E shtune, 27.04.2024, 08:56 PM (GMT+1)

Kulturë

Mehmetali Rexhepi: Do të jesh diku

E merkure, 08.03.2017, 08:31 PM


Do të jesh diku

 

Mehmetali Rexhepi

 

do të jesh me kollaren e stinës

përderisa dheu do t`i  merrte

vetëm gjymtyrët e tretshme

brezave mugullojnë  dromca shëmbëllese

*

do të jesh diku

çasteve të ngeshme

ndoshta vetëm vjeshtak tiparesh

të velura në pasqyrën tënde të larë

mbi lëmimin e saj

pasqyrë  katër përmasash

ngjyrë e tingujve të bardhë

fërguar me vajin e avujve të kripur

pleksje ëndjesh për urinë e trurit

a do t`i piqte frutat ky përngjasim

i gjallë i drurit

si kokrrat e qershisë

*

Ai shihte tej këtyre që dukeshin ata

duzina sysh naivë kah qiellorët e Tij

një  enigmë bardhësie  ua  vezullonte

dhe diku i shpinte

mësymjen e ziente

në fulteren e shkronjave

*

Hirësi e Tij

stivë shkronjash kishte shkrirë

dhe ja (sh)krimi

tashmë  pasqyrë e shlyer

tutje ndoshta gur i thyer

*

citohej kori i të marrëve të këndshëm

pse Ai lypte të na shkëlqente dëshmia

dhe  viteve  t`ua qepnim tmerrësisht saktë

copëzat e thyera të ideve qelqore të Tija

*

se kush shfrynte

Imzot

Hirësia të mos fyejë

të anulohen sprovat  nga alkimia

pos Atij i shkrepin të tilla

marrëzira qiellore

*

tëhollonte fijet e trurit

t`i kapte e të mos ia treste pafundësia

me një dorë profecie

vijëzonte

mozaikun  tuaj e gjeni në yje

mendja një kod dhuntie

sinonim hyjnie

*

kryeradhëve  radhëve me sinorë

presjesh dypikësh pikëpyetjesh pikëçuditjesh

si të hyjmë në atë univers

kaq minorë  kaq të gjorë

kur të gjithë çelësat

portat e padukshme të gravitetit i përpijnë

e matanë vetëm dhe vetëm një çap

mençurisë i vyshkej virgjëria

*

do të jesh diku

çast i  petaleve të trëndafilit

duke lexuar fjalorin e zverdhur të diellit

*

do të jesh diku

bulëz e avulluar loti

lirikë e sfondeve të dijës së thatë

*

do të  lësh diku

një gjedhe  të ngratë

një gjen te fëmija

i fateve pa nyja

 

Gjilan, tetor 2015



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora