Kulturë
Tahir Bezhani: Këngë me dhimbje nate
E hene, 13.03.2017, 01:00 PM
Tahir Bezhani
Dy poezi:
KËNGË ME DHIMBJE NATE
Një zhurmë trishtuese trokiste
Ndizte flakën e mendimeve pa nda
Errësirës ecë e fishkëllen lehtë
Një melodi më dridhet buzëve
Fërkohen telat e skuqur
Gacë,
Kallen dëshirat e mërdhita
Në etjen e çmendur moteve
Mendimet ngasin si erërat e përflakura
Ushtojnë si valë deti të tërbuara
Shpirti ndalet në heshtje
Stacioneve të kohës së nemitur
Strehëve të djegur çmallen kujtimet
Në lavrat e ballit fshehën dhimbjet
Lodhshëm rrugëtojnë këngët
Gërvishtjeve të mia kullon gjaku
Lotët në gurë janë shndërruar
Dalldisjet ofshajnë puseve
Vargu sonte hidhet në protestë
Brenda e pamundur qëndresa
Jashtë tmerri më tërheq zhvarë
Vargu i rebeluar brenda digjet
Ç’flakadan!
Rrezitet hijeve të pllajave
Dhimbjet rrinë të heshtura
Në nimfën e vet shpërlahen
Dialog me vetminë e krisur
Në shtëpinë e zjarrit të vet.....
MË VJEN TË QAJË...
Në këtë pus kohe të nxirë
Më vjen të qajë
Nuk di pse ngacmohem
Kaq në thellësi
Me mallin e përqafimeve
Lotët rrëshqasin si rruazat
Të nxehtë
Në vetminë time
Mes katër mureve të heshtura
Nata flenë mbi qepallat e mia
Vetëm zhurmë fletësh letre
Krismë të lehtë lapsi ndiej
Mbi tavolinën e vogël
Taketukja tymon edhe qiellin
Më janë ndezur mendimet
Nuk di sa vërehet flaka
Mes lotit e buzëqeshjes së vrarë
Gishtat e tharë të Reshpes
Lodrojnë mes rreshtave të zverdhur
Porosi e kallët vlon përherë
Sa më vjen të qajë sonte
Për dhimbjen e shituar
Për dashurinë e pangopur
Ngrirë në bardhësinë time
Nuk di as pse të çaj
Në dhomën time të vogël
Nuk më mëshiron askush
Mendimet përplasen të zjarrta
Gjithandej botës së trazuar
Flakë e padukshme
Si hiri ime nesër
Në rrezet e ditës së re....