Kulturë
Tahir Bezhani: Smolicë, 240 libra për bibliotekën
E diele, 05.03.2017, 10:18 AM
PËR
BIBLIOTEKEN E SHKOLLËS SË SMOLICËS 240
LIBRA
Krijuesit nga Gjakova,anëtarë të Klubit letrarë “Gjon NIkoll Kazazi”dhe asociacioneve tjera letrare të këtij qyteti, Muharrem Kurti, Migena Arllati, Mevlyde Mezini-Saraqi,Tahir Bezhani si dhe poeti e krijuesi i mirënjohur nga Peja,z. Sejdi Berisha,këto ditë ,e begatuan bibliotekën e shkollës nëntëvjeçare,”Sylejman Vokshi” në Smolicë të Gjakovës, Rekë e Keqe.
Krijuesit gjakovarë para një kohe kishin shprehur dëshirën që me një angazhim të përbashkët,ta pasurojnë bibliotekën e kësaj shkolle me një fond librash nga krijimtaria e tyre dhe “tepricave” tjera në fondin bibliotekave personale, për t’iu ofruar literaturë nxënësve dhe mundësi leximi. Kjo ide e krijuesve gjakovarë ishte si respekti ndaj banorëve të këtij fshati,të cilët, në luftën e fundit dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë e vendit tonë. Nuk është hera e parë që krijuesit gjakovarë angazhohen për shpërndarjen e librit gjithandej shkollave fillore të komunës. Në disa raste ,një veprim të tillë, e kanë përsëritur edhe në Tropojë, e vende tjera.
Nga kjo sferë humane,poeti Sejdi Berisha,është njëri nga krijuesit më të njohur, i cili ka shpërnda libra (gati) në të gjitha shkollat e Malësisë së Gjakovës ,por edhe në Lezhë, Kukës etj. Për këtë veprim human, dëshmojnë edhe shumë mirënjohje, dhënë nga drejtoritë e shkollave ku ka dhuruar librin.
Me rastin e dhurimit të librave në shkollës “Sylejman Vokshi” në Smolicë të Gjakovës,drejtori i kësaj shkolle,Xajë Nuza, krijuesve nga qyteti i Gjakovës dhe z.Sejdi Berishës nga Peja,u shprehi falënderime,duke thënë :” unë,bashkë me nxënësit dhe kolektivin e shkollës,u jemi mirënjohës për këtë veprim human e të dinjitetshëm. Krijuesit janë largpamësia e popullit. Populli pa inteligjencën krijuese është i verbër”- tha drejtori Xajë Nuza.
Xajë Nuza,drejtori i shkollës “Sylejman Vokshi” në Smolicë,duke marë librat,dhuratë e krijuesve nga Gjakova.
Poeti Muharrem Kurti me Xajë Nuzen duke bartë librat në bibliotekë të shkollës “Sylejman Vokshi” në Smolicë
Fondi i librave të dhuruara shkollës së Smolicës.
Tahir Bezhani
Gjakovë
29.shkurt,2017