Kulturë
Jusuf Zenunaj: Fjala e presidentit
E diele, 09.04.2017, 08:41 AM
Jusuf Zenunaj
FJALA E PRESIDENTIT
E pati marrë dhenë fjala e presidentit
: "me ushtri do ta bëjmë vendin" .
Sa vala në det e herë-herë n'lumë
gëzimi i t'mashtrurarëve
zgjati shumë.
S'ka si burrat moti yni president,
t'ipet dorëheqja
për fjalën e dhënë.
J.Z. 8 prill 2017
AH MOR ISA I RI
Ah more Isa i Ri,
s'je si Isa i vjetër
që s'diti të shkruajë letër
e n' Londër pati hy
me një kobure brez
e tjetrën n'gji,
tha : " Mitrovica asht Shypni ";
ti me Akademi?
ç'bëre me kufi ?!
S' KA ASKUND N' BOTË...
Hanko Halla thotë:
dëgjon të moshuar
edhe ju rini
s' ka askund n'botë
si e jona qeveri,
për mirësinë që ka
për serbët n'Veri
e komunat n'gjeti
ku fjalën kryesore
ka minoriteti,
s'paguhet tatitmi,
s'dëmtohet shumë buxheti,
38 milion euro
brenda një vjeti...