E diele, 04.05.2025, 09:38 PM (GMT+1)

Kulturë

Pilo Zyba: Tërmet në piramidën e artit

E shtune, 18.02.2017, 11:20 AM


Pilo Zyba

TËRMET NË PIRAMIDËN E ARTIT

-fragment poeme-

Tërmet në piramidën e artit, një tërmet,

Lëkundje të fuqishme jep themel,majë,

Lot të rëndë po lëshojnë nga qiejt retë,

Supet mbledh lisi,që dhimbjen t'mbajë…

Tunden degë,gjethe,suferinë e furtunë,

Tronditen foletë, krahë por edhe gjethe,,

Lumenjtë vine të turbullt, e me zhurmë,

Lëndinat zvogëlohen, kanë shumë ethe.

Shtegëtojnë zogjtë,nuk duan më t’rrinë

Në truallin e Shqipes,ku ëndërra thurin,

Nga të ftohtit edhe sqepat, sot u ngrinë,

Dhimbja plas me forcë,drurin dhe gurin!

Çfar ka ndodhur,që malet kokën po ulin,

Kjo në histori, nuk na ka ndodhur kurrë.

Pse pishë-lartat,mjekrat hala po shkulin,

Me muzikë erërash trishtuar,e uverturë!

Lajmi vjen tronditës,n'këtë muaj shkurt,

Në këtë muaj, që shkurt edhe ditët i ka,

Që të ngrin me borë dhe,të bën të gurtë,

Që mbyll rrugët me ngricë, thyen një tra.

Kur thyhet një tra,na mbyll edhe një derë,

Një derë kulle, me ëmër të madh në botë,

Që hapur ishte,si kupë e madhe me verë,

E pinim, deheshim e ndiheshim ngrohtë!

U drodhën edhe shënjtorët, kudo që janë,

Ata shënjtorët,që asnjëherë nuk e deshën,

Por që pas vargjeve të tij dhe mjekrat lanë,

Dhe kur në vargje u tallën edhe u qeshën!’

Ai kurrë nuk besojë në Zot e as në Krisht,

Besojë në duart e mendjen e njeriut, njeri,

Duke filluar që nga koha e botës me bisht,

Dhe deri te koha moderne, njeriu perëndi!

Ai që talli rasot,që talli karrike dhe minstra,

Ai që lumin e artit e ktheu në mijra turbina,

Që e donin dhe ciganët me gjithë kanistra,

Ai që ishte Promethe, që mbarte vetëtima!

Ai që nënës Shqipëri,fjalë-ëmbël i këndojë,

Që kokën në prehrin e saj, lehtë mbështeti,

E gdhiu të gjithë natën, deri sa dielli agojë,

Kur ajo lëngonte, apo vuante nga shëndeti…

Ai që ministrit,me fjalën i tundi dhe karriken,

Ja theu me këmbë dhe, e flaku nga dritarja.

Ai që brishtësisht këndoi për mikun e miken,

Dhe për temperaturën,që kish dele manarja!

Ai që për miq,derën e zyrës e mbante hapur,

Dhe unë i vogël me trupin tim dhe ne moshë,

Qëndroja si i trëmbur dhe me hapa të matur,

Mendoja se, do me tundte në të tijën shoshë!

Do më tundte e shkundte, artin tim të brishtë,

Në shoshën e tij të përvojës,por dhe të cilësisë,

Qëndroja i trëmbur, si zogu i vogël në ahishtë,

Që ka frikë nga era,por me shumë prej stuhisë!

Ai urdhër kishte dhënë,dhe sekretares Kristinë,

Dera si një libër të qëndronte gjithmonë hapur,

Që artistët të futen pa ndrojtje, të dalin e rrinë,

Krejt çliruar,pa frikë,si zogjtë me krahët hapur!

Ai qilimin e kishte shtruar për njerzit, thjeshtë,

Pa mozaikë të rënduar,e të sjellur që nga Irani,

Vargjet i kishte si lulet,në prozë apo në vjershë,

Si ato që nëpër livadhe,e lendina i kishte vatani…

Ai, miku i të gjithëve,i lopës, qumshtit e doktorit,

Ai,që vizitonte,shëronte çdo shpirt me art - fjalë,

Ai që zonjave,u lexonte dhimbjen mes kraharorit,

Ai,që me varenë poema,me grusht rrëzonte malë…

Driteroi juaj, imi, Ai, idhulli i këngës së zgjedhur,

Ai, që barin, dashurinë,dhimbjen tonë e bëri varg,

Fjalët nëpër lëndina të bukura,duke na mbledhur,

E në pallate poemash,na i dhuronte për çdo dark…

E ne,që ndoshta nga varfëria nuk kishim të hanim,

Mërrnim vargjet e librat e tij, në kandilë edhe dritë,

Librat nën kokë i mbanim,dhe poezitë e tij i hanim,

Mbushnim barkun e kokës, dhe i vdisnim varfëritë!

Ne fëmijët e Komunizmit zverdhë nga propaganda,

Si peshq të tymosur,pa shpresa,me dëshira,ëndrra,

Me shpirtin e krahët e mbledhur, lidhur në pranga,

Vargjet Promethe mbanim, thërrisnim nga brënda…

Ju mosha që erdhët pas nesh, kurrë s’do ta kuptoni,

Se njeriu në jetë edhe në çastet e dhimbjes,e kritike,

E di, do na shani si të pa aftë,do na shtyni e lëndoni,

Por dijeni, njeriu jeton, duke ngrënë vargje poetike!

Ne kështu jetuam,pak mish, fruta, shumë padrejtësi,

Pak qumësht, pak embëlsira edhe më shumë dhallë,

Varfërisë i shtuam nga vetja mirëkuptim, dhe dashuri,

Dhe e kthyem legjendën e dhimbjes, në një përrallë!

*

Unë Driteroin kurrë nuk e pata shok, mik e as vëlla,

Kurrë nuk bëra një fotografi sa herë që e pata pranë,

Sepse për mua qëndronte qiejve me artin e tij që ka,

Unë thjesht e kisha një idhull,mbi supe botën mban!

Kurrë nuk u lavdërova nëpër miq dhe në shokë,

Kur firmën hidhte në një letër, për leje krijuese.

Por luftoja me shpirt e me art nëpër timen kohë,

Lejen ta ktheja në vello,që e ka hedhur një nuse!

As tani nuk dal përpara karvanit,të bërtas,uleras

Se me iku një mik e nje shok që nuk kish të dytë.

Dhimbjen e shpirtit si burrë brënda vetes, e vras,

Dhe pse lotët me rrjedhin,çajnë dhe shpojnë sytë!

Nuk bërtas se,Driteroi kishte aq shumë miq,shokë,

Po ti vësh në rrjedhe ngjajnë me një të madh lumë,

Se po të mburrem me miqësinë,veprën ësht’e kotë,

Se nëpër botë Driteroi beri dhe,pati shumë-shumë!

Unë në kortezhin e tij, do jem një fëmijë i pa rritur,

Që do ndjek në vitet e mbetura,artin edhe poezinë,

Këngë Prometheut duke i ngritur, por edhe vaditur,

Të tijën dhe të paraardhësve tanë vlerën e lavdinë...

Mbrëmë Biblioteka ime, pati më të fortin tërmet,

U drodhën librat me shkrimtarë të vëndit,të huaj.

U bashkuan bashkë me qindra e mijra libra e fletë,

Që piramida e artit të mos rrëzohet apo dhe vuaj...

Unë isha aty,pashë me sytë e mi,ishin drithëruar,

Kishin vënë nëpër gjokset e tyre, nga një shirit zi.

Kishte edhe miq dhe shokë në vite të persekuruar,

Por kapelet kishin hequr dhe qëndronin në qetësi...

Ata ashtu si edhe unë,udhërrëfyes kanë Driteroin,

Atë Dritero që shpërndau në jetën e tij dituri, dritë,

Që nëpër shekuj do ta kemi kalorsin tonë e heroin,

Që e ngriti kombin tonë përmbi të gjitha perënditë!

Dora më dridhet, kur kujtoj dorën e tij në një letër,

Që hidhte firmën për shkrimtarë, artistë e talente,

Kur pas firmës vinin librat, që firmën benin vepër,

Orgjinalë, pa shtirje,dhe pa zmadhime të një lente...

Ndaj firma e tij ne letra më pëlqen, e me pëlqente!

- Vazhdon -

North Greenwich...4/2/2017...London



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx