E merkure, 04.12.2024, 12:26 PM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Një buqetë e veçantë

E hene, 13.03.2017, 01:10 PM


Një buqetë e veçantë

Akademikut,Bardhyl Golemi!

Nga Përparim Hysi

Kjo skicë letrare është veç impresioni im dhe po shkruhet pa i marrë leje,atij që i kushtohet. Është një lloj surprize si rezultat i një mbrese pak të veçantë. E veçantë mbresa dhe po e veçantë dhe buqeta me lule. Unë rashë në gjurmë të kësaj skice, fare  rastësisht. Rastësisht, por mbresa që u përftua nga kjo rastësi qe e atyre përmasave që nuk mund ta mbaja vetëm për vete.

*    *   *

Jemi një grup pensionistësh që, më së paku, dy herë në  javë takohemi së bashku. Grupi është pak mikst dhe mos kujtoni se është grupi i vogël.  Arrin, ndonjëherë,deri në 20 vetë. Sikur të kopjoja pak nga një skeç humoristik i parademokracisë, ky"grup i vogël yni" të përafron atë skeçin "Do martojmë Malon!". Natyrisht, pensionistët e këtij grupi kanë bërë punë të ndryshme, por,sidoqoftë, pse kanë gjetur njëri-tjetrin, është  pak për t'u patur zili: se, veç tjerash, tanimë jemi dhe të bindjeve të ndryshme. Po veç bindjeve e punëve të ndryshme,edhe të moshave të ndryshme. Më i"vogli" i këtij grupi të madh, jam unë që kam hyrë tek 75-vjeçët. Të tjerët:nga 80 e lart. Grup mikst jemi ku dy të tretat janë vlonjatë dhe tre-katër (ku hyj dhe unë, fieraku) jemi nga rrethe të tjerë. Grupi është i organizuar mirë dhe ka kryetar dhe zëvëndës. Në krye të grupit, kemi zgjedhur, më të nderuarin: Akademikun  BARDHYL  GOLEMI. Unë, po si ai djali i njerkës, kam vendin afër kryetarit dhe të tjerët,sado  më të moshuar se unë, nuk ma kanë prishur ajkën: e kanë pranuar këtë "status" timin. Tek i shkruaj të gjitha sa sipër, se dua të jem pak i drejtpërdrejtë me bashkëshokët e mi dhe, në një farë mënyre, dua t'i falnderoj ata që kanë mbyllur një sy dhe kanë bërë sikur nuk e vënë re këtë pozicion pak më të favorshëm timin. Por, pse të zgjatem. Tani dua që t'u tregoj të gjithëve bashkëshokëve se si lindi kjo skicë.

*    *    *

Profesor Badhyli (unë dhe jo vetëm unë kështu i drejtohemi), si zakonisht, mbrrin me pak vonesë atje tek klubi "De GOL" dhe, tek afrohet mbështetur mbi shkopin "shok", unë ngrihem, i marr shkopin dhe i liroj rrugën për t'u ulur në krye të tavolinës së madhe të grupit tonë. Ai ulet dhe,pasi na përshëndet, ndjek me vëmendje tek diskutojmë për tema të ndryshme. Ne, zakonisht,aty rrimë gati një orë dhe problemeve që"u japim zgjidhje", janë nga më të ndryshme. Sikur të kishe mundësi e t'i regjistorje të gjitha fjalët tona apo debatet, them  që mund të na kishte zili, parlamenti ynë,po se po, por dhe ai klubi "PETEF" i asaj kohe. Shpesh problemeve u nxjerrim ujë të zi dhe,si gjithë shqiptarët në botë, anijen e ngasim vetëm në "detin tonë". Ajo ç'ka e bën të veçantë grupin tonë, është një fakt shumë domethënës: në fund të fundit,  mëritë i bëjmë dalje dhe nuk ka hatërmbetje mes nesh. Jemi si një  familje e madhe që kemi në krye një "BABA SHPIRTËROR"(është fjala për AKADEMIKUN,BARDHYL GOLEMI) dhe ky është i panegociushëm dhe fuqiplotë:ashtu siç është një RABIN në një familje hebreje.

*    *   *

Duke qenë afër tij, sot,si të thuash tete a tete, bëra një bisedë pak konfidenciale me të. Nisma qe e Profesorit dhe unë,ngaqë nuk e mbaj dot për vete, po e sjell dhe për bashkëshokët e mi. Siç gjykoj, vlera e këtij shkrimi modest, është e veçantë.

- Urime,- më tha Profesori! Urime për 7 marsin se ke qenë mësues.

-Po duhet t'ju uroj unë,- ia prita, se ju jo vetëm keni qenë,por jini nga ata INTELEKTUALË TË RRALLË që numërohem me gishta.

Natyrisht, bëri sikur nuk i dëgjoi çfarë thashë për të, po vazhdoi me të tijën.

-Po, hë të erdhi ndonjë urim i veçantë apo jo?

-Profesor,- i thashë,- më erdhën mbi treqind urime, se ish-nxënësit e mi, sikur i "ngacmova" vet. Shkrova në fejsbukun tim një poezi "Letër nxënësve të mi" dhe,veç kësaj, vendosa dhe një fotografi me ish nxënësit e mi të vitit 1961. Kështu që u lëshuan me urime  e me "like". Po dhe tani që po flas me ju, nuk arrij të dalloj se kush është ajo nxënësja a mikesha ime me emrin LETA që më përshëndeti me mesazh të veçanttë në celular.

Profesori qeshi dhe nisi të më tregojë...

*     *   *

Unë kisha dalë me një shok e po pija kafe. Kur më  merr gruaja dhe më thotë:- Ka ardhur një ish-nxënës dhe të ka sjell një buqetë të madhe me lule.

U ngrita dhe shkova ta takoja. E mora buqetën dhe, pasi e falnderova, e ftova për një kafe,

Unë të falnderoj,- i thashë,- por të lutem, a mund të më thuash se në ç'vit ke qenë student imi?

- Jo,- më tha. Unë nuk jam studenti juaj, por buqetën me lule jua kam sjell si shenjë mirënjoheje, se libri juaj për ELEKTRONIKËN qe si ai ozoni për mushkëritë. Saj librit tuaj, unë  qeshë i suksesshëm në INSTITUTIN "BAUMAN"  të MOSKËS!!!

Natyrisht, kur dëgjova këtë pohim kaq emocionues, nuk kisha se si mos pushtohesha nga mbresa të forta dhe, pse mos ta them, nuk shpëtova pa u lotuar.

Tek po ma rrëfente këtë ndodhi kaq prekëse, Profesori, përsëri u lotua dhe unë,ndërhyra, pak me politesë për ta ndalur atë lotim  aq domethënës.

Mbresa, mandej, i rriti përmasat e saj, se studenti aq skrupulooz dhe po aq mirënjohës, kërkoi nga PROFESORI se në cilën lëndë bazë t'i përqendronte studimet e mëtejme, në një kohë kur po përgatitej për të mbrojtur doktoraturën. Takimi qe aq "fluturimthti", sa PROFESORI, as  adresën e saktë të këtij studenti "EXTRA" nuk e dinte të plotë,se e kanë lënë për t'u ritakuar sërishmi ku,padyshim,ndihmesa nga AKADEMIKU BARDHYL GOLEMI, për studentin e INSTITUTIT "BAUMAN", do ketë vlera të epërme.

*    *   *

Tani që i hyra këtij shkrimi, sado që PROFESORI më foli me superlativa për INSTITUTIN "BAUMAN" të MOSKËS, unë,ngaqë nuk mbajta mend ç'më tregoi Profesori, hyra në kërkim dhe vura re që , në vija të trasha, ky INSTITUT është nga më të vlerësuarit( ka emrin  e Profesor ZYGMUNT BAUMAN- hebre nga Polonia; që paska vdekur në Angli në janar të këtij viti). Sikur të lexosh emrat e të lauaruarëve tek ky Institut, shikon emra me peshë të rëndë në mathematikë, elektronikë dhe aeronautikë):Gjen emra astronautësh, igjinierë të aviacionit dhe konstruktorë si TOPULEVI. Aty dhe emri i GEORG MALENKOVIT të famshën për mos vazhduar me të tjerë.

Dhe, së fundi, PROFESOR BARDHYLIT i lutem të më falë që bisedën tonë intime nuk e mbajta dot për vete.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora