E diele, 28.04.2024, 03:45 AM (GMT+1)

Kulturë

Daniel Marian: Përplasje ndërmjet reales

E merkure, 01.03.2017, 07:55 PM


PËRPLASJE NDËRMJET REALES, SUPRAREALES DHE ASBTRAKTES

(Károly Fellinger, Parajsa e dëshirave, Amanda Edit, Bukuresht 2017)

Nga Daniel Marian

Diku gjendet një kufi ndërmjet subjektivitetit të imtë dhe predikativitetit të zakonshmërisë ekzistente, kurse rasti që tenton ta thithë ekzistencën në mënyrë imagjistike dhe imagjinative, po qe se e gjen një rrugë të kapshme me përgjegjësi për të nxitur kalimin ndërmjet dy kuptimeve, domethënë një rrugë të natyrshme! Mbetet për të parë nëse këto janë të sakta konform kundrimit të stinëve, që pastaj të bie dëborë gjatë verës dhe të lulëzojë natyra gjatë dimrit... gjë që po ngjet ndonjëherë.

Së bashku me inkorporimin në këtë korporatë magnetike, që është në gjendje të krijojë kundërshti të polaritetit, mund të presim një platformë komplementare për kuptimin e saj të drejtëpërdrejtë, ky duke qenë rasti i një kalendari të objektualizimit të transponuar në një fushë të panjohur.

Duke qenë senzacioni i parë absolutisht konkret, të cilin e sjell me vete Károly Fellinger në librin „Parajsa e dëshirave”, ai ngjitet në shkallën poetike përmes një mënyre të përpiktë deskriptive.  Kështusoj, në procesin e një gjallërimi të plotë, kjo nuk don të thotë se është i papregaditur për një tranzicion të rëndësishëm: „Dora jote/ i hedh në sobë/ këpucët e mia të zvogluara/ tani gjithëçka lidhet/ taka e brejtur/ shulla përgjysmë e shqyer/ lidhësja në shuplakën e mamasë” (Mikes sime).

Në një kundërvënie të vullnetshme me algoritmikun: „Të vdekurit harrojnë shpejt/ se s’ka rrugë kthimi/ gishtërinjtë e tyre gërshetohen/ për shaminë e bardhë sapo e hekurosur/ porsi xhepi i qepur i sakosë/ ato nuk janë veçse skllevër të jetës/ që duan të përfitojnë nga çdo rast/ dhe ja se si rendin/ në anën tjetër të rrugës së verbët/ atje ku pasazhi i kalimtarëve/ është një çështje personale.” (E premtja e madhe).

Shkëputja e konstrukcionit të prekshëm nga temporaliteti, kryhet porsi timbri i letrës, me ngadalësi e me kujdes, por me vendosmëri, pa përdorur iluzione optike, por vetëm atë pëlhurë gjendjesh interognitive dhe interkognetive. Pa nxitim të madh, vetëm me një shumicë konshiente, e denjë për ta theksuar, poeti mbështetet në nivelin plastik, kohë e cila vjen dinamikisht me „Biografinë” personale: „Ngul gozhdën në murin e lyer me gëlqere/ thuajse të ka penguar dikush/ thuajse të ka shtyrë përpara/ kariera yte përparon / porsi gozhda në beton/ më në fund gozhda e arrin qëllimin/ dhe memorja e saj lëshon pe, e qartë/ se ia kanë nxjerrë definitivisht nga koka/ por megjithatë tablloja do varet mbi të/ edhe pse duket aq i tërhequr.” (Biografi)

Oscilacione të mundshme ekzistojnë gjithmonë atëherë kur i jepet vizë temës së prerë, madje në një kuptim të dyfishtë, ndërmjet personalitetit dhe vullnetit, për atë: „Realiteti është i paimitueshëm,/ me rrënjët prej plastike është i gatshëm/ të shkëputet nga dheu/ derisa Janoshi vetëakuzohet/ në sallonin e tij të pasqyrave,/ ku e kanë harruar derën e hapur/ saqë ndoshta/ ta adhurojë fundin/ e diellë, qielli me re,/ dielli si një refleks,/ e plason barcoletën/ pastaj instinktin e mbijetesës/ të ngulitur thellë/ supranatyralja mund të plasohet/ në fundin e një gote.” (Dhe megjithatë).

Ky fluks ekzistencial, dukshmërisht pa refluks, përdridhet, ndoshta deri në trojet e personazhit alter-ego, derisa arijmë të kuptojmë se si „Janoshi e fsheh kartë vizitkën/ në kuletën e zbraztë të konfeksionuar/ nga lëkura e krokodilit,/ e atashuar nga i munduri i përjetshëm/ tani e fut sërish me furi/ në xhepin e brendshëm të tij,/ mirëkuptohet adresa e kartë vizitkës është falso/ dhe emri i huazuar nga ndonjë i huaj/ mbajtësi i tij ende nuk ka lindur/ i dëbuar nga një science fiction/ por Janoshi mendon se të mundurin do ta rishohë/ madje dhe do marrë mësime nga ai/ do mundë të mbledhë pluhurin nga manteli i tij/ dhe ajo zgurë familjare nga adidasit e brejtur/ në klepsidrën e parashkruar të shortit.” (Kartë vizitka).

Lirika e Károly Fellinger nuk është medoemos deklarative, por një krijim artistik i gjithëmbarshëm. Fryti shpërthehet në bërthama, një përfshirje e gjerë ndjenjash, kurse ajo që mbetet tejmatanë pamjes karakteristike të shkrimit të vet, është ruajtur me finesë, si me qenë pika që paralajmëron rrugën për më tej.



(Vota: 14 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora