| E diele, 19.02.2017, 12:58 PM |
Requem
për FREDERIK RRESHPJEN *
(cikël me poezi)
Nga Përparim Hysi
Requem për Frederik Rreshpjen*
"Një fllad mbrëmjeje më mbështolli"**
( me vete kisha "luanët e fëmijërisë që pinë ujë tek pusi i vjetër")
Aty, në Rmajë më solli,
Bashkë me "Saadinë, ... me një turban vese".
Në korie gjeta një "dre që derdhte lot për ty"
"Një gjethe u bë zok..." e pigëroi mbi pemë
"Pikëlloi mbi varr një kalë i zi"
Për ty, POETIN BOHEM!
"Një ylber doli nga planete të panjohura"
Për ku? Për ku, udhën e ka nis?
"Zbrisje ti nga qerre të lodhura"
Në kokë kurorën si Princ!
Se ti je PRINC I LIRIKËS SHQIPTARE
(se vije si "zgjuar nga një gjumë me balada")
Fali, o PRINC, të varfërat vargje!
"Një hënëshiu për ty shkruan një "Iliadë".
* ka vdekur më 17 shkurt 2006
** në thonjëza janë vargje nga Frederik Rreshpja
Tiranë, 16 shkurt 2017
TURP!!!
Asnjë nga shtetarët tek varri i POETIT!!!
(Ajme! Sa turp që është! Sa turp!)
Braktisja e POETIT është turpi i shtetit
Shtet! Tash haje turpin me bukë!
Turp për ty që je kryeministër
(I apasionuar pas letërsisë)
Por më tepër, o ti i"çkulturës" ministër
Që nuk ditën të nderonit një PRINC!
Se Frederik Rreshpja është PRINCI I LIRIKËS SHQIPTARE
Ministri i Kulturës duhet të ishe në ballë
Ky veprim që bëtë, në SHkodër quhet "marre"
Për mua, kot që rroni gjallë!
Ministri i Kulturës u bë eunuk
Veshi "këmishën e forcës" si militant!
Kurrë nuk kini për ta shlyer atë turp
Rreshpja si Poet është diamant!
Alo! Alo! Qeveri! (duket nuk dëgjon nga një vesh)
Unë si qytetar, qeverinë e kam lënë në"provim në vjeshtë"
Nga larg, i nxehur, ngre zërin dhe bërtas:
-Ministri i ç(kulturës), të kam lënë në klasë.
FLORIDA, 18 shkurt 2006
Një homazh
i"gjysmuar"
"... me nismën e ministrit të ç"(kulturës" do bëhet një koncert-homazh
për të ndjerët,Ibrahim Kodra,Kel Kodheli dhe Vath Korreshi"
Nga shtypi
Dikush mungoi në këtë koncert-homazh
(Si Lipe Shtogu është lënë pas listës)
Ky nuk është homazh, por është "mish-mash"
Ministri i ç(kulturës" pa kokrrën e kripës.
Siç duket, ende "nuk e kanë marrë vesh?!!!"
Se bashkë me këta, iku dhe FREDERIK RRESHPJA!
Mos kujtoni, ministër, se ka ende sylesh
Ndaj në këtë homazh , nuk më rri mirë "festja".
Po si mund të harrohet LIRIKU I BUKUR
Që vjete të tëra i kaloi në qeli?
Ministër, nga mendësia je "turbull"
Kur bën sikur s'njeh një POET si ai!
Prapavija e kësaj "harrese" është e lexueshme
Se FREDERIK RRESHPJA qe opozitar"
Qeveri dhe ministër s'kini bërë gjë më të turpshme
Nga mendësitë jini provincialë.
FLORIDA, 28 shkurt 2006
Tiranë, 16 shkurt 2017