E diele, 04.05.2025, 09:49 PM (GMT+1)

Kulturë

Xheladin Gjonaj: Kem nder breza një amanet

E shtune, 18.02.2017, 11:25 AM


Kem‘ nder breza një amanet

 

Nga Xheladin Gjonaj

(mesues veteran në Geg-Hysen, Tropojë)

 

Zemra qan e flet per ty.

O kurbet o kurbeti i zi,

Shumë i more djemt e ri

Na ke lane tuj kqyr nga rruga

Nane e babë, femija e nusja.

 

Ah mor djem ku po shkoni,

Vendin tuj kujt po ja lshoni?

Faqe  zi i thote kerejt njerzia

Kujt lakmon droga e hajnia

E neper burgje jeten tretë,

Kujton nana se keni vdekë.

 

Vjen e shkreta tuj mendue

Shendeti lanë zemra coptue

S‘eshte e zoja n‘kam me u çue

As me shoqet me punue.

Disa jush sa poshtë kan ra

Prindrit tuaj s’doni me i pa

Ata presin në telefon

Por ju mendja nuk ju shkon

Me fole me ta ndonje dite

Kush ju  lindi e ju ka rritë.

 

Keto vese na i mesoi Kurbeti.

Kush i ka ti majne per veti.

Nana e shkrete met tuj prite.

A mos i vjen djali ndonje dite.

Ne vend te djalit erdhi haberi.

Se ne Evrope ka vdek nje njeri.

At’herë njerzit i kane thane

A mos asht djali yt moj nane?

Shpejt e sollen nje arkivol

Pa e hap hiç e çuen në vorr!

Per çdo dite nana e ngrate

Shkon te vorri tuj kukat

Prej merzie e mjera nane

Po derdh lot e po lshon gjame.

 

Zana e shkambit tuj e ndigjue

Po don nanen me e ndihmue

Asaj shpejt iu ka afrue.

Djali yt aty s‘asht hi

...Se ku e kie nuk e di.

 

Po shume kohe nuk ka kalue

Nanes djali n’shpi i ka shkue.

Kane ba feste e shume janë gzue

Si n’legjendë mos me e besue!

...!

Qindra shembuj me’u lakmue,

Kurbetlitë duhet lavdrue

Kane shku n‘shkollë e kane punue

Plot me tituj jane nderue

Edhe Nobelin e kane fitue.

Shqipen kurr se kane harrue

Gjithe kursimet ketu i kan çue

Rruge, pallate kane ndertue

Kudo jeten e kanë ndryshue.

Me dekada vjet ne kurbet

Zot i dolen vendit te vet.

Si Europen e ban Shqiperine

Prej Sarande ne Qafe-Morine.

Te paret tane këtu kane jetue

Vende t’huaja s’kan lakmue

Per Kurbetin kush ka shkrue

E ka percjellë shpirtin lëndue,

Kem‘ nder breza një amanet:

„Guri randë peshon n‘vend t’vet“.

-Per ZemraShqiptare, nga Geg-Hyseni, Shkurt 2017-



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx