Kulturë
Demir Krasniqi: Të lumtë na çka kemi pritë
E merkure, 15.02.2017, 07:56 PM
TË
LUMTË NA ÇKA KEMI PRITË
T’ lumtë na , çka kemi pritë –
Shpi për shpi formuam partitë ,
I kem sjellë demokracitë ,
Kem heqë kazmat dhe kacitë !...
Kem hapë shumë televizione –
Për të ulur tensione !
Para kamerave jemi turrë –
Me tregua se kem kulturë !
N’ vend të odës për t’ heqë mallë –
Një TV ka hapë një stallë !
Nuk është odë, por është saraj –
Këngë e valle kupleraj !...
Një tjetër televizion ,
Na e ka hapë një emision ,
Që po e quan “Odeon” –
Kohëra t’ vjetra na përkujton !...
Na i kujton kastrat këngëtarë –
Kur këndonin n’ operë të parë !
Reklamon përmes kamerave –
Kohë t’ ashikëve dhe dylberëve !...
Një TV-je shoqin s’ ia gjen –
Transmeton një “Oksigjen” !
Para vajzave si sorkadhe –
Reklamon “Hundën e madhe” ?!...
Një TV tjetër n’ këtë vend –
Na argëton me një “Vikend” !
Na i kujton disa tradita :
“Enver Hoxha e Marshall Tita “?!...
Haj medet , për këtë traditë –
Ku jem kanë e çka kem pritë !
Fëmijë e gra përjetojnë zorin –
T’ vjen me e thye televizorin !
Gjilan, më 15.02.2017. Demir KRASNIQI