linte të lirë vetëm e ndiqte me sy mos ti ikte nga kontrolli.

Ina nxori vajin e nxirjes që përbëhej nga pigmentë të fuqishëm karroten me dritësim dhe pikëza ciklamini. U lye për vete, leu të birin dhe i dha shishen në dorë.

- Shpirt, lyeje mamin edhe te shpatullat.

Djali mori shishen me sprey dhe po e hidhte në shpatulla, ndërkohë shikonte dhjetra vështrime mbi duart e tij.Vuri buzën në gaz, e fërkojë mamin mirë e mirë, pastaj e përqafojë dhe e puthi:

- Mam! Ti je nëna me e mirë, më e bukur në botë!

Ina i shikonte vështrimet e të gjithëve dhe mendonte se duhej të ngrihej.Ata ishin në pritje për të parë e shijuar atë që prisnin.Për këtë nuk i vinte zor, sepse ishte mësuar, por njihte mirë dhe psikologjitë e tyre.

Mori djalin për dore dhe eci mes çadrave.Majtas dhe djathtas dëgjonte përshëndetje...Mirmëngjes Ina, Mirmëngjes profesoreshë!Ajo ecte krenare, e qetë, duke marrë dhe dhënë salutime.Përpara saj pa një djalë rreth të 30 tave, shpatull gjërë dhe me flokë të zverdhura nga dielli.Nuk e kishte parë herë tjetër gjatë këtyre 30 ditëve, ai qëndronte në një çader me djalin e farmacistit F.

- O zot, psheretiu ai, dhe hodhi sytë nga Ina.Kjo shkon në det, apo është shtojzavalle që del nga deti?Kush është në ujë do mbytet.Kush është në breg do ti pushojë zemra.

Ina bëri sikur nuk e dëgjojë, por ndër kohë pa djalin e farmacistit që i foli nga krahu tjetër i shizlogut dhe rrëmbimthi i mbylli gojën me dorë.

- Mos! Pertef mos! Në drejtim të djalit u kthyen dhjetra sy qortues.Ata duket se po e rrihnin me vështrimet e tyre.Pertefi u mundua që të heshte, uli kokën, por u ndie keq.

- Çfar bëra, i tha kushëririt?

- Atë që nuk duhet bërë, i foli dikush!

- Çfar të bësh tjetër, e pakët është kjo që bëre?!

Pertefi mbeti me gojë hapur.

-Ajo është legjenda jonë, i tha kushëriri.Është krenaria e qytetit.Është profesoresha e sexologjise e qytetit tonë.

- Më falni, tha djali.Më falni, por kur e pashë mbeta pa frymë.Juve ndoshta nuk u bën përshtypje, se e shikoni çdo ditë!

- Edhe pse e shikojmë çdo ditë, prap kemi po të njëjtën ndjenjë si dhe ti, i tha një tjetër, një burrë rreth të pesëdhjetave nga krahu i detit.Ne prandaj vijme shpesh këtu në kohën që ajo bën banjë, sepse ndihemi mirë për qëndrimin, bukurinë, mirësjelljen, sepse profesoresha është perla e intelektit dhe bukurisë.

Kur Ina doli nga deti, bisedat kishin mbaruar.Ajo ishte e mbuluar e tëra nga sumbulla pikëzash uji që i rridhnin nëpër trup.Flokët e gjaë i derdheshin ashtu të lagura mbi supe, ujët që rridhte prej tyre mërrte tatëpjetë shpatullave, kraharorit të bukur.Pikëzat mblidhesin në majën e flokëve që ngjanin me stalaktite, dhe vijëzonin nëpër trup rruzujt e sumbullave të bukura, që nën lëkurën e brishtë e të rrahur nga dielli, ngjanin si margaritarë, ndërsa lëkura e butë si mëndafsh i kadifenjtë.Ajo ngjante vëtet me një perlë e dalë nga uji.Edhe gratë që qëndronin rreth e shikonin në heshtje, me deshirë, por dhe pak me zili.Disa studente të saj e përshëndetën me buzëqeshje dhe e shoqëruan me sy përgjatë atë daljes deri te çadra.

Ajo u ul në shizlogun e saj sikur të mos kishte ndodhur asgjë.U ndie mirë nga biseda dhe lufta që i bënë të tjeret.U ndie e sigurtë në shoqërinë e këtyre burrave, por dhe te grave te tyre qe shpesh e kishin dhe zili por e salutonin me mirësjellje.Pertefi nuk ja hidhte më sytë, qëndronte kokë ulur dhe si i zënën në faj

Pasi qëndrojë gjatë Ina u përgatit për të dale perseri per nje lundrim të vogël në det, eci ngadale me pulbardhën komardare në dorë, të cilën djali duke luajtur me të e kishte shfryte.Ajo qëndrojë te çadra e farmacistit dhe i foli Pertefit që ishte nga ana e saj:

-Mund të ma fryni pak, u lutem?

Pertefi u ngrit rrëmbimthi, qëndrojë duke parë sytë e saj të qetë e të bukur dhe, i mori komardaren.Uli sytë poshtë dhe e fryu.Mbasi i vuri tapën e mbylljes, ja dha Inës.

- Faleminderit! Si u quajnë?

- Përtef, foli i ardhuri që për ditë të parë ndodhej në plazh.

- Faleminderit, Pertef!

- Më falni zonjë, foli pertefi si i zënë në faj, më falni.Njohja ime me ju nuk ishte shumë e këndëshme!

- Asgjë, tha ajo, dhe u largua duke lënë pranë tij hiret e bukur, dhe zërin e embël e melodioz.

Në ato çaste Ina pa se rreth e rrotull qeshën sytë e të gjithëve.Ajo e kuptojë, kishte fituar një tjetër betejë.Kishte fitur dhe një tjetër mik me sjelljen dhe mirësinë e saj.

Ora kishte vajtur për të ikur.Ajo mblodhi plaçkat e saj dhe të djalit dhe, me një salutim gjithë delikatesë dhe respekt po largohej në drejtim të makinës.Pas saj u ngritën dhe të tjeret, që vinin në skenen për para detit për parelasin.Më pas vëndi ku qëndronte psikologia fillojë të rrallohej.

*

Kur Gazemndi erdhi në mbremje, nuk hengri as bukë.

Ina e priti me duar në qafë por, ai ishte i ftohtë si copë akulli në find të korrikut.

- Të thashë, i tha të shoqes, të mos shkoje në plazh.Po të mos shkoje,nuk do egzistonte as incidenti i sotëm.

- Çfar icidenti,zemra ime!

- Incidenti me atë karagjozin që të foli në plazh!

Ina kuptonte se kishte dashakeqes qe i frynin burrit në vesh.U afrua, e puthi dhe i foli me atë zërin e saj delikat,që shpesh here merrte cicërimat e një violine ne koncertet e medhaja te fundvitit ne Vjenë.

- Gazmend,nuk po të njoh, shpirt.Ti nuk je Gazmendi im me gazin në buze dhe puthjen qe te vjen ëmbëlsia mjaltë.

- As ti nuk je Ina ime e dikurshme, i foli ai!

Ina e kuptonte që kishte shumë punë për të bërë, i la shkrimet në mes dhe qëndrojë e u shtri me të shoqin.Mesnata kishte kaluar dhe ata ishin zgjuar.Në port erdhi vapori i ores tre dhe lajmerojë me sirenë.Ata po bisedonin pranë njeri tjetrit.Të nesërmen dhe të gjitha ditët e tjera Ina vinte në plazh.Ende pa hyrë shtatori shtëpia botuese e njohur nxori në dritë librin e saj.”Psikologjia mashkullore dhe hiret femerore”.Në fund të shtatorit kur përgatiteshin për hapjen e vitit Akademik në Uinersitete, Inës i erdhi shkresa nga ministria e arsimit.Ajo trasferohej si Petagoge ne Universitetin Shtetëror të Tiranës.Gazmendi lexojë emërimin e saj, e puthi, e ashtu gjysem mbi gjoksin e Ines dhe gjysmen mbi letren e porsa ardhur i zuri gjumi.U zgjuan pak me vonesë nga cicërima e një zogu, që këndonte në pemën përballë dritares!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora