E premte, 06.12.2024, 10:33 AM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Dita e Mësuesit

E merkure, 15.03.2017, 07:47 PM


DITA E MËSUESIT

 

Nëna edhe baba janë figura t’ shenjta ,

Motra edhe vëllai janë figura t’ shtrenjta !

Sot është Dita e Mësuesit – festa e vërtetë ,

Mësuesi është më i dashur – i paharruar për jetë !

 

Dita e Mësuesit është festë shoqërore ,

Por , më mirë do t’ ishte t’ shpallej festë shtetërore !

Mësuesi është person me vlera t’ mëdha njerëzore ,

Person me rëndësi vetjake dhe shoqërore !...

 

Puna e mësuesit është punë e krijuesit ,

Është punë e gjithanshme me mjeshtri t’ ndërtuesit !

Është një punë e mjeshtrit edhe dijetarit ,

Punë e shëmbëlltyrës dhe e atdhetarit !

 

Mësuesin në  çdo  kohë  mund ta quajmë krijues ,

Shëmbëllen  dinjitetshëm , vlerësues  dhe  studiues  !

Krijues i gjithanshëm , krijues shëmbëlltyre –

Për shumëçka n’ këtë jetë dallon shumë prej tyre !

 

Mësuesi gjatë tërë jetës punon me dëshirë ,

Merret me krijimin e njeriut të mirë !

Krijon njeri  fisnik , njeri të virtytshëm ,

Krijon njeri besnik  dhe  njeri të frytshëm !

 

Mësuesi gjatë gjithë jetës krijon vepra t’ ndershme ,

Çdo vepër e tij i del e suksesshme !

Piktorët , skulptorët , kompozitorët , shkrimtarët ,

Regjisorët , aktorët krijojnë personazhe imagjinare !

 

Kurse mësuesi krijon njeriun e gjallë ,

Që plotëson kuptimin e njeriut me fjalë !

Mësuesi  i gjithanshëm  krijon dijetarin ,

Me ideal të pastër  e krijon  atdhetarin !

 

Vetëdija atdhetare e të rinjve , e fëmijës –

Janë vlera të arta të shtetit dhe familjes !

Mësuesi na e mëson për  fjalën atdhe –

Kuptimin  dhe  vlerën  që e ka për ne !

 

Mësuesi  na mëson ta duam atdheun fizik ,

Atdheun shpirtëror  ta mbrojmë nga çdo rrezik !

Na mëson për Atdheun  dhe  për bukuritë ,

Na mëson për Atdheun dhe për  pasuritë !...

 

Mësuesi na mëson  këngët dhe vajet e tij ,

Për të shkuarën, të sotmen , trimat  për liri ,

Krijues i gjithanshëm , me ditarin , arsimtarin –

E krijon njeriun , krijon qytetarin !...

 

Nuk ka kushtetutë, ligje, institucione ,

Udhëheqës politik,  jo as  funksione

Shtetërore , shkencore  edhe  kulturore –

Që luajnë rol aq t’ madh  n’ strukturat shoqërore !

 

Në formim të  edukatës së qytetarit t’ ardhshëm –

Mësuesi angazhohet me punë të hatashëm !

Me fuqi magjike , me fuqi madhështore –

Sa luan mësuesi prore me edukatë shkollore !

 

Prej fjalëve të tij, prej punës së tij –

Na e mësojnë kuptimin e fjalës: liri !

Mësojmë ç’ është e  drejta , e bukura , e vërteta ,

Mësojmë çka është e ëmbla , e hidhura dhe jeta !

 

Mësuesi na mëson  të tjerët si të nderojmë –

Pavarësisht çfarë ngjyre a kombësie  posedojnë !

Në çfarë gjuhe flasin , n’ çfarë feje besojnë –

Na mëson si t’ kërkojmë  që të  na nderojnë !

 

Mësuesi , ky krijues  që nuk e do dhunën –

Na mëson si dhe pse do  ta duam punën ?!

Ai na mëson se me punë bëhen  gjithë arritjet ,

E  me përtaci – asgjë , përpos fikjet !

 

Mësuesi na mëson se të gjitha të mirat lëndore ,

Që na e lehtësojnë jetën , janë bërë prej klasës punëtore !

Janë bërë prej atyre , që nuk janë kursyer me punë ,

Ai na mëson ashtu se me punë fitohet , e jo me dhunë !

 

Vetëm me punë e  bëjmë më të mirë jetën tonë

Dhe jetën e të tjerëve kudo që jetojnë !

Mësuesi, ky krijues i gjithanshëm, me vlera t’ pa ndara –

Gjithmonë na pajisë me dijet e para !

 

Për natyrën , për shoqërinë  edhe për njeriun ,

Për bujqësinë , për inxhinierin edhe për bariun ...

Ai na pajisë me dijet  dhe e gjen  mënyrën ,

Që na bëjnë të mundshme ta kuptojmë natyrën !

 

Na mëson si të sillemi me kujdes ndaj saj –

Si ta shfrytëzojmë për të mirën tonë e jo për vaj !

Mësuesi  na e  mëson  më të madhën e së  vërtetës :

“Vetëm dituria  është drita e jetës !”

 

Të shumta janë mësimet , dijet e gjithmbarshëm ,

Me të cilat na rritë ky krijues i gjithanshëm !

Prandaj, me të drejtë një fjalë e urtë  thotë :

“Mësuesi është  kopshtari më i mirë në botë !”

 

Ndërton fidanishten më t’ pasur e më t’ bukur

Dhe fidanët më të frytshme që bëjnë jetë të lumtur !

Mësuesi  është ndërtuesi i shoqërisë së shëndoshë,

Të përparuar , të qytetëruar që s’ qon mundin boshë !

 

Mësuesi  është ndërtues i pjesëtarëve të shëndoshë –

Të shoqërisë  së pastër që për punë të joshë !

Të gjitha këto merita i takojnë  mësuesit ,

Krijuesit  të gjithanshëm edhe edukuesit !

 

Dituritë e arta  që herët  janë vërejtur

Dhe te të gjithë popujt  këto vlera janë vjelur !

Herët i kanë vërejtur dhe shumë  i kanë çmuar –

Rilindësit tanë me kohë i kanë kuptuar !

 

Kanë bërë shumë përpjekje , kanë bërë dhe shumë shtypje

Dhe shumë sakrifica, për krijimin e shkollës shqipe !

Dita  e themelimit të shkollës  shqipe t’ parë –

Ditë  e t’ gjitha mirësive edhe ditë të mbarë !

 

Në Korçë, më 7 Mars të vitit 1887 –

Është bërë Ditë e Mësuesit ,    shënohet e artë !

Shumë prej  nxënësve të tyre në trojet shqiptare –

Janë bërë mësuesit e parë  të shkollës sonë kombëtare !

 

Shumë prej tyre shkruan abetaret e para ,

Libra  në gjuhën shqipe , që  iu dha e mbara !

Përmes këtyre librave seç shtohej leximi –

Shtohej dituria , sukseset , gëzimi !...

 

N’ trojet tona e  dinin fshatari e qytetari ,

Se pa shkollën shqipe, pa mësuesin i pari –

Mungon flamurtari , mungon atdhetari ,

Nuk bëhet Shqipëria , nuk bëhet shqiptari !

 

Me shkollën , me mësuesin, me dijen që mësohej ,

Me atdhetarizmin nxënësi që edukohej –

E  bënë Shqipërinë , e bënë shqiptarinë ,

E formuan shtetin , e fituan lirinë !...

 

Ishte pra kjo  vepra jonë e parë e madhe –

Që na  e  bënë mësuesit  e shkollës  së parë shqiptare !

Ky person kaq i rëndësishëm , kaq  i dashur n’ këtë jetë –

Ky krijues i gjithanshëm , nuk e ka pasur  aspak të lehtë !

 

Pikërisht pse mësuesi  ishte krijues i gjithanshëm ,

Pse puna e tij ishte aq e rëndësishme për popullin e gjithmbarshëm

Dhe aq e dashur nga populli që ishte përpjekur –

Mësuesi është ndjekur  edhe është  përndjekur  !

 

Është burgosur , torturuar me dënim t’ pa parë ,

Mbasandaj edhe është vrarë hiq pa dëshmitar –

Prej atyre që ishin kundër krijimit të shtetit shqiptar ,

Të Shqipërisë nënë – mbi gjithë trojet mbarë !

 

Është vrarë prej atyre me gishta të dorës –

Që ishin kundër krijimit të shtetit të Kosovës !

Kundër zhvillimit dhe përparimit të popullit shqiptarë ,

Kundër mësuesve t’ popullit – njerëzve përparimtarë !

 

Është i madh numri i mësuesve të përndjekur herët , apo vonë ,

Është i madh numri i viteve  që kanë kaluar në burgje mësuesit tonë !

Është i madh libri në të cilin janë shënuar vuajtjet e mësuesit tonë ,

Në të gjitha  trojet etnike , shqiptarët ku jetojnë !

 

Sidomos në viset shqiptare që mbeten  nën  kamë –

Jashtë kufijve të  Shqipërisë – jashtë shtetit tonë amë !

E kanë përndjekur, e kanë burgosur në rrugë të pakthyeshme –

E  kanë vrarë për shkaqet dhe motivet  më të ndryshme !

 

E kanë përndjekur, e kanë burgosur  dhe e kanë vrarë për mizori –

Pse i mësonte fëmijët ta duan atdheun e vet – Nënën Shqipëri ?!

Pse i mësonte fëmijët ta  duan gjuhën shqipe ,

Pse ua mësonte fëmijëve këtë gjuhë buke e kripe ? !

 

E kanë përndjekur dhe e kanë burgosur

Krijuesin e diturisë –

Pse u fliste fëmijëve për 28 Nëntorin –

Ditën e krijimit të Shqipërisë ?!

 

Pse u fliste fëmijëve për  flamurin  kombëtar ,

Për Ismail Qemajlin , shtetin tonë shqiptarë ,

Për heroin kombëtar –  historinë e Skënderbeut ,

Për Lidhjen e Prizrenit , trimat e atdheut ?!...

 

Pse vishej kuq e zi, me ngjyrat e flamurit kombëtar –

E kanë përndjekur , e kanë burgosur , e kanë dënuar si tradhtar ?!

Pse u fliste fëmijëve për demonstratat e vitit 1968 –

Kurrë rahat mësuesin s’e kanë lanë n’ këtë jetë !

 

Sidomos  për demonstratat e  vitit 1981 –

Pse u fliste fëmijëve –  n’ burgje sa i kanë shti ?!

Pse u fliste fëmijëve  pa një fije  frikë –

Që Kosova  duhej të bëhet  Republikë ?!

 

E kanë përndjekë  mësuesin nga të katër anë –

Kur e  kishte emrin : Ilir, Kastriot , Çlirim , a Liridon ?!...

E kanë përndjekë  mësuesen me përbuzje t’ randë –

Kur kishte emrin : Shqipe , Arbnore, Shpresë, Valbonë, Sarandë ?!...

 

E kanë përndjekë  mësuesin , e kanë nxjerrë në gjyq –

E kanë dënuar me shumë vjet burg , e kanë lanë n’ udhëkryq !

E kanë dënuar mësuesin  gati 150 vjet –

Kur shqiptarët s’ kishin Zot , as nuk kishin shtet  !

 

Mësuesin tonë sot nuk mund ta  përndjekin,

As prej punës ku punon nuk mund  që ta heqin !

Ta përndjekin , ta dënojnë –  ata që ndoqën  e  përndoqën ,

Burgosën dhe vranë paraardhësit e tij mësues që u përpoqën !...

 

Shqiptarët  në Ballkan , nuk janë ma të shkretë –

Sot  janë  Zot të vetes , vendosin për fatin e vet !

Kanë hyrë në epokën e  tyre historike

Dhe ma s’ mund të shkelën nga këmbët armike !

 

Gjasat që u janë krijuar duhet  të shpresojmë –

Se  kushtet ma t’ mira do t’ dinë t’i  shfrytëzojnë !

Më mirë se herë të tjera në historinë e tyre –

Se sot e vërteta duket në pasqyre !

 

Por, mësuesin tonë, sot, një padrejtësi e cenon –

Nuk është i shpërblyer siç e meriton !

Nuk është i nderuar si që  i takon –

N’ kushte të vështira mezi  mbijeton  !

 

Puna e mësuesit , mundi  dhe profesioni i tij –

Sot trajtohen  si    mos  kishin rëndësi !

Rëndësinë që e kanë për shoqërinë tonë ,

Për të sotmen dhe të  ardhmen  deri sa nuk është vonë !

 

Institucionet politike dhe  ato shtetërore –

Veten n’ mënyra t’ ndryshme  e privilegjojnë prore !

Për  punën e tyre nuk  kanë  shkathtësi ,

Por shpërfillin punën e mësuesit dhe arsimin në përgjithësi !

 

Për mësuesit tonë  më shumë të mendojmë ,

Për punë  t’i shpërblejmë edhe t’i nderojmë !

Për punë t’ jashtëzakonshme që  ngritin n’ piedestal ,

Për Misionin atdhetar, dituror  edhe moral !

 

Gjilan, më 07.03. 2017.      Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora