E diele, 28.04.2024, 06:18 PM (GMT+1)

Kulturë

Fran Gjoka: Intervistë me Prof. Dr. Musa Kraja

E shtune, 25.02.2017, 11:04 AM


KOLLOSET E MEDHENJ TE SHKOLLES E TE ARSIMIT ISHIN MENDIMTARE, TEORICIENE TE LIDHUR FORT ME APLIKIMIN E VERIFIKIMIN E IDEVE TE TYRE, PRANDAJ LANE GJURME TE THELLA NE MENDIMIN PEDAGOGJIK BOTEROR

Intervistë me Prof. Dr. Musa Kraja, nga Fran Gjoka, publicist  i problemeve social-pedagogjike

-Këto ditë  ishte 240 Vjetori i Lindjes së pedagogut dhe psikologut  gjërman Herbart. A mund të na thoni përse njihet ai në vendin tonë?

-Viti qe shkoi ishte pervjetori i 240–të i Lindjes së filozofit, pedagogut, psikologut dhe didaktit te shquar gjërman në nivel botëror, Johan Fridrih Herbart. Por ishte edhe 270 Vjetori i Lindjes së Pestalocit, pedagogut dhe shkrimtarit pedagogjik zviceran, gjërmanishtfoles i nivelit botëror. është zvicerani më  i njohur ne botë. Herbarti punoi tre vjet mësues privat në Zvicer, ku u njoh me veprimtarinë dhe veprat e J. H. Pestalocit. Herbarti ishte me i njohuri dhe i zbatueshmi në fushën e arsimit dhe të shkollës sonë shqipe, në një etapë të caktuar të zhvillimit të shkollës ne  mbarë viset shqiptare, në dy-tre dekada të gjysmës së parë të shekullit të kaluar. Idete e Herbartit, herbartianizmi, si dhe të pasuesve “herbartianet e rinj, ”si pedagog e sidomos si didakt, u perhapën permes mësuesve që u diplomuan ne Austri dhe në Gjërmani. Nga studentet e diplomuar atje, të emëruar në vatrën kryesore të pergaditjes së mesuesve, ne Normalen e Elbasanit, në Shkollën Ushtrimore, si dhe në detyra të rëndesishme, si inspektor, drejtues shkollash etj., po i jepnin tonin mjediseve pedagogjike në Shqiperinë e asaj kohe, me nje shtrirje te kufizuar te arsimit në vendin tonë, kryesisht fillor dhe në një numër më të  kufizuar te arsimit  te mesëm. Disa nga këta ishin përsonalitete, si Gjergj Pekmesi, Hile Mosi, Karl Gurakuqi, Safet  Butka, etj.

Herbarti është autor i veprave pedagogjike e psikologjike: ”Pedagogjia e pergjitheshme e dalë  nga qellimet e edukatës”, “Psikologjia si shkencë”, “Skicë leksionesh mbi pedagogjine”, “Filozofia  e përgjithshme praktike”, ”Pikat kryesore të metafizikes”e vepra te tjera filozofike, pedagogjike, psikologjike, etike, ne nivel universitar dhe njihet si një nga themeluesit e shkencës pedagogjike, si shkencë që krijon fizionomine, objektin dhe metodologjinë e vet, duke u shkëputur nga trungu i filozofisë si edhe disa shkenca te tjera shoqërore. Qellimi i pedagogjisë, sipas Herbartit, është “Virtyti”, te cilin, duke e parë ne vision të gjërë, në analizë të virtytëve ,del tek karakteri edukativ i shkollës. Herbarti vlereson shume rolin e mësuesit ne shkolle, analizon  procesin e mësimdhënies, duke percaktuar pesë parime themelore, “Shkallët formale” të organizimit të procesit mësimor-edukativ. Kërkon disiplinë të fortë në institucion, në punën e mësuesit dhe të nxënësit,

Në kaosin që gjëndej shkolla shqipe në atë kohë, shekulli i kaluar, në dekadën e dytë dhe te  tretë, ku vepronin disa lloj metodash, mëndesi e praktika të ndryshme, rrjedhoja të ndikimeve të shkollave italiane, sllave, greke, arabe, austriake, etj. ndikimet e Herbartit, në rrymën pedagogjike, që mori emrin e tij, të  përhapur në Europë, Azi, Amerikë herbartianizëm e më tej edhe herbartianët e rinj, u bënë dominuese. Rregulli e disiplina në shkollat shqipe u forcuan shumë, puna e mësuesit u vlerësua, u organizuan provime për të demonstruar nivelin teorik dhe aplikativ edhe me dhënje provimesh nga mësuesit në etapa të caktuara të vitit shkollor, duke  shmangur nga detyra ata mësues që nuk u pegjigjeshin kërkesave shkencore dhe social-pedagogjike.

2.-Metodat e tij mësimore funksionuan për vite me radhë, madje patën edhe rezultate të  kënaqeshme në fushën e mësimit. Pse u fshinë nga kujtesa metodat e ketij pedagogu të madh?

- Për nje kohë, sidomos në vitet 1915-16 e deri nga vitet 1937-38, idetë pedagogjike të Herbartit u bënë zoteruese, duke ndikuar shumë pozitivisht në shkollat shqipe. Skema e tij për organizimin e orës së mësimit ishte një orientim themelor për të perballuar kaosin e madh që ishte në shkollat tona, me ndikime në sisteme arsimore e shkolla te larmishme, në një situatë mjaft te paqartë në  veprimtarinë pedagogjike e sidomos didaktike. Kështu zbatimi i këtyre ideve ishte shumë i vlertë dhe eleminoi kaosin pedagogjik të asaj kohe. Niveli ulët shkencor dhe pedagogjik e psikologjik, sidomos i disa mësuesve ne viset shqiptare, ndikoi në interpretime të gabuara për të forcuar rregullin e disiplinën në shkollë, duke kaluar deri në dhunë psikologjike e sidomos fizike, me ndikime negative edhe të vetë nxenesit. Rregulli e disiplina shkencore nuk zgjidheshin me ndëshkime fizike, pasi Herbarti”.me  edukatë do te thoshte diçka të brendshme (shpirti i femijes). Synimet edukative të Herbartit kishin të benin me një mesim të rregullt, të stabilizuar, të organizuar mirë, me rigorozitet shkencor. Ai kërkonte të percaktohen mirë rregullat e sjelljes   dhe të  ndiqej zbatimi i tyre, nënvizon, që të mbahet qetësi ne shpirtin e fëmijes dhe jo ndjenje frike. Emocionet të krijohen me anë të shpjegimeve, inkurajimeve dhe nëvizon që të përdoret edhe keshillimi, duke i vënë në dukje edhe dobësitë. Keshtu realizohej një lidhje në mes kerkesave pedagogjike e psikologjike, shkolla behet serioze, edukative, femija zhvillon te  menduarit.

Duke nxjerrë mesime nga idete e Herbartit, tani pas më shumë se dy shekujsh, kemi parasysh që të qartësohen mirë konceptet “autoritet” dhe “autoritarizëm”, pa e harruar krejtësisht edhe ndeshkimin per vlerat edukative qe ka, te cilin me të drejtë Herbarti e theksonte, sigurisht duke  përjashtuar krejtesisht dhunën. Brenda kuadrit të demokratizimit të vazhdueshëm të shkollës, raportin e drejte në mes te drejtave të pamohueshme të fëmijëve dhe adoleshentëve, si dhe të detyrave qe kanë ato ndaj familjes, shkollës, per  çdo lëndë dhe të  mësuesve të tyre. Pra, kujtesa nuk është fshirë për mësuesit e pedagogët që e njohin traditën, si domosdoshmeri për të njohur më mirë të sotmen. Mësuesi dhe vetë shkolla është e duhet të jenë krijues në punën e tyre, përfshirë edhe  metodat e të mësuarit e të nxenit, të cilat janë zhvilluar shumë në etapën e tanishme të zhvillimit te shkollës, zhvillimit e të emancipimit të shkollës, familjes e vetë mësuesve e nxënësve.

3. -Metodat e Herbartit, por edhe idetë pedagogjike të Makarenkos apo Krupskajës, dikur  përbënin boshtin kryesor të arsimit tonë. A mendoni se është hequr dorë nga metodat e tyre, apo  ka edhe sot  ndonjë lloj atavizmi nga metodat e tyre në metodat e sotme?

-Metodat janë pjesë e rëndësishme e kurrikules shkollore të cdo vendi. Ato nuk mund të jenë shabllone, të përjetëshme. Edhe kurrikula shkollore e çdo vendi zhvillohet, përmiresohet me tërë komponentet e vet. Por kurrikula dhe metodat nuk janë ne ndryshime të perditëshme si gazetat, Ato zhvillohen, studiohen e përgjithesohen per vendin e rëndesishëm e themelor në punën e çdo shkolle e vendi. Varet edhe nga baza historike e çdo autori, që ka veprimtari teorike dhe aplikative. Herbarti dhe Makarenko janë që tëdy te nivelit botëror, me veprimtarinë aplikative, si mësimdhënës dhe me idete e mendimet teorike, në veprat që kanë lënë. Por ato kanë dy shekuj në mes veprimtarisë së tyre. Janë edhe në vënde e sisteme të ndryshme. Ndërsa Krupskaja është e madhe në vendin e saj, në një etapë të caktuar, të kaluar tashmë, por jo në vendet e tjera. Edhe pse ne, pas Luftës së Dytë Boterore, kemi huazuar shumë nga shkolla ruse e sovjetike, deri në përkthime të shumë teksteve shkollore, ideve të pedagogeve të mëdhej, shkrimtarëve rus, etj, përfshirë edhe përvojën e tyre në ngritjen e Universitetit, të Akademisë së Shkencave e institucioneve të tjera arsimore. Dhe ka qënë një përvojë e mirë, që ka shërbyër në etapa të vecanta të zhvillimit tonë arsimorë, pa harruar edhe faktin që nga vendi yne, para ngritjes së Universitetit te Tiranës, studionin në ish Bahkimin Sovjetik rreth katër mijë student në vit nga të gjitha nivelet, që kanë dhënë më pas ndihmësa shumë të çmuara në ekonominë, arsimin, kulturën dhe mbrojtjen tonë. Por, ndërsa Makarenko ka qenë dhe është i vleresuar nga ne, për mendimin pedagogjik (jovetëm pse edhe atë e kanë shqetësuar edhe burokratë të vendit të tij), ai mbeti në Historinë e Mendimit Pedagogjik të vendit të tij dhe ne bote. Krupskaja i përket vendit të vet, sepse këtu vetëm sa ka qenë përkthyer një broshurë, sa për njohje.

4. Fshimë nga literatura jonë pedagogjike këta pedagogë dhe afruam Pestalocin dhe Blumin. Sipas mendimit tuaj, cili eshte raporti në mes tyre, sa i përket metodave të mësimdhënies?

-Tek ne “nuk u fshinë” Herbarti dhe ndonjë tjetër, ndonëse per Herbartin më shumë, pas Çlirimit të vendit, kritikohej se vleresohej. E verteta edhe ne vendet e tyre, si edhe tek ne, personalitetet analizohen, vlerësohen dhe kritikohen kur kanë shfaqur ide të gabuara. Por ato duhen parë me kohën kur kanë punuar, duke ruajtur vlerat që i qëndrojnë kohës dhe mirënjohjen për kohën e fryteshme që kanë kaluar në dobi të edukimit dhe formimit të breznive. Edhe paragjykimet si “borgjezë” nuk janë kursyer me kritikat. Në kritiken ndaj Herbartit mund te kete edhe ndonje “Mbartje” nga pedagoge ruse-sovjetike dhe për rrjedhojë, studentët tanë, siç suallën idetë herbartiane në viset tona nga Austria e Gjermania, edhe të tjerë studente suallën nga vendi i diplomimit të tyre edhe “kritikat’, por tani, që paragjykimet dogmatike nuk merren në konsideratë, ne i shohim me seriozitet për vlerat apo kufizimet që kanë, tashmë nga zhvillimet globale, pa i nënçmuar, përkundrazi, duke u evidentuar merita që kanë për kohën e tyre, por edhe për të tanishmen, pse jo edhe të ardhmen.

Vetë Herbarti e ka njohur thellë dhe e ka vlerësuar veprën dhe veprimtarinë e Pestalocit. Madje edhe ka shkruar e botuar për të. Por njohja e Pestalocit, edhe pse është bëre në menyrë fragmentare tek ne dhe veprat nuk janë njohur deri vonë, në proceset demokratike, por edhe    traditen tonë arsimore. Safet Butka e pat quajtur Naim Frashërin “Pestaloci shqiptar”, që në vitin 1922, në publikimin e librit të tij për Naim Frashërin: “Një shembylltyrë për djalërinë shqiptare”. Edhe me perpara Pestaloci ishte trajtuar në Normalen e Elbasanit, Në një specializim që bëmë në vitet 1996-97 në Zvicër, në Qendrën Pestalocianum, që atëhere drejtohej nga Prof. Dr. Hans Gehrig, me rreth njëqind punonjës shkencorë, në ballë të një kati kryesor gjëndej një hartë ku shenoheshin me shigjeta  vëndet në të gjitha kontinentet ku ishte  njohur e studiuar  Pestaloci dhe vepra e tij. Aty mungonte Shqiperia. Unë nxora nga çanta broshurën e fotokopjuar me fjalën që kishte mbajtur Profesor Aleksandër Xhuvani në Normalen e Elbasanit në një përvjetor të Pestalocit, në  vitet 1920, çka e kishin bërë shumë pak vënde në Europën e asaj kohe. Të pranishmit dhe drejtori i Institucionit u befasuan dhe menjëhere shënuan edhe Shqipërinë. Shoqëruesi ynë, doktor i shkencave, i ngarkuar për t’u kujdesur për kualifikimin tonë, (ishte Prof. Shefik Osmani dhe unë), në takimin e parë po na fliste ne si fillestarë. Mbas nja tridhjetë minutash i thashë me  kujdes se ato që po na tregonte ne, ua themi studentëve tanë, por duam të njihemi me 46 veprat e Pestalocit. Që të nesërmen, me ne u muar personalisht vetëm Prof, Dr, Hans Gehrig, Drejtori i institucionit, me të cilin një vit më pas, pastaj botuan edhe veprën e përbashket “J.H.Pestaloci, Reformator i Madh i Arsimit” si dhe nga një botim te veçantë seicili për probleme, sipas ndarjes: Hans Gehrig “Pestaloci në botë”, unë, “Idetë pestalociane në hapsirën shqiptare” dhe Shefik Osmani “Pestaloci dhe arsimi fillor’”. Disa muaj më pas organizuam Konferencë ndërkombëtare në Tiranë, me rastin e 250 vjetorit, ku në të tre mbajtëm tre referate dhe u mbajtën edhe 12 kumtesa nga kolegë nga e gjithë hapsira shqiptare. Pra, u  publikua në opinionin shqiptar me gjerësisht Pestaloci dhe vepra e Tij. Në mars të vitit 2014 organizuam një konferencë nga ana e Akademisë sonë të edukimit, kushtuar Gjenive të Mendimit Pedagogjik dhe aktualiteti i ideve të tyre”. Konferenca u zhvillua në nivel ndërkombetar, pasi patëm kumtues nga vendi dhe Kosova, Zvicra, Mali Zi, Kanadaja ,Maqedonia, ku u trajtuan ide të pedagogëve të mëdhenj, perfshirë edhe Pestalocin, Herbartin, Montesorin, Xhon Dju, Komenskin, etj. dhe vlerat e tyre aktuale. Ambasada e Zvicrës, që u pat  kujdesur për kualifikimin tonë të hershëm, na e plotësoi kërkesën, duke na sjellë edhe një studiues si kumtues nga Zvicra.

5. Në literaturën herbartiane vlerësohet shumë figura e mësuesit dhe roli i tij si  mësimdhënës, po  sot?

-Është e vertetë që kur herbartianizmi ishte rrymë pedagogjike dominuese tek ne roli i mësuesit, personaliteti i tij vlerësohej mjaft denjësisht. Por edhe kerkohej shumë prej tij, disipline formale  dhe shkencore e profesionale. Shkollat kishin shtrirje të kufizuar dhe numri i mësuesve ishte rreth 1400, për arsimin fillor dhe rreth 300 në arsimin e mesëm. Zhvillimi i sotëm i arsimit nuk ka të krahasuar. Edhe atëhere mesuesit ishin të detyruar që ne periudha të caktuara të jepnin provime dhe kishte raste kur niveli i tyre nuk ishte sipas standardeve të kohëve, i largonin nga puna. Sot pergaditja shkencore dhe profesionale e mësuesve është shumë më e lartë, pasi masa e tyre, që nga arsimi parashkollor, fillor dhe të mesëm ne dy ciklët janë me arsim universitar, por ndërgjegja profesionale në disa raste lë për të dëshiruar, si dhe figura e ndonjë pedagogu që shet noten, akti më i shemtuar i atyre qe nuk duhet të jenë mësues as pedagogë.

6. -Cili nga keto pedagogë të mëdhej kanë qenë edhe produktiv dhe praktik njëkohësisht?

-Madheshtia e tyre qëndron edhe ne faktin se ato kanë qenë vetë mesues apo pedagogë dhe njëkohëssisht autore të veprave të mëdha, që i kanë shërbyer kohës së tyre dhe, mjaft ide qëndrojnë edhe sot e për nesër. Katër shekuj më parë ka punuar Komenski, prift dhe mesues njëkohësisht, por hodhi themelet e një disipline si “didaktika” dhe me veprën “Shkolla Amnore” e trajtoi arsimin parashkollor në shtëpi, tek nëna, por idete e tij për rolin e nënës si edukatore natyrore i qendrojnë kohës edhe sot, sepse ka probleme edhe për pjesëtaret e familjes lidhur me mbështetjen e nenes.

Pestaloci ishte mesues, edukator në shkollën fillore dhe në të mesmen, por shkroi vepra shkencore dhe vepra letrare, deri edhe romane me ide pedagogjike, përmes se cilave depërtonin idetë me shumë në masën e gjerë. Shkroi  njëkohesisht edhe disa vepra të mirfillta shkencore. Herbarti punoi edhe si mësues privat, por më pas dha mësim në universitet, në fushën e pedagogjisë, zevëndesoi edhe Emanuel Kantin pas vdekjes, në drejtimin e katedrës së tij. Njëkohsisht botoi edhe veprat e tij. Prof. Dr. Hasan Tahsini ishte mësimdhënës në universitet    Stamboll dhe Rektor, njëkohesisht dhe botoi vepra përfshirë edhe “Psikologjia”, etj. Mehmet Ekif Ersoj ishte mesues, drejtor shkolle, profesor në disa universitete në Stamboll e në Kajro dhe la vepra me vlera komplekse edukimi, si “Safahat”, e te tjera, Xhon Dju jepte mësim në Nju York në një shkollë fillore ushtrimore, bashkë me të shoqen dhe njëkohësisht edhe ne Universitet, duke verifikuar teoritë e tij mbi probleme te njohurive dhe te demokracisë ne shkollë.Këtu ndikuan edhe perkthimet qe iu bënë në gjuhën shqipe sidomos Luigj Gurakuqit,si drejtor I arsimit në vitet 1915-1916, ku insistoj për zbërthimin e parimeve të Herbartit në orën e mësimit.Është për tu theskuar edhe roli I Kel Vilës, dhe sidomos të Gasper Beltojes qe hartuan programet,pasi ky I fundit kishte bere studimet pedagogjike ne Austri. Ndërsa Aleksandër Gjuvani zbërtheu shkallët formale të Herbardit.

Duke lënë vepra për edukimin, Marija Montesori punoi në kopshte dhe vepra e saj e nivelit botëror i qëndron kohës etj. Pra, keto kollose të mëdhenj të shkollës e të arsimit ishin mendimtare, teoricienë të lidhur fort me aplikimin e verifikimin e ideve të tyre, prandaj lanë gjurmë të thella në mendimin pedagogjik jo vetëm në vëndet e tyre, por ne mendimin pedagogjik dhe aplikativ botëror.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora