Kulturë
Fran Gjoka: Kontributi i Prof. Dr. Basil Schader
E diele, 19.02.2017, 05:31 PM
Kontributi
i shkelqyer i Prof. Dr. Basil Schader për shkollat shqipe në Zvicër
(ME ALBANOLOGUN AKADEMIK PROF.DR. BASIL SHADRI- SYRIH/ZVICËR)
Nga Fran Gjoka
Albanologu Prof. Dr. Basil - Schader, ka lindur në Cyrih të Zvicrës, me 19 tetor 1051, ku kreu shkollën fillore dhe gjimnazin në vitin 1970.Në vitet 1970-74 profesori ndjek studimet për filologji klasike- greqisht dhe italisht në Cyrih dhe Tyblingen. Ndersa nga viti 1974-76 përfundon studimet për mësues në Seminarin e Lartë të Kantonit të Cyrihut, ku diplomohet me 1976 dhe fillon veprimtarinë si mësues në fshatin Hinëil ku punon aty deri më 1981. Gjatë kësaj kohe Basil Shaderi nis të dallohet dhe si bashkëpunëtor i komisioneve pedagogjike dhe si drejtues i kurseve të ndryshme. Në këtë periudhë nisi të botoj artikuj e libra me interes pedagogjikë dhe etnolinguistikë. Përveç kësaj ai bashkëpunon gjallërisht në komisione të ndryshme, duke iu ngarkuar edhe detyra të rëndësishme si redaktor për libra shkollorë, autor i jurisë së çmimit zvicerian të librave për fëmijë etj. Më 1983 ai u shton librave të tij edhe diplomën për mësues në gjimnaz për lëndët gjuhës gjermane dhe pedagogji, ndërsa në vitin 1985 mbron disertacionin me titull”Johan Jakov Reginger(1919-88).
Spachëissenschafter und Pedagoge im Gefolge des Comenius “ – Johan Jakob Redinger, gjuhëtar dhe nxënës Komenskit. Njeri me dhunti të shumta dhe me vullnet të çeliktë, zoti Shader do të ecë dhe më tej në karrirën e tij shkencore, Kështu, në vitin 1987-89 kryen studimet e thelluara pasuniversitare për etnografinë dhe folklorin evropjan në Cyrih, duke fituar aty edhe nje licensim të dytë. Një figurë e tillë më se e kompletuar për nga formimi teorik i përgjithshëm, por edhe tashmë më përvojë të madhe pedagogjike e botuese, në vitin 1988-90 emërohet si drejtues i projektit etnografik”Kultua e festave kombetare të sotme” në Zvicer, detyrë e lartë dhe emërtuese e Fondit Kombëtar Zvicerian për shkencë. Në krijimtarinë e tij spikat edhe libri “Shqip”, ndihmesë kjo në shkollat e kanionit të Cyrihut për fëmijët e emigrantëve shqiptar. E kontaktuam kohët e fundit dhe i morëm këtë intërvistë .
Jeni një albanologë dhe me grade shkencore që keni udhëhequr disa projekte për hapjen e shkollave dhe mësimin e gjuhës shqipe në Kantonin e Cyrihut në Zvicer. Si lindi ky projekt me vera tejet të veçanta ?
Ju kërkoj ndjesë, por mos më lavdëroni së tepërmi. S’jam një albanolog i më të shquarve të ditëve tona, por vetëm një profesor i thjeshtë, që interesohet shumë për gjuhën dhe kulturën shqiptare. As nuk mund të krahasohem me albanologët e shquar të mëhershëm, as me të sotmit, si psh, mësuesi dhe miku im i nderuar, Akademik prof. dr Gjovalin Shkurtaj. Po ashtu shkollat për mësimin plotësues për nxënësit/et shqiptarë në Zvicër nuk është merita ime, mirëpo ka një histori të gjatë. Unë vetëm jap ca kontribute modeste për t’i përkrahur përpjekjet përkatëse; kjo nga bindja ime që ruajtja e gjuhës amtare është shumë e rëndësishme për të gjithë – jo vetëm për shqiptarët, por njëkohësisht shumëgjuhësia e popullit përfaqëson edhe një vlerë e madhe për shtetet të imigrimit, si Zvicra.
Me sa kemi kuptuar lidhjet e tua me shqipërinë kanë qënë të hershme dhe për më tëpër Ju i keni ruajtur dhe i keni konsoliduar ato. Ç’mund të shtoni për këto lidhje, që ruhen edhe sot?
Ato lidhje vërtet janë të vjetra, por ato u ringjallën në vitin 1996, kur fillova konceptimin e një teksti shkollor për klasat shumëgjuhësore. Atëherë mendova që ta konceptoj këtë libër (me titullin „Shqip!“) në lidhje me grupin më të madh të mërgimtarëve në Zvicër pra, me shqipfolësit/et.
Në kantonin e Cyrihut jetojnë shumë emigrant shqiptarë dhe me sa dimë ne, ju u keni qëndruar afër dhe I keni ndihmuar ata. Cilat janë lidhjet e tua me këta emigrant ?
3) S’kam lidhje vetëm me shqiptarët e kantonit të Cyrihut, por me shqiptarët e krejt Zvicrës si dhe të Austrisë e Gjermanisë. Ndër ato lidhje llogariten lidhje miqësore me çfarëdolloj njerëzsish, për të cilët kam shumë respekt, si dhe, natyrisht, lidhje profesionale me ekspertë/e në fushën e edukimit, si psh, me z. Nexhat Maloku nga Cyrihu, me znj. Nexhmije Mehmetaj nga kantoni e Jurasë, me z. Hazir Mehmeti nga Vjena, me z. Rifat Hamiti nga Dyseldorfi i Gjermanisë dhe me shumë të tjerë.
Siç jeni informuar ,
Ju keni ndermarrë mjaft nisma kulturore dhe arsimore për mësimin e gjuhës
shqipe në diasporë. Cilat janë nismat kryesore arsimore që ju keni ndermarrë për mësimin e gjuhës
shqipe në provincën ku jetoni ?
Nisma kryesore ka qenë projektimi dhe realizimi i teksteve të reja dhe aktuale për mësimin plotësues në diasporë. Ky projekt u realizua si bashkëpunim shumë i suksesshëm me ekspertët nga Kosova dhe me mësues/e të mësimit plotësues shqip në vende të ndryshme. Kemi botuar 19 fletore tematike, të cilat përdoren tani kudo me shumë sukses. Përveç kësaj, kam botuar, ndër të tjera, një studim shkencor për suksesin shkollor të nxënës/eve shqiptarë/e në Zvicër, një fjalor shqip-gjermanisht për nxënës/e shqiptarë/e dhe një seri 6-pjesëshe të materialeve didaktike për mësimin plotësues.
Nisur nga begraundi juaj na rezulton jeni autor i mjaft teksteve me vlera të spikatura, ku mund të përmëndim librin “Shqip” , ku tërheq vëmëndjen studimi për gjuhën shqipe.Ç’synime keni pasur në hartimin e këtij teksti ?
Synimet kryesore gjithnjë kanë qenë dhe janë përkrahja e mësues/eve dhe nxënës/eve në një mësim aktual, modern nga ana didaktike dhe kompatibël me shkollën e këtushme të gjuhës amtare, sepse ruajtjen e asaj e konsideroj si diçka të rëndësishme për zhvillimin e identitetit të balancuar dykulturor dhe dygjuhësor.
Jemi informuar ky libër, por edhe të tjerë përdoret si tekst për nxënësit me origjinë shqiptare në kantonin e Cyrihut. Në cilat cikle dhe shkolla ka patur më shumë sukses përdorimi i këtij teksti mësimor ?
Besoj se e keni fjalën për 19 fletore tematike, që i kemi realizuar për mësimin plotësues shqip në diasporë (shih më lart). Ato fletore përdoren në vende të ndryshme të Europës, ku mbahet mësimi plotësues shqip, në ciklet 1 – 3 (klasa 1 – 9) me shumë sukses.
Si një njohës i mirë i kësaj fushe, a mund të na thoni sa shkolla funksionojnë në kantonin tuaj dhe më gjërë dhe sa nxënës mësojnë shqip në këto shkolla ?
Edhe pse ka shumë paralele të mësimit shqip në kantonin e Cyrihut dhe në krejt Zvicrën, nuk mund t’jua them numrin e saktë. Për këtë gjeni informata të mira në uebsjtin http://lapsh.ch/ . Çka më vjen shumë keq, është fakti që vetëm përafërsisht 10% e nxënës/eve me prejardhje shqiptare e ndjekin mësimin plotësues shqip në Zvicër. Kjo lidhet edhe me integrimin e dobët të mësimit plotësues në sistemin shkollor të Zvicrës, por edhe me interesin e dobët të prindërve shqiptarë në diasporë.
Duke ditur se shkolla nuk funksionon pa tekste, për më tepër sigurimi i tyre është tepër i vështurë. Jemi të interesuar të dimë me ç’tekste mësohet në këto shkolla dhe si i siguroni ju ato?
Kemi konceptuar një seri 19-pjesëshe të teksteve mësimore: 1 tekst për mësimin parashkollor, pastaj 6 tekste për ciklin e ulët, e mesëm e të lartë. 3 fletore të secilit cikël merren me temat specifike shqiptare (kultura, gjuha, letërsia), 3 të tjerat me tema të lidhura me jetën në shoqërinë „e re“ të diasporës.“
Një çështje më vete është edhe puna për mësimin dhe edukimin e nxënësve nga ana e trupave mësimore në shkolla. Si e keni siguruar ju kuadrin mësimor që jep mësim në këto shkolla ?
Kjo punë nuk më takon mua, por a) Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Zvicër “Naim Frashëri” dhe b) kantoneve të ndryshme, të cilat e koordinojnë mësimin plotësues.
Një çështje tjetër që duhet diskutuar është edhe problem i hartimit të bazës ligjore. Në këtë kuadër, programet mësimore,planet etj, si i hartoni dhe cili është organi që miraton
dokumentacionin për funksionimin e shkollave shqipe për emigrantët shqiptar në Cyrih ?
As kjo punë nuk më takon mua, por institucioneve kantonale, të cilat, për fat të mirë, nganjëherë më pyesin si konsulent.
A veprohet si në Cyrih për funksionim të shkollave të tjera për emigrantë shqiptarë në kantone të tjera si atë të Gjenevës, Luganos apo të Baselit etj?
Po të njëjtat përpjekje gjenden në krejt Zvicrën, edhe pse disa kantone janë më të angazhuara ose më të zhvilluara se kantone të tjera.
Në se ka institucione të tjera shkollore, a keni lidhje dhe bashkëpunim me shkollat shqipe të hapura në kantone të tjerë të të Zvicres dhe në çfarë aspekti funksionon bashkëpunimi mes jush ?
Natyrisht se kam lidhje me mësimin shqip edhe në kantone të tjera, por edhe në vende të tjera, si: Austri, Gjermani, Angli ose Suedi. Angazhimet e mia nuk kufizohen në kantonin e Cyrihut, por lidhen me shqiptarët/et kudo.
Shumë emigrant shqiptarë komunikojnë shqip me fëmijët e tyre. A mendoni se roli i familjeve të emigrantëve shqiptarë në komunikimin shqip në familje, është disi përcaktues në ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe atje ?
Patjetër, dëshira ime e madhe është që sa më shumë prindër shqiptarë t’ua mësojnë fëmijëve të tyre gjuhën amtare jo vetëm në trajtën e folur (më së shumti në dialekt), por edhe në trajtën e gjuhës letrare, kjo do të ishte një kontribut i rëndësishëm për zhvillimin e identitetit dykulturor/dygjuhësor (shih më lart).
Jeni inisiatori i hapjes dhe funksionimit të shkollave shqipe në diasporë, sepse keni mbrojtur dokturaturën në Universitetin e Tiranës dhe jeni një njohës mjaft i mirë i shqipes dhe keni miq të shumtë në shqipëri. A keni patur ndonjëherë përkrahjen dhe kujdesin te shtetit te Kosoves?
Unë s’jam inisiator i shkollave shqipe në diasporë, kjo meritë u takon të tjerëve. Unë vetëm jam përkrahës i atyre përpjekjeve dhe në këtë fushë përkrahje të rëndësishme sidomos nga Ministria e Arsimit e të Shkencave (MASHT) të Kosovës, e cila angazhohet shumë për mësimin plotësues shqip në diasporë. Si bashkëpunëtorin më të fuqishëm atje duhet ta përmend kolegun tim të nderuar, M.A. Nuhi Gashin.
Dihet se një rol të rëndësishëm luan edhe Lidhja e arsimtarëve”Naim Frashëri” në Boros të Suedisë. A keni lidhje dhe bashkëpunim me këtë organ që përhap gjuhën shqipe dhe punon për hapjen e shkollave shqipe, sidomos në vendet nordike?
Me LAPSH-im „Boros“ në Suedi s’kam lidhje personale e të drejtpërdrejta, por shumë me bashkëpunëtorin tim të nderuar Rizah Sheqiri nga Suedia. Lidhje jo të drejtpërdrejta natyrisht se i kam përmes MASHT-it të Kosovës.
Jeni tepër aktiv në fushën e krijimtarisë letrare dhe studimore dhe vazhdoni të shkruani libra me shumë vlera edhe në gjuhën shqipe.Me ç’titull do të dalë Dr.Basil Shader para lexuesit në të ardhmen ?
Pyetje e vështirë! Tani për tani jam duke u marrë me greqishten e vjetër dhe jam i bindur që do të gjej mjaft lidhje interesante mes asaj dhe shqipes!