Kulturë
Hasan dhe Lajde Blakaj: Alegori malli
E marte, 14.02.2017, 08:05 PM
Alegori
malli
Ti ma fale zemrën tënde
A s’mi falë dhe sytë e tu
A s´mi falë se mbaj mallë
Për gjithë jetën sa jem gjallë
***
Moj e bukur, lulë bojë pembe
Gjithmonë afër jetës s´ëme
A s´me flet një herë më gojë
Shtat selvi porsi zojë
Krah të gjerë e flokë të gjata
Të rri me ty shumë mall pata,
N ‘atë dritë t´ hënës kur bjen nata
Ah i mjeri, po shkoj nga mplakja
Kur bjen nata në dritë të hënës
Si tregojmë as babës as nënës
T´ ikim bashkë ke krojet e pyjet
Na shikojnë, vetëm yjet
Mos dëgjojmë as këngë bilbili
Vet t`shëndrisim si kandili
Dhe sa shpejt kalon mendimi
Kah shikoj yjet nga qielli
Ku jam tash, unë, i gjorë
Që flas më vete e gjuaj më dorë
Sa shpejt shkuan këto vite t´rinisë
Tash mbaj unë, rrudha t´pleqërisë
Nuk di vitet, as kur filluan
Nuk mbaj mend, as sa shpejt shkuan
Por një gjë tani e di
Bashkë po mplakemi unë dhe ti
N ‘këtë dhe të huaj, pa ndjesi
Mbushur mallë për Shqipëri.
Eh mor trim, pse mban merak
Gjithë këto vite kur jemi bashkë
Pak po të duket ore djalë
Që krejt jetën ta kam falë
Gjithë këto vite larg n ‘mërgim
Vite të gjata n’ përmallim
Kur, do të vij kjo ditë e bardhë
T´ kthehemi bashkë kah kemi ardhë
T´ ndjejmë aromën e atdheut
T´ puthim bustin e Skënderbeut
N ‘gjunjë ti biem Shkëlqesisë Shenjtërore
Gongjës sonë nënës Botërore
Dhe pastaj prej mallengjimit
Turr e vrap prej padurimit
Të shuajmë etjen n ‘burim të Drinit
Atje, rrënzë bjeshkëve t´Shtedimit
Në atë tokë t´lashtë, të Dukagjinit.
Hasan dhe Lajde Blakaj
Stockholm 6 tetor 2016