Kulturë
Kalosh Çeliku: Thirrje telefonike pasmesnate
E hene, 13.03.2017, 07:08 PM
THIRRJE TELEFONIKE
PASMESNATE
(Mikes Di, në vend të luleve).
NGA KALOSH ÇELIKU
SHKUPI
Imzot, Shkupi historik i shqiptarëve antik
Jo, s’ka mëkate. Faj ka Dudumi “kuqezi”,
“Shehit”, që pi gji Njerke si qëngji butë
Me atë, thënjen e popullit:
Qëngji butë i thithë dy nana
Matanë, t’i bie not Vardarit për Dje.
Edhe, mbytet në hurdhë shiu. Kënetë.
Megjithatë, i pavdekshëm kotet brigjeve
Rrëzë Kalasë Dardane. Pasmesnate
Zëra: O burra shqiptar, thërret Atdheu!
Ballë u bëri nëpër shekuj pushtuesve
Mëkat, që ulem te këmbët e Olimbisë
Nuse pa koçi me fëmijë në bark, gji e prehër.
Dexhalli mbi Urë, e kërkon për Nuse!
Luftë u kam shpallur shtambave me verë
Përinat të Rrufjanit, e Njerkës azgane.
Buçat, pjellin kopila, na i lënë pas porte
Bythekrye dehen me çaj rusi në Bit - Pazar.
Valle heqin me Dexhallin, bien “shehitë”.
Matanë Urës Gurit, Aleksandri Madh
I ka hipur kalit. Shpatën e ka nxjerrë për luftë.
Filipi Maqedonisë, grushtin si xhaxhi Enver
Ndalë: këtu është kufiri shqiptaro - shqiptar!
Para Kishës Shën Dhimitri bëhet luftë fetare:
Mitropolitë Beogradi, kryqin e Biblën në dorë
Shejtanarapët, nateditë e shurdhojnë qiellin
Besimtarët, e harruan Zotin, lartë mes reve.
Skënderbeu në Shkup, moti i ka hipur Kalit
Dorën lartë, herë nga Perëndimi e herë nga Lindja.
Shpatën në brez për paqe: Ndaluni, o burra!
Car Dushani, sot nuk rrëzohet me çekiç druri.
Po, me tokmak vathe. Bythekrye, në Vardar.
“Komandantët” pa ushtarë i kemi në xhami
Dehen me çaj rusi në çajtore, deri në “sabah”.
Natën mbajnë “Ramazan”. I luten Zotit
E ditën, me lutje e kalojnë në gjumë:
Me tespihe kuqezi. Dhe, ilahi në shtratë
Tymeflakë, e “vrasin” Shejtanin...
(Qepja e Atdheut nga struke
në Gunë të Zezë)
Imot, më vrisni mes dy shtambave me verë
Guxim, më japin për Liri, në prehërin e Mikes Di.
Gji kreshnikësh mes maleve. Fuqi për luftë
Përmes Çarshisë me dy “kashikara” raki rrushi
Në çantë mbi tavolinë. Përkarshi Skënderbeut.
Jo, si dikur Isë Boletini në Londër me dy kobure
Plumbat, e të cilit ishin patriotik: dum - dum.
Armët e mia nuk vrasin, po ringjallin në jetë
Përpara këmbëve të Olimbisë ngrejnë dolli.
Zogkeqin e ndjek, mu si dikur im Atë me pushkë
Pasmesnate, kur na këndon vdekje mbi Çati:
Bir, kënga e tij ndjellë kob, ndiqeni me armë
Matanë maleve të Çelëvjollcës, në errësirë!
Arma ime, është sot: Pena në brez me dy tyta
Rrapin marr nën sjetull, e dal kaçak malit!
Gëlasa politike para kamerave televizive
Dudumët na hedhin për të ardhë në pushtet!
Luftë në Bit-Pazar nuk bëhet me gota çai rusi
E, as me këmbët dhe trutë nateditë në legen.
Vera, kur rrjedhë lumë në Baba -Tomorr. Drini
Lumëbardhë e i Zi, maleve arnojnë Atdheun:
Strukes ia qepin mëngët. Gunë për Dimër
Zogkeqi me gëlasa, ende na këndon mbi Çati.
Imzot, e pi gjakun e Isu Krishtit (Azreti Isait)?!
Lotët e Shën Mërisë Virgjër (Azreti Fatimes)
Punemadhe. Nesër, do ta shuaj zjarrin e Ferrit…
(Kaçakët e Qytetit
të Qyqeve)
Vite më vonë, e takoj Miken Di. Poete
Ende unë pa e hapur gojën, më thotë:
Posa kalova Urën e Gurit mbi Vardar,
Mendja më shkoi tek Ti, o Ujku Plak!
Qesha. Dhe, i them pas kaq viteve larg:
Asgjëm, sot nuk kam. As grua, as dashnore
Nuk e them dot, se: nuk kam edhe një Mike.
Përmëkeq, dje e as sot një Parti politike.
Nateditë flej, zgjohem me Poezinë rebele
“Bombat” politike, që ma prishin gjumin.
Luftën për pushtet. Nuk i zbresin gomarit
Përgjime hedhin në Vardar para kamerave
Me cilën Poezi e përcolla Natën. Prita Agimin.
E pamundur, më përgjigjet. Ec pas meje,
Punemadhe, mua më ke në çetë. Poezinë.
Bombë artistike. “Kashikarë” raki rrushi
Sonte dalim kaçakë, matanë Vardarit:
Unë si Shotë Galica. E, ti si Azem Bejta.
Fytas rrokemi me haxhuxhe te “Skënderbeu”
Nën Rrap rrokullisim disa shtambaverë.
Vitet e ikura Dje. Dhe, Sot në Qytetin e qyqeve.
Vargun azgan e shaloj për Liri në Bit - Pazar...
(Prishtina sot pa baltën
e dikurshme të kuqe)
Edhe sot, erdha vetë i dyti, në Prishtinë:
Unë. Dhe, Kalosh Çeliku.
Jo, si dikur me mikun tim të penës
Poetin e burgosur disident: Shaqir Sadiku.
Që, të regjistrohemi studentë, në Univesitet.
Kalimtarët e rastit, kur i pyetëm na bindën, se:
Rruga kryesore është mu kjo me baltë të kuqe.
Të cilën e shkilnim ditën me këmbë
Përpara Hotel “Bozhurit”, në Prishtinë.
Thamë me vete: na e hodhën qytetarët
Rruga kryesore, nuk mund të jetë me baltë të kuqe?!
Ditën e Nesërme, e pamë rrugën kryesore:
Plotë baltë të kuqe përpara “Bozhurit”.
Nuk na kishin mashtruar kalimtarët e rastit
Vërtetë, ishte rruga kryesore. Sheshi i Prishtinës.
Paslufte (1999), i vizitova lokalet e dikurshme
Ndonjëri, ende kishte mbetur gjallë nga Lufta.
Ose, e kishte ndërruar emrin (firmën, pronarin):
“Bozhurin”, “Harabeskën”. “Unionin”.
“Rugovën”. Dhe, Hotel “Grandin”.
Varfëri kombëtare, nuk i gjeta Poetët:
Mirko Gashin te “Tre Sheshirat”.
Teki Dërvishin tek “Rilindja”
Cimerin, Qerim Arifi me dy gota të zbrazëta
Esull në xhepat e setres xhins për çdo natë
Agim. Në dhomën e përbashkët, brenda mureve.
Gani Xhafollin me 33 dashnore në “Monacco”.
Prishtina, përçudi sot mu duk e varfër artistike
Vështirë e kam ta njoh në Ditën e sotshme.
Megjithatë, Ti sot oj Zonjë je veshur Nuse
Dhe, nuk e ke atë baltën e dikurshme të kuqe…
(Drekë Mbretërore me Zonjën Di
tek këmbët e Aleksandrit Madh)
Mikja Di, vjen një ditë në Shkup
Edhe, më bënë zë për një kafe!
I përgjigjem: Mirë, ku do ta pish kafen?
Mundet te “Tivoli”, përkarshi Skënderbeut.
E pimë kafen. Porositë edhe muskul viçi
Mishi nuk i pëlqen. Qenka i kuq?!
Gjysmën ma jep mua. Që, sot s’dua mish viçi
Mundësisht, kërkoj mish shterrje!
Tekefundit, së paku marrë “ilaçet” e përditshme:
Një raki rrushi. Dhe, dy shtamba me verë!
Ditën e nesërme, Mikja Di më merr në telefon:
Unë jam te “Pirini”. Përpara këmbëve të Olimbisë
Me fëmijë në bark. Gji e prehër
Ecë, ta pimë nga një “hallall”!
Pastaj, dalim matanë Urës Gurit. Vardarit.
Vetëm, mos u vono shumë rrugës!
Jo, i gjegjem: vetëm t’i laj sytë. Dhe, veshi brekët!
Plumb, ma pret: Mund të vish edhe pa brekë!
Fisi i kaçakëve, nuk ka kohë për brekë
Pushkën, sot patjetër duhet rrok në dorë!
Qeshem: Ndoshta, me tirqi. Struken krahëve.
Miken Di, e gjej te “Pirini” si qyqe në Lis
Përshëndetemi. Ulem, dhe e pyes për drekë?
Shkaku, se: më kujtohet Hoxha, mik i Asdrenit
Nuses së vëllait, kur e pyeti si mysafir për bukë
I tha, Hoxha: kafen, mundet pas buke!
Jo, më përgjigjet. Mirë, ku ta ndalim anijen
Matanë Urës Gurit, plotë gojën nervoze.
E marr përkrahu. Dhe, dalim matanë Vardarit
E lëmë Olimbinë me fëmijë në bark, gji e prehër.
Goce Dellçevi mbi kalë na hap rrugë
Karposhi shalon një kalë pa shalë
Nikolla Karevi me pushkën në dorë roje.
E gjetëm restorantin tek Aleksandri Madh
Këmbëkryq, para Kalit Bukefalë.
Zonja Di, kërkon herdhe viçi!
Jo, i përgjigjet çuni. Specialitet shtëpie
Sot i kemi: herdhet e Kalit.
Përmëkeq, edhe ato të Kalit Shemës.
Ndërhyjë, unë: E, a keni herdhe mëzati të patredhur?
Kamerieri, rrudhë krahët. Për herë të parë
Në këtë restorant, dëgjoj për këtë specialitet!
Megjithatë, kush e përgaditë tek ne, në Ballkan?!
Qeshem, Unë. Dhe, i përgjigjem: shqiptarët.
Në fund, e hamë nga një picë italjane.
Dhe, strukemi në terr si dy zogj shtegtar
Kokë më kokë tek këmbët e Kalit Shemës…
(Xha Cuti “i marrë” pëshurri
në sofër të xhindeve)
Vështirë sot është të mbash në Shtëpi
Një grua azgane për Nesër.
Pashterkën e kuqe përpara me pala
E dy shami lidhur për brezi anësh.
Ose, më shkurt: një burrë mejdani
Struken krahëve. Kësulën e bardhë në kokë.
Tirqi e xhamadan. Sahatin me qystek përqafe
Nateditë me “nagëntin” në brez.
Shkak, që shumë burra e gra azgane
Jetës i dhanë fund si qyqet.
Lis më lis e mal më mal:
Ku-ku, këtu. Ku-ku, atje: vetëm me këngë vajtimi.
Xha Cuti, filozof i madh shqiptar
Katundarët thonin, se: është “i çmendur”:
Natën ka pëshurrë në sofër të xhindeve.
Shpesh e pyesnim, pse nuk e merr një grua?!
Përgjigjej, plaku: Gruaja ka harxhime.
Pastaj, kur u martua Vëllai i Vogël
Edhe unë për dasëm dhash pak para.
Xha Cuti, filozof i madh shqiptar
Katundarët thonin, se: është “i marrrë”.
Jetën e mbylli pa një grua në shtëpi.
Nesër, harxhime mos ketë në varr…
(Thirrje telefonike
Pasmesnate)
Moti kohë, nuk kisha qenë në Vendlindje
Edhe: i vizitova familjen. Livadhin “Pukoshta”.
Vendin e kullosës së lopëve. Sot, që Shteti
Ende nxirrte qymyr druri. Unë desha, mu në atë vend
Kutadi, pas kaq viteve arratisje nëpër Atdhe
Themele të shti, vikend shtëpi. Ik nga Qyteti.
Shkaku, se: Pavetëdije, Shteti kishte krijuar liqe
Jetesë. Gjelbërim. Peshqi e bretkosa guak-guak.
Që, në fëmijëri tek Livadhi përpara Shtëpisë
Pasdarke, me këngë më vënin në gjumë.
Hite të cilat nuk i kisha dëgjuar tridhjetë vite
Paprtimas, i dëgjova te Gani Xhafolli, në Prishtinë.
Dhe, përçudi, mbi livadhet e Babait. Fushës Kërçovës
Sugari i tij, sot deshi të ndërtoj vikend - shtëpi.
Natën e kalova me Xhangon. Rakinë e rrushit
Edhe me Piktorin Bektashi të Baba Tomorrit.
Again e Çelike, që ia kishte djeg stanet Lugati
Premtimet e tij për Takimet poetike nën Rrap:
Nesër, qengjat në vend të ujkut do t’i hanë poetët.
Nipin, që posa kishte ardhë nga Zvicra
I armatosur me dy “kashikara” raki rrushi.
Pasmenete, macja e telefonit ma prishi gjumin.
E prita disa minuta, nuk u lajmërua Qyqja.
Ditën e nesërme, persëri më mori në telefon
Edhe, kësaj radhe nuk e rrëfeu veten. Zërin.
Pas pak kohe, po i njëjti numër i panjohur
Përjashtim, u dëgjua një zë gruaje e përgjumur
Zëra fëmiu në dhomë për ankesa dite. Heshtje:
Ruaju “mikut besnik”, që papritmas të vjen në tavolinë
E pi kafenë. Dhe, ikë pa e paguar nëpër Bit - Pazar!
E fala qyqen. Thirrja, a m’ë erdhi nga varret
Apo, nga Katundi. Shkaku, se: xhindet rrëzë Çukës:
Gjithë natën, dikur më kishin hudhur dorë më dorë
Majë shelgjeve. Lisave. Çati më çati me këngë.
E në mëngjes, më kishin kthyer mes Nanës e Babait.
Mesditë, më rrahu Nusja me pashterkë të kuqe...