E merkure, 11.12.2024, 03:47 AM (GMT)

Kulturë

Neki Lulaj: Prushnajë poezie

E hene, 10.04.2017, 05:56 PM


Neki Lulaj

 

PRUSHNAJË POEZIE

 

(Krijuesve: Sejdi BERISHA, Halil HAXHOSAJ dhe Namik SELMANI)

 

1.

I pari

Është lule Peje,

Gur carani në grunore

Heu..,

Sa vargje si pipa sython

Gjethon nëpër vite

Në zemër

Lumëbardhi

Me valën shkumore

Pastër i rrufisë

Muza

Përherë qetë e shoqëron

Edhe me det bujarie...

 

2.

I dyti

Është plak i urtë

I odave të Junikut

Vargun thurë

Me llullë kaçaku prej malësie

Dritë e rreze lëshon

Si fjala e mençur e mikut

Poezinë e ka si flamur

Me shtizë shenjtërie...

 

3.

I treti

Me rrënjë

Është nga Çamëria

E thurë si qëndistarët

Gjeografinë shqiptare

I thekon me mall

Metaforat e fildishta

Si ujin e gurrës

Mbjell kudo gëzimin

Si bujku që radhitë

Fidanët në shpatina

Zemra për Çamëri i digjet

Atje ku ka rrënjët ndër breza

 

***

Që të tretë

Janë lumë i ri shqiptarie

Që kudo buron e freskon

Ata janë brumi drithor

I poezisë shqiptare

Janë melhem kulture

Dritë e zë nëpër mote…



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora