E shtune, 27.04.2024, 03:18 PM (GMT+1)

Kulturë

Tefik Selimi: Poeti që shkruan dhe jeton me vargje

E diele, 26.02.2017, 03:10 PM


Poeti që shkruan dhe  jeton me vargje artistike ....

Nga Tefik Selimi

Quhet: Zeqir Fazliu. Është poet gjilanas. Poet që jeton me vargje, rima, strofa e me “lojën” e fjalëve artistike. Pse jo? I madh e i vogël e njohin Zeqir Fazliun, poetin e mëse 20 veprave të botuara letrare. Ai tashmë ka bërë emër. Në dukje të parë, Zeqa të lë përshtypjen e një krijuesi të “lehtë” të vargjeve. Përkundrazi! Ai, në opusin e tij letrar ngërthen një botë të veçantë arti që ka “shije” artistike. E do me shpirt artin poetik. Për te, arti është ushqim shpirtëror...

Sa herë mbahen manifestime letrar në Kosovë, ai aty është i pranishëm. Sy e vesh është tek fjala artistike. E jeton jetën me artin e bukur. Kur flet ai, sikur në vete ndryen dhimbje për skamnorin, fshatarin e varfër, por në vargjet e tij ka vend edhe për këngëtarin, dëshmorin, qytetarin dhe për të gjithë masën që frymon. Poezia e tij është një lloj “përmendore” e fjalës së bukur. Këtë bukuri arti, ai e shpreh në mënyrë metarofike duke i shenjëzuar ngjarjet, kohët, dilemat, dhimbjet, pse jo edhe vuajtje e poetit. Nuk ka poet që nuk ka vuajtje apo dhembje.

Edhe Zeqir Fazliut, poet gjilanas, “këndon” dhe vargjeve ju jep shpirt, gjak dhe jehonë jete... E, poeti në fjalë ndryen në vete vargun e pa thënë, atë që së shpejti don ta shpërfaq në veprën më të re. Dhe, i tillë është ky poet gjilanas, i cili ulet me shokë dhe gjithnjë flet për vargun, poezinë dhe “dilemat” e saj. Është kryekëput poet i kohës - sot.  Ai ka shpirt të ndjeshëm poetik.

Sa herë që ulet me shokë, ai nuk flet tjetër. Ai flet e s’ndalet për vargun e tij dhe të tjerëve. Flet me ëndje për vargjet e Namit të madh, Ndre Mjedës, Migjenit, por flet edhe për poetët që i adhuron, si për Lidia Dushin, shkodrane, Frederik Reshpajën, Azem Shkrelin, Rita Filinin tiranase, Migjenin e disa të tjerë.

Në një bisedë rasti, ai shton se, rrugëtimin e artit poetik e ka filluar në vitet 1990, ndërsa poezinë e parë e ka botuar në gazetën “Rilindja” e në gazetën “Flaka e vëllazërimit” që botohej aso kohe në Shkup. Zeqir Fazliu, poet gjilanas, gjer më tani ka  botuar 18 vepra poetike, ndërsa, veprën e 19-të e ka në botim. Po ashtu, nga fillimi e gjer më tani, ai është shpërblyer mëse 20 herë në konkurset e ndyshme letrare. Poezia e tij reflekton kah një art i sigurtë e joshës.

Me këtë rast, deshëm pak fjalë të shtojmë për poezitë e vëllimit të fundit. Ai (Zeqa), na shtoi se, kjo vepër e tij është më poetike, më moderne, e cila në vetë ngërthen një numër të poezive që i ka shkruar kohës së fundit. “Shihni, shton Zeqa, - unë vargun poetik e dua shpirtërisht. Bile, edhe veprën e fundit do ta  titulloj (ndoshta) Këngë shpirti apo shpirtërore. Vërtet, janë vargje që kanë buruar nga shpirti.

Para se ta dorëzoj veprën e fundit në botim, ka shtuar, Zeqa, - e vizitova Bilbilin e këngës, Nexhmije Pagarushën në Prishtinë. Kjo, si tha autori, është, për mua, një hyjneshë e  këngës shqipe. Unë asaj ia kam kushtuar një poezi me titill: “Gugu ftuja”. Me këtë poezi (këngë) fillon vepra ime më e re. Dhe, u gjenda në shtëpinë e Nexhmijes në Prishtinë. Më priti fort mirë. Ajo (Nexhmija) kishte qenë shtrirë në kanape. Kuptohet – mosha. Kur e kuptoi qëllimin e vizitës sime, ajo u ngrit dhe më përqafoi. I shtova se, para se ta botoj veprën, kam dashur t’i lexoj këto vargje që ua kam kushtuar juve si këngëtare e  madhe e  Kosovës. Ja si këndoj:

“Ti nuk këndon me të thënme/ Ti këndon me të  dhënme/ I thash një ditë bilbileshës/ Po. Mërmëriti se e dua/ areolën e ylberit/ dhe shpëndaj cicërrima/ për dashuri.../ U gëzova edhe unë/ Nexhmija ishte guguftuja/ e këngës shqipe/ më e mirja”.

Kur Bilbili i Kosovës (Nexhmija) i dëgjoi këto vargje, ajo e ndjeu vetën fort mirë dhe e përqafoi krijuesin gjilanas. I tha: “Të lumtë i nderuari, poet! Të falenderoj për këto vargje brilante!” Ajo tha edhe këto fjalë: “Ju poetët jeni çudi e  botës! S’po më lini as të vdes...!” U gëzua tejmase. Më tha se, këto vargje do t’i bëj hit kënge. Do ta angazhoj Hatixhe Lushin, një këngëtare e madhe shqiptare, e cila që këto vargje do t’i komponojë për një këngë hit që flasin për mua”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora