E diele, 04.05.2025, 07:40 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Requem për Frederik Rreshpjen

E diele, 19.02.2017, 12:58 PM


Requem për FREDERIK   RRESHPJEN  *

(cikël me poezi)

 

Nga Përparim Hysi

 

Requem për Frederik Rreshpjen*

 

"Një fllad mbrëmjeje më mbështolli"**

( me vete kisha "luanët e fëmijërisë që pinë ujë tek pusi i vjetër")

Aty, në Rmajë më solli,

Bashkë me "Saadinë, ... me një turban vese".

 

Në korie gjeta një "dre që derdhte lot për ty"

"Një gjethe u bë zok..." e pigëroi mbi pemë

"Pikëlloi mbi varr një kalë i zi"

Për ty, POETIN  BOHEM!

 

"Një ylber doli nga planete të panjohura"

Për ku? Për ku, udhën e ka nis?

"Zbrisje ti nga qerre të lodhura"

Në kokë kurorën si Princ!

 

Se ti je PRINC I LIRIKËS SHQIPTARE

(se vije si "zgjuar nga një gjumë me balada")

Fali, o PRINC, të varfërat vargje!

"Një hënëshiu për ty shkruan një "Iliadë".

 

* ka vdekur më 17 shkurt 2006

** në thonjëza janë vargje nga Frederik Rreshpja

Tiranë, 16 shkurt 2017

 

TURP!!!

 

Asnjë nga shtetarët tek varri i POETIT!!!

(Ajme! Sa turp që është! Sa turp!)

Braktisja e POETIT është turpi i shtetit

Shtet! Tash haje turpin me bukë!

 

Turp për ty që je kryeministër

(I apasionuar pas letërsisë)

Por më tepër, o ti i"çkulturës" ministër

Që nuk ditën  të nderonit një PRINC!

 

Se Frederik Rreshpja është PRINCI I LIRIKËS  SHQIPTARE

Ministri i Kulturës duhet të ishe në ballë

Ky veprim që bëtë, në SHkodër quhet "marre"

Për mua, kot që rroni gjallë!

 

Ministri i Kulturës u bë eunuk

Veshi "këmishën e forcës" si militant!

Kurrë nuk kini për ta shlyer atë turp

Rreshpja si Poet është diamant!

 

Alo! Alo! Qeveri! (duket nuk dëgjon nga një vesh)

Unë si qytetar, qeverinë e kam  lënë në"provim në vjeshtë"

Nga larg, i nxehur, ngre zërin dhe bërtas:

-Ministri i ç(kulturës), të kam lënë në klasë.

 

FLORIDA, 18 shkurt  2006

 

Një homazh i"gjysmuar"

 

"... me nismën e ministrit të ç"(kulturës" do bëhet një koncert-homazh

për të ndjerët,Ibrahim Kodra,Kel Kodheli dhe Vath Korreshi"

Nga shtypi

 

Dikush mungoi në këtë koncert-homazh

(Si Lipe Shtogu është lënë pas listës)

Ky nuk është homazh, por është "mish-mash"

Ministri i ç(kulturës" pa kokrrën e kripës.

 

Siç duket, ende "nuk e kanë marrë vesh?!!!"

Se bashkë me këta, iku dhe FREDERIK  RRESHPJA!

Mos kujtoni, ministër, se ka ende sylesh

Ndaj në këtë homazh , nuk më rri mirë "festja".

 

Po si mund të harrohet LIRIKU I BUKUR

Që vjete të tëra i kaloi në qeli?

Ministër, nga mendësia je "turbull"

Kur bën sikur s'njeh një POET si ai!

 

Prapavija e kësaj "harrese" është e lexueshme

Se FREDERIK RRESHPJA qe opozitar"

Qeveri dhe ministër s'kini bërë gjë më të turpshme

Nga mendësitë jini provincialë.

FLORIDA,  28 shkurt 2006

Tiranë, 16 shkurt 2017



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx