Kulturë
Albert Zholi: Flet këngëtari i mirënjohur Bujar Çiçi
E hene, 10.04.2017, 04:59 PM
Flet këngëtari i mirënjohur “Mjeshtri i Madh”, Bujar Cici:
- Në komunizëm një palë xhinse i vishnim 4 shokë me radhë
- Kam pasur sukses me të mirënjohurit Reshit Boka, Greta Zani, Valbona Halili, Eranda Libohova, Liri Rasha
Nga Albert Z. ZHOLI
Ka një arkiv shumë të pasur, 30 këngë të tijat, qindra këngë të intepretuara, 7 albume, 7 recitale, disa çmime dhe medalje. Në fund të vitit 2016 është dekoruar nga Presidenti me Titullin Mjeshtër i Madh (më datën 15 Dhjetor 2016” . Ndërsa në datën 18 Mars, ora 19:00, ka recitalin në Akademinë e Arteve. Është I htjeshtë, komunikues, plot energji dhe I “marrosur” pas profesionit. Ai është një neri mirënjohës dhe shprehet se “aktivizimet e mia në Pallatin e Pionierëve më dhanë mundësinë që të jem pranë mësuesve profesionist si, Irini Qiriaqi e Sokol Shupo, që më ndihmuan shumë në rrugën e këngës”.
-Vite të tëra në skenë, si I kujton duke us htrirë tej në kohë?
Ah! U bënë po thuajse 30 vite që jam në skenë me këngën dhe pranë saj. Ka qenë iniciative e imja kjo rrugë, i shtyrë nga dëshira për të interpretuar këngët e Shqipërisë së Mesme të cilat kanë zënë vend shumë në zemrën time në mendjen time,në vokalin tim...Janë shumë e shumë vite me suksese e me tituj të shumtë të cilat fal përkushtimit e mundit tim më kanë bërë të jem Bujari i traditës, i origjinalitetit dhe përkushtimit tëkëngës së bukur popullore tiranasë në veçanti.
-Mes këngës i ke kaluar dhe vitet e rinisë?
Vitet e rinisë!. Duhet shumë, shumë të flasësh për vitet e rinisë, pasi brezi im ka të skalitur në mendje disa etapa të kohës së diktaturës por edhe të post diktaturës... I ri, me dëshira të vogla pasi mundësitë për tu shprehur më shumë kishin caqe e limite. I ri, si çdo djal tirone me mundësit e atëhershme që mund ti kujtoj, për tu bërë këngëtar, për të parë më larg etj që ishin dhe utopi.. . Mbaj mend kur shkonim në kinema apo ndonjë mbrëmje në Palaltin e Kulturës, xhiro në bukevard apo ndonjë gotë birrë tek Sahati. Ah dhe diçka. Ëndërr kishim xhinset. Nuk ju besohet por një palë xhinse I vishnim 3-4 shokë dhe na dukje vetja shumë modernnë. .Ndonjë biçikletë dukej se ishte vetë një Benx..hahah e sa e sat ë tjera si këto.
Po në vitet e demokracisë?
Për të ardhur pastaj në vitet e post diktaturës, në vitet vitet 90....kur rinia shpërtheu për liri, hapësirë. Kishim shumë boshllëqe gjatë komunizmit e këto vite të 1990 na lanë mundësinë të jetojmë lirinë e veshjes e flokëve e ndonje konjaku a birre, të një Ëiski apo campari, për të shkuar më tej tek makina ëndrra e madhe, xhinset pa fund, rrobat sa nuk dije çtë vishje, televizorëve me ngjyra sipas shijes, etj .. Ishte koha e përzgjedhjes se cfarë do bëje në jetë. Si do ushqehehse, si do të vazhdoje rrugën e duhur. Dhe unë vendosa të merrem me.art, me këngën .. Në ëkto vite u afrova me Ish Ansamblin “Tirana”. Me këët ansambël peroformova në disa koncerte madhshtore dhe oasi mora eksoeriencën e duhurm u shkëputa si këngëtar profesionist I lirë. Këngën e ktheva në profesion.
-Kush të përkrahu në këtë rrugëtim?
Të parët që më kanë përkrahur janë familja...Ka qenë shoqëria, ka qenë drejtuesi i Ansamblit Tirana, Mustafa Basha..etj etj. Por kryesori ka qenë populli dhe familjet e Tironës. Nëse duhet të flasim për mësuesit e muzikës nuk kam shumë çtë kujtoj pasi meqë ishim për këngët popullore na shikonin pak si me siklet ..Por aktivizimet e mia në Pallatin e Pionierëve më dhanë mundësinë që të jem pranë mësuesve profesionist si Irini Qiriaqi e Sokol Shupo, që më ndihmuan shumë.
-Kush është kënga e fundit që ke hedhur në treg?
Kënga ime e fundit është kënga kushtuar traditës Tironase, vlerave, zemrës, xhymertllikut, gocave e çunave të Tironës, me tekst e muzikë të Gëzim Mnerit dhe promovuar në “Musicaltv”....
-Me cilët këngëtarë dhe këngëtare keni bashkëpunuar në këto vite?
Bashkëpunimi im me kolege dhe kolegë ësht i madh ..Por më shumë kam bashkëpunuar me kënëgtarin e mirënjohur Reshit Boka, Greta Zani, Valbona Halili, Eranda Libohova, Liri Rasha, etj etj…
-Cili është mendimi juaj për Fëstivalet e Gjirokastrës?
Festivalet e Gjirokastrës kanë pasur traditë të jashtëzakonshme por të mbyllura në konturet e komunizmit, ku shihej biografia e artistit e shumë censura. Përpos kësaj profesionalzimi ishte shumë I lartë dhe vetëm në ëkto Festivale mendonim se nuk kishim halle. Ffigurativisht dukej diçka e rrallë por që kishte shumë probleme për shumë artistë. Gjithsesi për ëmnyrën e organizmit dhe vlerësimit të foklorit të pastër ishte event shumë i këndshëm dhe shumë tradicional.
Nuk mund të kuptohet një këngë e bukur pa një tekst të bukur. Me cilët kompozitorë dhe poetë ke bashkëpunuar për muzikën dhe tesktet e këngëve të tua?
Bashkëpunimi im me poetët ka qenë me poetët Gjok Beci, Gëzim Mneri dhe kompozitorët Luna Zhegu, Edmond Zhulali, Ilir Balla, Gramoz Kozeli, Miron Kotani etj etj..
- Po kur flitet për repertorin tuaj?
Realisht kam mbi 30 këngë krijime të mijat e me qindra këngë interpretime.
E fundit këngë është “Xhymertlliku osht N'Tiron”....dhe në përfundim kam edhe dy këngë të tjera që do i bëj të ditura pak ditë më vonë. Aktualisht kam në treg më shumë se 7 albume me këngë të reja dhe interpretime.
Ku këndon zakonisht Bujari?
Gjatë vitit këndoj rregullisht në çdo fund jave por edhe i ftuar në shtetet ku ka shqiptarë të cilët bëjnë organizime të vogla të mëdha e festa të ndryshme.
Kam kënduar në gjithë Europën vetëm në SHBA jo. Aty është synimi
-Në ëkto aktivitete dhe fundjavë çfarë këngësh intepreton zakonisht?
Jam i specifikuar në këngët e Shqipërisë se mesme por kur ka sebepe më duhet të këndoj edhe këngë Jugu Veriu apo serenata që I duan pjesëmarrësit.
Kush janë modelet për ju në këtë profesion të nderuar?
Kam idhuj, normal që kam. Si këngëtar kam Agim Hoxhën dhe Myslimane Lelën, Fitnete Rexhen e Hafsa Zyberin.
-A mund të jetosh sot me muzikë?
Të jetosh me muzikën vështirësia është e madhe...E para se duhet të kesh njerëz që të ndjekin. E dyta të kesh vend ku ti presësh.Së treti përzgjedhja e kënëgve duhet të jetë e madhe. Fal Zotit kjo vështirësi për mua ka kaluar me kohë pasi jam korrekt, jam në kontakt me fansat, çdo fund javë si këtu dhe jashtë Shqipërisë...
-Cila është ëvshtirësia më e madhe për ju?
Vështirësia më e madhe është ndërhyrja e sekserëve e njerëzve pa vlerë të cilët abuzojnë me artistin me dasmorin e me kolegët.
Vështirësia është edhe vetë koha, mundësia e pamundësia e familjeve për të ardhur në koncerte, të cilat për mua janë njësoj si me mundësi edhe pamunëdsi...Suporti im janë njerëzit familjet, fansat dhe dashamirëesit e mi.
-Në këtë profesion, kush janë më xhelozë, këngëtarët meshkuj, apo femrat?
Hahahahah a janë më xheloze femrat a meshkujt në profesion?!
S’po di i nderuar Albert … Çdokush që është në garë për artin e xhelozojnë njeri-tjetrin pa dallim edhe femrat edhe meshkujt. Nejse femrat nga natyra kanë pak më shumë xhelozi.
-Cilat janë këngët hit të tuat që ti kërkojnë me patjetër në çdo koncert?
Këngët më pikante janë “Nji Tiron, nuk bohen dy”....”Edhe shoku, të bohet vlla”...”Kur për ju këndon BuJari”...
Thonë se keni më shumë recital nga çdo këngëtar?
Nuk I kam numëruar të tjerët por vetë kam 7 recitale të mijat, disa çmime të para. Kam marrë titullin “Mirënjohja e Tironës” dhe së fundi “Mjeshtër i Madh”