Kulturë
Nebi Dragoti: Njeriu i mirë
E hene, 13.03.2017, 05:38 PM
NEBI DRAGOTI
NJERI I MIRË
Poemë
I-
Qetësisht,
paqësisht:
rreth njeriut të mirë
bllokbashkuar
qindar,
mijëra,
miliona,
miliarda…
Botë e re
të drejtohet politikisht,
politikisht me Rilindje;
në focus
Rilindje për njerëzimin.
qetësisht…
paqësisht…
II-
Njeri i mirë,
o i miri njeri,
mirësia të bën të pushtetshëm
veshur me rreze të argjenda virtyti,
veshur me rreze dielli pranveror,
jetëdhënes të bën,
të bën vigan në planet,
vigan udhëheqes,
më i çmuari inferior.
Ne, njerëzit,
e rruzullit toksor
pjellorja tokë na mbanë gjallë.
Mban gjallë gjithë jetën kjo tokë…
Mbanë gjallë
njerëzit punëtorë,
të ndershmit,
të palodhurit
pa luftë,
pa gjak…
Begatia vjen me punë,
me punë nuk ka varfëri:
punë,
punë
për të gjithë!
Nuk ka begati
duke qëndruar
duar e këmbëkryq,
o ti njeri!
Në planet nuk ke ardhur
për të qëndruar parazit,
hej, o ti njeri!
III-
Shkencën e bëre ti,
o i miri njeri,
ti bëre zhvillimin e Botës,
ti, ballëndrituri.
Botën ti e lëviz përpara,
Botën ti e çon në luftë,
revolucioni ty të duhet
për ndërtim:
luftë diturie,
luftë zhvillimi
pa arsenal armësh,
pa pushkë.
Të rrezatojë veç mirësi
tek njeriu per njeriun,
veç mirësia të bëjë sfidë,
mirësia të jetë ushqim
për të parë afer e larg,
të jetë drite e përharshme në agim.
Hiqe ti kafshatën nga goja
dhe jepja atij që s’ka,
atij të uriturit varfanjak…
Veprimi,
mençuria jote kështu vlen,
vlen zemërgjërsia jote,
vlen
për të mirën e jetës,vlen,
o njeri…
Majave të larta të arta
shkencën e ngrite ti,
ti, mendjendrituri;
për njeriun shpike
kompiutër,
celular,
avion,
traktor,
lokomotivë…
IV-
Botë moj,
moj Botë,
ke arritur, ku ke arritur,
për gabime politike
këtu ku je,
keq ke arritur këtu.
Nën këmbë ke
tërmete sociale,
vullkane të fashitur
krijuar
nga politikanë sharlatanë.
Mjaft me krime ordinere,
me krime lufte mjaft,
Thonjtë i ke bërë me gjak
me të zënë rob
e me burgosje gjithandej,
e me burgjet plot…
Njeriut i është futur
djalli në bark;
T’ia nxjerrim djallin,
po si t’ia nxjerrim
shpejt, shpejt
dhe sa më pare?
Njeriu nuk lind djall…
Njeriut djalli
i është futur në bark…
Kohë e sëmurë,
me grip jo,
jo, as me fruth,
kohë e sëmur keq,
e sëmur me kancer…
Ty të drejtohem
detyrimisht,
detyrën të bësh,
njeri i mirë,
fisnik,
se çdo gjë të mirë mbi dhe
ti e bën,
sigurisht.
O i miri njeri,
duhet zotësi
njerëzimin të mirëdrejtosh,
duhet njeri kryegjeni!
Mes njerëzve kryegjeniu është
ku, prej aty
fuqishëm
dhe me besimin plot
duhet ngritur ne fron
për ty,
Botë moj,
moj Botë!
V-
Njeri i mirë,
njeri i mirë,
ndeshu me të keqen e njerëzimit,
që njeriu mos të shtypë njerinë,
mos ta urrejë,
që njeriu mos ta vrasë njerinë,
(aktualitet i hidhur),
siç po e vret,
siç po e vret…
Hej, ti, ti
shiko, gjyko:
ndër popuj ushqe vëllazërimin,
lartëso
të hyjnizuar
të madhen,
reciproken,
njerëzoren,
dashurinë.
Shtetet të kenë
emërues të përbashkët
e ferrobeton të kenë
mirëkuptimin!
Respekt
për njeriun e çdo ngjyre,
duaje si veten;
mburojë jete bëhu,
mburojë e ngrohtë rrezesh,
ketë lajtmotiv njerëzor
bujarisht
ne zemër ta kesh.
Rracat, sa janë,
ndërmjet tyre
barabar
me lidhje solide
e barazi ligjore
të kenë harmoninë,
e, për themel
drejtësinë të kenë.
VI-
Mos lejo të drejtojë i keqi,
i keqi dreq përmbys botën,
kur merr frenat e politikës,
rreh gjoksin dallkauku
e shet pordhë,
pordhë shet si më i forti.
E, vulëziu nuk e di,
se i keqi,
është i keqi i vetes…
I mallkuar është
njeriu shpirtzi,
i humbur e i vrarë
përfundimisht…
Përfundimisht
fundin tragjik ia jep
ideali ynë
ideali shoqëror,
ideali superior…
Në çdo hap veprimi,
që hedh
nxit beteja të përgjakshme
i keqi.
urrejtjen nxit,
luftën ka qejf;
ëndërron industri armatimi.
I sëmuri psiqik,
cikllop,
njeriu i lig
kërkon të zotërojë
armë kimike,
armë atomike,
raketë,
bombardues
që ty, o njeri i mirë,
të shfarosë,
të shfarosë
boten njerëzore.
Njeriu i keq
ëndërron shaluar
Industri armatimi
që të jetë superfuqi
edhe për planetet e universit,
të jetë tiran
egersirë mbi.
Çerdhe tiranie ngre kudo
si hitlerian,
si kanibal,
si kamikaz
të ushqehet me gjak,
Popujt t’i gjunjëzojë,
Popujt ta kenë frikë
njeriun e lig,
që nuk është më njeri.
I keqi i destinuar të vdesë,
nuk e ka të drejtën për të jetuar,
se, ne, njerëzit e mirë
kemi filozofinë e unitetit
dhe të jetës,
dhe të mendimit
e jemi bashkë
në idealin tonë perfekt,
më të fuqishmit
e botës jemi.
I keqi
i destinuar të vdesë…
VII-
Njeri i mirë,
o i miri njeri,
të pushtetshëm të bën drejtësia,
mençuria,
nuk ke rrugë më të drejtë,
ja, kjo është fitorja e jetës
dhe filozofia.
Paqa mbuloftë këtë Botë!
Burim Bote Paqa u bëftë!
Paqa e Botës pasuria më e madhe,
jeta e njerëzimit.
Triumfi është për të gjithë,
o vëlla, o shok, o mik!
Ushqe triumfin,
triumfin ushqe!...
Rracë e zgjuar,
e zhvilluara rracë
e njeriut të mirë,
e njeriut titan,
jepi prioritet në maksimum
zhvillimit industrial!
Përparësi të ketë
industria bujqësore,
(të harbojnë drithërat e bukes),
industria e tekstileve,
industria ushqimore
me të mirat e gjithçkaje
të ngrihet,
të matet
me lartësinë e malit Everest.
Gjithë industrinë
që fabrikon lumturinë
e që zhduk varfërinë njerëzore
të popujve,
jepu prioritet!...
Njeri i mirë,
o mendje flori i paqës,
o duar flori i punës,
o i miri njeri,
këtë ta kesh devizë,
devizë të kuqe veprimi,
veprimi dhe aksioni
njëkohësisht,
se kjo është shpikja sublime
e një dielli të dytë
për njerinë.
E, ky diell
me rrënjë rrezesh tek toka
ka token,
token ka për qiell…
Politikë tjetër nuk ka ,
nuk ka tjetër më të mirë
ligj zhvillimi,
o shok, o vëlla!
Si Sizifi me zjarr në dorë
me këtë politikë në fokus
e çon globin agimeve të reja
nëpër shtetet me paqë
me njëri-tjetrin lidhur fort,
vëllazëruar,
ideal bashkuar.
VIII-
Popuj,
mos rrini indifferent,
nga ne pret
i yni dhe i bukuri planet!
Popuj,
bëhuni më aktiv,
indiferentizmin,
pesimizmin
vriteni,
shkuleni,
groposeni
pa mëshirë.
Popuj,
të kemi udheheqës
njeriun e mirë,
njeriun e urtë,
njeriun punëtor,
njeriun e drejtë,
njeriun më shëmbullor.
Shtet më shtet
njeriu i mirë
faktor vendimtar
udheheqës të jetë.
Të jetë njeriu i mirë
me mendjen burim lumturie,
të jetë flamurtar
nga progresi në progres.
IX-
O njeri,
Popujt nuk duan luftë.
pse bëhen luftërat
ti mirë e di…
Politika e keqe,
udhëheqës të ligj
si ulkonja të babëzitura
nxitin
si qenë të terbuar
dhembët skërmitin.
…Vampirë këta,
këta vampirë të pështirë,
kur derdhen gjakrat,
këto qënie të liga
fërkojnë duart,
qeshin e kënaqen,
bëjnë sehir.
Mënjan njeriun e keq
të poshtrin,
të ligun
huligan,
drogaxhi,
njeriun shejtan,
mënjanë!
Tregti degjenerimi
rrugëve të botës:
mishi i bardhë
kushton lirë,
për një kafshatë…
Prostitucion:
putanojnë femrat,
punësojnë paranicën
edhe prapanicën punësojnë
të pistat,
imoralet,
femrat rrugaçe…
Njeriut të keq
në aradhën tonë
fara mos i mbiftë,
në aradhën tonë vend mos të ketë!
Tonin marrshim
mos ta pengojë askush:
mënjanë,
mënjanë,
mënjanë!
Kjo të jetë e shkruar
në të Botës Kushtetutë.
X-
Planetin tonë shiko,
shiko mirë dhe gjyko:
sa vdiqën urie,
sa u vranë sot…
Bota është në shkatrrim…
Rilindje, Rilindje, Rilindje
kërkon Bota, o njeri i mirë;
këtë vetëm ti ke për ta arrirë
për njerëzimin këtë mrekulli,
ti ke për ta arrirë, ti…
Për këtë thërras fort
unë biri e zëri i Shqipërisë
dhe përplas grushtet mbi glob,
ja , për këtë!
Njeri i mirë,
o i miri njeri,
në fokus të jetës të rrezatojë:
shkolla,
shkenca,
morali,
arti,
kultura, vlera.
Të rrezartojë kjo
si burim diellor ushqyes,
si burim diellor prosperiteti
gjithëherë!
Projektoje e zbatoje
këtë autostradë
për lartësimin e vetes,
o njeri i mirë,
për vetveten të jesh dhe ushtar!
Lëvizja e lirë
si ajri,
me kufijtë e shteteve në vend,(…)
pa mure kufijsh…
Njerëzit si zogjtë,
si pëllumba paqe
në lëvizje të lirë,
në lëvizje të lirë njeriu:
autostradë e xhamtë,
pa kthesë,
autostradë pa pengesë,
pa rrugë të bllokuara;
për njeriun kjo,
lumturisht
të jetohet jeta
ditëve me diell.
Të rrezatojë dritë, dritë,
besimplot, shpresëplot
si vërshim pranveror,
si gjithë natyra në gjelbërim
plot lulëzim e gjallëri
me rrobe të re karakteri
në çdo shtet
të vishet çdo brez,
çdo brez të vishet edhe mendërisht…
XI-
Atëherë…
Qeshet Bota,
qeshet;
lumturohet Bota,
lumturohet!
Atëherë po, po:
në vazhdimësi
Bota dhe shtetet qetësohen;
lumturohet dhe gazmohet Bota
me njeriun e mirë,
me të mirin njeri
në krye,
me kryestrateg paqe
e flamurmbajtës jete
Udheheqes.