Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Demir Krasniqi: Të lumtë na çka kemi pritë

| E merkure, 15.02.2017, 07:56 PM |


TË LUMTË NA ÇKA KEMI PRITË

 

T’ lumtë na , çka kemi pritë –

Shpi për shpi formuam partitë ,

I kem sjellë demokracitë ,

Kem heqë kazmat dhe kacitë !...

 

Kem hapë shumë televizione –

Për të ulur tensione !

Para kamerave jemi turrë –

Me tregua se kem kulturë !

 

N’ vend të odës për t’ heqë mallë –

Një TV ka hapë një stallë !

Nuk është odë, por është saraj –

Këngë e valle kupleraj !...

 

Një tjetër televizion ,

Na e ka hapë një emision ,

Që po e quan “Odeon” –

Kohëra t’ vjetra na përkujton !...

 

Na i kujton kastrat  këngëtarë –

Kur  këndonin n’ operë të parë !

Reklamon përmes kamerave –

Kohë t’ ashikëve dhe dylberëve !...

 

Një TV-je shoqin s’ ia gjen –

Transmeton një “Oksigjen” !

Para  vajzave si sorkadhe –

Reklamon “Hundën e madhe” ?!...

 

Një TV tjetër n’ këtë vend –

Na argëton me një “Vikend” !

Na i kujton disa tradita :

“Enver Hoxha e Marshall Tita “?!...

 

Haj medet , për këtë traditë –

Ku jem kanë e çka kem pritë !

Fëmijë e gra përjetojnë zorin –

T’ vjen me e thye televizorin !

 

Gjilan, më 15.02.2017.   Demir KRASNIQI