E diele, 28.04.2024, 06:55 PM (GMT+1)

Kulturë

Pilo Zyba: Nuk mësohet droga pas të 50-tave

E shtune, 18.03.2017, 10:11 AM


PILO ZYBA

NUK MËSOHET DROGA PAS TË  50-TAVE?

- Tregim -

Nuk di pse  e shkruajta mbi varrin e gjyshes time te ndjere kete shkrim.Nuk di, është një rrëfim përpara saj, si përpara perëndisë ngaqe e doja aq shumë, apo një kundërshtim që doja ti shprehja të kundërtën e fjaleve të saj të mënçura, dhe, që shumë prej tyre më kanë mbetur në kujtese,e i perdor si proverba, por i kam dhe si fanar në rrugën e gjatë të jetës? Sa ishte gjallë nuk e vlerësoja shumë, as të ndjerën, por as veten.Sa herë që ndodhesha ngushtë, merrja autobuzët, trenat, sepse aeroplanë dhe makina në atë kohë nuk kishte fare, ose ishin vetëm për njerzit e privilegjuar. Mendoj se edhe une  isha i privilegjuar në atë kohë.Nuk kisha makinë, as mjete të tjera të lëvizshme,dhe as pasuri të pa tundshme, por prape isha pronar i një pasurie shumë të madhe, isha pronar i proverbave të gjyshes sime,por dhe nip i saj.Unë nga përkujdesja e saj e tepërt mbeta pak më i vogël nga shokët, dhe i ankohesha shpesh, por ajo me shakatë e saj si kripa mbi gjëllën e fjalëve, vinte buzën në gaz me qesëndi dhe me thoshte:

“Nipi im,o i miri i gjyshes, njeriut nuk i duhen as kilet dhe as hilet për tu bërë njeri më mënd.Guri mund të jetë i vogël, por i  skalitur me kujdes zë qoshen e shtëpisë, ndërsa shumë gurë të tjerë mbeten rrugëve dhe rrëpirave, i rreh era dhe shiu, i gërryen dhe i kthen në rërë  dhe bien tatëpjetë  në rrjedhën e Vjosës,( e kishte fjalën për lumin)”. Ajo edhe pse i kishte fjalet si lumë, vinin të pastra në çdo mëndje e buzë, që donte të pinte dhe të freskohej, ose të ngjitej më lart në shkallët e pallatit tonë me katër kate, por dhe me lart, sepse gjyshja ime, ngrinte me gojën e saj të ëmbël zemrat peshë të të gjithë atyre që e njihnin.

Unë e pyesja shpesh gjyshen kur isha i vogël, sepse tani nuk kam ku ta pyes, sepse ajo ka ikur atje ku duhej më shumë. Aq sa lart kishte mendimet, bukurinë,fjalën,aq lart është ngjitur.Sepse edhe atje ku jetojnë ëngjëjt, njerzit janë me kategori dhe vlerësohen sipas mençurisë, jo si në tokë që budallai drejton të mënçurin.Për shëmbull si Saliu që mbyti në gjak Shqipërinë, apo Edi që fut në burg njerzit për dritat elektrike.Hë, se harrova, gjyshja ime thoshte shpesh se, “nese nuk të bën dritë mendimi dhe fjala, shko bëju çoban me gala”. Galat, thoshte ajo, jane ca shpendë të mëdhaja,që hanë kërma, dhe nga kërma e fjalës, të keqen gjyshja, të rrish larg.Dhe unë si për inat të gjyshes time, i dashuruar nga fjalët e shkruara,u bëra shkrimtar dhe poet.Kur u ktheva nga Universiteti dhe i tregova gjyshes Diplomën, ajo më pa në sy dhe u përgjegj:

“Mos u kreno me këtë, të keqen gjyshja, kjo është një letër,e letrat njeriu i përdor sipas nevojave, dhe vuri dorën në mendere.Mua më erdhi keq, por ajo vazhdoi.Unë si kjo diploma kam me dhjetra, dhe lëshojë një…të mos e them, o zot  se pastaj kam frikë që nuk më lexoni më poshtë. Çfar ta bëj këtë përpara lopes, më tha, lopa  të mbush tenxeren me qumësht, kurse ti mbarove për të mbushur tenxheren me fjalë. Mirë more të keqen gjyshja jote, kur të mos kesh bukë, të jep bukë kjo? Unë mundohesha ti mbushja mëndjen se, kjo copë letër të jep bukë dhe gjëllë, sepse qeveria ua jep njerzve të mënçur, dhe pastaj mbi bazën e kësaj i fut në punë.Por gjyshja ime, punët e punës si duket i dinte më mire, se, e mbaj mënd dhe sot fjalën e saj.Pilush, më tha, sepse kështu më përkëdhelte, këto diplomat prej letre një qeveri i jep dhe një tjeter i mërr.Por unë ia ktheva i mërzitur:

-Gjyshe, një qeveri kemi këtu!

-Dhe kjo është e keqja, sepse kur është një bën si të dojë.

Babai im që ishte komunist vinte vërdall nëpër shtëpi, se nuk i pëlqenin fjalët e saj, dhe i kthehej:

-Ti do na marrësh më qafe jo vetem me këto që thua, por dhe femijeve po u ngren mëndjen!

Ajo qeshte dhe niste këngën:

“O Thanas të lumtë goja,

Unë këtë doja të thoja.

Se me mire një mëndje lart,

Kur njeriu në kokë mbart…

Se një letër  me deftere,

Që nuk vlen as për mendere…

Babai ndizte një cigare, dhe ulej për të punuar në tryezën e punës. E linte bisedën se, e dinte që sa më shumë ta zgjaste aq me shumë do dëgjonte.

Mua më vinte inat që më shante diplomën, por kur e kujtoj tani pas kaq vitesh, që me dy Diploma punoj bari i sallës së kompjuterave në Universitetin e Grenwichit në Londër, them me vete, sa shumë paska ditur gjyshja ime.Ajo nuk mërrej me Universitetet e kohës së Partisë. Ajo partinë e quante një kope të zgjedhur nga lukunia e uqërve të etur për pushtet, që fillojnë dhe hanë me oreks kombin e tyre.Por më pas shtonte, por Kombi, Komb në grykë do tu mbetet ndonjë ditë. Por në fakt unë nuk po shikoj të dali fjala e gjyshes, se kombi në gryke po u behet shendet.

Do më falni se u zgjata shumë, por fajin e ka gjyshja, që e bënte fjalën tërkuzë, dhe të lidhte kokë e këmbë e nuk të lëshonte, po të ishte gjalle tani, ajo do ta lidhte dhe Salën dhe Edin,dhe, do ti çonte në stallën e gomereve te saj, sepse kishte një stallë të mirë për të marrët.

Në fakt kot i rashë më qafë gjyshes kaq gjatë, por të gjitha këto ndodhën sepse më doli nga fjala, ose më mire të them, fjala e saj nuk më doli profetike ashtu si më kishte thënë.E mbaj mënd shumë mire atë të dielë të pranverës, kur para ballkonit bënin shëtitje njerzit pas pune,e atë mbremje që me tha fjalën.Përpara ballkonit po kalonin një tufë me vajza të bukura që mbanin mbi buzë gëzimin, dhe mbi trup bukurinë e moshës.Unë kisha ngulur sytë dhe i shikoja me radhë, gjyshja më shpoi me shtizën që bënte çorapet dhe më përmëndi.

“Këtu mëmdjen, më tha, këtu, lëri ato, mos i zëntë moti, shiko punën tënde, dhe leri ato, se me to nuk bën prokopi”.

Unë qesha.

“Mos qesh lanet, se punet e keqia  mesohen në femijeri dhe në të ri”!

-Pse, gjushe, nuk mësohen në moshë të rritur?

“Jo, të keqen gjyshja, se njeriu kur rritet dhe vaditet në jetë shtati i bën përpjete, ështe vështirë të ketë mëndjen e letë”.

-Sa e mënçur je ti gjyshe,ku i ke mësuar të gjitha këto, në cilin Universitet?

Gjyshja nxirrte 5-6 shtizat nga futa që kishte  për të bërë triko dhe më thoshte:

“Unë kam disa Universitete, ja, shiko…nxirrte një shtizë dhe më shponte në bythë.Mua më dhimbte dhe hidhesha përpjetë.Pastaj nxirrte tjetrën dhe më shponte në bark, unë bërtisja. E kështu me radhë dhe pastaj shtonte: “Këto shtiza shpojnë, por fjala shpon më keq, ose shëron. Prandaj të zgjedhesh fjalën e ëmbël, ta ngjyesh gjuhën në kosheren e trurit, dhe ta lëshosh jo si shtizat e mia që shpojnë, por si shtizat e mia kur ndërtojnë, dhe tregonte triklot. Ta përdorësh më ëmbëlsi, si fjalët e urta që të them shpesh.

-Gjyshe, cilat punë të këqia mësohen në fëmijëri, dhe në rini, që të mos i mësoj unë?

“Përshembull duhani.Ai mësohet kur je i ri, dhe nëse e mësove, të bën tym mëndjen dhe shtëpinë.

-Unë nuk e pi kurrë duhanin, dhe nuk do ta pi asnjëherë.

Ajo më përkëdhelte në kokë dhe shtonte:

“Përshëmbull, hashashi dhe droga, se po i mësove, do jesh gjithë jetën i përgjumur, dhe nuk kupton asgjë nga jeta”

-Në shqipëri nuk ka hashash, i thoshja.

“ Ka …ka..thoshte ajo…por ti nuk e njeh, të gjitha këto fjalime që bëhen, janë hashash,për të dehur njerzit, dhe për ti bërë që të vrapojnë pas karvanit të qeverisë.Unë shikoja babanë me bisht të syrit, gjyshja vinte buzën në gaz dhe më thoshte:Lëre të tatë, se dhe ai mbi libra hashash pi gjithë ditën, prandaj ka frikë nga fjalët e mia.

Unë e kapja për fute, dhe i thoshja, tjetër…tjetër!

“ Ka plot, më thoshte ajo, ja dhe këto që shikojnë rrugës, dhe që të prishin mëndjen ty, hashash janë”!

Unë shikoja vajzat në bulevard dhe qeshja:

-Jo, gjyshe, këto janë pranvera e Partisë!

“Këto janë kolera, por tu rrish larg”!

-Gjyshe, po  tu rri larg tani, nuk kam frike se u rri afër kur të rritem?

“Jo, sepse pas të pesëdhjetave, kjo semundje vdes, më tha, nuk mësohet hashashi pas të 50-tave.

Të më falni për gjithë këto që u shkruaj, këtu dua të filloj të vërtetën time, dhe gënjeshtrën e gjyshes time të ndjere, e cila, gabojë me fjalët që më tha, dhe “më mori në qafë”!

Ditën që mbusha të pesëdhjetat, në pranverë, se në këtë stinë kam lindur, u xhvesha nga rrobat e rënda, ashtu si xhvishet dhelpra nga gëzofi, dhe dola lakuriq ndër miq dhe shokë. Kur them lakuriq, nuk kam para sysh tangat e sotme, por thjesht me një bluzë të lehtë dhe me pantallona, me sandale qe te isha i lehtë në ecje, por dhe me kokën lart, i sigurtë sipas fjalës së gjyshes se, nuk më zinte më gripi, nuk më vriste drita e diellit, nuk kisha më frikë se mësoja as duhanin as hashashin.Duke  shetitur vënd e pa vënd, sepse u thashë, nuk kisha më frikë, futesha kopësht më kopësht dhe rrugë më rrugë, e rrugë pa rrugë. Dhe nuk thonë kot të parët se, duke bredhur shumë, do dëgjosh shumë, dhe do mësosh shumë.

Një mbasdite më ra në sy një pemë e vogël, me shtat të derdhur, dhe me krahë të varur dhe të bukur.Më pëlqyen shumë gjethet e saj, si flokë të dëndur, dhe me një kaçup lart në formën e një koke. Frynte flladi i mbrëmjes dhe e lëkundte të tërën, dhe nën rrezet e diellit në peredim, me mbetën sytë në të…

Ika në shtëpi,por mëndjen e kisha pranë pemëzës, të nesëmen e kërkova dhe e gjeta përsëri…dhe përseri dhe përsëri, sa herë që e shikoja aq më e bukur më dukej. Çdo ditë e më shumë kisha dëshirë ta shikoja edhe më shumë, por në fakt edhe kur ikja prej saj dhe shkoja në shtëpi, edhe atje më qëndronte përpara me të gjithë bukurinë e saj.Qëllonte shpesh që kur largohesha nga pemëza, qofte ditë apo mbrëmje, më hipte një merzi dhe melankoli. Atëhere për të qetësuar veten kisha dëshirë të qëndroja vetem, të mbyllja sytë, dhe të rrija me pemëzën që  rrezet në perëndim apo në lindje bashkë me flladin e përkundnin përpara syve te mi në endërra të bukura. Fillova të mos jem më vetvetja, herë i gëzuar dhe here i trazuar, kjo me dukej se  ishte  nga pemëza e hashashit që shikoja çdo ditë. Herë i afrohesha me shumë e herë me larg, por efekti ishte i njëjtë, ndihesha se rritesha, ndihesha se përpara kesaj pemëze isha vetvetja, dhe me dukej vetja dhe i bukur dhe trim. Kur ikja, dukesha i pa fuqishem, i vetmuar dhe fukara.

Një mbasdite nxora nga sirtari fotografinë e gjyshes ashtu si nxjerrim ikonën e Shenjt Marise, dhe bëra me të një bisedë të gjatë, por në fakt  tashmë flisja vetëm unë, zërin e gjyshes nuk e dëgjoja me, as kshillat e saj.Perëndi e madhe, thashë me vete, po kjo punë, dhe unë i kam kaluar tani të 50 – dhjetat, dhe nuk duhet të kem asnjë rrezik, se gjushja me ka thene se,  veset e këqia mësohen në vogëli dhe në rini. Si do bëjmë gjyshe, i thashë, më është prishur gjumi, më ka ikur oreksi, ti më ke thënë se, pas të 50 –dhjetave do flë i qete dhe pa shqetësime? Por aq sa flisnit Ju që më lexoni, aq fliste dhe gjyshja ime. O Zot, o Krisht, më bëj derman.Të mallkoja gjyshen, nuk më bënte zemra, të mallkoja veten po ashtu, atëhere çdo gjë ja lashë kohës, dhe koha më bëri që të vete te varri i gjyshes me ato që më ndodhën.

Bija dhe ngrihesha me  pemën e hashashit në buzë, për shije kisha aromën e saj, dhe për dritë vështrimin e syve të saj të bukur. Sa herë që e shikoja nga afër, më vinte që të pija kupat e verës që mbante në kraharor, por dhe  burimin e embël të buzëve. Një ditë e pashë në breg të detit të xhveshur nga gjethet, dhe atëhere mbeta i mahnitur fare, doja që të masja të gjithë trupin e saj me buzë, dhe ta përkëdhelja me duar deri sa lëkura  e butë dhe e mëndafshtë e trupit të më mbetej në duar. Të dy supet e harkuara po i haja me sy, ndërsa luginës së kraharorit po zbrisja me vështrimin ujvarë, e me sytë mbeta i varur në dy qershiza të vogla që kishin rrënjë të thella në gjinjtë e saj.U nisa drejt saj, pa pyetur më për fjalët e gjyshes. Çfar të jetë për tu bërë le të bëhet, thashë, si pesëdhjetë, si tridhjetë njëlloj qënka.E përshëndeta me zërin që më dridhej, dhe i tregova të vërtetën që më kishte thënë gjyshja.i thashë se, pas të 50 dhjetave njeriu nuk duhet të ketë frikë nga veset, por ajo qeshi, me buzën në gaz dhe shkëlqente e tëra sikur kishte pirë detin, qiellin dhe diellin, dhe mu përgjigj:

“Këto kupa me verë, më tha, dhe më tregoi gjoksin, janë dy gota të mëdha, që nuk duan as të dinë, dhe as nuk e njohin moshën, ato dehin çdo pietar të saj, por dhe çdo qënie të brishtë ndaj bukurisë, brishtësisë dhe elegancës”.

-Po unë kam kaluar të pesedhjetat! Dhe gjyshja ime….

“Nuk e di sa je, por unë shikoj se etjen e paske me te madhe, se ata që kanë moshen e re, dhe këtu  gjyshja juaj e nderuar ka lajthitur në proverbat dhe kshillat e saj.

Këtë nuk doja ta besoja, gjyshen time për fjalet e urta dhe shakatë e thërrisnin në dasma dhe ne vdekje, vinin dhe e merrnin me kaloshinë, se makina nuk kishte, ate qe kishte babai im, nuk ja jepte, se e kishte per punet e Partisë.Por si duket, kur vdes njeriu vetë, ndoshta vdesin dhe proverbat.

“Lëri proverbat, shtojë ajo, dhe zbërtheu kraharorin”!

-Çfar bën! Pashë se mu morën mëntë nga një lojë e ëmbël vështrimesh, dhe goja mu mbush me nje sasi të lëngët dhe të sheqertë.Më tej nuk po zgjatem, sepse nuk duhet, por pasi piva dy burimet dhe u lava në detin e puthjeve, ndjeva se pa këto burime njeriu nuk mund të jetojë, por dhe nuk mund të vetëpërmbahet qofte i vjeter apo i ri. Natyra pemezat i ka ndërtuar të tilla që, në çdo moshë të flladitin dhe të bëjnë për vetë, por dhe të mbushin me dëshira dhe me ëndrra të bukura.Këtë e them me bindje, që nga dita që njoha këtë pemë të vogël hashashi me fletë e flokë si drita e hënës, por dhe me shtatin e bukurisë së diellit në mëngjes. Që nga ajo ditë ndihem më i plotë, edhe pse, siç thoshte gjyshja, pas 50 dhjetave do flija i qete…por unë pa pemëzën time nuk mund të flija i qetë.Pasi e fitova aromen e saj, brishtësinë dhe frytet, pavarsisht nga mosha, mund të them se ndihem i plotë.Një ditë, për të përgënjeshtruar të vetmen kshillë të gjyshes mora pemën time dehëse të dashurisë, dhe shkova te varri i gjyshes, dhe atje e shkruajta të vërtetën e gënjeshtrës së saj…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora