E diele, 28.04.2024, 02:12 AM (GMT+1)

Kulturë

Luan Kalana: Një jetë e shkruar, por e pabotuar

E shtune, 18.03.2017, 10:12 AM


Luan Kalana-Epilog i Triologjise

"PRELUD  KRENARIE-mozaik letrar"

-Një jetë e shkruar, por e pabotuar ...

Jeta e njeriut është e shkurtër, por në kujtesë është tejet e gjatë. Një pjesë e saj është mbyllur në odat e kujtesës trunore, por kur troket në to, ato hapen si portat e një thesari të   padukshëm. Tani mund të kujtoj këtë kapitull të jetës sime me gjithë mbresa, por dhe një pasqyrë kujtimesh të shkruara.

Kam shkruar shumë ne Shqiperi ,si gjatë kohës së rinise ,te ushtrisë ,te Mesuesise,ne te gjitha gjinite letarare. Një pjesë i kam botuar në shtypin e kohës, në atë ushtarak dhe letrar, në gazeta e revista, krijmtari e mirëfilltë letrare, vjersha, skica, portrete, tregime dhe ndonjë novelë dhe publicistikë, reportazhe dhe artikuj, skenare filmash,radio-dramatizime,e te tjera ,kuptohet me shkrim dore,qe mud te permblidhen ne disa libra.

I dërgoja për botim e nuk mund të mbaja kopje, kështu që ato janë zhdukur dhe ndonjë gazetë a revistë me botimet e mia që i mbaja koleksion dhe ato u zhdukën pa lënë gjurmë. Mendoj se ajo ishte krijimtaria ime më e bukur letraro-artistike.

Por më e bukur ishte surpriza... Kur u martuam, gruaja ime bashkë me pajën e nusërisë, më bëri surprizë një dhuratë të mbështjellë me një copë mëndafshi  të qëndisur dhe të shkruar "Dashuria jonë e shkruar, Luani dhe Zhuljeta." Kishte mbajtur në fshehtësi letrat e mia që ia dërgoja nga marina. I lexonte dhe i rilexonte me lot në sy e me mall dashurie të zjarrtë, si një roman i verdhë, nga ata të ndaluarit e kohës. Ato ishin romani më i bukur i dashurisë, i jetës sonë bashkëshortore, të dashurisë gjysmëshekullore.

Emigrimi ne Amerikë me familje per nje çerek shekulli,udhetimi nga nje kontinent ne tjetrin neper botë,edhe ne Amerikë,ndryshimi i sistemeve ekonomike,shkrimet e shkruara ne kete kohe tranzicioni paqesor, janë nje thesar i ri krijimesh letrare,perbejne nje Enciklopedi epope eksploruese dhe diskaver(zbulime ,te panjohura),te cilat i  hedh ne internet ,ne webside dhe postuar ne facebook dhe ne groupimet e mija letrare,per kenaqesine time dhe dashamiresine e lexuesve,duke hapur nje dritare ne horizont me rise te reja dijesh per lexuesit dhe per gjeneratat e reja .

Theksin e kam vene tek atdhetarizmi dhe shqiptarizmin,si lajtmotiv i krenarise kombetare .Desha te shtoj me me modesti ,se nuk jam poet e shrkimtar,shkruaj per kenaqesi dhe passion.

Desha te sqarioj e ti pergjgjem pytjes pse tre fjale emerin,Luan Lumeka Kalana ?!Emri I mesit eshte pseudonimi,te cilin e kam perdorur ne shkrimet ne Shqiperi.Me ardhjen ne Amerike,e shtova pdeudonimin si midelmen,emer te mesit se keshtu e kerkonin ne kartat.a tepostoj e te botoj krijimtarine time ,per thjeshetesi jo per fame,emri I'm u tansformua ,me thejsht ,si person,Shkronjesi Modest,per te mbetur ai qe kam qene ish Mesuses Leterisje.

Uroj lexim te kendshem,kur te jeni te lire,pa ju i merzitur,per te rifeskuar trurin si ushqim i perditshem,si komunikim modest e vëllazeror.Me respekt  familisht,Shkonjesi Modest.

Luan Kalana

Mars 2017,Florida SHBA



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora